Zef Brozi: Në 20 vjet kemi ngritur një neodiktaturë shumë të egër (VIDEO)

12 Shkurt 2011, 06:37Politika TEMA

Ish kryetari i Gjykatës së Kasacionit, sot Gjykata e Lartë, Zef Brozi, në një intervistë për VOA ka akuzuar kryeministrin Berisha me të cilin ka punuar në fillimit të viteve 1990.

Ai deklaroi se kryeministri nuk njeh institucionet dhe kërkon atje njerëz që t’i binden vetëm urdhërave të tij politik.

“Kur shteti vret qytetarin e vetë, ajo qeveri nuk meriton të qëndrojë më as edhe një ditë. Është një kontratë, qeveria është për t’i shërbyer popullit. Në momentin që qeveria kthen armët kundër popullit, ajo qeveri duhet të bjerë. Për fatin e keq në Shqipëri ka 20 vjet që menduam se shembëm një diktaturë, por ngritëm një neodiktaturë, madje shumë të egër”, deklaroi Brozi.

“Unë nuk do isha këtu nëse në Shqipëri do ishte respektuar pavarësia e sistemit gjyqësor. Nuk do isha emigrant. Nuk do ishin hequr që nga 1992 e deri më sot të gjithë prokurorët e përgjithshëm. Unë mendoj se më 21 janar nëse do ishte realizuar plani i pushtetit ekzekutiv, për të nënshtruar prokurorinë dhe institucionet e pavarura, atëherë unë sot jam i bindur se nuk do të kishim një diktaturë në Shqipëri, por një tirani”, tha ai.

“Përshëndes në mënyrë të veçantë prokuroren Ina Rama e cila po bën atë që duhet, pikërisht për atë që është emëruar: për të bërë hetime korrekte, të gjithanshme, gjithpërfshirëse, pa u sugjestionuar nga tentativa absurde e kryeministrit që na hiqet si ekspert mjeko-ligjor, si ekspert kriminalistik. Prokuroria nuk duhet të ndikohet”, është shprehur Brozi.

“Një kryeministër që del në televizor dhe flet për katër të vrarë duke qeshur, duke shumëfishuar sa herë se do të vrasë jo 3, por 30, 300”, theksoi ai.
TCH/VOA

6 komente në “Zef Brozi: Në 20 vjet kemi ngritur një neodiktaturë shumë të egër (VIDEO)”

  1. saimir says:

    Ne shqiperine post komuniste tashe dihet nga te gjithe qe intelektualet ,fale punes se pareshtur te diktatorit Sali por edhe merites se Amb.te tipit Aviz qe kane bere te mundur qe kete inteligjence te ketij populli ta largoje nga vendi e qe per pasoje shpellari Sali te qeverise i qete se bashku me trikoleshet qe hujne e dalin nga kualicionet e tij!Kjo eshte pasqyra sot i nderuar z.BroziShume kush e mban mend largimin tuaj nga kercenimi qe i beri ky monstruoz i pa gdhendur por vetem i perkedhelur i atioj vendi qe ju sot keni emigruar.Shikoni perpjekjet qe bene karshi BE duke premtuar se do te zbatoje gjithçka qe ju me thoni vetem e vetem qe te rimari edhe nje here vehten ,e pastaj se bashku me orkestren e tij te filloje perseri ahengun 20 vjeçar.Kjo eshte nje fatkeqesi qe duhet te largohet medoemos nga ky vend e qe edhe shqiperia se fundi te reshtohet prane familjes Europiane.Ne shqiperi s’duhet lene qe te zhvillohen zgjedhjet lokale pasi,reziku per te cilin flasim vetem se do te rritet.Ky fenomen kerkon perseri te loboje per gjetjen e nje rrugezgjidhje deri sa te zhvilloje zgjedhjet lokale e me pas ato ti perdori si argument stabiliteti deri ne 2013!Kjo rruge do te ishte nje fatalitet per kete vend pasi ç’do gje do te fillonte nga e pare!Nje te keqe te madhe populli e ka s’postuar,siç ishte ajo qe nje i ashtequajtur Ambasador (pasi tjeter funksion ka)qe ishte bere pale me nje kryekriminel duke drekuar e festuar me “Burrin e shtetit” vrasjen e 4 te pafajeshmve diten e 21 Janarit(rast ky unikal per nje te njeri te veshur me petkun e nje “Diplomati”.Tashme eshte koha per te hequr te keqen me te madhe ,gangrenen e ketyre 20 vjeteve ,shpellarakun e bajraktarin e pa civilizuar Sali!Ky duhet te jete edhe perqendrimi e bashkimi i te gjithe atyre qe e quajne vehten intelektuale shqipetare,qofshin keta brenda kufijeve apo jashte tyre!Ka ardhur koha qe shqiperia duhet te marre fryme lirisht nga perendimi,e tu tregojme edhe atyre qe na kane konsideruar si njerez me injorance te theksuar “Miqeve tane”,qe evolucioni Ju ka bere qe ju te quheni njerez pasi ju ka hequr vetem bishtin pasi fizionomite akoma iua ka lene si paraardhesit tuaj majmune.Ka ardhur koha qe me shqipetarin mos te luaj kerkush qofshin ambasadore,zv.Sekretare,Sekretare ,parlamentare .Boll me me njerez qe e shkuara e tyre ka lene shume per te deshiruar,boll me me kriminele qe shesin arme,fabrika,konçesione,prodhojne fatkeqesi,vrasin njerez te pafajshem!Shqiperia ka plot djem e vajza qe e duan kete vend me shume se Salite ,Avizet e ndonje kokpalare Europiane qe me ane te rryshfeteve bejne te mundur mbajtjen e n je krimineli qe vret per 20 vjet rrjesht e nuk i hyne asnje gje ne kembe.Le ta bejme shqiperine tone me institucione ,shtet modern qe punon e i sherben popullit te vet e jo konjukturave e segmenteve me te koruptuara mbare planetare.

    1. eddy says:

      ZEF BROZI NJERIU KUR HYNE NE POLITIC HYNE SE KA IDEALE DHE IDEALET NUK TRADHETOHEN MUND TE HEQIN NGA PUNA TE BURGOSIN POR NJE DEMOCRAT I VERTET NUK IKEN DHE LE VENDIN POR LUFTON PER ATE VENDE NE RASTE TE KUNDERT MOS U MER ME POLITICE BERRISHEN E MBAJTET JU EDHE SHOKET E TUAJ NDAJ MOS JEP LEXIONE PER NJE DICTATOR QE EDHE QORRI E SHIKON C BEN EDHE SHURDHI I DEGJON TE SHTENAT E ARMEVE TE BERRISHES KUR VRET NJEREZ VENDI JOTE NUK ESHTE NE AMERICE PO TE JESH SHQIPTARE I VERTET SHKO NE SHQIPERI

  2. beso says:

    E vertete,Berishes nuk i shkon mire asnje kryeprokuror;te tere i duken se flene mbi dosje,se jane mafioze,lavire,puçista e ku di une.Imagjino qe eshte nje detyre qe sa te jete gjalle Berisha,s’ka njeri qe e ka me qejf te emerohet ne ate detyre.

  3. BenB says:

    I dashur Zef Brozi,
    Solidarizohem plotësisht me komentet tuaja transmetuar nga “Zëri i Amerikës” per “21 Janarin Shqiptar”. Duke ju njohur qysh nga viti 1990 si banorë të Qytetit Studenti, unë i kuptoj fare mirë emocionet tuaja gjatë intervistës, të cilat janë të natyrshme për të shprehur indinjatën qytetare ndaj një kryeministri kriminel, i cili ka 20 vjet që tallet me inteligjencën e popullit duke mashtruar, vjedhur e vrare si një mafioz ordiner. Tani fjalen e ka POPULLI, i cili duhet ta shporrë me dinjitet e vendosmëri kete vemje te pandryshueshme komuniste.
    Përzemërsisht ju falenderoj per intervistën.

    Nje sugjerim per “Zerin e Amerikes”: Keni 20 vjet qe mbani anën e Saliut. Tani duhet te kuptoni që koha e tij ka marrë fund. VOA duhet të jete e para që duhet të kuptoje këtë fakt, dhe jo e fundit. Nqse këtë nuk e kupton Elez Biberaj, atëhere ai është mirë të japë dorëheqjen, se keshtu janë rregullat e lojës këtu ne USA.

  4. fule says:

    Falenderime per nderhyrjen tuaj te Zeri Amerikes, Z. Zef Brozi

  5. raimondi says:

    Atehere kunder Zef Brozit Sala kishte PLOTESISHT te drejte——— Zefi atehere ishte i papjekur dhe bente thagma skandaloze –Kjo eshtee verteta

Comments are closed.

Lini një Përgjigje