“Në 18 shkurt do të ridalim në demonstratë për një mijë e një arsye. Paqësisht por vendosmërisht”

10 Shkurt 2011, 13:14Politika TEMA

Nga Edi Rama

Gënjejnë dhe na thonë gënjeshtarë. Vjedhin na thonë hajdutë. Vrasin dhe na thonë vrasës. Nuk e kanë me ne, e bëjnë vetëm për pushtetin. Që duan ta mbajnë me çdo kusht, duke vjedhur zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë dhe shqiptarët. Po as ne nuk i bëjmë demonstratat për veten, po për Shqipërinë dhe shqiptarët. Për njëri tjetrin si qytetarë të këtij vendi ne do të ridalim në demonstratë në 18 shkurt. Do të kërkojmë liri, transparencë, drejtësi. Paqësisht por vendosmërisht.

Për votat që vidhen, për pasuritë kombëtare që plaçkiten me vendime të paligjshme, për paratë që fitohen mal nga kusarët duke bërë gropë ekonominë për qytetarët, për të varfrit, për të papunët, për çdo njeri të zakonshëm të këtij vendi që me lekët e punës së ndershme nuk përballet dot më me rritjen e frikshme të çmimeve, ne do të ridalim në demonstratë në 18 shkurt. Do të kërkojmë rrugën e re, zgjidhjen e re, shpresën e re. Paqësisht por vendosmërisht.

Për të vrarët, për të rrahurit, për të sharët e kokëpalarët, për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi që ky pushtet vrastar kusarësh i ka lënë pa punë, pa ndihmë, pa shpresë dhe i tall përditë duke u thënë lum si ju për qeverinë dhe ekonominë që keni, ne do të ridalim në demonstratë në 18 shkurt. Do të kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme, luftë kundër korrupsionit e fund të represionit. Paqësisht por vendosmërisht.

Kjo e jona s’është një luftë për pushtet, por një betejë e ligjshme, demokratike, e domosdoshme për të pasur në këtë vend atë që çdo shqiptar i zakonshëm meriton, shtetin e së drejtës për të gjithë qytetarët në vend të regjimit të padrejtësisë për kusarët.

Një shtet që vret njerëzit me pushkë në mes të kryeqytetit, nuk është shërbëtor i qytetarëve por vegël e pushtetit. Ne do të ridalim në demonstratë në 18 shkurt për të kërkuar shtetin e qytetarëve dhe refuzuar pushtetin vrastar të kusarëve. Paqësisht por vendosmërisht.

Kjo e jona s’është më, ka kohë që s’është më, lufta politike e PS me PD. Kjo është beteja e Shqipërisë që s’pranon të dhunohet, të varfërohet, papunësohet, të nënshtrohet, të poshtërohet nga buka e qeverisë, me një pushtet që s’është më, ka kohë që s’është më, as përfaqësuesi i demokratëve të zakonshëm, i shqiptarëve të ndershëm dhe punëtor që shohin djathtas për më shumë shanse për tu pasuruar me konkurrencë të lirë. Por ka kohë që s’gjejnë tek kjo palo e djathtë në pushtet asgjë tjetër veç kusarisë e gënjeshtrave, të mishëruara së fundi në një video hajdutëri marramendëse.

Ne do të ridalim në demonstratë në 18 shkurt bashkë me ta dhe për ta, për çdo qytetar, i majtë apo i djathtë sepse më shumë se kurrë kjo është një përballje përtej të majtës dhe të djathtës. Mes shqiptarëve të majtë dhe të djathtë, po njësoj të varfër, të papunë, të pamundur përballë çmimeve dhe halleve dhe regjimit të kusarisë që vret e vjedh përditë sa majtas e sa djathtas.

Sot Saliu dhe Luli, dy përgjegjësit kryesorë, truri dhe masha politike që shkaktuan masakrën e 21 janarit nuk u paraqitën në parlament. I bënë bisht një përballje ku janë të treguar me gisht, jo nga ne, por nga e tërë Shqipëria, si njerëzit që duhet të largohen bashkë me qeverinë e zhytur në llumin e një kusarie që vret. Ne s’do të rreshtim së kërkuari largimin e tyre. Jo për tu zënë vendin, po për të rivënë në vend Kushtetutën, ligjshmërinë, institucionet dhe padyshim qeverisjen, duke i ridhënë popullit të drejtën që të qeveriset nga ata që zgjedh. Për të mos u sunduar më kurrë nga ata që se lënë të zgjedh. Në 18 shkurt do të ridalim në demonstratë, për një mijë e një arsye pse Shqipërisë i duhet një faqe e re e historisë. Paqësisht por vendosmërisht.

18 komente në ““Në 18 shkurt do të ridalim në demonstratë për një mijë e një arsye. Paqësisht por vendosmërisht””

  1. tepelenas says:

    te gjithe jemi per drejtesi por drejtesia sipas edit eshte marrja e bashkise me cdo kusht,nese s e merr ne tavoline,atehere protesta dhe dhune ne parlament.Te tjerat qe thuhen jane gojtari

    1. babiloni says:

      dakort me tepelensin 100%. ky do vetem pushtetin, nuk i intereson se sa do vriten!
      Ky vetem do qeverine me cdo kusht se ne parlament nuk shkon dot!
      ka zgjedhur dhe daten tamam si nje anti-shqiptar: 18 shkurt, nje dite pas pervjetorit te pavaresise se Kosoves!!!!!!!!
      edhe miloshevici do ta kishte zili!
      e mjera shqiperi!

      1. rrapi-i-treshit says:

        po mire meqe doni Sali shpellarin ne pushtet ne daten 18 qendroni komode ne zyren tuaj te shtetit merruni me facebook e degjoni kenget e LEK PLEPIT ose shikoni BIG BROTHER

        1. babiloni says:

          eh rrapi i treshit ti besoj qenke nga ata militantet e radhes: nje here me Saliun e nje here me Ramen!
          une per vete nuk kam asnje kolltuk zyre e as kam kohe te shoh Big Brother. edhe as kam dale asnje dite ne proteste per kete apo per ate politikan.
          por te pakten nuk e kam kulturen e dhunes dhe as nuk i nderroj hajdutet ne pushtet me kryehajdutet ne opozite. ata ngjajne si pikat e ujit me njeri tjetrin.
          ti meqe do Gramoz Rucin ne pushtet dhe Erjon Veline ik e dil ne demostrate! qeverine tashme e keni bere: hiqni salen e cmendur e vini edin e droguar, hiqni bashen e vini veliajn perversin, hiqni topallin histerike e vini ngjelen kumarxhiun, hiqni meten hajdutin e fusni Priftin te ndershmin me 3 milion euro pasuri! po ngeli ndonje cope pushtet jepjani gjinushit pedofilit dhe milos intelektualit dhe shqiperine e rregulluat njesoj si saliu me shoke!!!
          ty kur te shajne edin mendon se ai qe e ben eshte ndonje pushtetar qe
          rri ulur ne kolltukun qe i ka falur saliu.
          per ty kush eshte kunder edit dhe sojit te tij eshte me seben me saliun. ti dhe kategoria jote nuk shihni dot pertej ketyre te dyve: shqiperine duhet me sesben ta udheheqe Saliu ose Edi.
          e mjera shqiperi!

      2. AlbinoBlackSheep says:

        Paskan dale papagallet e Sales ne kor.Pa turp e pa namus permendin se sa njerez do vriten te thuash ti u vjen keq per viktimat. Me 21 Janar kush i vrau njerezit duke ndenjur me duar ne xhepa more te paudhe? Po na perdorin edhe karten e patriotizmit.Te pafytyre.Kush i mbushi me nafte tanket e Milloshevicit?Kush fton ne mbledhjet e keshillit te sigurise kombetare serbin Fazllic?Kush i fali detin jon Greqise? Sa njohje ka sjelle per Kosoven Berisha dhe berishovicet qe i lepijne kepucet?Hipokrite jeni shembelltyre e shpellarit te Vicidolit.

        1. AlbinoBlackSheep says:

          Ore pallosh sa here qe poston vetem idiotesira shkruan. Me thuaj cila nga faktet qe une permend per Berishen nuk eshte i vertete. I lexon ato qe shkruan apo ja fut pordhes kot nga inati. Shiko sa idiot qe je.Ti shkruan:Nuk e can shume Edi Rama per popullin. Le te vriten njerezit, le te shkaterrohet Shqiperia, le te zhduket turizmi ne shqiperi, vetem Edi Rama te marri karrige. Ti zoti Rama, ta kishe bere kete pune menjehere pas zgjedhjeve, jo te prisje dy vjet.

          O mish me dy sy nqs vrasjet jane vrasje, shkaterrimi eshte shkaterrim dhe s’duhet te ndodhe kurre, pse pajtohesh qe te ndodhte 2 vjet me pare por jo tani?

          1. VL says:

            O kungull, thashe gje une qe ato qe thua ti per Berishen sjane te verteta ???

            Une nuk jam injorant si puna jote qe te zihem me njerezit jo ti socialist e jo une demokrat se une nuk jam as me njerin e as me tjetrin. Duket shume hapur se Edi Rama po e ben kete per pushtet. Per mua ti heqesh qe te dy ndac Saliun e ndac Ramen. Di do qe shqiperia te futet no lufte civile e te shkaterrohet si u be ne 97n ? Ke tru ti apo ske. Domosdo, e ke dhe emrin Blacksheep se se dele qenke. Hidhu thone ata, hidhesh ti. Hajde gomar hajde.

            1. AlbinoBlackSheep says:

              O batak qe hiqesh sikur te vjen keq per njerezit e vendin.Keto jane fjalet qe ke shkruar ti: Ti zoti Rama, ta kishe bere kete pune menjehere pas zgjedhjeve, jo te prisje dy vjet.
              E kupton ti more zhuls qe arsyeja e protestave jane pikerisht ato skandalet e Berishes qe te radhita por edhe shume te tjera qe jam i sigurt qe i ke pare dhe degjuar.A ke shkruajtur ndonje fjale ngushellimi ketu per ata protestues qe u vrane duke ndejtur me duar ne xhepa? Apo per ty paqedashesin dhe atdhetarin e madh ata jane kokeplare dhe lavire rrugesh qe deshen ti japin Rames pushtetin?Sipas teje tha Edi hidhu, ata te katert u hodhen dhe e hengren plumbin.Hajde gomere hajde.Apo jo? Edhe po te mos ishte Edi ne krye te opozites do ishte dikush tjeter dhe duke pare llogjiken tende edhe ate do ta kishe barazuar me Berishen.

              1. babiloni says:

                e shoku po nuk ke faj ti se te jane erresuar syte fare me duket. Ti i shikon gjerat me syzet e Edit dhe truri te eshte mpire fare.
                po ta shpjegoj qe ta kuptosh edhe me mire, se e paske inteligjencen te kufizuar:
                Edi ishte ai qe beri marreveshjen e turpshme te Prillit 2008 me Saliun kur bashkuan votat per kodin zgjedhor. me kete kod zgjedhor qe ai vete e ideoi dhe votoi dhe me 20 mije komisioneret e tij ai HUMBI zgjedhjet (ose sic te pelqen ty: ja FUTI Saliu dhe ja vodhi votat).
                Edi nuk u be dot kryeminister sepse Ilir hajduti u be ortak me Berishen dhe moren mazhorancen ne parlament. Ditten e pare te paszgjedhjeve Rama tha se do ta pranonte rezultatin se e dinte qe gjate numerimit do kishte fituar duke llogaritur edhe votat e vjedhura bashke me PD ne kurriz te partive te vogla. por llogarite i dolen gabim!
                Rama pastaj duke e pare se bashkimi i votave LSI-PD e demtonte ne zgjedhjet lokale per te mbetur te pakten kryetar bashkie ne Tirane hodhi idene e protestave paqesore (apo nuk te kujtohen cadrat para kryeministrise zoterush?!).
                pasi deshtuan edhe protestat paqesore mendoi se do e rrezonte Saliun me protesta te dhunshme, por ne fakt mbeten viktima 4 fatkeqe qe u vrane nga nje dore kriminale e veshur me pushtet dhe nje mendje po aq kriminale qe nuk i doli dot per zot as protestuesve te saj!
                keta te gjore do jen perjete ne koshiencen e Rames e Berishes, si fajtoret kryesore te kesaj situate!
                sa per faktin se po te kishte qene dikush tjeter ne krye te opozites si do te ishin gjerat po te pergjigjem se po te kishte pak mend kryetari i opozites se sotme dhe te ndiqte rruge institucionale per te bere opozite sot Sali hajduti do ishte ne shtepi bashke me rracen e tij dhe ate tuajen qe mbeshtesni Ramen.
                Kungulli je ti ne kete rast qe nuk kupton se Rama po i zgjat pushtetin perjete Saliut, se po te kishte bere beteja parlamentare tani do e kishte rrezuar me dhjetera here ne votebesime. nesjse ti kaq kupton se te thashe qe inteligjencen e ke me kuocient te limituar!
                rama kishte mundesi ti drejtohej Kushtetueses dhe Komisionit te Venecias per problemin zgjedhor por nuk e beri per te vetemin qellim: me ate marreveshje te turpshme zgjedhore qe beri me Saliun ne prill 2008 ata nuk do ti jepnin te drejte, sepse e tille ishte marreveshja dhe ne baze te atij kodi Rama nuk kishte te drejte dhe ra ne kurthin qe mendoi se i kishte stisur Saliut, ngaqe besonte se do vidhte me shume vota se Sala dhe do merrte qeverine. aleanca PD-LSI prishi cdo gje pastaj! keto ishin arsyet e protestave dhe jo vetem skandalet e pafundme te qeverise Berisha!
                Tani qe edhe perendimoret e thane qe pushteti merret vetem nepermjet zgjedhjeve cdo te beje KRYETARI YT? apo nuk do futet ne 8 maj ne zgjedhje? pse nuk ben edhe kesaj radhe nje marreveshje per kodin zgjedhor me Salen?!?!
                Sa te kete gomere e budallenj si puna jote Edi Rama e Saliu do te mbreterojne njeri ne qeveri e tjetri ne bashki!
                e mjera shqiperi per keto dele!
                apo edhe perendimoret kesaj radhe jane me shpellarin?

        2. babiloni says:

          Ti dele e zeze duhet te jesh Pezak se te pelqeka kryetari. paske shije te vecanta!
          jepj nje here emrin Erjon Velise qe te te marre shembull per lepirje b..the se ja merrke dhe atij me lajka per kryetarin.
          kush po e mbron Salin ketu mor stupid?!
          ku ke nje rresht ne mbrojtje te Malokut ketu?!?1
          apo te duken sharjet kunder Rames si komplimente per Saliun?!?!
          ty me duket se komentet e ketij blogu ti lexoka Erjon Veliaj ose Gramoz Ruci se keni nje hall te perbashket: mos tu ngelet pa poste Edi ne 8 maj dhe ska cfare te vjedhe!
          na njihke dhe turpin e namusin ti shejtan!
          per ke namus e ke fjalen, per ate te Rames apo te Veliajt?
          apo ke dhe ti ndonje namus si te tyren, leng mishi?!?!
          foli kerrit foli ………. dhe leri llafet!

  2. nicolla disha says:

    Edi Rama ose bej nje opozite te forte duke i qendruar besnike popullit per largimit te nje qeverie te korropuar, ose largohu nga lidershipi i opozites. Ne qofse nuk je i zoti te besh nje opozite te forte, duhet qe te largohesh nga lidershipi i opozites.
    Sote njerezit te thjeshte kerkojne nje opozite te forte dhe pa u legundur.
    Z. Rama ne qofse mendon te shkosh ne zgjedhjet lokale atehere merr valighet dhe liroja vendin Pandeli Majkot per te kryesuar opoziten.
    Shqiptaret duan nje opozite te forte per te larguar qeverine dhe jo per te marre pjese ne zgjedhejet lokale. Edhe nje here Z. Rama ne qofse nuk je i Zoti per te bere detyren qe te kane ngarkuar jep dorheqjen shume shpejte pa humbur kohe.
    I kerkoje gazetes tema qe ta bejne puplike kete shkrime.

  3. VL says:

    Edi do karrigen me cdo kusht e perdor popullin per te arritur qellimet e tija politike. Nuk e can shume Edi Rama per popullin. Le te vriten njerezit, le te shkaterrohet Shqiperia, le te zhduket turizmi ne shqiperi, vetem Edi Rama te marri karrige. Ti zoti Rama, ta kishe bere kete pune menjehere pas zgjedhjeve, jo te prisje dy vjet. Ta futi Saliu e si ndau parate me ty e tani do ta futesh popullin ne lufte civile vetem per inat te Saliut. Ik or zhduku se ju jeni te gjithe kriminele e hajduta. Pak ke vjedhur ti ne Tirane zoti Rama ??? Nuk je me i mire se Saliu. Ik futu atje ne zgjedhje, fitoi, vidh pak po mos e fut popullin ne lufte civile. Mos na beni se Egjipti se doni juve karrige.

  4. velo says:

    z.Rama.
    18 shkurti duhet te jete jo nje shetitje ne bulevard per nje ore por dita e fillimit te nje demostrate panderprerje deri ne largimin e kesaj qeverie te koruptuar e vrastare.

  5. une says:

    Po, demonstratat duhet te fillojne dhe te mbarojne vetem kur te ike Sala. Do organizuar me kujdes,…Policia jane djem te keqtrajtuar, si populli yne…shume nga ata e kane humbur rrugen..por edhe ata jane viktima. Beni policet e thjeshte per vete jo me fyerje po me perqafime dhe lule. Le te bejme demonstrata me lule, ulur ne shesh, madje ulur ne shesh……por edhe duke kenduar, kercyer ..jo nga qejfi po nga zori se me arme nuk i dilet….duke pritur largimin e atij…ckuptim ka ajo liri kur ikin jete njerezishdhe. kur te guxoje dikush e te jape urdher nuk do kete njeri te guxim te ngreje doren e te qelloje se do ndjehen pjesa jone. E pate si e lau fytyren kryeministri jone? Nuk i dorezoi gardistet, asgjesuan kasetat me regjistrimet apo gjurmet….pastaj gjeten dy ti akuzonin….jo se nuk kane qelluar, por ama koka nuk doli. Vetem pasi manipuluan provat i lane te dorezohen personat. Dhe pastaj Europa dhe Amerika e mbron. Thone zgjidheni me dialog? Cfare? Tani nuk eshte me ceshtje votash ku pozita e opozita dueht te beje marreveshje. Pialfi ka marre shume uje: Gerdeci, tokat e jugut, tokat e durresit, bizneset e paligjshme dhe te seksereve, energjia, vjedhjet e parave te rrugeve, skanalet e mosndalimit per procedure te Bashes, Mediut, Fazllicit, Varrezat greke, konsulli grek, ujerat e falura, hyrja e grekeve dhe gejxh ne tokat shqiptare si ne tokat e nenes ne jug, skandalet e bollanos qe kane driten jeshile nga ai, tallja me opoziten per hetimin e zgjedhjeve, koncertet dhe mitingjet me detyrim te popullit qe per te mbajtur vendin e punes vinin me autobuse ne Tirane, miljona euro shpenzime per fushata skandaloze qe si kemi pare as ne vende perendimore, kundramitingu edhe pasi vrau 4 persona para ministrise se tij, madje edhe akuzat e shpifura per puç e vrasje, atentati ndaj Edit (niuk eshte puna se ishte edi apo nje tjeter por ama idea e vrasjes…asnje ka te drejte ti marre jeten tjetrit), heqja e luleve te te vrareve se i vriteshin syte kryeministrit, korrupsioni i armeve dhe vrasjet e dyshuara, dhua psikologjike per te gjithe shqiptaret kur na del pothuajse pernate ne tv dhe na ngjall shije te keqe dhe na prish diten dhe mbremjet sa te harrojme kengen, buzeqeshjen marrjen fryme thelle, bizneset e naftes, minierave, hidrocentraleve, qendrimi negativ ndaj kosoves ne vite deri edhe vrasja e personave patriote…..taksat pa fund qe po iu ve shqiptareve per ta pervehtesuar pastaj, per taksat e biznesit dhe korrupsionin e ushqyer ne cdo qelize, per lirine e abuzimit qe i ka lene Chez (ve faturen sa te doje, ske mundesi ankimi, po u ankove minimumi te hapesh ankesen 12000 te reja…, pagesa e detyruar edhe po ta dish qe ke te drejte me dyfishim fature etj) per uzurpimin e shtetit dhe institucioneve te pavarura dhe grushtin e shtetit, …e dini qe refuzimi nga kompanite celulare per tabulatet ishte nje fluske?…ai vazhdimisht i ka marre ne forme eletronike dhe te printuar gjithe komunikimet e Topit, Edit etj…madje edhe te krereve te policise qe i ka ne krahun e vet tani….sepse edhe atyre nuk u beson ndersa ata qypat vazhdojne ti mbajne krahun…..uh, jane shume, shume. Ka uzurpuar gjithshka….me qellim keqperdorimi hapur kundra interesave te shqiptareve ne Shqiperi por edhe ne rajon

  6. babiloni says:

    po ti moj cun qenke dele e zeze me gjithe mend. kundershton gjithcka dhe pastaj edhe veten tende. mos te te preke njeri Edi Ramen p…rastin se ti hop hidhesh perpjete.
    po kritikove vetem saliun dhe jo edin si bashkefajtor ne kete krize atehere njeriu pa mend je ti dhe jo ky vlonjati VL. por ti sic duket do kesh komplekset e Edi Rames: i ben njeher gjerat dhe pastaj i mohon sic beri Edi me marreveshjen e 21 prillit, apo kjo nuk te kujtohet zoterush?!?!
    ketu po flitet qe te dy bashke i vune flaken ketij vendi kurse ti i bie pykes kot, e ka fajin saliu shpellari thua? edhe VL ate thote . saliu eshte fajtor por nuk le jashte as Edi Ramen si krye i korruptuar: shko e pyet ndertuesit e tiranes se te thone ata sa e ka gjoben per nje leje?!?! apo nuk e shan dot kryetarin se te vjen gjynah.
    edhe per masakren e 21 janarit nuk kisht efaj i shkreti: i ftoi njerezit ne protesta dhe i la vetem te vriteshin per te shpetuar karriken e tij: kuptoje vete se kush eshte idioti ketu, ti apo VLonjati?

    do jesh ndonje nga ata te Mjaftit qe do te besh karrier si Erjon Veliaj?!?!

    1. VL says:

      Le ce pyet aman. Prandaj jemi ktu ku kemi se gomere si puna e ketyre qe skane tru ne koke.
      Mire ben Edi Rama e Saliu kur gjejne budallenj te tille. Edi Rama asnjehere nuk ka dale te thote se cfare do beje konkretisht po mori pushtetin. Si do i krijoje vended e punes per shqiptaret, si do e nxjerri vendin nga varferia. Ai vetem del e shan Saliun, jo ky vodhi zgjedhjet, jo ky vodhi leke. Po ti mor shok cfare do besh po u zgjodhe ???? Apo ate pune kemi ne, njehere vjen Saliu e vjedh pastaj vjen ti e vjedh se Saliu e kishte, vodhi, erdhi Nanua, premtoi shume po asgje sberi, vodhi, e mori saliu prape, vodhi do e marresh ti, do vjedhesh prape se ndonje plan per te bere gje nuk ke dhe nga politika nuk merr vesh se piktor je ti e doktor ai tjetri. asnjeri nuk merr vesh nga politika prandaj i beni punet me BXXthe

  7. odi says:

    Dikush me lart permendi te bejme demostrata me lule ! Me habit fakti qe ka njerez qe akoma mendojne se Berisha iken duke bere xhiro me lule ne duar ne bulevard !!!
    Po ne cilin vend more njerez keni pare demostrata me lule ne duar ?! Nuk po i permend vendet e BE apo SHBA -se se me siguri perseris te njejtat gjera e behem bajate.
    Me lule ne duar u nderuan me 24 Janar te vraret dhe kjo qe me e pakta qe mund te benim per ata te gjore .
    Nuk jam per dhune e aq me teper per gjak te pafajshem, por Berisha nuk e njeh respektin ,paktin,besen,nderimin,qytetarine ,ai nuk iken pa e bere hatane; e mesa shoh nuk eshte ngopur me aq dem sa beri.
    Te dalim me lule per te rrezuar Berishen ?! Qe ai te dali si gjithmone e te pershendese demostruesit si xhaxhi Enver ne dritaren e kryeministrise duke u tallur me ta. E te thote bjerini,bjerini se i bini mire. A nuk mendoni ndonjehere qe populli eshte i lodhur ? Shume i lodhur … i sakatuar,i torturuar, e se fundi i vrare.
    Kjo eshte sfida qe i beri Berisha dhe Luli demokracise Shqiptare,per ta vonuar popullin qe te integrohet se duan kohe per te ngopur babezine e tyre te papare . Por te dine se babezia sipas popullit ka mbrapa fatkeqesine per ta ,e nuk i dihet se si Perendia do te marre hak ne to …

Comments are closed.

Lini një Përgjigje