UPDATE- Kryeministri Berisha ka disa ditë që nuk flet më për puç shteti dhe nuk sulmon kryeprokuroren, por partia që ai drejton vazhdon të ruajë të njëjtën linjë kundër Ina Ramës. Deputeti Aldo Bumçi tha dje se do të ngrenë padi penale ndaj kreut të akuzës me akuzën se po bashkëpunon me opozitën dhe po nxjerr dosjet e hetimit të 21 janarit. “Deputetët e Partisë Demokratike do të ngrenë padi penale për Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama, për shkatërrimin që po i bën procesit të hetimit të ngjarjes së rëndë të 21 janarit, kur u tentua të rrëzohej me dhunë një shumicë legjitime”, tha dje deputeti demokrat Bumçi. Përmes një deklarate për shtyp, Bumçi u shpreh se “çdo ditë Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, nxjerr në pazar dosjen e hetimit të puçit të organizuar nga Edi Rama më 21 janar”. Ai shprehu shqetësimin për vazhdimin e skenarit të puçit, fytyrën e shëmtuar të të cilit qytetarët shqiptarë e panë dje në Kuvend dhe e shohin çdo ditë në mediat e Edi Ramës që botojnë dokumentet e dosjeve, duke dëshmuar se kjo zonjë nuk ndalet me rolin që ka marrë përsipër. “Ne disponojmë fakte të pakundërshtueshme se ‘shoqja e ngjarjes së bulevardit’ dhe prokurorë që hetojnë çështjen janë në kontakt të vazhdueshëm me organizatorët e këtij akti”, tha Bumçi.
PS reagoi dje menjëherë ndaj deklaratave të Aldo Bumçit. Anëtarja e asamblesë Megi Ajtyresa tha se “S’ka faj Aldo Bumçi, shpëtoi prej Gërdecit dhe tani i kërkon hesap Prokurorisë pse shtypi është i lirë! Po Aldoja s’ka gojë me fol nga vetja, flet për hesap të Saliut. Dhe çka tha sot për padi ndaj Prokurores së Përgjithshme tregon thjesht që Saliu nuk ndalet në luftën me Ina Ramën. Tjetër u thotë ndërkombëtarëve, tjetër u bën shqiptarëve. Prandaj shqiptarët në 18 shkurt do dalin në demonstratë, kundër Saliut që ka të gjitha faj”. Por ndërkohë që mazhoranca vazhdon sulmet ndaj kryeprokurores edhe pse ka pasur mjaft mesazhe nga ndërkombëtarët e presidenti i vendit që të mos ndërhyhet në punët e drejtësisë, prokuroria ka thirrur dje tre deputetë socialistë dhe një funksionar të partisë për ti marrë në pyetje për ngjarjen e 21 janarit.
Comments are closed.
Altoparlanti i Sales flet per “permbysjen me dhune te maxhorances legjitime te Shqiperise”. Po te ishte legjitime nuk do kishit as me te voglin hezitim te rinumeronit votat e jo ti digjnit.Sa per akuzat ndaj Ina Rames eshte mire te degjosh se cfare thote padroni yt. “Protestuesit u vrane nga plumbe rikoshe”.
Ja paska rrit Sala dozen e budallallikut ketij karafilit.
O Aldo, po ti je edhe intelektual, mer burre!!!
Ku e gjeni kete kurajo ti kunderviheni prokurorise me kaq “kopetence”???
Duhe fakte, grupfakte dhe prova! Or kaqol!
Mesa duket po degjoni shume nga afer tringellimen e “byzylykeve”.
Ore Aldo kush ta vare ty? Fole sa te mundesh, por nuk mundesh te ndryshosh as nje gje. Prokurorja nuk mund te varet nga nje legen i Berishes siq je ti.
Ja doli debili i GOPit te Saliut. Njrez fyell, pa dinjitet, pa tru.
Mos i jepni te pije ketij Aldos se nuk e mban pijen fare. Gjynah…tallet dynjaja me te.
Zotit Aldo Bumçit!
Mos u bëj gomar te marrësh të tilla inisiativa se del që je komplet i paaftë në fushën e drejtësisë.Mos u bëj vegël qorre i saliut, se një ditë të mirë kur ai do të largohet do të lërë kopjen ty,dhe çfarë do të ngelë nga autoriteti yt,mos u do të humbasësh shumë nga vetja jote,do të jesh i papërfillshëm në shoqëri,pra me një fjalë do të vijë turp,por do të jetë shumë vonë.KUJDES!
hahaha cfare kllouni….
Zoti Bumci! eshte mire qe nuk e dini adresen e Krijuesit te Gjithesise pasi ju do ti benit edhe atije nje padi penale pasi edhe ai ka dhene kontributin e tije keto vitet e fundit duke ju krijuar jo pak ,,probleme,,ne disa zona te Shqiperise me Shirat e pa permbajtur dhe me ,,Lumenjet dhe Perrenjt,, e cmendur,me Burimet nentoksore qe ai,,Krijuesi i Gjithesise,,i aktivizon vetem kur jeni ju ne Pushtet. Vetem ju jeni ,,njerezit e Mire,, mbi toke dhe kushdo qe nuk i bindet ,,Ligjit,,tuaj meriton te denohet. Zoti Bumci! pavarsisht interesave te Pushtetit Politiko-Ekonomik njeriu i shkolluar apo i pjekur nga mendja, ngjarjeve dhe fakteve duhet tu beje nje analize reale.Njeriu ka vlera kur arsyeton dhe vepron me ndergjegjen e tije .Kur truri i nje njeriu ,,manipulohet,, apo kthehet ne nje tru elektronik ai quhet robot i programuar dhe kur flet keshtu ,eshte i programuar keq dhe shum keq ashtu sic u numeruan fletet e votimit nga,, Robotet,,e Partise.
Zoti Aldo!
Nqs nuk respektoni vehten tuah ne radhet te pare, mos prisni tju respektojne te tjeret. Po te vini re, vetem nje grup i vogel deputetesh, po behen sherbetore te bindur te k/ministrit. Te tjeret nuk flasin fare, se e dine cmimin, qe do te kene neser. Pjesmarja juaj zoti Bumci ( me hit apo me pahir ), tregon ose jeni i paafte, ose i kriminalizuar. Kur e tere kjo histori te mbaroje, a do te keni me kurajo te dilni ne publik?
kete e rreh gruaja
E kam komshi
Plot marrezirat qe citoj robot bumci pak me siper jane te komanduara nga trute e kryepucistit te 21 janarit.Me siguri ata i kane vene trute e tyre nje rezonace.Ne cdo kohe e per cdo ngjarje mbyllin syte me duarte e lyera me gjakun e 4 deshmoreve dhe per te lehtesuar sa do pak ethet e gushtit(e pse jemi 21 janar) shpikin ate qe njerzimi i botes eshte (primitiv;) Me foca te perqendruara te mbytin cdo ze qe flet kunder pucit te mire organizuat nga kulla e tyre ne,ne vecanti ato institucione te (blera) nga presidenca e deri ne prokurori nga PS-ja.Do te ishte mire qe robot bumci e e bumca te tjere qe grushtojne kedo qe u del perpara ne rruge apo ne kuvend me trurin intelekt te roboti e te komanduar te ngreje nje padi per prindrit e tij qe ia kane nderruar trute qe ne vogli dhe mugesen e tyre me sa duket po ia mbush per cdo dite krye pucisti,e me parturpesin e tyre kerkojne qe kopin e nomatisur nga vet ata ia fatyrojne kryeprokurores,presidentit e tj.Robot bumci,mos kujto se do vegjetosh.Mos thyej e mos merr neper kembe personat dhe organet e shtetit te pavarur me trute e gomar te shkalluar.Ai vetem hijen e zeze te tij kerkon te mbuloje duke vene ne loje robot me tru te huazuara e te trebuara qe kushdo qe i degjon per dite e per 20 vjet na vjen per te vjelle..
Mos u merzitni, aldo gjithmone ka ba her kasete e sales her autoporland i sales, Kaq din i shkreti.
E kam te qarte. Aldo pret qe Ina Rama te therrasi per pyetje Ina Ramen. Do ti duhet nje pasqyre, por jo ajo qe perdor Aldo ne mengjes.
Edhe Bumci me pushke druri do e luftoje “facizmin”!!???.Kush vdiq dhe i la amenet ketij njeriu me nje shprehje prej down syndrome te derrdellise per gjera qe as ja ka idene. Bumerangu do ti heqe ate koken boshe….Bumco ta ka von koken maloku ne tepsi…gati per kok turku je ti dhe ai hollandezi bukurosh.
Muzeumi ka marre ne telefon dhe duan nje ciceron per turnin e nates………