Kreu i Gjykatës së Sarandës, padi kundër ligjit të gjendjes civile

15 Shkurt 2011, 10:23Politika TEMA

Kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Sarandë, Alltun Çela, ka paditur në Gjykatën Kushtetuese ligjin për gjendjen civile. Çela ka thënë se ligji në fjalë është kontrovers dhe ka krijuar një sërë problemesh në qytetin jugor, ku janë të pranishme dhe minoritetet greke.

“Ligji për gjendjen civile është antikushtetues. Kombësia nuk zgjidhet pa prova. Ligji është gjithashtu në kundërshtim me konventën evropiane dhe ka krijuar probleme në Sarandë”, ka deklaruar Çela.

Kjo nismë nga kreu i Gjyktatës së Sarandës ka ardhur pas shqetësimeve të fundit në lidhje me ndryshimin e kombësisë së shtetasve shqiptarë, duke i kthyer ata në grekë.

1 komente në “Kreu i Gjykatës së Sarandës, padi kundër ligjit të gjendjes civile”

  1. Andreas says:

    Po pse qenka tani kontrovers ky ligj dhe ku na qenka kontrovers se spo e shpjegon njeri? Spahiu thote eshte antikushtetues, po ku eshte antikushtetues dhe pse para disda vitesh kur u projektua, e kur u miratua, e kur e kaloi presidenti e kur hyri ne fuqi, nuk na paskesh qene i tille? Ngre tym Saliu se i intereson per situaten dhe o burra me vrap nga pas ushtaret. O Spahi mercenari, u bere kungullishtja e dyte pas Halimit. Po mendohu 1 sekonde para se te marresh ne duar flamuj betejash qe nuk i fiton dot o derezi se le nam. 1000 fjale te tuat e te shtypit te hallakatur shqiptar, vlejne sa nje fjale e vetme e konsullit grek. sepse e verteta shprehet me pak fjale dhe me qehtesi, genjeshtrat duan zhurme te madhe e fjale pafund. u bete gazi i botes dhe nuk e kuptoni.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje