Zëvendës asistent Sekretari i Shtetit Thomas Countryman e ka nisur konferencën e tij në mbyllje të vizitës në Tiranë duke thënë se ndjehet i trishtuar për humbjen e 4 jetëve më 21 janar. “Jemi të trishtuar nga humbja e katër jetëve. Kjo pasqyron dashurinë dhe respektin që amerikanët kanë për Shqipërinë e anasjelltas,” tha Countryman. Zyrtari amerikan deklaroi se SHBA nuk mbështet asnjë palë.
“Nuk na përket ne që të mund të përcaktojnë e të mbështesim një palë. Shqetësimi ynë është populli dhe kushtetuta shqiptare,” u shpreh Countryman. I pyetur për konfliktin mes qeverisë dhe institucioneve të pavarura, zyrtari amerikan tha se mbështesin institucionet e pavarura.
“Kushtetuta e Shqipërisë u jep fuqi e pavarësi institucioneve. Ata duhet ta bëjnë punën pa frikën e pasojave politike. Ne do i mbështesim. Nuk besoj se konflikti mes qeverisë dhe tre institucioneve të pavarura është i pashmangshëm,” tha Countryman.
Zyrtari amerikan ka deklaruar se nuk është gjë e zgjuar bojkoti i zgjedhjeve. Ai tha se është kërkesë kushtetuese ajo që partitë duhet të dorëzojnë emrat për komisionerë për zgjedhjet vendore.
I pyetur nëse ka ndryshime në qëndrimet e liderëve politikë, Countryman tha: “Ne u flasim dy partive shumë direkt, por në mënyrë miqësore. Unë dhe ambasadori nuk flasim për ta përpara shtypit, si dhe ata nuk do flasin për ne përpara shtypit. Nëse shqiptarët duan të dinë se çfarë mendojnë SHBA, printoni fjalën time të plotë”.
Më pas ai ka folur për korrupsionin, zgjedhjet dhe protestat.
“Shqipëria është një vend unik por ngjarjet e fundit nuk janë dhe aq unike. Shqipëria nuk është e vetmja demokraci në Europë e NATO që ka probleme me korrupsionin. Gjithashtu nuk është i vetmi vend që ka probleme me votimet. Shqipëria nuk është i vetmi vend evropian ku ka pasur protestat që përfundojnë në dhunë. Korrupsioni është problem i qeverisjes qendrore, vendore, i bizneseve. Ai e pengon Shqipërinë të arrijë të ardhmen e saj evropiane. Kërkojmë që media e lirë të jetë vigjilente për këto raste.
Edhe SHBA kanë përvojë me zgjedhje të debatueshme. Ne i adresojmë këto çështje përmes mjeteve kushtetuese. Në Shqipëri këto probleme duhet të trajtohen përmes mjeteve kushtetuese. Gjej rastin të shpreh pakanëqësinë që opozita e mazhoranca nuk kanë gjetur gjuhën për të trajtuar problemet zgjedhure. Populli shqiptar meriton të drejtën për të zgjedhur mes partive që marrin pjesë në zgjedhje, çka nënkupton që partitë duhet të marrin pjesë në zgjedhje.
Qeveritë nuk duhet të pengojnë zhvillimin e protestave paqësore. Gjatë viteve të fundit kjo e drejtë është ruajtur. Pyetja që shtroj pse pas qindra protestave paqësore, ajo e 21 janarit përfundoi e dhunshme. Nuk kam përgjigje për këtë pyetje. Dhe mendoj se është e papërgjegjshme të spekuloj për përgjigjet e kësaj pyetje. Ne kemi një mjet kushtetues për ta trajtuar këtë pyetje. Kjo është përpjekja e Prokurorisë së Përgjithshme që të hetojë ngjarjet e 21 janarit. Në mbështesim pavarësinë e Prokurores së Përgjithshme që duhet ta bëjë punën pa ndërhyrje politike,” tha Countryman.
Zyrtari amerikan theksoi edhe përgjegjësitë që ka Prokurorja e Përgjithshme.
“Prokurorja e Përgjithshme ka përgjegjësi serioze. Dy përgjegjësi duhen respektuar: e para është një hetim i plotë dhe i balancuar. Të hetohen veprimet e të gjithë aktorëve më 21 janar dhe kjo përfshin veprimet e demonstruesve, organizatorëve të demonstratës dhe forcave të sigurisë. Prokuroria duhet të marrë në pyetje të gjitha personat për të arritur në përfundim. E dyta: prokurorja ka të drejtën që të ruajë sigurinë e informacionit. E kuptoj që ju si gazetarë jeni shumë të interesuar për këto hetime, por botimi i përditshëm i rezultatit të hetimeve nuk e ndihmon Prokurorinë e Përgjithshme që të ruajë atë që ka hetuar,” tha Countryman.
