Policia e Shtetit ka reaguar pas njoftimit të djeshëm të Prokurorisë së Përgjithshme, e cila deklaroi se materialet hetimore për 21 janarin dhe për aferën e Metës, nuk kanë dalë nga ajo. Prokuroria deklaroi se atom und të kenë dalë nga policia.
Sipas Policisë së Shtetit, deklarata e prokurorisë është e habitshme dhe e padëgjuar më parë. Policia e Shtetit ka kërkuar nga prokuroria që të nisë një hetim për këtë rast.
“Policia e Shtetit, e angazhuar tërësisht në zbatimin e ligjit, luftën kundër kriminalitetit dhe ruajtjen e rendit publik, u njoh me habi të vërtetë me akuzat e djeshme të institucionit të prokurorisë ndaj saj, sipas të cilave, nuk është prokuroria ajo që rrjedh në media të caktuara materialet e hetimit të dosjes së 21 janarit, por është Policia e Shtetit burimi i botimit të këtyre materialeve.
Lidhur me këto pretendime dhe akuza të padëgjuara ndonjëherë më parë, Policia e Shtetit fton Prokurorinë të ndërmarrë menjëherë një hetim të plotë e të gjithanshëm rreth këtyre çështjeve dhe i ofron asaj bashkëpunimin e plotë.
Policia e Shtetit thekson se në hetimin mbi 4 viktimat, akti i parë i Prokurores së Përgjithshme ka qenë përjashtimi i Policisë së Shtetit nga hetimi. Ndërkohë, theksojmë se pikërisht në lidhje me këtë pjesë të hetimit janë botuar rreth 100 shkrime në media të përzgjedhura.
Policia e Shtetit disponon fakte se vetë gazetarë të këtyre mediave i kanë pohuar prokurorisë se burimi është vetë ajo.
Policia e Shtetit thekson se në qindra praktika të saj, si me institucionet e shtetit shqiptar, ashtu dhe me organizatat ndërkombëtare apo partnerët tanë nuk ka patur as edhe një rrjedhje të vetme.
Duke shprehur vendosmërinë për një bashkëpunim të plotë ligjor me Prokurorinë, Policia e Shtetit dënon edhe njëherë rrjedhjen e përditshme të dokumentave të hetimit në shtypin e përditshëm.”, thuhet në një deklaratë të policisë.
Comments are closed.
“Policia e Shtetit thekson se në qindra praktika të saj, si me institucionet e shtetit shqiptar, ashtu dhe me organizatat ndërkombëtare apo partnerët tanë nuk ka patur as edhe një rrjedhje të vetme”
HA HA HA
shpelle militantesh
Policia eshte militarizmi i Berishes dhe kuptohet qe genjen. Tani policia nuk eshte policia e shtetit por e mafies Berishjane.
ska vend per koment ..nicolla i ka thene te gjitha…