PD e PS nisin luftën e padive në prokurori

10 Shkurt 2011, 17:24Politika TEMA

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike paditi në prokurori deputetin e Partisë Socialiste, Armando Prenga, me akuzën goditje për shkak të detyrës. “Kallëzimi penal erdhi pasi në seancën e paradites Armando Ndue Prenga kishte sulmuar dhe goditur në fytyrë deputetin e Partisë Demokratike, Edi Paloka, në momentin që ky i fundit ishte duke folur në vendin e tij.

Padia e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është e shoqëruar edhe me videon me pamje të skenës së dhunës, kur shquhen qartë veprimet agresive të deputetit socialist Armando Prenga. Ndërkohë, ngjarja është shumë e njohur për publikun, sepse ajo është transmetuar në të gjitha mediat elektronike të vendit,” thuhet në një njoftim të grupit parlamentar të PD.

Ndërkohë grupi i Partisë Socialiste, pas reagimit nga ana e partisë Demokratike padit në Prokurori ministrin e Mbrojtjes Arben Imami. Padia, e cila është lëshuar në Prokurori është kryer me motivacionin “Kërcënim për shkak të detyrës”.

1 komente në “PD e PS nisin luftën e padive në prokurori”

  1. Epirioti says:

    Keshtu ka lezet vllezer! Vrituni me mire ju aty brenda ne parlament me nj-tj e asnje mos mbet me pas sesa populli fukara e i vuajtur, qe me duar ne xhepa kerkonte buke per femijet.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje