Letër për NYTimes-in nga qëndra e regjimit

14 Shkurt 2011, 13:23Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

Në shtypin shqiptar është botuar e komentuar tanimë shkrimi i Daniel Korski-t i datës 26 janar në New York Times me titull “Stop Albania’s Self-Destruction – Duhet të ndalim vetshkatërrimin e Shqipërisë”. Pakkujt mund t’i ketë shkuar mendja, se ky shkrim do mbillte shqetësime më shumë se sa duhet në Tiranë. Mirëpo, paska shqetësuar Berishën. Dhe ky i fundit ka ngarkuar Majlinda Bregun të vërë emrin poshtë një shkrimi të përgatitur nga shtabi i propagandës së tij, dhe ta dërgojë në redaksinë e gazetës së famshme newyork-eze. Ishte një shkrim mizerabël (edhe datën e kishin ngatërruar; flisnin për një shkrim të bërë më datë 27 janar); m’u duk si ato shkrimet tipike të prodhuara nga punishtja propagandistike e diktaturave, të cilat, pasi bëjnë ç’duan brenda vendit, përpiqen të kurojnë e ta marrin në mbrojtje imazhin ndërkombëtar (aq sa është e mundur). Dhe si mbrohet në këtë rast qeveria? Duke përmendur vlerësimin nga halli të OSBE-së për zgjedhjet, apo duke përmendur ndonjë vlerësim tjetër të dhënë nga ndonjë agjenci krejt pa vlerë, siç na qënka ajo e OKB-së, që i paska dhënë një çmim Shqipërisë për “përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies në administratën publike”. Nga na doli ky çmim? Edhe vetë qeveria është hera e parë që na bën me dije se e ka marrë këtë vlerësim idiotik, që ngjan me çmimin e marrë prej Shqipërisë së Ramis Alisë andej nga viti 1989 lidhur me punën e bërë në të mirë të ushqimit të bollshëm e cilësor të popullsisë .
Dhe ja ku vjen më e bukura pjesë e letrës: “Më datë 21, kreu i opozitës dështoi me përpjekjen e vet për të rrëzuar me dhunë qeverinë legjitime. Dhe ne falenderojmë SHBA-të e BE-në që po na ndihmojnë ta kalojmë këtë situatë. Ne do të bëjmë ç’është e mundur që, në respekt të ligjit, të mbrojmë rendin kushtetues e të çojmë ‘puçistët’ (këtë e them unë, pasi ata nuk guxojnë të thonë; e thonë vetëm për konsum të brendshëm; për konsum të jashtëm thonë ‘autorët e dhunës së jashtëligjshme’) në bangën e të akuzuarve”. A nuk iu duket si shkrim i bërë me logjikën e një regjimi? Me fjalë të tjera, janë aq të trashë sa s’e kanë për gjë t’i thonë botës, se ia treguam qejfin opozitës, dhe se kreun e opozitës do ta dënojmë (ai cilësohet si fajtori i datës 21, apo jo?), dhe me këtë do të mbrojmë rendin kushtetues. “Rendin kushtetues të sat’ëme”, të vjen t’u thuash në një zhargon të shkujdesur shqiptarësh atyre që bëjnë letra të tilla (e thashë, që s’e ka bërë Majlinda, s’ka gjë se në fund të letrës shkruhet: Majlinda Bregu, Tirana, Albania, Minister, spokesperson of the government of Albania ).

Kjo letër tregon mjerimin, ku është zhytur regjimi i këtushëm. Vetëm një regjim mund t’i bëjë me dije botës, se “do ta mbrojë rendin kushtetues prej opozitës së dhunshme, e prej kryetarit të saj” (po pastaj, çfarë na mbetet? Apo na mjafton Prudentino e Fazlliç?), vetëm një regjim nuk guxon të thotë të vërtetën e datës 21 janar, dmth që qytetarët ishin të pambrojtur e të parrezikshëm, dhe katër syresh u vranë në mënyrën më barbare në bulevard. Pse? Nuk na e thotë letra, por me siguri kanë dashur të mbrojnë ato institucione, për të cilat Daniel Korski thotë se “nuk janë më të besueshme e nuk janë më në gjendje të marrin përgjegjësitë që u takojnë”. Kjo frazë e shkrimit përkthehet ndryshe nga autorët e letrës, të cilët thonë se “Daniel Korski i bën apel BE-së të çbëjë institucionet e Shqipërisë”. Pse vallë e kanë përkthyer kështu?

*respublica.al

8 komente në “Letër për NYTimes-in nga qëndra e regjimit”

  1. Dajti says:

    Qenit i ka ardhur ngordhja….e per kete arsye eshte afruar tek dera e xhamise . O MUSTAFA vellai
    leri keta legene te hane koken e tyre se nuk kane rruge tjeter me gjithe keto krime e budallalleqe qe
    bejne.

  2. AdrianGJ says:

    Faleminderit zoti Nano por a nuk do te ishte me mire qe edhe te na tregonit se ku mund ta lexojme kete leter, nese nuk e publikoni dote ne sitin tuaj. Jo se nuk u besoj analizave/opinionit tuaj por une dua te krijoj opnionin time duke u bazuar ne ate leter.

    Gjithashtu duke treguare historine e plote dhe me fakt njerezit nuk mund te thone qe jeni nje gazete a nje-anshme dhe kunder qeveris (dmth pucist),

  3. beli says:

    Z.Mustafate uroj shendet e pene te arte..Materialin tuaj e rilexova me qellim per te thithur ate qe i nevojitet cdo shqiptari te ndereshem per te gervishtur e cjerre fytyren dhe brendine e propangandes hipokrite,cinike e djallezore qe kurdisin cdo dite e keto njezetvjet prapa shpine te cdo shqiptari dhe vendit,gjoja qeveria po ben te pamundeshmen per te rritur mireqenijen dhe demokracin brenda vendit dhe ne syte e Evropes e te botes neper faqet e fletushkes ‘Rilindja Dememokratike’ te TV-ve servile e te shume analisteve te “pavarrur”,qe gerthasin e bertasin me(te madhe) se 21 janari i Rames deshtoj per te marre pushtetin me dhune me treqind hulgane,kokepalare te hurit e te litarit, Ai dhe vet ai eshte( pergjegjes kryesor) i vrasjes se kater personave ne mes te bulevardit dhe nuk vonuan te falndrojne SH B.A.qe po na ndihmoje per te kaluar kete situate.Qeveria ime(Saliu) si me 21 janar e metej dote zbatojme ligjin ndaj cdo pucisti.Kur dihet nga te gjithe shqiptaret se kjo qeveri qe ne zanafillin e saj e nisi dhe vazhdon te mbaje pushtetin me forcen e mashtrimit,me vjedhjen e votave ne cdo zgjedhje njezetvjecare,me vrasje,burgosje ,me shkarkime e largime te intelektualeve kryesore te organeve te pavarrura,qe me te drejte ishin kundeshtare te krye kriminelit ne kapicen e plehut qeveritar qe me ndergjegje e me porosi te mafjes per rreth vendit vazhdoje te shkaterrojne shqiperine.Qerrja,e qeverise e pa forcen e 21 janarit ku nje shqiperi me “koket te palare e,huloganet”do ti perballe se shpejti perpara forces se ligjit.

  4. bbb says:

    Or Mustafa! Akoma vella nuk e ke kuptuar ti se Amerika nuk sjell demokraci ne asnje vend te botes?! Po fute Ameriken ne shtepi, ke futur sherrin dhe zjarrin, e dmth ke per te pasur gjithnje ne krye horrat e horrave.

  5. reformatori says:

    E bukur kjo, bota kerkon te na ndihmoje, qeveria i pergjiget ; lere se e rregullojme vete me ane te armeve!

  6. Naku says:

    Sali Berisha e Hashim Thaci = diktatore shqiptare. Diktatore po, por shqiptare. Shqipatare etnike. Magare ne njefare menyre, mund te thuhet. OK, muta shqiptare.,Sala e Hashimi.

  7. Ana says:

    Kta tanet ta mbledhin per Zotin. Ai nje carcaf me argumenta, kta tre rreshta. O Zot, ca artikulli, edhe nje nxenes ne shkolle te mesme do e qendiste me bukur.

Comments are closed.

6 Komente

  1. Y
    YourDoll JP

    js ラブドール あなたのダッチワイフとトリオを持つことは考えられますか?あなたの性生活に対するセックス人形の言及できないものの影響妊娠中のセックス人形について考える必要がある5つの伝説セックス人形はどのようにあなたのポルノ中毒を打ち負かすことができますか?

    Përgjigjjuni
    1. ラブドール 通販

      ラブドール 格安 アジアのダッチワイフ対黒のダッチワイフ。どちらがセクシーですか?ペニーを使わずにシリコーン人形を扱う方法日本のダッチワイフは孤独を克服するために考えられますか?合理的なダッチワイフは男性の心理にどのように影響しますか?

      Përgjigjjuni
      1. 女性 用 ラブドール

        ラブドール リアル 今後、ダッチワイフはどのように作られるのでしょうか?アイアンテック人形日本の賢明なセックス人形恋をするときに陰唇を活性化する方法なぜあなたはシリコーンのセックス人形を要求する必要があります

        Përgjigjjuni
        1. ラブドール 下半身

          ラブドール販売 女性を最初にクライマックスにするために、6つの異なる方法は男性がセックスで受け入れられることを示しています

          Përgjigjjuni
          1. ラブドール

            wmdoll 163cm シリコーン人形は近い将来あなたの夢をどのように実現しますか?

            Përgjigjjuni
            1. ラブドール

              axb dolls セックスドール胸の代替ガイド2020年のセックスドールの新しいパターンあなたはあなたの子供をオルガスムにさせることができますか?Racyme監査–Racyme.comレビュー

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje