21 janar, gjykata lë në burg 3 gardistë, lirohet i 4-ti

14 Shkurt 2011, 13:31Politika TEMA

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg tre nga katër gardistët e arrestuar tre ditë më parë, të cilët akuzohen për përgjegjësi në vrasjet e ndodhura në demonstratën e 21 janarit.

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë me burg për tre efektivët e Gardës së Republikës Mark Nikolli, Sadik Çela dhe Gazmend Ahmetaj ndërsa ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për Agron Malajn.

Tre punonjësit e gardës do të qëndrojnë në ambientet e paraburgimit 30 ditë, kohë gjatë së cilës prokuroria do të hetojë dhe paraqesë prova për përfshirjen e tyre në vrasjet e ndodhura më 21 janar.

2 komente në “21 janar, gjykata lë në burg 3 gardistë, lirohet i 4-ti”

  1. ...question says:

    Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu ka dorëzuar sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë raportin e ekpertëve amerikanë për ngjarjet e 21 janarit.
    Në fjalën e tij ambasadori Arvizu theksoi se ekspertët amerikanë janë shprehur se qëndrimi i policisë së shtetit në demonstratë është i drejtë.
    “Gjatë dhunës policia e shtetit ishte e pambrojtur dhe ka shprehur kurajo që duhet lavdëruar. Ata qëndruan të palëvizuar në sulmet që iu bënë përfshirë këtu gurë dhe bomba molotov” theksoi Arvizu.
    Gjithashtu ambasadori Arvizu kërkoi që organizatorët e akteve të dhunshme të ballafaqohen me drejtësinë.
    Arvizu gjithashtu ka kërkuar një hetim të plotë të gjithanshëm dhe tranparentë.

    Doni më, ja ekspertiza, dmth, krisma nuk ka patur, edhe po te kete patur ato kane qen fishekzare!

  2. rexha italia says:

    zoti AMBASADOR mos u tallni me popullin shqiptar A mundet tju bej nje pyetje perse nuk e dhate K onkluzionin tuaj perpara se te shkonit ne AMERIKE ” Apo edhe juve ju mungojne specialistet ‘ pra per mua ju flisni me gjuhen e ZOTIT sali A ka ndodhur kjo me rastin e te ndjerit TREBICKA qe na kishte si pasion gjuetin E di shume mire qe nuk ju intereson por duhet te kuptoni se cfar po ndodh FALEMINDERIT

Comments are closed.

Lini një Përgjigje