Ndalohet gardisti i dytë për 21 Janarin. PS: Vrasjet u bënë nga qeveria, të gjithë në shesh më 18 shkurt

9 Shkurt 2011, 11:46Politika TEMA

UPDATE- Policia ka ndaluar një tjetër gardist për vrasjet e 21 janarit, pas urdhrit të arrestit të lëshuar nga ana e prokurorisë. Gardisti i arrestuar është Alfred Ahmetcenaj. Arrestimi i Ahmetcenajt u bë me urdhër të Prokurorisë, pas dyshimit se ai ka dhënë urdhër për t’u hapur zjarr në drejtim të protestuesve të 21 janarit para godinës së Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e kombit”.  Dje u ndalua edhe shefi i Shtabit të Njësisë Speciale Agim Llupo, i cili gjithashtu dyshohet se ka qëlluar mbi një nga viktimat.

“Në datën 08.02.2011, ora 18.00’, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u dorëzuan shtetasit Ndrea Prendi, Dashamir Shehi, Alfred Ahmetcenaj, Aleksandër Deda, Fatos Bushati dhe Altin Kollçinaku, efektivë të Gardës së Republikës. Menjëherë mbas dorëzimit, policia gjyqësore e D.P.Q.Tiranë, ka zbatuar për të gjashtë personat, urdhërat e prokurorit, të datës 22.01.2011, për ndalimin e tyre, duke i vënë ata në dispozicion të prokurorit.  Të gjashtë të ndaluarit iu nënshtruan marrjes në pyetje nga prokurorë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kjo procedurë vazhdoi deri në orët e para të mëngjezit të datës 09.02.2011. Në përfundim të kësaj procedure, si dhe në vlerësim të rrethanave të deritanishme të hetimit, nga ana e prokurorëve u urdhërua lirimi i menjëhershëm për shtetasit Ndrea Prendi, Dashamir Shehi, Aleksandër Deda, Fatos Bushati dhe Altin Kollçinaku.  Për shtetasin Alfred Ahmetcenaj, me detyrë komandant i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës, si dhe shtetasin Agim Llupo (i ndaluar një ditë më parë), me detyrë shef i shtabit të kësaj njësie, do të procedohet me paraqitjen në Gjykatë të kërkesës për vleftësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit, si persona të dyshuar për kryerjen në bashkëpunim të veprës penale të parashikuar nga neni 79, gërmat “dh” dhe “ë” të Kodit Penal,” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

PS ka reaguar ndaj këtyre ngjarjeve me anë të deputetit Taulant Balla. Ai ka thënë se po provohet që vrasjet u bënë nga qeveria. Për këtë arsye ai ftoi qytetarët në protestë më 18 shkurt. “Ndalimet e gardistëve të implikuar në masakrën e 21 janarit po ndriçojnë nën dritën e provave e fakteve që siç po duket disponon prokuroria, të vërtetën që e di gjithë Shqipëria. Vrasjet u bënë nga qeveria dhe një qeveri që vret qytetarë të paarmatosur në një demonstratë, përbën një rrezik të hapur për shoqërinë,” tha Balla.

“Të gjithë në demonstratë në 18 shkurt,” vijoi deputeti i PS.

8 komente në “Ndalohet gardisti i dytë për 21 Janarin. PS: Vrasjet u bënë nga qeveria, të gjithë në shesh më 18 shkurt”

  1. brace1 says:

    sekretari duhet te jete i pari qe te arestohet ai e ka hake me shume se kerkush te futet brenda cdo e zeze ka ardhur e vjen nga ai e spiujte e tije servile,komuniste te pa karakter.hora horash katila.

    1. eddy says:

      Skizofreni berrisha eshte lepur do ti dorezoje te gjithe per te shpetuar koken e vet por dora e ashper e drejtesise do bjeri mbi kriminelin berrisha dhe do ta denoje do vije momenti qe te gjithe do ta lene eshte topi ai qe do mari drejtimin e PD asgje cfare ka vjedhur ai dhe familja e tije nuk do ti gezoje jam i bindur qe do perfundoje refugjat ne ndonje vend te lindjes se mesme Te gjithe diktatoret kan nje funde te hidhur

  2. ...question says:

    …e dini kur kapet peshku?
    – vetem ku hap gojen!

    deri tani asnjeri prej ketyre nuk flet.
    HERONJT E HESHTUR TE SALIUT!

  3. ...question says:

    … sipas deklarates se prokurorise, marreveshja me Berishen per te mos arrestuar 6 gardistet hyri ne fuqi. 4 do te ndiqen ne gjendje te lire, perfshire komandantin e tyre.
    Telenovela e paralajmeruar per drejtesine e 4 vrasjeve duket se po fillon…
    …. kishte urdher per te qelluar ne ajer, plumbat rigoshet mbi njerez…. me ca avokate dhe gjyqtare te tipit “proçesi-gerdeci” shpejt do te jene te lirë.

  4. arsen says:

    Vend i NATO-s?
    Po a ka pare ndokund Saliu, a Fatosi, a Edi,a …..qe ndertesa e banesa qeveritare te ruhen me GARDISTE?
    Me roje personale, bodyguarde e sherbime sekrete?…Mbase!
    Po Papa i Romes, a keni pare cfare Garde ka? Me shtiza e me shpata! Por ama?!!! Ne hije ruhet me satelit e me roje civile sekrete teper profesioniste!
    Ndertesat qeveritare ne Itali e France, Gjermani e kudo, ruhen me Policine e Shtetit, ose Milici!
    Pra a e kuptoni qe Garda e Shqiperise eshte jashte loje? Eshte akoma si ne vendet e Lindje Komuniste Marksiste-Leniniste? Me femije me biografi te mire?!! Me kriminele (ne rast nevoje) per te “zhdukur filan-fistekun???
    Kjo eshte puna!
    A jemi, apo s’jemi ne NATO dhe ne Europe?

  5. nicolla disha says:

    Shqiptaret kane nje mundesi te madhe per te larguar Berishen e cmendur. Garda e Rrepulikes paguhet nga taksat e Shqiptareve. Prandaje ne qofse populli nuk paguan taksen tek shteti, garda dhe policia qe dhunuan nje popull mbeten pa rroga. Shqiptaret mund ti bejne embargu qeverise edhe policise duke mos paguar taksen tek shteti i korroptuar. Ky do te ishte nje model me demokratike. Pra popull mos paguani taksen tek qeveria e Berishes. Sepse qeveria me taksen e popullit paguan atministraten e nje shteti te korroptuar. Sllogani per te larguar Berishen eshte, jo takse dhe jo rroga per garden dhe policine qe mbrojne qeverine duke bere dhune ne popull.

  6. devolliu says:

    Për këta gardistët e arrestuar për vrasjen e protestuesve, Saliu do të nxjerrë urdhërin për t’i shpërblyer edhe me nga 6 roga mujore të tjera. Madje ka parashikuar edhe për shumë beneficie të tjera për ta, mjafton që ata të mos hapin gojën. Nuk do i kursejë paratë e fakirit Popull Saliu as për gjyqtarët, për t’i nxjerrë të pafajshëm, njëlloj si bëri për lulët, medinjtë, faslliçët, zenët e tërë bllokqenët e tij.

  7. saimir says:

    E nderuar znja Kry/Prekurore!Me jep shprese kur institucioni i pavarur qe Ju drejtoni ka filluar te levize ,por njekohesisht jam i pezmatuar kur shikoj nga ana tjeter qe lirohen 4 te akuzuar per gjemen ne “Gerdec”.Pavaresisht nese kesaj ç’eshtje do ti shkohet deri ne fund apo jo,pasi jo pak raste te akuzuarve u eshte mbyllur çeshtja me pretekstin e mos gjetjes se provave te pa mjaftueshme,dua t’ju pyes personalisht Juve ,qe nje institucion te kete te drejten morale (pasi ate juridike e ka)duhet qe nese akuzohet nga ndonje individ qofte ky me apo pa imunitet ,duhet te ngreje nje padi per shpifje ose ne te kundert te na lere te kuptojme qe shpifja ekziston jo tek Ju por tek ai qe ju akuzon!Pra e thene me shqipe “kur do ti ngrini padi penale per shpifje “nje njeriu qe per kunderdeshmimtare do te kete gjithe popullin shqipetar pasi s’ma do mendja qe mos te kete familje qe te mos jete share ofenduar,perdhosur nga ky fenomen!Me shprese se organi i drejtesise qe Ju drejtoni po leviz dua qe nje dite fenomenin Berisha ta shikoje te akuzuar edhe per shpifje e ofendim te personaliteteve qe paçka qe mund te jene nen te me poste, por me personalitet me te larte se sa ai.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje