UPDATE- Partia Demokratike ka sulmuar sërish kryeprokuroren Ina Rama. Deputeti i kësaj partie, Gerti Bogdani, ka thënë se kryeprokurorja, përveçse në Kuvend, dosjen për kërkimin e heqjes së imunitetit për Ilir Metën dhe Dritan Priftin, ia ka çuar edhe PS-së, e cila më pas, sipas tij, ua ka shpërndarë mediave të veta.
Bogdani ka thënë se kjo është një shkelje e hapur e kryeprokurores Ina Rama, gjë që sipas tij, tregon qartë se kryeprokurorja është vënë në shërbim të opozitës.
Akuzat vijnë në kohën që Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar një kërkesë Kuvendit, me anë të së cilës kërkon heqjen e imunitetit të Ilir Metës, për rastin e video-skandalit.
Pas deklaratës së Bogdanit ka reaguar PS me anë të deputetes Ermonela Felaj.
“Dhuna e përditshme mediatike e Saliut ndaj Ina Ramës dhe shtypit anti qeveritar provon se Saliu është i tmerruar nga hetimi i pavarur. Është i tmerruar nga arrestimet e atyre që i quajti heronj pse hapën zjarr mbi popullin. Është i tmerruar nga e vërteta që po del përditë në dritë falë gazetarësh e mediash që nuk i djeg dot siç bëri dikur me gazetën Koha Jonë. Saliu është i tmerruar se është kapur në vjedhje e në vrasje nga populli i tij. Që kërkon vetëm një gjë, largimin e koalicionit të turpit dhe zgjedhje të reja,” tha Felaj.
Comments are closed.
frika ne palce ne keta deputet te mjeret mundohen te mshefine ate hajni qe bejne shefat e tyre duke qen te vetedijshem se populli qe i shikon e din fare mire te verteten prandaj edhe vet qka flasin nuk e besojne por nji e mire eshte se sa me shume flasine tregojne se si po plaqkitet atdheu
Ore idiot drejtesia eshte e pavarur. Legenat e berishes nuk e kuptojne akoma se nuk kane te drejte te nderhyjne ne drejtesi.
Ore zotrinje po ju by.. e zbuluat vet.A nuk ishte ministri i juaj Prifti qe denoncoi padronin e tij….rritu edhe ca o Gerti qe te kapesh koqen fikut….ose te Sales.
Genti mor djal nuk te ka tregu baca seka firmos per transparency act apo ke qen high me i cik grass kur eshte marre vendimi.l
Look what the cat dragged out the cosed….
ky gerta eshte njeriu me idiot qe kam takuar ndonjehere
Edhe ky Berisha si Enveri, mbledh idiota per rreth Berishes. Ja shikojeni Gertin qe ben si trime duke treguar grushtat kunder nje prokurore qe eshte grua e nderuar. Mos kujtini se Berisha eshte i mencur. Sepse idioti mbledh idiotat ne qeveri.
Djale i ri turpe ska,dele ne mbrojtje te 1 komunisti plake, i neveritshem,hajdute vrases i shqiptarve.Luftojne e sulmojne ato istitucione te pavarura qe sarriti sekretari ti mposhteSigurishte edhe ky ndonji bire komunisti do te jete, sektetari ka mbledhur te gjithe djemte e vajzat e bllokemenve,Per shqiptaret kta jane bllokeqente e fundit,qe u harrofshin edhe kta me soje e sorollape,ndytesirat e kombit.