Ekpertiza amerikane e Gërdecit

11 Shkurt 2011, 14:41Politika TEMA

Prokuroria ka lexuar aktekspertimin e specialistëve amerikanë në vendngjarje dhe të ekspertëve shqiptarë për proçedurat që u ndoqën dhe shkeljet që dyshohen të jenë bërë deri në ndërtimin e fabrikës së demontimit në Gërdec dhe shpërthimin tragjik në 15 mars 2008.

Duke ju referuar këtij raporti, prokurorët thanë se kontrata për demontimin e municioneve në Shqipëri rezulton të jetë formale e firmosur fillimisht mes përfaqësuesve të SAC, Patrik Henrit dhe drejtuesit të “Meico”-s Ylli Pinari, për një afat tetëmujor me vleftën e 1,6 milionë dollarëve.

Kontrata, sipas ekspertëve, është nënshkruar me mungesë dokumentacioni të mjaftueshëm.

I vetmi dokument që ka depozituar kompania amerikane SAC, sipas ekspertëve, ka qenë vetëm një licencë biznesi, e cila sërish nuk e specializonte atë për proçesin e demontimit dhe çmilitarizimit, por për të importuar.

Sipas ekspertëve, në dokumentacionin që mungon duheshin, një dokument që SAC ekzistonte si person juridik, dokumentacioni i kapaciteteve të  kësaj shoqërie, dokumentacione që duhet të merreshin nga disa ministri që nga e Financave për tatimet, deri tek e Mjedisit.

Po kështu në këtë kontratë, firmosur përpara se të dilte urdhri i ministrit të Mbrojtjes për këtë çështje, është shmangur edhe nënshkrimi nga institucioni i avokatit të shtetit.

Në vijim të mungesës së dokumentacioneve, ekspertët kanë thënë se, sipas kontratës, proçedurat duhet të ndiqeshin nga SAC dhe pikërisht këtu mungon edhe një autorizim nga Ministria e Mbrojtjes që ja kalon kompetencën shoqërisë shqiptare “Albademil”.

Po kështu, sipas ekspertëve, mungon edhe liçensa sërish që duhej të lëshohej nga Ministria e Mbrojtjes për “Albademil” që i jep të drejtën e demontimit të municioneve “Albademil”.

Sipas tyre, aktiviteti i kompanisë “Albademil” ka qenë tërësisht në të zezë.

Ndërkohë, sipas ekspertëve, amerikanë që ishin në Gërdec nga shpërthimi i dëmtuan 10 mijë shtetas, katër mijë biznese, u evakuan gjatë asaj dite tragjike katër mijë persona, ndërsa dëmi i asaj ditë, sipas amerikanëve, kap vlerën e 23 milionë eurove.

Në fund prokurorët përsëritën ekspertizën e amerikanëve se Gërdeci u shkaktua nga saldimi i një karroce.

Pasi lanë qelitë e 313-s për shkak të skadimit të afateve të paraburgimit, ishin të pranishëm në proçes Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeci dhe mungonin dy të tjerët Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli.

3 komente në “Ekpertiza amerikane e Gërdecit”

  1. bbb says:

    “Ekseperetet” amerikane do te nxjerrin se fajin ne Gerdec e pati ajri i ngrohte dhe me shume ngarkese elektrike qe detyroi barituin te vetendizej. Pas “zbulimit’ te vrasjes se Trebickes, “ekspertizat” amerikane jane “te parashikueshme”

  2. LORA says:

    Kjo fare “ekspertize” meriton vemendje vetem per te mos patur medyshje mbi perfshirjen e plote te Withers e kompani ne aferen kriminale te Gerdecit.Ne keto tre vjet post-Gerdecit cdo informim per procesin e gjykimit,per mua,eshte nje perdhosje e pandalur jo vetem per familjet e te masakruarve por per gjithe vemendjen e publikut,eshte garanci per pasigurine ekstreme te jetes nga pushteti aktual gangster.

  3. fule says:

    E ka thene Mero Baze nga duhet te filloi hetimi i Gerdecit, nga aktiviteti i njefare Shkelzen Berisha

Comments are closed.

Lini një Përgjigje