Partia Socialiste do të marrë pjesë në zgjedhjet e 8 majit, pavarësisht nga vonesat në dorëzimin e propozimeve për anëtarët e komisioneve të administrimit zgjedhor thotë Erion Veliaj, koordinator i partive opozitare në Shqipëri. Në lidhje me bashkimin e ish Ministrit të Energjitikës Dritan Prifti në radhët e opozitës dhe akuzat e mëhershme për korrupsion ndaj tij nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, zoti Veliaj thotë se çështja është tani në duart e prokurorisë. Këto komente, zoti Veliaj, i bëri në Qendrën Udrou Uilson në Uashington.
Zëri i Amerikës: Zoti Veliaj, OSBE-ja në Shqipëri sapo u bëri thirrje partive politike të dorëzojnë propozimet për anëtarët e komisioneve të zonave të administrimit zgjedhor. Përse Partia Socialiste nuk i ka dorëzuar ende ato?
Erion Veliaj: Ajo që po ndodh është që Partia Socialiste ka një listë kërkesash që janë pak më të rëndësishme se emrat e përveçëm të komisionerëve. Nëse ne do të caktojmë komisionerë, por do të jemi me të njëjtën listë zgjedhësish, ku votohet për ata që janë jashtë, unë besoj që OSBE-ja përveç se të vërë një kuti në çdo listë që ka duhet të shikojë pak edhe realitetin. Sepse gjërat nuk bëhen vetëm nga zyra, por bëhen në Shqipërinë e vërtetë. Në Shqipërinë e vërtetë, kodi zgjedhor tashmë ka filluar të shkelet. Kështu që jemi në kontakt me OSBE-në, me përfaqësuesit e tyre, nuk ka asnjë hezitim nga ne, për sa kohë që fillojmë dhe kemi garancitë e para që do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse do të ftohemi që të bëjmë të njëjtin teatër si në vitin 2009, nuk besoj që do na bënte të dukeshim as ne seriozë dhe as OSBE-në serioze.
Zëri i Amerikës: Pra a do të thotë kjo se do të merrni pjesë në zgjedhjet lokale të 8 majit?
Erion Veliaj: Absolutisht. Sot opozita kontrollon në pushtetin vendor shumicën e qyteteve të Shqipërisë…
Zëri i Amerikës: ..absolutisht po apo absolutisht jo?
Erion Veliaj: Absolutisht po. Kjo do të thotë që ka treguar që di të menaxhojë zonat ku jetojnë shumica e shqiptarëve, ndaj nuk ka asnjë hezitim për të marrë pjesë. I vetmi kusht është që duhet të vendosen disa rregulla ku caktimi i komisionerëve është ndoshta jo prioriteti i parë.
Zëri i Amerikës: Zoti Veliaj, Partia Socialiste si dhe ju vetë keni akuzuar ish Ministrin e Energjitikës Dritan Prifti për korrupsion. Por tani ai u pa kohët e fundit në mbledhjet e opozitës. Ai e ka pranuar edhe vetë që do të jetë pjesë e opozitës. Çfarë do të thotë kjo për moralin e politikës në Shqipëri?
Erion Veliaj: Ajo që do të thotë është që Partia Socialiste nuk i heq asnjë pikë pikëpyetjeve që ka ngritur. Zoti Prifti, sipas dijenisë së dyve ne, është ende duke shkuar në prokurori për t’u përgjigjur për gjithë ato pika. Ka vendosur që votën e tij në parlament mos ta japi me qeverinë. Sot jemi në një situatë ku çdo njeri që voton kundër qeverisë dhe bëhet pjesë e kësaj kauze, nuk mund t’i thuhet voto qeverinë sepse ne kemi pasur pikëpyetje.
Zëri i Amerikës: Unë e kisha fjalën më tepër për akuzat tuaja ndaj zotit Prifti për korrupsion…
Erion Veliaj: Për të gjitha këto akuza zoti Prifti është duke shkuar ende në prokurori.
Zëri i Amerikës: Pra ju nuk ju qëndroni më akuzave tuaja për korrupsion ndaj zotit Prifti?
Erion Veliaj: Akuzat tona kanë shkuar në prokurori, pra ne nuk kemi tërhequr asgjë nga prokuroria….
Zëri i Amerikës: …megjithatë ju pranoni që ai të jetë pjesë e opozitës?
Erion Veliaj: Zoti Prifti në këtë moment ka treguar se po bashkëpunon me prokurorinë dhe arriti të na shpjegonte me atë video që shumë prej gjërave për të cilat po e akuzonim i merrte si urdhëra politikë nga ai njeriu me bllok. Kështu që sot, zoti Prifti ka arritur që të paktën publikut t’ia provojë që shumicën e gjërave për të cilat ne e akuzonim i bënte me urdhër të njeriut me bllok që ishte numri dy i qeverisë dhe ortaku i Sali Berishës. Sot, zoti Prifti, atë gjë që ia ka provuar publikut me atë video, duhet t’ia provojë edhe prokurorisë.
Zëri i Amerikës: Ju dhe zoti Rama keni dënuar vetëm dhunën shtetërore për protestën e 21 janarit, po për dhunën e ushtruar nga demonstruesit, çfarë mendoni për këtë?
Erion Veliaj: Ne nuk kemi dhënë asnjë mbrojtje politike ndaj askujt që ka ushtruar dhunë, përfshi këtu gardistët apo protestuesit. Dua të kujtoj që 113 protestues u arrestuan apo u ndaluan nga policia. Të gjithë deputetët e Partisë Socialiste kanë shkuar të bashkëpunojnë me prokurorinë, nuk ka pasur asnjë mbrojtje politike dhe ende sot janë duke u arrestuar njerëz. Nëse kanë prishur rendin, nëse kanë goditur policinë, këta njerëz janë sot përpara ligjit. Unë them që të flasësh më shumë se me këto vepra, duke mos i ofruar mburojë askujt, them se është gjëja më e mirë që kemi bërë. Të kundërtën shohim në anën tjetër, ku kemi një mbrojtje politike qoftë të gardistëve, qoftë të atyre që në mënyrë eksesive kaluan atë që është caku i policisë së mirë.
Zëri i Amerikës: Ju pak më parë folët për lirinë e shtypit në Shqipëri. Vetëm para pak ditësh ambasadori amerikan në Shqipëri dha një intervistë ku tha se mediat kryesore dhe më të mëdhatë në Shqipëri përkrahin opozitën. A nuk tregon kjo demokracinë dhe lirinë e shtypit deri një farë pike në Shqipëri?
Erion Veliaj: Jo, ajo që vërteton është e kundërta. Ajo që vërteton është që gjërat në Shqipëri janë aq keq, që qeveria është aq e korruptuar sa është bërë shumë e vështirë ta mbrosh. Kështu që edhe shumë media përpara që mundoheshin të mbanin një balancë, detyrohen të dalin jashtë kësaj balance, sepse qeveria është bërë e pambrojtshme. Fakti që qeveria vazhdon dhe sulmon mediat, qoftë kjo duke u hequr antenat, duke u vënë gjoba, duke mbyllur gazetat, duke u prishur ndërtesat ku ato kanë kontrata disa-vjeçare, tregon që qeveria ka një ofensivë ndaj medias. Nëse do të kënaqeshim që këto media të mbylleshin që të aprovohej trysnia e qeverisë, nuk besoj që do të ishte ditë e mirë dhe qoftë ambasada apo ne s’do kishim ku ta jepnim më atë intervistë.
Comments are closed.
Lakenjte e Berishes si kunder edhe ai “miku “qe ritushon theniet e tij por qe nuk u ndryshon asgje ,kane marre ofensiven ne ndihme te kryekriminekit Sali!Sado te çireni e ta mbroni kete fare te keqe nuk i beni dot derman .populli shqipetar ka nje shprehje “E ka marre rrugen e …….”te dashur zedhenes te Zerit te Sal
iut.Dhe se fundi mos i eshte perkethyer keq edhe kjo deklarate r tij per median ,dhe Ju theme ju zerit te Salise se mos ngateroni mediat kryesore me popullaritetin qe kane mediat qe jane me prane mendimit popullor!Te gjithe mediat kryesore jane ne doren e Sali berishes duke filluar nga RTSH e deri tek Ju te nderuar zoterinj.
E lexova me vemendje intervisten e zotit veliaj ,,, me ben pershtypje naiviteti i erjonit gjoja jam ne nje studio televizive prestigjoze “Zëri i Amerikës’dhe me duhet te jem nje cik diplomat ne pergjigje dhe argumenta “do marin pjes ne zgjedhje thot erjoni ,,ne cfare zgjedhjesh do maresh pjes ti erjon ne zgjedhjet lokale do maresh pjes ,, po kush do i organizoj ata zgjedhje lokale ,,patjeter qe berisha dhe qeveria e tij “lulzimi me polici do i organizojne “ne kete rast i bie qe ata kater persona qe vdiqen te hikin si gjak i humbur ,, po rreth dy vjet proteste dhe krize ku do ikin ,,, mos kujto se sali berisha do pranoj te bej zgjedhje te ndershme ,,, nuk mbaj mend te thot berisha se do i manipuloj zgjdhjet ,, gjithmon ka thene se do jen zgjedhjet me te mira qe ka njohur njerezimi dhe kur jan bere kan dale zgjedhjet me te manipuluara qe ka njohur njerezimi ,, pse ky eshte prioriteti i edi rames te mare pjes ne zgjedhjet lokale ,, ik o erjon se nuk jeni per ate pune as ti dhe as ata qe te rrethojne ,,, nuk iken sali berisha nga karrikja e pushtetit te vjedhur me fjale dhe me lule ,,, e tha rexhep qosja i nderuare ,, pyka del me pyk ,,,protesta te pandalshme ne bulevard vetem zgjedhje te parakoheshme dhe te mos mendohet per zgjedhje lokale nese e keni seriozisht ate qe thoni per zgjedhjet lokale ateher erjon mos pretendoni se do keni popullin me vete .. ju drejtuesit e opozites erjon jeni frikacak u ka hyr lepuri ne bark ,, berisha nuk eshte aq trim sa hiqet ,, berishes po i hoqe ushtrin dhe policin ai ngordh nga frika ,,, me dorezimin e gardiste ne polici do bjer mbeshtetja e berishes nga forcat e policis dhe nese do ket perseri perplasje mes demostruesve dhe policis berisha do tradhetohet nga besnikeria e policeve pasi secili polic do mbroj ne rradhe te pare veten e tij me pas berishen,,, te kalohet protesta ne stadet e prostave te egjiptit dhe tunizise ,, vetem keshtu iken sali serbi nga karrikja e grabitur e kryeministrit
Une nuk po e kuptoje kete opozite. Si ka mundesi qe opozita te marre pjese ne zgjedhejet lokale kur nje kohe ajo kerkone zghedhje te parakoheshme parlementare????
Edi Rama thote qe nuk jane kushtet per zgjedhje te lira dhe kerkon dorheqjen e qeverise, kurse ky hajvani Veliaj thote ndryshe. Kjo opozite me te vertete po me duket se nuk i ka punet mire. 4 Shqiptare u vrane ne protesten e opozites, kuse keto te opozites tallen me poullin. Opozites do ti kujtoje protestat ne Egjipte. Opozita ne Egjipte eshte shume e organizuar dhe nuk e len popullin ne balte. Perse opozita Shqiptare po e braktise populli edhe ato 4 burra qe u vrane ne protesten e opozites nga kriminelat e Berishes?? Opozita akom nuk ka vendose se qfare te beje, por kjo eshte nje turpe i madhe qe nuk falet. Perse opozita ben lojra me kete popull fukara qe kerkon nje opozite te forte kunder Berishes? Opozita Shqiptare po ben gafa dhe gabime qe ky popull nuk do t’ua fale kurre.
jam dakordt me shume komentues rreth faktit nese duhet shkuar ne zgjedhjet vendore pa ato te pergjithshme. Une kam patur rastin ta takoj dhe te diskutoj me erjonin dhe ja kemi bere te qarte bashke me shume te tjere se nese PS hyn ne zgjedhjet vendore pa zhvilluar edhe ato te pergjithshme atehere ta harroj se do e mbeshtesim PS. Nuk mund te perdoremi nga PS vetem per te siguruar bashkine Tirane edi rames!!!
Por me skndalozja eshte fakti se ky erjoni u pergjigj : a jemi ne (PS) gati per zgjedhje te parakohshme???!! Opozita dhe lidershipi tregojne nje mungese pervoje te qarte dhe pa vizion te qarte (prandaj ja futi dhe saliu ne 2009).
Nese gjithcka behet vetem per zgjedhjet vendore atehere eshte evidente pakti i fshehte mes edit dhe saliut…vetem nje naiv do besonte ndryshe.
Kush do qe e ndjen veten shqiptare dhe patriot kur do qe te ket proteste te opozites se bashkuare te mar me vete nje shkop dhe si fillim te rrahin perfaqesuesit e opozites per pasivitetin dhe friken qe i ka pushtuare dhe per mungesen e kurajos per te udhehequr popullin opozitare ne protesta per demokraci vot te lir dhe dinjitet dhe me pas me ata shkopinje te kalohet ne mos bindje civile dhe nese nga policia ka perdorim armesh zjarri ateher populli te mar ne dor fatet e tij dhe te rrembej armet per te cliruare shqiperin nga sistemi autoritarist dhe fashist qe sali komunist serb berisha sebashku me ilir hajdutin kan instaluare ne shqiperi ,,, rrofte shqiperia demokratike ,, poshte tradhetaret e LSI,,poshte mbetjet komuniste alla sali te PD dhe turp tu vjer frikacakeve opozitare me ne krye erjon veliajn ,,,”do marim pjes ne zgjedhjet lokale “si nuk te vjen turp erjon ,te kalohet ne mos bindje civile kur do qe te jet mitingu i rradhes ,, rrofte shqiperia ,
Nuk besoj se Erjon Veliaj ka folur pa u konsultuar me Edi Ramen…
Mendimi im eshte qe keto zgjedhje duhen ABANDONUAR,per sa kohe qe asgje nuk ka ndryshuar…
Frika se do te perseritet maskarada e 28 Qershorit eshte shprehur edhe nga Erjoni.
Megjithate presioni nderkombetar po e ben punen e vet…
Edi Rama duhet te mendohet mire dhe mbi te gjitha,TE JETE ME I QARTE ME VOTUESIT E VET,te beje sqarimet e duhura per cdo vendim qe mund te marre!!!
Votime te organizuara nga Sali Berisha DUHEN ABANDONUAR!!!!
ja dhe perversi Erjon Veliaj foli me ne fund!
Ky njeri eshte i paafte per per te kupruar dhe vepruar. Pervecse eshte anti-shqiptar.
Deri dje e sulmuan Tan Priftin si te korruptuar dhe tani e futen ne koalicionin opozitar?!?!
pastaj thote qe e kemi denoncuar ne prokurori por tani per tani te vije me ne se nuk ka ku te veje?! e kuptoni me cfare opozite kemi te beje. ne keto momente kur kjo qeveri e korruptuar mezi po qendron ne kembe kemi nje opozite qe nuk e rrezon dot as me vota e as me protesta sepse nuk eshte e afte ta beje.
si mund te ndertosh nje alternative ndaj nje qeverie super te korruptuar qe ti deri dje i denoncoje ministrine e ekonomise ndersa tani ate ish-minister e ben pjese tenden?!?! me thoni deri ku mund te shkoje degjenerimi i kesaj opozite qe ka lindur e deshtuar dhe e korruptuar njelloj si kjo qeveri deshtake?!
fati yne i keq eshte qe opozita e sotme eshte ne duart e Rames (se droguar sipas Tan Priftit), Velise Gjinushit dhe Tan Priftit (ministrit milioner sipas PS-se).
kjo opozite kerkon zgjedhje te pergjithshme vendore ndersa deklaron se do te marre pjese ne zgjedhjet lokale.
e kuptoni talljen e ketyre: mbaj parlamentin i thone Saliut e na ler bashkite te vjedhim edhe ca deri ne 2013-en!
E mjera shqiperi dhe shqiptare tifoze te Saliut apo perversit Veliaj!
Ne qofse opozita shkon ne zgjedhjet vendore pa ato parlementare. Atehere vete opozitaret do te rrebelohen kunder Edi Rames dhe do ti duhet opozites te vendosin nje kryetare te ri ne krye te opozites. Me duket se opozita ka nevoje per Pandeli Mojkon ne kry te saje. Te shikojme se si do te rrjellin ngjarjet.
Njeri i bie gozhdes e tjetri patkojit !.Mblidhni mendjen e kokes n. q s .e keni. Mos beni me mekate me
Njeri i bie gozhdes e tjetri patkojit !.Mblidhni mendjen e kokes n. q s .e keni. Mos beni me mekate me kete popull.Jetet e vrara me 21 janar duhet ti japin JETE demokracise.
Dhe keto zgjedhje qe po vine kini kujdes vini njerez te besuar dhe jo mjerane qe blihen per 10 euro. Mendje ne koke mos i besoni ujkut qe ka veshur lekuren e qengjit. Sali serbi po kerkon destabilizim te shqiperise prej kohesh se ja kerkojne shefat e udb-se. I kane te gjitha dosjet e tij ata dhe e kane ne dore per çdo kerkese te tyre. Dhe mendjen per zgjedhjet e ardheshme, çdo parregullsi te njoftohet dhe te terhiqet komisioni menjehere mos te pranoje te vulosi votat e pavlefshme. Ju jeni ne opozite tani duhet te keni kujdes dhe jo te beheni bujar dhe tolerante, opozita asnjehere seshte tolerante por kerkuese dhe e vendosur per te fituar.
OPOZITA eshte e papergatitur per kete situtae por edhe pa tru do te thoja une. Vini re: doli video e Metes, dhe PS pati nje shanc te madh te kerkonte legjitimisht dhe cilivilisht shporrjen e qeverise (do kish perkrahje me te mire edhe nga bota). Vete organizimi shume i keq i 21 janarit, i dha mundesi Saliut tani te luaje karten e pucit te shtetit. Prandaj them une se PS nuk ka shume tru. Nuk kishte pse Rama te kerkonte nje demostrate te dhunshme MADE IN SALI BERISHA si ato qe bente Saliu me 1998 e me tej. Pra ra ne gracken e Saliut. Aq e vertete eshte kjo saqe tani argumenti politik i dites nuk eshte absolutisht fare video e Metes (cka duhet te ishte kryeteme debati dhe karte per rrezimin e qeverise se korruptuar)
Nqs sot kemi nje qeveri tejet te korruptuar, eshte edhe per faktin se kemi nje opozita aspak te mencur, te dobet dhe apatike. Mendoj se edhe afrimi i Dritan Priftit ne rradhet e PS do ishe nje veprim apo gafe fatale per PS. Prifti eshte ne nje plan korrupsioni me Meten dhe nuk ka pse te quhet pozitiv tani
BBB: qeveria eshte e provuar se eshte katerciperisht e korruptuar. e tregojne faktet dhe veprat e saj sidomos pas koalicionit me LSI-ne. Problemi yne i ardhshem, ne nje vizion pertej keasj qeverie, eshte aftesia e kesaj opozite per te qeverisur vendin (te pakten me mire se Saliu).
Une po te jap vetem disa te dhena pastaj gjykoje vete alternativen: ne qeveri do te kemi: Rama (kryeminister, i droguar sipas Priftit dhe te tjereve dhe hajdut qe ka bere kerdine me lejet e ndertimit ne Tirane, po te duash pyet nje ndertues te thjeshte per te pare sa ka paguar per lejen). ne qeveri do te kemi gjithashtu Gjinushin?!?!?, Rucin?!?!?! Ngjelen kumarxhiun, Ndoken qe Rama e quajti te korruptuar dhe te paafte kur ishte minister i Saliut, Tan Priftin milioner sipas Olta Xhackes, dhe sidomos Erjon Veliajn qe do tj degjosh zerin me vone kur ta ktheje qeverine ose Bashkine e Tiranes (nese Rama behet kryeminister) ne nje bordello perversiteti sic ktheu mjaftin me festat e tij te degjeneruara dhe fondet e vjedhura deri ne qindarken e fundit. ppastaj ne qeveri po te duash fut edhe Milon, Sterkajn qe deri dje socialistet e quajten te shitur tek Saliu dhe Petro Kocin qe ka nje parti me nje anetar, se as familja e tij nuk eshte anetaresuar aty.
Ket aper mua jen me te djegur se ata te korruptuarit qe jane ne pushtet sot.
Zgjidhja duhet pare pertej ketyre dy alternativave te demshme per shqiptaret dhe Shqiperise tani i duhet nje qeverisje jo-politike pa pjesemarrjen e atyre qe keto 20 vjetet e fundit i kane pire gjakun dhe vrare djemte (te te dy kraheve, pa dallim)
Nje qeveri pa Saliun dhe Ramen, pa Rucin e Meten, Pa Topallin e Gjinushin, pa ngjelen kumarxhiun dhe Ndoken hajdutin, pa Bashen e Veliajn perversin!
Ne vend te tyre nje GROSSE-KOALITION Teknik per te pakten 4 vjetet e ardhshme qe te kryeje nje here e pergjithmone reformat qe vendi ka nevoje:
1. heqje totale imuniteti per te gjithe deputetet drejtuesit e shtetit te sanksionuar ne kushtetute,
2. heqje imuniteti e pergjegjesi penale per gjykatesit e prokuroret qe nuk zbatojne ligjin
3. Rishikimin e te gjitha privatizimeve te ndermarrjeve te medha shteterore qe u shiten per 5 pare: shih KESH, Telekom, Hidrocentrale etj…
4. Ri-verifikim te te gjitha emerimeve ne administraten publike dhe anulim te atyre te paligjshme.
5. Reformim total te sistemit gjyqesor dhe te hetimit policor dhe te karrieres neper institucionet efektive etj
6.7.8.9.10 po te duash po te le disa pika te tjera qe te shtosh te gjitha tao reforma qe vendi ka nevoje dhe qe as qeveria e sotme dhe as opozita nese vjen ne pushtet nuk kane per ti vene ne jete.
4.