PS nuk do votojë në parlament për imunitetin e Metës dhe Priftit

15 Shkurt 2011, 10:14Politika TEMA
PS nuk do votojë në parlament për imunitetin e Metës dhe

Partia Socialiste nuk do të votojë në Kuvend për heqjen e imunitetit të deputetëve Ilir Meta dhe Dritan Prifti Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së është vendosur që deputetët të marrin pjesë në seancën e nesërme, por ata nuk do të votojnë.

Përfaqësuesit e PS-së në konferencën e Kryetarëve kundërshtuan mbledhjen e Kuvendit të mërkurën, pasi sipas tyre, duhet kohë që deputetët të njihen me materialet për tre pikat në rendin e ditës së seancës plenare.

Gjatë seancës së nesërme pritet që të votohet heqja e imunitetit për deputetët Ilir Meta dhe Dritan Prifti, të cilët akuzohen si të përfshirë në afera korruptive.

9 komente në “PS nuk do votojë në parlament për imunitetin e Metës dhe Priftit”

  1. arsen says:

    Sa qejf!
    Sa mire eshte kur ta heqin imunitetin shoket e tu te skuadres!
    Ne fund seicili do thote ” o leleee…o nena ime”! Dy duart per nje koke jane!
    Pushta!!
    Hajduta!
    Kriminele!

  2. rexha italia says:

    P S po behet si puna e lakres se mishit qe kur e gatuan ka nje ere te keqe ma eshte e mire kur e hane me kete dua te them qe i pelqen ti hiqet mandati i deputetit ILIR METES dhe mendon ndryshe per dritan priftin PER cfar duhen te njihenme programin e pARLAMENTIT kur kan 1 vit qe thone se nuk ekziston

    1. Rajmonda says:

      Kurse une mendoj qe ata u lene dobicin ne dore mazhorances.Dhe mazhoranca mos tua heqi ,do thote qe jane dakort me korrupsionin,tua heqi jane shoket e tyre te skuadres.Te pakten une keshtu mendoj,te shikojme neser.

      1. r.m says:

        Eshte pikerisht kjo qe thoni ju, aq me teper qe votimi behet i fshehte. Ne rast se PS do merrte pjese dhe nga votimi do dilte nje JO pra te mos hiqej imuniteti ateher PD do akuzonte PS-ne per mos heqjen e imuniteteve.

  3. rexha italia says:

    PO te jem una ne vende te partis socialiste shkoj ne parlamente me qen eme mace per te votuar pro heqjen e im unitetit te ilir metes e dritan priftit lulzim bashes genc rrulit sokol olldashit majlinda bre gut meliha doda petrit vasili ilir beqja pikrisht kjo do te thote qe te luftosh korrupsionin ne te kundert ju po e ncirrni popullin ne rruge per te marr pushtetin me dhune

    1. plaku says:

      Une mendoj se ne ketu ne forum vetem shprehim mendimet tona dhe kaq. Une personalisht mendoj se PS ne lidhje me kete pike vepron drejt. Desha te dija nga juve ( per te mesuar nga ju ) se ku e bazoni ju mendimin tuaj : ” ne te kundert ju po e nxirrni popullin ne rruge per te marre pushtetin me dhune ” ?

  4. mando says:

    turp ,turp, me kete vendim socialistet i bejne nder saliut dhe metes, votimi eshte i fshehte the duhen gjysma plus nje qe te hiqet imuniteti, dy tre deputete te mungojne nga mazhoranca the numri nuk arrihet, kjo gje tregon se ata nuk jane ndryshe nga nga saliu.populli kerkon drejtesi the keta nuk votojne.

  5. beli says:

    Pjekuria politike,dhe ajo shoqerore pare publikut shqiptar i P.S-se,per te mos marre pjese ne heqjen e imunitetit deputeti Ilir Meta e Dritan Prifti ne kuvend ka pushtuar vemendjen dhe deshiren e publikut mbare shqiptar si brenda dhe jashte vendit.Ata dhe te tjere si ata me Saliun ne balle sic dihet nga te gjithe se corben e pregatitur ne guzhinen te mbushur plot hajdute,kriminele dhe pushtare e pushtare ciljetash, qe ne ditet e para te qeverisjes filloj te bijeri ere te keqe qe gradualisht te vinte per te vjellur dhe sot po ma nxierr zorret dhe ajo me e rende eshte qe kopilin (me demokraci e shtet ligjor ne goje e te perkedhelur nga ambasadori amerikan) kerkojne qe kopilin e mbarsur,te menkuar,te rritur dhe armatosur me ideollogjin komuniste saliste ta lene lyrrek ne deren e PS-se per ta akuzuar si bijake e kopilt e per ta mbrojtur ate.Nese opzita bije ne gracken e kesaj maskarade ne votim kam mendimin qe i gjithe investimi qe ka krijuar per keto dekada,kryetari e saj dhe kupola do te mbaje pergjegjesi para shqiptareve e historise.Kopilit dhe kopilaqet dote dalin tani shpejt para ligjit e drejtesise se drejte shqiptare.

  6. nicolla disha says:

    Partia socialiste duhet qe te votoje per ti larguar ato nga imoniteti. Jo me gafa, por vepra.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje