Marrëveshja me PD, partia e çamëve nis të marrë postet e para. Largohet Gjergj Bojaxhi

10 Shkurt 2011, 14:45Politika TEMA

Drejtori i përgjithshëm i Inspektoriatit Ndërtimor, Gjergj Bojaxhi është larguar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar Erjon Softa. Mësohet se ky ndryshim është pjesë e një marrëveshje të nënshkruar mes Partisë Demokratike e Partisë për Drejtësi e Unitet, që përfaqëson interesat e çamëve. Edhe pse marrëveshja nuk u bë publike, u mësua se bëhej fjalë për poste të niveleve të ulëta. Pati raportime se në marrëveshje parashikohej që PDU të merrte 8 përqind të posteve në administratë. Në kuadër të kësaj marrëveshje, është larguar nga posti edhe Kreshnik Bozho, drejtor i Transportit Rrugor dhe në vend të tij është emëruar një tjetër përfaqësues i PDU-së.

3 komente në “Marrëveshja me PD, partia e çamëve nis të marrë postet e para. Largohet Gjergj Bojaxhi”

  1. Frederik says:

    Me Berishen nuk keni gje , po ia fusni vetes.

  2. Arberor says:

    Po keta qenkan vertet idiota apo si? Kur kjo qeveri vrau njerez per korruptim keta futen ne kohet qe mezi po merr fryme per te vjedh edhe keta!

  3. arsen says:

    Cfare dobie do sjelle Drejtori i Ndertimores per camet?
    Apo do shkoje te prishe ndertimet pa leje te grekeve,… qe ju kane zene token “e te pareve” ne Greqi?
    Hajde politikane…hajdeeeeeeeeeee….me Idrizin ne krye

Comments are closed.

Lini një Përgjigje