Qeveria zvicerane ka bllokuar të gjitha asetet e Hosni Mubarak dhe familjes së tij. Njoftimi është bërë nga qeveria e këtij vendi. Në një njoftim për shtyp, Departamenti për Marrëdhëniet me Jashtme në qeverinë zvicerane tha se ka ngrirë asetet e Mubarak dhe “rrethit të afërt të tij”.
“Qeveria zvicerane synon të shmangë në këtë mënyrë çdo rrezik për përvetësimin e pronës shtetërore egjiptiane,” thuhet në deklaratë.