Ai ka vlerësuar edhe punën që ka bërë ambasadori amerikan. “Ambasadori Arvizu ka bërë një punë të shkëlqyer në parashtrimin e shqetësimeve që kemi ne për Shqipërinë. Edhe në Uashington ka bërë një punë të mirë në sqarimin e situatës,” theksoi Countryman.
Në fund të deklaratës, zyrtari amerikan ka pasur edhe një ndjesë.
“Ju kërkoj ndjesë që u ofrova një leksion universitar, ose më mirë të themi gjimnazi, në lidhje me mënyrën se si funksionon demokracia”.
Berisha harron fjalën “puç”
Njoftimi zyrtar, që ka shpërndarë kryeministria pas takimit që ka zhvilluar Zëvendës asistent sekretari i shtetit Thomas Countryman me shefin e qeverisë, nuk e përmban askund fjalën puç. Berisha kësaj here ka folur për demonstrime të dhunshme.
Në njoftimin e kryeministrisë thuhet se Berisha e “informoi zotin Countryman mbi zhvillimet e fundit në vend pas përpjekjeve të liderit të opozitës më datë 21 janar për të marrë me dhunë institucionet demokratike duke rrethuar për pesë orë selinë e Këshillit të Ministrave me individë të paguar, ku 321 prej tyre rezultojnë me precedent penalë”.
“Si pasojë e kësaj përpjekje të dhunshme për të rrëzuar institucionet demokratike u plagosën mbi 100 efektiva të ruajtjes së rendit dhe Gardës së Republikës dhe humbën jetën katër qytetarë. Kryeministri vuri në dukje se menjëherë pas sulmit kundër kryeministrisë shprehu ngushëllimin për viktimat dhe se i kërkoi Prokurorisë hetim të menjëhershëm e të plotë”,” vijon njoftimi.
“Kryeministri Berisha i theksoi zotit Countryman se qeveria mbetet e vendosur për të respektuar me rigorozitet të plotë të drejtat e qytetarëve shqiptarë në përgjithësi dhe të drejtat e opozitës dhe çdo force politike në veçanti për çdo tubim paqësor. Ai theksoi se që nga viti 2005 deri më sot opozita shqiptare ka zhvilluar rreth 1730 protesta të të gjitha llojeve dhe përveçse gjatë protestës së dhunshme të 21 janarit në të cilën opozita vendosi të rrëzojë institucionet kushtetuese e të marrë pushtetin me dhunë, në të gjitha të tjerat nuk është regjistruar asnjë incident. Kryeministri Berisha e garantoi zotin Countryman se drejtësia shqiptare do të ketë të gjithë mbështetjen, ndihmën dhe bashkëpunimin e qeverisë shqiptare për zbardhjen e të gjitha përgjegjësive te ngjarjeve të dhunshme të 21 janarit. Në këtë kuadër kryeministri shprehu falënderimet për gatishmërinë e qeverisë së SHBA për të kontribuar me asistencë profesionale në hetim çka e konsideron si një garanci për një hetim të plotë, profesional e të paanshëm. Duke theksuar se drejtësia ka një rol themelor për paqen dhe stabilitetin e vendit, Kryeministri u shpreh se drejtësia e pavarur, e paanshme dhe gjithëpërfshirëse është dhe mbetet themelore për kapërcimin e kësaj situate. Kryeministri e siguroi zotin Countryman se komisioni hetimor parlamentar ka për qëllim të ndihmojë në zbardhjen e plotë të 21 janarit dhe se të gjithë dokumentacionin, faktet dhe të dhënat që ai do të grumbullojë do tja dorëzojë Prokurorisë për ta ndihmuar në hetim,” përfundon njoftimi i qeverisë.
Topi me Countryman: Po përjetojmë moment vendimtar për drejtësinë
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe për Azinë, Tomas Countryman, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë. Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.
Topi ritheksoi se “tashmë po përjetojmë një moment tepër vendimtar, kur drejtësia shqiptare duhet të dëshmojë përpara qytetarëve të këtij vendi integritetin e saj profesional dhe moral, zotësinë për të hetuar, gjykuar e marrë vendime e pavarur nga presionet dhe ndikimet politike”.
Presidenti nënvizoi se “e vërteta dhe dhënia e drejtësisë janë nevojë dhe domosdoshmëri, madje sot më parësoret për t’i rikthyer qytetarëve shqiptarë besimin tek shteti dhe tek institucionet e tij të pavarura, tek respektimi dhe zbatimi i ligjit dhe të qenit të të gjithëve të barabartë në këtë pikë pa asnjë lloj dallimi”.
“Ky do të ishte një kontribut thelbësor në rrugën për zgjidhjen e kësaj krize të pashembullt që pikësëpari duket se ka marrë peng shpresën e shqiptarëve jo vetëm për kapërcimin e saj, por dhe të alternativave që do iu ofrohen atyre nga forcat politike për të projektuar të ardhmen”, – u shpreh Presidenti Topi.
“Si, President i Republikës, nuk i takoj më një pjese. I takoj, së pari qytetarit, dhe e gjithë veprimtaria ime shndërrohet në institucionale në respekt të ligjeve dhe të interesit kombëtar”, – ritheksoi edhe në këtë takim Presidenti Topi.
Countryman theksoi pozicionin e njohur të Shteteve të Bashkuara lidhur me nevojën për një zgjidhje sa më të shpejtë të krizës, rivendosjen e dialogut politik, një hetim tërësor, profesional dhe të ekuilibruar, që do të vërtetonin funksionimin e shtetit të së drejtës, qëndrueshmërinë e institucioneve të pavarura kushtetuese si dhe demokracinë funksionale të një vendi anëtar të NATO-s.
Countryman vlerësoi rolin e presidentit Topi në këtë situatë të vështirë për Shqipërinë.
Comments are closed.
Edhe po ta tha ky viçidoli e ke me firme qe e mban fjalen. KRIMINEL!!!
Ja shikojeni se qfare thote Berisha per popullin. Si mbas Berishes populli ishte i dhunshem. Kurse policia dhe garda qe paguhen me taksa paguhesit Shqiptare nuk ishin te dhunshem, por vrane 4 burra.
Doni te largoni Berishen dhe qeverine? Mos paguani takse. Vetem keshtu falementon pushteti i Berishes. O. Popull merrni persiper fatin qe ju takone. Qeveria mbeshtetet tek taksat e Shqiptareve. Jo takse per kete qeveri te mallkuar. Jo rroga per ato qe vrane dhe shtypen protesten e 21 janarit. O. Popull a e kuptoni se taksa e juaj behet rroge per policat e Berishes. Jo takse per keto kriminela. Qeveria rrezohet veten ne qofse populli nuk i jepe takse qeverise kriminele berishjane.
Mbasi u dogj karta me “Mikun” e Salise e reagimi popullor ishte mjaft i ashper per qendrimin e tij si pale,tani erdhi zv.asistenti i Sek.se shtetit! I habiteshem gjithe ky interesim,ku zoti zevendesi asistent mundt te vazhdonte thirrjet nga Amerika!Lind pyetja kush e ka radhen per te ardhur pas tij,uroje qe gjerat mos ti marr ne dore presidenti “Obama”e te beje levizjet e duhura sikunder veproi me konsulentet e tij duke rimare ata te presidentit mik te madh te popullit e Shqiperise Bill Klinton.I nderuar z.Countryman hetimin profesional e kam te degjuar,por ate te ekuilibruar nuk e di se ku figuron ky term!A s’eshte antare e NATOS edhe Greqia e perse nuk ja beni edhe ketij shteti keto sygjerime e ec e jake?Nuk e di ç’fare pershtypje keni edhe Ju per median kryesore ,sikunder mendimit te “Mikut” te Salise qe thote qe e paskerka opozita e per pasoje ne kete vend paska “DEMOGRAFI”,fjale qe e ka ngateruar me “DEMOKRACI”.Ma do mendja qe gjithe kjo fushate e eger ndermeret vetem kundra Kryeopozitarit i cili me qendrimin e tij kerkon t’ju tregoje qendrimin e nje populli te cilit nuk i pelqejne lodrat pavaresisht se nga vijne e kush i luajne!Ka ardhur koha z.zv asistent ta vleresoni qendrimin e tij si nje politikan te pjekur e dinjitoz qe nuk do qe te prezantohet tek Ju si zvaranik e pa personalitet si bajraktari e primitivi Berishe.ka ardhur koha Jo vetem per ne por edhe per Ju te hapni syte!
Edhe ky fshatari americanme i vrime i bie fyllit.Ne e dum sade o vlla.
Duhet ta kuptojme qe ne nuk jemi qendra e botes. Amerika mund te tregohet e interesuar se kush iken e vjen ne pushtet vetem nqs ne pushtet eshte dikush anti-amerikan. Fatet politike te vendit tone jane ne dore tone. Ky eshte nje leksion i mire per opoziten qe duhet te veproje me me vendosmeri dhe me e organizuar. Qendrimi zyrtar amerikan sipas Countryman eshte neutral.Situatat e mevonshme mund te bejne te anoje nga nje pale apo tjetra. Tani eshte nje duel manovrash Rama(opozite)-Berisha.Per fat te keq kemi pasur 4 viktima.
Te ben te qeshesh kur lexon intervisten e ketij qypit qe ka ardhur nga amerika dhe na ben leksione demokracie a thua se jemi ne fillim vitet 90 ku u permbys sistemi komunist dhe nuk dinim cjane te drejtat dhe lirit i individeve dhe respektimi i institucioneve ,,,ne te vertet ky nuk po thot gje tjeter pervec se ”beni sic ju thone amerikanet dhe mos beni sic bejne amerikanet” ,, ose me sakte ajo qe po thot ky qypi nga amerika mund te perkthehet “beni sic ju themi ne amerikanet sepse keshtu mbrohen interesat e amerikes “”po interesat e shqiperise per nje demokraci reale ku jane ,,, ne djall interesat e shqiperise do thosh perseri ky qypi nga amerika ,,,,
A mund te organizoje zgjedhje te “lira e te ndershme” nje Qeveri qe ekzekuton qytetaret e pambrojtur te nje vendi?
E pamundur! Ky do te ishte nje mashtrim i madh!
Ajo do te perdore cdo mjet per te deformuar procesin zgjdhor ne favor te saj, per te siguruar keshtu mbijetesen e forces politike qe mbeshtet Qeverine!
Mund tja sqaroni ketij zoterise se perse ndodhi 21 janari se duket se po ben sikur nuk e ka kuptuar?
U mbush kupa bile ka filluar te derdhet.Popullit shqiptar i ka vajtur thika ne kocke.Mbi 1milion kane marre arratine.Korca po del greke,deti nuk eshte i yni.Populli po vuan per buken e gojes dhe po vritet. As dhe me pushke ai nuk mund te mbahet me.E lini vetem nje here kete popull te zgjedhe ke te doje dhe boll u munduat te na mbushni mendjen se jemi ne epoken e gurit.Ne fund te fundit ti interesat e shtetit tend sheh dhe as e te behet vone per Shqiperine dhe shqiptaret
Po kur te rritet çmimi i Preshit,do vije ky Fshatari te na beje leksion varferie?Se ne Amerike ka kush e perdor preshin per te luajtur golf(dhe Saliu eshte nje nga keta),po rigorozisht ne Fushe te Huaj ,ama.
1 me 0 per SALI VRASESIN,
krijoi PUCIN imagjinar dhe tani beri pazar per tu terhequr. eshte njelloj si per mitingun qe u terhoq dhe amerikanet e quajten burre shteti
ky vertet mendon se me pazare te tilla do t’ia hedhe edhe kesaj here.
Jo shoku jo kesaj here nuk di t’ia dalesh dot . do te paguash gjakun e atyre te 4-terve.
Une per vete nuk do te votoje nqs PS do te marre pjese ne 8 maj ne zgjedhje. Do te ishte nje tradheti nga ana e tyre.
Sa per kete çerrin amerikan, me mire te mos flasi dhe t’ia leri popullit ne dore fatin e tij. Amerika ne me shume se 200 vjet demokraci ka bere mijera demostrata te dhunshe per te arritur nje demokraci te qendrueshme.Une nuk jam per dhune por kur ky zoteri na vjen dhe na jep mendje se si duhet te marrim ne dore fatet e vendit me vjen ti peshty ne fytyre.
Se nga fjalet e ketij merr zemer ai VRASESI dhe del e na flet per shtet ligjor etj etj.
Mire se erdhet ne SALIGRAD
—Keto qe thote ky Countryman tregojne se EDI eshte i PA -AFTE ne biseda ne tavoline –Edi nuk di te paraqesi ceshtjen per te cilen lufton
—–Sepse Edi mir vete qe nuk di, por mban rotull vetes ca socialista mushesa topi pa experience politike fare
si Damianua me Vasilqine –dhe gjithmone del i fituar SALA, -dhe EDI shkon nga Humbja ne Humbje
— I mori ne qafe njerezit se po e perjeteson Berishen me gafat e tij dhe po e nxjer opoziten te pavlefshme dhe te jashteligjshme——-
–Mirpo kete proteste po e ben gjithe opozita ndaj EDI kur shkon ne takime te rangut te tille me t e huajt te mari me vete njerez Inteligjente
si Ngjela dhe Gjinushi –qe kane edhe pjekuri moshe , edhe pjekuri politike por jane edhe smart nga natyra dhe tipa karizmatik e kategorik——-
—Ky ne PS afron gjithe kalamjte dhe nga ana tjeter ne PS vegjetojne minjte e grekut Blushi me shoke
–Aty s;ke nga ja mban…
Po qa flet ky mo si nuk ka turp ,po nuk ka faj ky cowboy ,fajin e ka Obama qe kur ka marre pushtetin nuk qan bythe se cndodh jasht amerikes .Nuk mundet qe nje ambasador te diktoj politikat e washingtonit sa qe detyrohet edhe ky Cowboy te mbuloj gafat e nenpunesit te vet po se ndalni dot popullin ju jo se mjaft na verbuat me deklarata boshe vetem sa per te marr kohe.
OPOZITA eshte e papergatitur per kete situtae por edhe pa tru do te thoja une. Vini re: doli video e Metes, dhe PS pati nje shanc te madh te kerkonte legjitimisht dhe cilivilisht shporrjen e qeverise (do kish perkrahje me te mire edhe nga bota). Vete organizimi shume i keq i 21 janarit, i dha mundesi Saliut tani te luaje karten e pucit te shtetit. Prandaj them une se PS nuk ka shume tru. Nuk kishte pse Rama te kerkonte nje demostrate te dhunshme MADE IN SALI BERISHA si ato qe bente Saliu me 1998 e me tej. Pra ra ne gracken e Saliut. Aq e vertete eshte kjo saqe tani argumenti politik i dites nuk eshte absolutisht fare video e Metes (cka duhet te ishte kryeteme debati dhe karte per rrezimin e qeverise se korruptuar)
Nqs sot kemi nje qeveri tejet te korruptuar, eshte edhe per faktin se kemi nje opozita aspak te mencur, te dobet dhe apatike. Mendoj se edhe afrimi i Dritan Priftit ne rradhet e PS do ishe nje veprim apo gafe fatale per PS. Prifti eshte ne nje plan korrupsioni me Meten dhe nuk ka pse te quhet pozitiv tani
Flitet shume qe lobiste amerikane te perzier me interesa financiare me saliun po i fryjne 24 ore ne vesh departamentit te shtetit ne shba.keshtu po ndodh me kete countrymen (apo ne shqip perkthehet katunar). dhe kur degjon kete burrin qe udheton nga pertej oqeanit per te mos na thene asgje por vec per te mbajtur saliun ne kembe nuk ka se si te mos i besosh. po a e kupton ky qe jane vrare 4 veta nga shteti shqiptar? po a e kupton ky qe ne amerike kjo nuk do te ndodhte kurre se po te ndodhte do behej qameti? po pse nje gje qe nuk e imagjinojne per veten e tyre e shesin si normale per ne keta? po korrupsionin kujt ja justifikon ky? kujt i tregon ky korrupsionin gjithandej ku njerezit ketu nuk kane buke te hane?! apo po i thote saliut vidh akoma se na duhen akoma dhe ne? Po si nuk i vjen nje fije turp, hata e madhe! kjo kriza jone po ja nxjerr bojen ketyre nderkombetareve qe kane marre te gjithe nga nje kreher dhe vetem krihen!!!!
Si i mbeshtet Ti z.Countryman institucionet e pavarura;kush i kercenon dhe shantazhon ato qe tu dashka Ty ti mbrosh e te mbash anen e tyre;kush i ka zhvleftesuar e perdhosur,ne menyre te panginjur, keto institucione sa qe shqiptaret pas megaskandalit te fundit me titull Gerdeci te mos besojne ne menyre absolute tek drejtesia??????Si qenke i shqetesuar per Popullin Shqiptar kur i jep te drejten vetes te na mesosh si te marrim fryme mbi dheun tone?C’na qenka kjo keshille qe njerzit te terhiqen nga ushtrimi i sovranitetit te tyre???S’mbetet tjeter vec te te veme Ty ne qender te boshllekut te terheqjes e te adhurojme perrallat e tua ordinere………Beni mire qe brockullisni pa hesap,qe njerzit te kuptojne se kur i le punet e tua pa bere mund te katandisesh ne lolo pazari.