Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian Kethrin Ashton deklaron se shpejti do të vizitojë Tiranën. Gjatë kësaj vizite pritet të takohet me krerët më të lartë të vendit, me drejtuesit e mazhorancës dhe opozitës për të diskutuar krizën politike që ka përfshirë vendin tonë.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e komisionit europian sipas të cilës Ashton do të vizitojë Shqipërinë menjëherë pas kthimit të saj nga misioni në Tunizi që parashikohet për javën tjetër. Komisioni Europian ka përsëritur shqetësimin e saj për aktet e dhunës në Shqipëri dhe i ka bërë apel të gjitha palëve për të nisur dialogun për gjetjen e një zgjidhje për të dalë nga kriza.
Comments are closed.
…po kjo nuk ka pune te tjera? ne i dime te gjitha ato qe do te thote.
Te filloje dilaogu mes paleve (pale tani jane bere shume se Saliut i duken te gjithe instucionet kunder tij) te respektohen institucionet e pavarura, politika te mos ushtroje presion mbi prokurorine, (me politike nenkupton qeverine, nuk e thone troç se kane frike se zemerojne Saliun dhe i anullon ndonje konçesion a liçence a fabrike çimento qe i ka dhuruar.
Kjo te vije nja 10000 here ne jave nuk ka per tia mbushur mendjen Sales per asnje zgjidhje!! Saliun e kane zene ethet e pushtetit dhe nuk leshojne me.
SALA PO DEGJON AMERIKANET DHE BE-ne NDERSA EDUSHI YT PO SILLET SI FEMIJE E LLASTUAR DHE NUK ESHTE HERA E PARE.
E cfare pastaj? Kjo baronesha do te thote dialog,uluni per bisedime dhe terci verci.Do te dale ne koference shtypi ku jep disa leksione demokracie te vitit xix,dhe buy,bye next time.Dhe Sala vazhdon sukseset qe po “habisin” boten mbare.Uf cna ka gjete ne.
Te shpresojme qe Ashton te kete nxjerre mesime nga ngjarjet ne Tunizi dhe Egjipt, vlersimet politike te se ciles per keto ngjarje treguan se ajo ishte “out” fare…
I tere populli shqipetar me zi po pret viziten e sekretares se jashteme te BE.uroje qe dhente zoti te mos na vije e shoqeruar edhe me Presidentin e prsidences z.Herman Van Rompuy se hajde mbaje ironine e tyre!Imagjinoni per nje moment treshen Berisha-Ashton-Rompuy,treshe kjo me e goditura ne Europe.Po te psikologjisni per nje moment portretin e saj ne foto ,sikur do te thote diçka e qe diçitura te le te kuptoshe”Po perse me çoni mua ne Shqiperi xhanem”!Shpallim nje konkurs e kush eshte fituesi i ketij konkursi per gjetjen e diçitures, do te shperblehet me nje rroge mujore te gardisteve te sulltanit SaliPerjashtohet nga kjo loje Sala,Meta,Nano dhe “Miku”..