Thomas Countryman, zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit hodhi poshtë akuzat e kryeministrit Berisha se në Shqiperi kishte ndodhur një puç shteti. Pyetjes së gazetares së Top Chanel ai ju pergjigj prerë: JO!
Ai theksoi se 21 janari, tragjedi, nuk duhet të kishte ndodhur”.
“Në 21 janar, pati tragjedi dhe humbje për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nuk kishte arsye që njerëzit të vriteshin. Nuk ka arsye sot që të turpërohen ata 4 individë me kryeartikuj shtypi mbi atë sesi ata vdiqën. Kjo na turpëron neve që liderët e partive thone ‘e di sesi ka ndodhur dhe e di se kush e ka fajin’. Shqipëria nuk ka nevojë për këtë teatër politik. Ajo çfarë ndodhi me dy të premtet që pasuan, tregoi se ajo çfarë ndodhi në 21 janar nuk duhet të kishte ndodhur. Retorikat krahasuese të Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s dhe aspiruese për në BE, me Egjiptin e Tunizinë, ishte jo vetëm e panevojshme, por u duk sikur ishte e qëllimshme për të shkaktuar dhunë, për të shkaktuar të vrarë. Kjo ishte e panevojshme dhe jo demokratike. Protestat paqësore nuk mund të shtypen me mjete antidemokratike. Demonstratat, veçanërisht ato të dhunshmet, nuk duhet t’i shërbejnë qëllimeve jodemokratike. Opozita ka disa objektiva që mund t’i ndjekë sipas mënyrës demokratike kushtetuese. E kjo mënyrë duhet të ndiqet. Nëse protestat paqësore janë pjesë e kësaj mënyre, është e pranueshme, por nuk duhet që ato të shtypen me mjete jodemokratike”, është shprehur Countryman.
I pyetur mbi punën e Prokurorisë, Countryman tha se institucionet e pavarura nuk duhet të kontrollohen nga asnjëra palë dhe askush nuk duhet të paragjykojë rezultatin final të hetimit të Prokurorisë.
“Ata 6 persona duhet të merren në pyetje. Si prokurorja e përgjithshme, shefi i sherbimit sekret apo Presidenti i Republikës, ata kanë një punë të pavarur, jo politike, për të bërë, e ata duhen lejuar që ta bëjnë atë”, tha Countryman.
Një tjetër çështje shqetësuese, sipas përfaqësuesit të SHBA-ve, ishte korrupsioni në Shqipëri.
“Ne duhet të tregohemi të qartë. Korrupsioni ekziston në nivelin e qeverisjes kombëtare, ekziston në qeverisjen lokale, ekziston në partitë politike dhe ekziston në biznese. Në çdo rast është paralizues, merr paratë e shqiptarëve dhe pengon Shqipërinë të arrijë potencialin e saj ekonomik dhe potencialin e saj europian. Ka përhapje e gjerë dhe askush nuk ka monopol të korrupsionit”, deklaroi ai.
Thomas Countryman bëri thirrje që zgjedhjet e ardhshme të jenë “të pastra e të suksesshme”, siç u shpreh ai.
Përsa i takon atyre të së kaluarës, përfshirë këtu dhe zgjedhjet parlamentare 2009 që përmbushën shumicën e standardeve ndërkombëtare, sipas OSBE-s, Countryman tha:
“Në asnjëherë nuk kemi pasur zgjedhje të përkryera në Ballkan, kemi patur një organizim madhështor të OSBE/ODIHR. Ata bënë një raport ku detajuan gjithë problemet zgjedhore dhe është ekstremisht zhgënjyese që në Shqipëri, të dyja palët janë ankuar për zgjedhjet, e pasi përqafojnë rezultatin, asnjëra palë nuk ka bërë asgjë, për të lëvizur para me miratimin e kushteve të ODIHR”.
Përpara vizitës së tij në Prishtinë, Shkup e Tiranë, zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit dha këto qendrime gjatë takimit me një grup të vogël gazetarësh të përzgjedhur nga Ballkani.
Comments are closed.
“Nuk ka arsye sot që të turpërohen ata 4 individë me kryeartikuj shtypi mbi atë sesi ata vdiqën.”
C`fare thote ky fermer kuajsh, po a kishte arsye te turperoheshin nga Sali Berisha kur thoshte se ata u vrane nga afer, i vrau Edi Rama?
Nuk i turperoi njeri ata nese gazetari u nxorri ne shesh ate genjeshter te pashoq, qe vetem Sali Berisha & Co. dine ta bejne. Keta qe kane sherbyer ne US-Army kane ndonje defekt ne trurin e vogel me duket. Countryman hesapi, keto emra nuk i kane kot, prejardhje familjare. Nuk po e gjej dot c`do te thote Arvizu ne japonishte, di gje njeri?
Nje tjeter byrokrat na jep leksionin e radhes. Po per cfare zgjedhje flet more zoteri. Edhe ne Kosove qe eshte gjysem shteti u rinumeruan 40% e votave,ndersa ne Shqiperi u dogjen fletet e votimit. Eshte mbeshtetja juaj per autokratin Berisha qe sjell krahasimin me Egjiptin dhe Tunizine.
Te thuash qe korupsioni ka shtrirje te gjere, do te thote ti barazosh gjerat. Po a ju kane plasur syte qe nuk i shifni videot qe jepen herepashere per pazarlleqet qe behen ne kurriz te popullit. Nuk ju pelqeu sa bukur kishte dale ne video Iliri kur diskutonte per 7% e per 700000 eurot. Na thoni qe te mos diskutojme perfundimet e Prokurorise. Pse? Mos po pergatisni ate qe thote M Nano qe do t’a nxjerin vrasjen pa dashje, sepse edhe Sal-iu tha mbreme qe njeri eshte vrare me plumb rikoshet. Cfare roli po luajne mehmuret e amerikes ne kete rast? Mos do te thone keta prokurore sic tha ai per Kosta Trebicken qe edhe keta u vrane aksidentalisht ne gjueti.?
E gjithe kjo tirade fjalesh synon vetem nje gje: T’i barazoje pergjegjesite (edhe ti ke faj , edhe ti tjetri ke faj prandaj lereni me kaq . Me rrove te rrova brisku i berberit.) Cfare thone dy amarikanet? S’duhej te vriteshin njerez ne demonstrate, s’duhej te beheshin demonstrime te dhuneshme. Po pastaj? C’peshon me shume disa peme te djegura, disa xhama te thyera dhuna me gure e cadra apo vdekja e 4 njerezve? Kush peshon me shume ? Disa gurre qe u hodhen mbi policine apo moszbatimi i urdherit te Prokurorise. Disa gure mbi policine apo matrapazlleku i zv.kryeministrit qe doli live ne televizion.Disa gure mbi policine apo goja e ndyra e atij qe etiketoi si lavire bulevardi Presidentin Prokuroren e Shefin e SHIK-ut.Disa gure mbi policine apo genjeshtrat skandaloze te kryeministrit skandaloz mbi armatimin e opozites me cadra e stilolapsa pistolete makina me eksploziv etj , per plan A B C D ……….ZH te nxjera me besnikeri skandaloze nga Tablloja Sinoptike e Merhumit.
Kjo eshte arsyeja qe na lane pa mend tiradat pa llogjike demokratike e njerzore e dy zyrtareve te larte amerikan. Ne shqiptaret dihet qe jemi proamerikan, por me kete nuk duhet spekulluar qofte edhe nga vete Amerika.
Turperohen???LOOL…nga vjen ky redneck…..ata hengren plumbin dhe u quajten kokpalare apo lavire,rrugace dhe bandite …te paguar dhe stervitur neper kampet e Laprakes kamzes apo ku e di une cfare endrrash shef sali skizofreni,ky thote turprohen ne kryeartikujt e gazetave..te kishte ndodh kjo ne USA do vazhdonin demostratat me jave .ose me muaj po te qene me ngjyre(afrikan )
Para disa ditesh ne programin televiziv gjerman ZDF diskutohej per cfare po ndodhte ne Egjypt. Ne kete emisjon ishte i ftuar edhe perfaqesuesi i televizionit arab “Al Jazira”
Ne thelb te diskutimit te tij ishte :
” I lutemi Amerikes dhe Europes qe te mos na mesojne se cfare do te bejme ! ”
Me kujtohet dhe mendimi i shprehur nga Rexhep Qosja disa dite me pare ne emisionin “SHQIP” :
“Nderkombetaret duan ne Shqiperi nje njeri te “forte” ne planin e brendeshem dhe nje “SERVIL”
si Sali Berisha qe te beje pa kundershtim ate qe kerkojne nderkombetaret.
Ne kemi ne Shqiperi nje proverb shume te bukur : ” I zoti e nxjerr gomarin nga balta”, kuptohet qe me fjalen i zoti nenkuptohet populli. Populli dhe vetem populli duhet te shpetoje vet-veten dhe Shqiperine.
Me gjithe se une nuk jam dakord me thenien ” C`do popull meriton qeverine qe ka “, mendoj se ka dicka te vertete ne kete thenie.