Video e skandalit të koncesioneve, Meta do thirret në prokurori

8 Shkurt 2011, 16:13Politika TEMA

Javën e ardhshme pritet që prokuroria të thërrasë për dëshmi kreun LSI-se Ilir Meta. Përfundimi i procesit të parë hetimor të verifikimit të autencitetit të videos së dorëzuar nga ish-ministri Dritan Prifti, dëshmia shtesë e tij dhe dokumentacionet e dorëzuara, kanë bindur së fundmi organin e akuzës që të thërrasë për dëshmi kreun e LSI-së, Ilir Meta, i dorëhequr nga qeveria.

Në bazë të dokumentacioneve që zotërohen, Meta do të thërritet për t’u ballafaquar me materialet e dosjes, kurse më pas grupi hetimor do të vendosë nëse do e marrë si të pandehur, apo do e gjykojë në gjendje të lirë. Burime nga organi i akuzës thanë se Prokuroria e Tiranës i kaloi dosjen Prokurorisë së Përgjithshme. Kjo bëhet kur institucioni në rreth nuk ka kompetenca për të thirrur deputetët, ministrat, ish-ministrat që kanë imunitet.

Nga burime të brendshme mësohet se javën e ardhshme pritet që Ilir Meta të thirret për shpjegime rreth videos, firmave të hedhura, dokumenteve dhe akuzave të bëra nga ish-ministri Dritan Prifti.

www.ama-news.al

6 komente në “Video e skandalit të koncesioneve, Meta do thirret në prokurori”

  1. beni says:

    o dritan prifti mir ja bere kok tules un personalisht e kam ndihmuar kur ishte keq dhe ky shkerdhata na la ne balte u prishem me shoket per kete kok tule fshatar me plot gojen dhe i pa bese ky o mero e ka per hobi poshtersine dhe pabesine i duket se po ben ndonje gje te madhe duke jua fut shokve se kupton kok tulja qe ja ka fut vetes

    1. kosova says:

      te isha lutur ti dergoje nji mesazh dhe te pysje kete njeri si ka mundesi qe te beje ate pasuri me nji rroge shteti dhe a e dine ai se kur del ne televizion eshte nji fetyre e urryer po aq sa sala dhe jozefina e basha e olldashi dhe a jane te vetedijshem se nuk munden te na bindin se nuk jan hajdut te vegjel por hajna te mdhenje te shqiptarve bre zoti i vrafte

  2. velo says:

    Po tani çfare do tu thote shqiptareve kokemelçia apo do te vazhdoje me avazin e vidios se montuar. Po Luani, Manjani e karvani i korupsionit çfare do te na thone tani. Do te ishte mire te zhdukeshin nga faqja e dheut se na vriten syte kur i shohim e na vjen per te vjelle kur i degjojme.

  3. england says:

    Në shqiperi ështe instaluar kodi genjeshtres!Kjo pasi njerez të thjeshte duke u perballur cdo dite neper zyra,neper ambjente,dhe neper institucionet e shtetit,ose injorohen ose mashtrohen nga punonjesit qe jane aty,pikerisht per ti sherbyer popullit,kjo ndodh rendom kur shkojme per te marre nje pashaporte,per te paguar telefonin,apo dritat,per te terhequr pensionin e keshtu me rradhe.Ky fenomen ka nje origjine,dhe qe eshte ekzekutivi shtetit shqiptar,po ti hedhim nje sy ngjarjeve te fundit Berisha,dhe Meta jane rrenacaket qe zene vendet e para,pas tyre vjen Rruli,Olldashi,Topalli e me rradhe deri te Paloka,Alibej,pa harru Imamin dhe Bregun,pa perjashtim stermullari genjeshtrave eshte Saliu të tjeret nga servilizmi qe kane per te thjesht bejne majmunin duke e imituar,aktor Imami deklaronte se benzi qe hyri ne deren e hekurt kishte tritol brenda!Meta tha qe kaseta na ish e montuar,Saliu tregoi perralla me cadra automatike,dhe thika helmuse!Alibej beri pergjegjese opoziten per Gerdecin!Pas gjithe ketyre rrenave qe na i percjellin nepermjet ekranit krijohet ideja se nese nuk di të genjesh,je cope mishi,je idiot etj.Ne momentin qe keta burrat do perballen me drejtesine,dhe pastaj do sistemohen ne dhomat e ftohta pa qera të Bences,apo Martaneshit,vetem atehere pjesa tjeter e shoqerise do ndergjegjsohet nga simtomat e genjeshtres

  4. brace1 says:

    Me ne funde shihet nji shprese se prokororia duket e vendosur per te finalizuar me drejtesi vepren kriminalete te bere nga hajduti NR 2 i SHqiperise,ortaku i komunistit,sekretarit byrose sh nga tropoja.Kta jane blloke qente,qellimi i tyre eshte te vjedhin,te shkatrrojne e te vrasin pa drejtesishte.SHikoni kta lloje kriminelash te udhehequr nga shpellari i tropojes,me guximin e pa pare prej askujete e ne asnji vende te botes, sndolle keshtu .liron nga burgu,ortaket qe ishin pjesemarres ne vrasjen e GERDECIT.Duhet durojme, zollumi i ka mundur gjaku i te vrarve i ka zene e i ka torodhosur,e po shkojne drejte humneres,kriminelte pushtetare,qe e mbajne pushtetin me dhune.

  5. ...question says:

    … e pashe dje ne ate konferencen per shtyp, Iliri ka ndryshuar rrenjesisht, ishte ne panik, ka filluar flet me dialekt prej fshatari nga Çepani, nuk eshte me i sofitikuar ne te folur(nuk ka qene ndonjehere, por ishte shume keq) po degradon, siç duket po e kupton se eshte fundi. Duket qarte se PD po e leshon fare ne renie te lire. PD ka shume presion nga elektorati per te mos shkuar ne fushate me LSI hajdute, sepse eshte kosto gjigande.
    Iliri po behet gati te shkoje te krevati i lene bosh i miku i tij deh Monikes, Delijorgjit tek 313!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje