Sali Berisha
Emri i tij dhe i djalit, është përmendur në përgjimet e Gërdecit, publikimi i të cilave u pasua nga vdekja e dyshimtë e dëshmitarit kryesor, denoncuesit Kosta Trebicka. Bilanci i shpërthimit ishte 26 jetë të humbura, 300 të plagosur dhe rreth 28 milionë euro dëme. Në 21 janar 2011 ishte në zyrë ndërkohë që forca të Gardës qëlluan në turmën e protestuesve anti-qeveritarë me pasojë 4 të vdekur dhe së paku 6 të plagosur. Begraundi i tij politik është traghik. Në vitin 1997 shteti i tij ra dhe nga kaosi Shqipëri pësoi dëme të pariparueshme, 4000 njerëz u vranë dhe ekonomia falimentoi. Në 14 shtator 1998 organizoi grusht shteti. Parlamenti i hoqi imunitetin në 18 shtator, por nuk u arrestua pas marrëveshjeve politike me kundërshtarët e tij.
Ilir Meta
Në nëntor 2010 ishte përgjegjësi kryesor për përmbytjen e pestë të Shkodrës dhe fshatrave përreth. Një video e marsit 2010 e implikon ndërkohë në një favorizim korrupsioni prej 700 mijë eurosh. Në 28 qershor “trafikoi” 80 mijë vota të majta për të prishur barazimin që doli nga kutitë e votimit dhe për të mbajtur në pushtet Sali Berishën.
Si kryeministër në vitet 1999-2001 është përgjegjës për privatizimet, ku asete dhe ndërmarrje të ekonomisë shtetërore u shitën fare lirë. Në dimrat 2000-2001 futi vendin në kolaps nga mosmenaxhimi i krizës energjetike,
Dritan Prifti
Në vitin 2002 ishte akuzuar nga ish-kryeministri Nano se ishte përfshirë në një aferë korruptive me importimin e energjisë elektrike, dosje që u mbyll nga prokuroria.
Si ministër i Energjetikës në dhjetor 2009 – janar 2010 ishte përgjegjësi kryesor për përmbytjen e parë në zonën e Nënshkodrës. Pas Zgjedhjeve të 2009-s, ishte i pari që deklaroi publikisht se mandati i tij i përkiste Sali Berishës, deklaratë e cila u pasua nga nënshkrimi i aleancës Berisha-Meta për një qeveri, që rezultoi më pas e goditur nga skandale të njëpasnjëshme korrupsioni.
Lulzim Basha
I akuzuar prej vitit 2007 për zhdukjen masive të fondeve të buxhetit të shtetit me ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Rruga nga rreth 400 milionë dollarë mendohet të kushtojë tani katër herë më shumë, fonde që janë marrë nga buxheti i shtetit dhe në formë kredish bankare me interesa të lartë tregtarë. I shpëtoi gjykimit në saj të një loje me afatet dhe procedurat, ndërkohë që vjedhja ishte faktuar nga KLSH dhe Prokuroria.
Pas 21 janarit 2010 akuzohet se në postin e Ministrit të Brendëshëm ka qenë pjesë e urdhër-dhënësve të ushtarëve dhe oficerëve të Gardës së Republikës për të qëlluar mbi turmën e demonstruesve, duke vrarë katër dhe duke plagosur dhjetra të tjerë.
Majlinda Bregu
E përfshirë në histori korruptive, duke shfrytëzuar postin shtetëror për të favorizuar familjarët për biznese me fondet publike dhe lidhje të të të afërmve të saj me një drejtues të lartë të Sacra Corona Unita (Itali), arrestuar në Vlorë pak muaj më parë. Sipas të dhënave Bregu kishte ndërhyrë për të përfituar për bashkëshortin dhe kunatin liccensa koncesionare për HEC-e vendore. Kunati i saj ishte bashkortak me Albino Prudentinon, mafiozin e ekstraduar tashmë në Itali, që akuzohet për trafik dhe kontrabandë. E përfshirë edhe në incidente ordinere, bashkë me të shoqin në ambjente private kundër deputetëve rivalë.
Arben Imami
Në mars 1997 ishte drejtues i komitetit të Shpëtimit në Sarandë, duke kërkuar rrëzimin e qeverisjes së Sali Berishës. Në tetor 2009 ishte në krye të grupit negociator për nënshkrimin e paktit Shqipëri-Greqi, që i falte vendit fqinj një hapësirë të madhe detare.
Mbrëmjen e 21 janarit 2011 bashkë me Sokol Olldashin, mjekun Sami Koceku dhe kreun e Ekzekutivit, Sali Berisha dha dëshmi të rreme në media, kur deklaroi se protestuesit ishin vrarë me armë të lehta, nga afër dhe pas veshit, ndërsa ekspertiza nxorri se ishin vrarë me armë automatike nga ato që përdor garda.
Genc Ruli
Ish-ministër i METE-s, aktualisht ministër i Bujqësisë, është përgjegjës për dhjetra leje koncesionare të dështuara në industri dhe energjetikë, apo në leje privatizimesh si ai i ish-Ekspozitës “Shqipëria Sot”. Sipas dokumenteve të prokurorisë në korrik 2009 favorizoi një kompani që operonte në Bulqizë, duke i falur borxhet, me anë të një vendimi që suprimonte Kuvendin dhe Ministrinë e Financave.
Fatmir Mediu
Ish-ministër i Mbrojtjes, përgjegjësi kryesor bashkë me kryeministrin Berisha për hartimin e legjislacionit mbi demontimin e municioneve, që i hapi rrugë ndërtimit dhe operimit të Gërdecit. Dha dorëheqjen katër ditë pas tragjedisë së 15 marsit 2008, por iu shmang drejtësisë, duke përdorur imunitetin parlamentar. Si ministër i Ambjentit, ka përgjegjësinë ekzekutive për përgatitjen e ligjit të ri për plehrat, duke përgatitur legjislacionin dhe kushtet për importimin e tyre./shekulli/
Comments are closed.
Tek skedari i Saliut duhet te kishit shtuar se ne pergjime dhe hetime ka dale edhe meri i ambsadorit amerikan Withers, i cili ka qene nje dner regjzoret kryesore i tragjedise Gerdeci
KU E KENI DEPUTETIN E RI TE PARTISE SOCIALISTE DRITAN PRIFTI?
A E AKUZUAT PER 1.8 MILION EURO? PO AUTOVIDEO E RE E TIJ?PO 3000 EURO NE DITE PLUHUR TE BARDHE PER EDUSH RAMEN?
PO 20 % E BASHKISE SE TIRANES?
i nderuar para shkrues, atij qe thua ti, nuk i eshte kthyer akoma pergjigje nese do jete apo jo ne grupin e Ps, dhee dyta ne kohen qe jane bere filmimet kane qene te dy ministra te idhullit ten SALI BERISHA.
ty ediruci bravo te qofte qe je shume i sakt dhe vendosur per te mbrojtur deri ne fund partin ne pushtet,,ka lezet kur lexon komentet e tua se edhe injorant fare te jesh mbasi lezon komentin tend pa frike mund te mbrosh doktoraturen ne shkencat politike pa tu dridhur qerpiku dhe e sigurte se do e kalosh me rezultat te lart,,ajo qe te ben pershtypie tek gjith komentuesit qe mbrojne Sali Berishen edhe kur ky vret qytetaret e vet,eshte se jan shume korrekt dhe te perpikte si nga ana morale dhe ligjore,duke ja kaluar edhe udheheqesit legjendar,i cili nuk i eshte dridhur qerpiku as kur ka bere mik Fatos Nanon,qe demokratet e shkrehte u zuri gjuha lesh duke e shar sa e sa vite me radh,as kur beri mik Arben Imamin qe ishte gati te jepte jeten vetem te zhdukej Saliu i 97-es,,,po ju moralistat e PD-se nuk pyesni as veten e as keta balash qe dikur ishin kundershtar te Saliut,si ka mundesi qe nje dit te bukur u ben miq per koke,,cfar ka ndryshuar tek Saliu i sotem nga ai i 92-97-es,eshte bere me i zgjuar,me tolerant,me i ndershem ,me parimor,,,besoj se di pergjigjen ,ashtu si e di Fatos Nano,Arben Imami,Frrok Cupi,Ilir Meta e shume e shume bajga e plehra qe merren akoma me politike,,Saliu eshte po ai qe ka qene vetem me i plakur,me hajdut dhe me harbut,, Dritan Prifti. per te kujtuar ty ediruci ato korrupsione nuk i ka bere tek zyra qe i ka dhen Edi Rama,po tek zyra qe i dha Sali Berisha..bravo qe keni akoma moral te lart qe u jepni zemer gjith shqiptareve pavaresisht se kaloni nga nje gomarllek ne tjetrin e mezallah se ulni koken e thoni me fal,,PS-ja e mori Dritanin jo se eshte burr i mire,po ti e di se kudo ne bote ai pjestar i grupit qe denoncon shoket e tij,merret ne mbrojtje dhe i sigurohet jeta dhe kete PS-ja e beri si detyrim moral dhe poltitk pasi nuk po e bente shteti dhe prokuroria…dhe nese shteti nuk i siguron jeten padyshim qe do ket nje fund te hidhur…
PS-ja E MORI DRITANIN SE DENONCOI SHOKET-THOTE DAJAKU.
PRA PS-ja ESHTE PARTIA E SPIUNEVE HAJDUTE,SIPAS DAJAKUT.
A E DINTE PS-ja SE DRITANI KISHTE SPIUNUAR ME PARE RAMEN PER 3000 EURO NE DITE PLUHUR TE BARDHE DHE PER TANGA?
A E DIN DAJAKU CFARE KA THENE RAMA NE GJYKATE KUR KA NDARE TE SHOQEN? NESE JO, PYETE MERO BAZEN.
PO FATOS NANON PSE E URREN TI ZOTI DAJAKU?FATOSI NUK U PRISH QEKUR DHA DORHEQJEN,NDERSA ME PARE E KISHIT IDHULL? PO TAKMAKUN KUR E BETE SOCIALIST?
A KA QENE EDUSHI YT QE DIKUR PYESTE NESE PD-ja E KA NE PROGRAM TE VAREN TE GJITHE KOMUNISTET,NDRYSHE NUK FUTEM NE KETE PARTI?
PO SOT A I KA DEPUTETE BIJTE E MYSLYM PEZES,XHELIL GJONIT,SULEJMAN BUSHATIT,APO GRAMOZ RUCIN,SKENDER GJINUSHIN E Co?
A E SHEH SE NUK AQ I PASAKTE SA MENDON ZOTEROTE?NEJSE,PERSHENDETJE,SE UNE E TI NUK DO TE FITOJME GJE EDHE NE RAST ROTACIONI. BESOJE KETE!
Maskarenjte e Saliut kur jane djathtas jane te kulluar dhe heronj,kur kalojne majtas u behet radiografia dhe dalin lakuriq me gjithe shemtimin qe kane!
Sa CV te pasura kane…Bravo…Keta horra po pergatiten per fushaten e zgjedhjeve lokale tani ku ne axhenden e tyre kane manipulimin e 1/3 te votave qe i perkasin shqiptareve qe jane ne emigracion por qe votojne pa qene ne Shqiperi…Gjate kesaj periudhe jane duke levizur fonde te medha financiare per ne deget e PD LSI ne gjithe Shqiperine per te korruptuar firmat e komisionereve.Mashtrimi ne votime nuk ndodh ne numerim por ne votim prandaj ato kamerat qe vune ishin show per te huajt qe ne vendin tone luajn baste per zgjedhjet si ne ndeshjet e boksit edhe pse e dine mire qe manipulohen.Duhet urgjentisht te merren masa per ndryshimin e ligjit zgjedhor me komisioner juriste,noter,njerez me shkolle dhe jo injorante militante.Duhet filmuar procesi i votimit sepse aty ndodh hajnia…