Prifti sërish në prokurori: Ekspertët kanë vërtetuar se video është e pamanipuluar

8 Shkurt 2011, 12:54Politika TEMA

Ish- ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, ka dëshmuar sërish në prokurori në lidhje me videon e skandalit. Prifti ka deklaruar pasi ka dalë nga prokuroria se ka dhënë sqarime për videon. Ai ka shtuar se edhe Meta ka bërë dëshmi vullnetare. Prifti shtoi se video nuk është një montazh. “Kam bindjen që gjërat po shkojnë në drejtim të zbatimit të ligjit. E kuptova që s’kishte asnjë dyshim tek prokurorët me vërtetësinë e videos. Edhe pse s’mora një verifikim zyrtar, nga ekspertët është vërtetuar se ajo është e pamanipuluar dhe e pamontuar”, ka nënvizuar Prifti.

Ndërkohë PS përmes deputetes Olta Xhaçka ka deklaruar se çështja e videos nuk mbyllet më një dorëheqje. Ajo ka shtuar se Meta e kontrollon sërish Ministrinë e Ekonomisë. “Meta vijon të vjedhë e pasurohet me afera,” tha Xhaçka.

Lini një Përgjigje