Mubaraku dorëzohet pas 18 ditë protestash

11 Shkurt 2011, 16:58Politika TEMA

El Baradej thotë se pret një tranzicion të butë të pushtetit

Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, dha dorëheqjen si president dhe dorëzoi kontrollin e vendit tek ushtria pas 29 vitesh në pushtet. Ai u thye përfundimisht nga protesta 18 ditore e qindra- mijëra egjiptianëve që pushtuan sheshin Tahrir në Kajro.

Sheshi shpërtheu në gëzim pasi zëvendëspresidenti Omar Sulejman njoftoi dorëheqjen. Njerëzit që mbanin në duar  flamuj egjiptian dhe u binin borive të makinave filluan të festojnë dhe me të shtëna në ajër.

Mubarak kishte kërkuar që të qëndronte në pushtet deri në zgjedhje duke reformuar kabinetin dhe disa ndihmësa të tij. Por kjo e rriti më tej zemërimin dhe protesta e sotme i dha fund këmbënguljes së tij.

“Në këto rrethana të rënda që vendi po kalon, Presidenti Hosni Mubarak ka vendosur të largohet nga posti i tij si president i republikës,” tha Sulejmani me një pamje të zymtë në TV.

Laureati i çmimit Nobel të Paqes, Mohammed El Baradei, i cili ishte në mesin e mbështetësve të rinj si organizatorë të lëvizjes i tha “Associated Press”: “Kjo është dita më e madhe e jetës sime. Vendi është çliruar pas dekadave të shtypjes,” tha ai duke shtuar se ai pret një tranzicioni të butë të pushtetit.

3 komente në “Mubaraku dorëzohet pas 18 ditë protestash”

  1. perla says:

    Shpresoj te shohi nje dite te tille edhe populli Shqiptare. Eshte rralla jone .

  2. bbb says:

    Me kete opozite qe ben protesta cdo te premte pas buke, me lule dhe fjalime boshe, nuk iken Saliu.

  3. LORA says:

    Respektoj fort rezistencen e popullit egjyptian dhe gezoj me shpirt pe arritjen e merituar te tyre.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje