PS dhe aleatët: Të rrëzojmë qeverinë

12 Shkurt 2011, 12:22Politika TEMA

Partia Socialiste, pas një takimi të zhvilluar me aleatët e vet në lidhje me protestën e 18 shkurtit, ka theksuar se objektivi i opozitës tashmë është rrëzimi i qeverisë së korruptuar dhe hajdute të Sali Berishës.

“Sali Berisha vret njerëz. Kjo qeveri duhet të ikë sot. Shqiptarët s’duhet ta lejojnë të vjedhë pasuritë kombëtare dhe zgjedhjet e ardhshme. Prokuroria nuk duhet të ndalet në proceset që ka nisur. Shqiptarët duan drejtësi dhe zbardhjen e vrasjeve, prandaj do të dalim në protestë më 18 shkurt”, ka deklaruar zëdhënësja e PS-së, Megi Ajtyresa.

Në të njëtën linjë ka qenë edhe Spartak Ngjela, pas përfundimit të takimit të aleatëve të opozitës. Ngjela ka thënë se tashmë rrëzimi i Berishës është kthyer në një gjë të detyrueshme për opozitën, duke qenë se sipas Ngjelës, ai nuk kursen as jetët e katër personave, në mënyrë që të mbajë pushtetin e tij.

“Berisha vrau në Gërdec dhe tha se ngjarjen e sajoi “New York Times”. Berisha vodhi zgjedhjet dhe më pas i çertifikoi ato. Berisha vrau njerëz në bulevard dhe akuzoi opozitën për to. Populli opozitar do kërkojë dorëheqjen e Berishës në protestën e 18 shkurtit”, ka pohuar gjatë deklaratës së tij Spartak Ngjela.

11 komente në “PS dhe aleatët: Të rrëzojmë qeverinë”

  1. nicolla disha says:

    Populli po e kerkon largimin e Berishes me kohe. Por jeni ju socilistat qe e zvarrisni kerkesen popullore per largimin e Berishes.

  2. monarku says:

    Te rrezoni qeverine????? Po si do ia dilni se spo e merr vesh njeri?

    Saliu esht SOKTOR, ai e di qe perdorimi i te njejtit ILAC per kohe te gjate, aq me teper kur nuk jep rezultatet e deshiruara esht i kote.
    Perkundrazi i ben keq sepse i jep kohe semundjes qe te krijoj IMUNITET ndaj ilacit.

    Ateher pyetja qe me lind esht: JU NUK DONI TE SHERONI KETE SEMUNDJE APO NUK DINI???

    Jane te kota protestat parakaluese ne bulevard, po e lodhni popullin duke i dhene shprese se duke bere nje giro nga qendra do trembet TIRANI e do ia mbath me te katra.

    Ne vend qe te beni nje shetijte ne cdo 2 jave pse nuk beni nje per dy jave pa ndalim?????
    Nuk degjon qeveria me te mire, ta godasim ku i dhemb me shume, tek xhepi. Greve totale,bllokim total i arterieve kryesore, mjafton te lexoni si i bejne greavat francezet, ku 10% e punojsve bllokuan gjithe francen per arsye jo kaq te renda sa te tonat. Normal qe nderkonetaret sdo thone mire bete, por ne fund te fundit ata duan vec ti lini te qete e mos ti bezdisni me.

    Pra zoterinj te Opozites, nqs me vertet doni ta meritoni kete titull, o beni dicka seioze ose deklaroni falimentimin edhe u lini vendin te rinjeve, studenteve te pakten ata e kane akoma ndonj ideal ne koke.

  3. VL says:

    Zonja Megi. Partia socialiste ishte ne pushtet per 8 vjet dhe populli kishte te njejtat akuzime ndaj saj: vjedhje pasurish e matrapazlleqe. Pse tju besojme kete here ? Na e futet njehere ne 97n. Ju akoma keni ne krye te njejtit njerez.

    A ju njesoj jeni, si socilaiste si demokrate ! Politikane te ndyre qe nuk e cani per popullin. Vetem te hani per vete. Vodhi Nanua me shoke e iku, vodhi Saliu me shoke e do iki, do vjedhi Edi me shoke, do iki dhe ai dhe pastaj cikli fillon nga e para. Ca ti besh Enver hoxhes qe na la kaq te varfer e detyroi gjithe shqiptaret e zgjuar te shkonin jashte shtetit. Tani kane mbetur vetem budallenjte ne pushtet qe e kane marre shkollen me para. Turp tju vije qe talleni me njerezit saliut, e Edit e te gjithe atyre qe u vine mbrapa. Ne vend qe te punoni bashke per te nxjerre ligje per popullin, vetem shani njeri-tjetrin.

    1. albaniac says:

      VL shume dakort me ty po me duket se ti i ke hy detit ne kembe kur kerkon te pamunduren.

      1. VL says:

        Kjo eshte e vertete – eshte e pamundur per politikanet tane te mos vjedhin. Por une do bej timen, nuk do shkoj atje per protesta se do Edi me shoke karrige. Ne duhet ti veme kta njerz ne pergjegjesi. Kane dy vjet parlamentaret qe i zgjodhi popullli qe e marrin rrogen kot. Kjo nuk eshte e drejte. E gjithe kjo eshte lufte per pushtet dhe jam i bindur se 97 do vije prape.

    2. raimondi says:

      –Ja pse duhet ti besosh ——
      ——–Sepse duhet te behet patjeter NDRYSHIMI I QEVERISE –ne menyre qe te krijohet eduakata midis politikaneve
      qe kur populli proteston qeveria direkt duhet te japi doreheqje dhe te shkoje per votebesim ne popull nepermjet zgjedhejve te reja
      —–Ky lloj NDRYSHIMI eshte treguesi kryesor se QEVERIA eshte demokratike , dmth i degjon zerin e popullit ,
      —Jo po , populli proteston qeveria nuk e ruan–Ku eshte pare qeverisje e tille ne demokraci ????
      –Ndaj ne kete menyre nqs politika qeverisese i pergjigjet cdo proteste te popullit per shkak te keq qeverisjes
      me ndryshim te qeverisjes atehere zvogelohet mundesia e korupsionit , sepse politikanet nuk do e ndjejne veten te sigurte ne karigen e tyre nqs bejne ndonje korupsion

      –Ndersa ne kete rastin konkret ndryshimi duhet bere edhe per nje arsye me shume ,se jane vjedhur votat
      –eshte prishur mekanzimi kryesor i sistemit demokratik . Ndaj absolutisht duhet te shkohet ne votime, sepse SALA duke krijuar traditen e vjedhjes se votave atehere na genjen kur thote qe jemi ne DEMOKRACI —
      -Jemi ne KLEPTOKRACI ,ku ne votojme dhe SALA i numeron …..natyrisht si i do qejfi atj palacos
      Pra NDRYSHIMI duhet bere jo se keta qe do vijne jane engjej , por qe te funxionoj tamam mekanizmi i demokracise kundrejt pakenaqsive te protestuesve
      Se nuk do lejojme SALEN te behet si MUBARAKU ,por nqs ai nuk iken –atehere populli opozitar duhet ta heqi si CAUSHESKUN , sepse SALA me ate tip primitiv qe ka nuk e njef fare c’eshte demokracia

  4. albaniac says:

    megi mund te na thuash dicka me origjinale nga ana jote si deputete se si mund ta organizosh ti protesten pervec faktit qe te dalim ne proteste……

    1. zana19 says:

      Nqs ata qe organizojne kete demonstrim nuk kane nje plan te gjere dhe te hollesishem si thua ti albaniac, per nje demonstrim afatgjate ne s’jemi gjekundi.
      Nje demostrate dy oreshe do ishte pa kuptim dhe pa vlere. Po beme demostrate dy oreshe nuk kemi per te patur media te huaj te pasqyroje ngjarjet. Media e huaj do te vije vetem nqs ne do te organizojme nje demostrate afatgjate. Perfaqesues te medias se huaj jane mbase mjeti me i mire per ne qe te arrijme dicka.

      Njerezit duhet te organizohen qe nje pale te vije e nje te shkoje. Te behet nje demonstrim i vazhdueshem paqesor disa ditesh ku te kerkohet doreheqja e sales dhe te mos nderpritet deri sa berishasit te detyrohen te japin doreheqjen.

      Njerezit duhet te organizohen te ngrene cadra si ne Egjypt . Mjeke me mjete te ndihmes se pare duhet te jene midis ose prane demostruesve ne raste se dikujt i bie te fiket, apo per cfaredo lloj emergjencie. Ushqime duhet te parashikohen te blihen per demostruesit qe do rrine te vigjilojne gjate nates. Media me camera duhet te filmoje te gjithe ngjarjen qe te mos i lere rruge interpretimeve nga ana e pushtetareve. NQS ka mundesi te behet trasmetim direct qe njerezit dhe bota ta ndjekin direkt ngjarjen. Kete rradhe ne shqiperi jane prezent vezhgues te huaj. Kjo do te thote siguri per demonstruesit.

      Oposita e bashkuar duhet te kete kete nje plan s’e cfare do ndodhi nqs berishinjte japin doreheqjen. Duhet ulur ne tryeze me Topin qe te konsideroje zerin e popullit dhe te behet burre te beje dicka ne emer te kushtetutes, dhe te perdore fuqine qe i jep posti.
      Nqs Topi nuk pranon te ulet me forcat e bashkuara te oposites, atehere te shkruhen dhe parrulla ku to kerkohet atij te ushtroje fuqine si president per te ndeshkuar ngjarjet jo precedente te 21 janarit.

      NQS oposita e bashkuar nuk ka nje plan afatgjate per demostrate, ne do enderrojme per diten kur saluqi do vendosi ne deshiren e vet te terhiqet ne Ameriken Latine ke te gezoje bashke me pinjollet e tij parate qe i ka vjedhur ketij populli.

      1. raimondi says:

        –Opozita e ka planin por nuk e tregon tani se eshte shume heret
        –Plani quhet plani “FBL” :— “Futja Berishes Lopthi ”

        Ate plan ja kam dhene une ,por ti mos i thuaj njeirut , ok ?
        –Cadrat do i ngreme por jo si ne Egjypt, se e provuam njehre me cadra si ne Egjypt dhe na doli huq,Berisha nukerujti hic
        Ndaj kesaj radhe do jene cadra plazhi –dhe protestuesit do jene me roba banjo–dmth nje ruge dhe dy pune
        edhe protestojne edhe bejne banjo dielli ne Shkurt,looooooooooool

  5. MEMEDHETARI says:

    Monark,ma ke bere qejfin me ate koment.
    Por do shtoja dicka:
    Nuk eshte e nevojshme te permenden ne proteste gjithe te zezat qe ka sjelle Qeverisja e Sali Berishes.
    Nuk duhet shperqendruar vemendja ne shume probleme…
    Jemi para nje fakti te rende:QEVERIA KA VRARE 4 PROTESTUES PAQESORE!!!!!
    Vrasja e 4 protestuesve paqesore eshte e mjaftueshme per te protestuar PANDERPRERJE e per te kerkuar DOREHEQJEN E KRIMINELIT SALI BERISHA!!!
    Parulla lete jete: “VRASES,L A R G O H U !!!!!!!”…
    Dhe do te shikoni se cfare force ka populli!!!!!

  6. fri says:

    Sala vrau 26 ne Gerdec,plagosi qindra te tjere,shiti toka te hujve.Vrau ne bulevard.Vodhi votat e nje mije te zeza te tjera por ky nuk shkulet me protesta nje here ne muaj me nga nje ore, e kam perseritur disa here protestat duhen 24 ore mbi 24 ore te pa ndalshme me parullen HAJDUT E VRASES

Comments are closed.

Lini një Përgjigje