Letër e hapur z.Arvizu për sjelljen e policisë në 21 janar

15 Shkurt 2011, 12:23Politika TEMA

Nga Ened Janina
(Gazetar i Shekullit. Një nga gazetarët e dhunuar më 21 janar)

I nderuar z.Arvizu!
Ju dëgjova paraditen e djeshme, në atë mënyrë që shqiptarët (juve duhet t’jua kenë thënë tashmë këtë) dëgjojnë miqtë e huaj: me shumë respekt dhe vëmendje. Por kur arritët në frazën që policia nuk përdori dhunë më 21 janar dhe se ajo nuk u hakmor ndaj protestuesve, të më falni, por doja të qeshja.

Doja të qeshja, por kohët e fundit, kam vështirësi për ta bërë këtë gjest të thjeshtë njerëzor. E dini pse? Zoti Ambasador, brinjët më dhembin ende nga 21 janari. Nuk u përplasa me ndonjë derë xhami. As nuk bëra aksident me makinë. Atë ditë po ndiqja demonstratën duke bërë detyrën time që bëj prej dhjetë vjetësh, atë të gazetarit.
Të gjithë ata që kanë ndjekur protestën e 21 janarit e dinë si u soll policia. Po unë nuk dua t’i hyj këtij debati. Sot dua t’ju përgjigjem juve lidhur me atë që deklaruat dje: “Ata (policia) qëndruan përballë këtyre sulmeve duke zbatuar urdhrat dhe nuk u hakmorën kur u sulmuan”.
Zoti ambasador, unë nuk e di se ku ndodheshit ju më 21 Janar nga ora 16.00 deri në 17.30, dhe realisht nuk dua ta di. Dua thjesht t’ju tregoj atë që ndodhi, e parë nga sytë e një njeriu që ndodhej në shesh.
Zoti Ambasador, unë fillimisht pashë gjak në rrugë. Pashë një nga njerëzit që u vra. Ai nuk kishte asgjë në dorë, as çadër-pistoletë, as thikë me helm dhe asnjë nga armët që gjenden tek filmat e hershëm të James Bond. Në mes të turmës mësova se kishte edhe të tjerë të vrarë dhe të plagosur. Të gjithë jashtë territorit të kryeministrisë.
Në 16.30 ndodhesha me dy kolegë të mi duke parë pjesën e fundit të protestës. Rreth 90% e njerëzve ishin larguar dhe bulevardi ishte boshatisur. Rreth orës 17.10 përpara kryeministri ndodheshin jo më shumë se 100 protestues, pjesa më e madhe djem të rinj. Kishte rënë errësira.

Zoti Ambasador! Në këtë moment, kur demonstrata ishte shkrehur dhe nuk kishte më asnjë rrezik, për askënd, më shumë se 200 policë të forcave speciale, të mbathur me mburoja, shkopinj gome, kaska dhe parzmore iu turrën protestuesve, por nuk ndaluan me kaq. Ata iu turrën me egërsi kujtdo që ndodhej deri në 500 metra larg kryeministrisë. Një prej tyre isha edhe unë.

Më goditën herën e parë me shkop gome dhe iu tregova që isha gazetar. Në dorë mbaja dokumentin. Personi që më goditi ndaloi. Por vetem një fragment sekonde më pas ndjeva një goditje të dytë, një të tretë dhe më pas shumë të tjera. E gjeta veten të shtrirë përdhe dhe gjashtë ose shtatë policë që më godisnin. I them sërish: Mos më godisni, jam gazetar. Përgjigjen që mora po jua them në gjuhën tuaj: “Who gives a fuck!”..
E parë nga një këndvështrim imi humoristik, nuk e dija që u dashkan gjashtë ose shtatë policë për të më rrahur mua. Unë nuk peshoj shumë, nuk jam as shumë i gjatë. Pyesni, dhe do t’ju thonë. E sigurt që do mjaftonte vetëm një polic për të më rrahur.
Dhe nuk mbaroi me kaq. Arrita që të ngrihem në këmbë dhe të vrapoj. Por vetëm për disa metra. Mu prenë gjunjët nga dhimbjet sepse më goditën sërish. E gjeta veten në tokë për herë të dytë. Policë të tjerë më godisnin. Teksa isha i shtrirë përdhe, shihja këmbë policësh dhe dëgjoja ulërima.

Z.Ambasador. Ata goditën këdo që u dilte përpara deri tek ajo që ne quajmë “Ura e Madhe e Lanës”. Nuk e di sa e njihni Tiranën, por është pak larg kryeministrisë.
Sa për mua, unë u ngrita për herë të dytë. Shkova duke vrapuar tek disa kolegë të mi të televizionit për të gjetur strehë në makinën që ata përdornin për të transmetuar live. Ata më ndihmuan dhe më vunë të ulesha në brendësi të makinës. Prej aty pashë që policët nuk u ndalën. Hynë dhunshëm në ambientet e “dy kullave”. Janë ato dy ndërtesat e larta në shëtitoren e kryeqytetit. Pashë xhamat e katit të parë të thyheshin, pashë xhamat e lokaleve të katit të dytë të thyheshin. Më pas pashë prapë njerëz që rriheshin.
Dhe disa prej dhunuesve te tyre, i nderuar ambasador, ishin mes policëve, por ishin pa uniforma policie. Ata merrnin zvarrë djem të rinj dhe i fusnin në makina policie. Cfare ishin keta civile dhe nga dolen? I njeh ti ata z.ambasador? Lejohen këto sjellje në Amerikë i nderuar? Po policë të forcave speciale që rrahin njerëz të moshuar në moshën e prindërve të tyre lejohen në Amerikë zotni?
Në mos më besoni mua, pyesni brenda në polici. Është një prej tyre që mua më ka mbetur në mendje. Ai hapi krahët dhe iu bërtiti me të madhe kolegëve të tij duke mbrojtur tre djem të rinj: “Mos i godisni. Ata po kalonin rrugën!”..
Pra, zoti Ambasador, askush nga ata njerëz nuk përbënte rrezik. Unë nuk përbëja rrezik! Dhjetëra banore të kryeqytetit që thjesht “kaluan në rrugë” nga ora 17.10 e deri në orën 17.30, nuk përbënin rrezik. Këtë nuk e them unë zoti Ambasador, por Gjykata ku ju dhe z.Berisha thoni se besoni. Ajo vendosi që ata nuk përbëjnë rrezik dhe për këtë arsye i liroi një ditë më pas.

Z.Ambasador, dhunën ndaj meje nuk ka nevojë ta vërtetojë kryeministri që ju ta besoni. E vërtetojnë regjistrat e spitalit civil ku unë mora ndihmën e parë mjekësore, e vërteton akt-ekspertimi i Institutit të Mjekësisë Ligjore, e vërtetojnë hematomat që kam ende në trup, sot 25 ditë pas 21 janarit.

Në spital kur po mjekohesha mësova edhe për dy kolegë të mi. Fatos Mahmutaj ishte goditur nga një plumb në dorë. Ai po rrinte në skelën e vendosur nga një TV për të filmuar ngjarjet. Fatosi edhe sot e ka dorën e fashuar dhe merr mjekime. Elton Dono ishte goditur teksa po transmetonte “live” nga shëtitorja. Edhe atë e goditi policia.

Zoti Ambasador. Gazetarë janë rrahur, gazetarë janë vrarë në protesta dhe demonstrata, gazetarë janë rrëmbyer dhe vrarë në vende në konflikt. Të gjitha këto i kisha menduar. Ajo që nuk kisha menduar ishte që të rrihesha jashtë çdo legjislacioni, nga policë që paguhen nga taksat e mia.
Ajo që nuk kisha menduar është edhe se një ditë do të dilte një ambasador që do të bënte analizën e shtypit shqiptar dhe do bënte “ndarjen” e gazetave dhe televizioneve duke marrë si “kriter demokracie” faktin që tre gazeta në vend nga 28 te tilla guxojnë ende të kritikojnë qeverinë.

Ajo që nuk kisha menduar ishte se ju do të dilnit dhe do komentonit edhe dhimbjen e trupit tim. Zoti Ambasador, për këtë ne kemi një shprehje: “Mirë kali që më ngordhi, por as mizat nuk më lënë rehat”!

21 komente në “Letër e hapur z.Arvizu për sjelljen e policisë në 21 janar”

  1. fule says:

    Bravo te qofte, e ke qare si shkrim. Dhe mos harrojme edhe fillimin e protestes ku policia u shpartallua jo nga cadrat dhe shkopinjte, po nga gazi lotsjelles i kolegeve. Qesharake dhe tragjike, per ato qe ndodhen me pas. Dukej qarte qe protestuesit nuk kishin asnje shans per te prishur 4-5 rreshta policesh pa ate nderhyrjen me gaz.

  2. xenilirise says:

    Nese do te thoshte te kunderten, pra, qe Policia e Shtetit eshte perdorur per lincimin e kundershtareve politike, Ambasadori Arvizu, do te pranonte se ne Shqiperi jo vetem nuk ka “demokraci funksionale” por perkundrazi jemi duke rreshqitur ne nje REGJIM policor, dhe nese ai nuk do te kishte vetem “keqardhje per JETET E HUMBURA”, por do te “DENONTE VRASJEN” e demonstruesve te pafajshem, do te pranonte se ne 21 Janar, nuk ishte ushtruar “dhune e paimagjinueshme” por eshte kryer “KRIM SHTETEROR”!
    Kete mos e prisni nga Arvizu, sepse edhe nese do te thuhet nje dite, nuk do ta kete ai kete privilegj!

  3. rexha italia says:

    PO te me pyesni mua mos u merrni me fejziun Ambasadorin
    NE tv KLAN fejziu flet se cfar ti thot sala
    Ne komentimin edemostrates Arvizu komenton sic i dikton lala

  4. bbb says:

    Paske gjet kishe ku te falesh…tek Arxhiu

  5. Nabukodonosor says:

    Ambasadori amerikan tere jeten do te hiqte menjane 200.000 dollare.Kur ka ardhur ketu i kane mbushur xhepin qe ne fillim,pasi u dogjen nga z.Withers.Ndryshe nuk kane si shpjegohen keto komente te zotit Arixhiu.
    Eshte edhe nje fakt tjeter.Duke qene se firmat amerikane po fitojne tendera ne Shqiperi me miliarda euro nuk besoj se ne Amerike(ku interesat amerikane vihen te parat) i plasi njeriu per te drejtat e njeriut apo korrupsionin ne Shqiperi.
    Ndaj i vetmi qe mund ti marre fatet e tij ne dore ngelet populli,shembuj shyqyr zotit kemi plot keto dite.

    1. Ana says:

      Sigurisht qe SHBA-ve nuk i intereson per demokracine ne bote. Eshte krejt normale, ata brenda vendit te tyre jane ne rregull. E vetmja arsye perse ata e perdorin tezen e demokracise ne vendet e tjera eshte formaliteti, atyre ju intereson zhvillimi dhe mireqenia e tyre ekonomike, qe arrihet me nxjerrjen e sa me shume parave nga vendet e tjera. Fair enough. Gjithekush e ben kete, edhe ne shkalle shume me te vogel, ne marredheniet normale njeri-njeri.

  6. Ana says:

    Shkrimi me pelqen shume. Shpresoj qe ata qe ambasadori mban prane si keshilltare dhe perkthyes t’ja bejne me dije. Shpresoj qe ata t’i bejne me dije cdo gje qe shkruhet dhe thuhet per te, per te kuptuar se cfare mendojme ne per qendrimet e tij dhe si reagojme ndaj atyre qe thote nje diplomat karriere.

    Une shpresoj shume qe ai ta kete pasur vetem per policet e fillimit te protestes qe ndodheshin ne radhet e para, se sa per ata te tjeret, do te thote qe edhe ata qe qelluan dhe vrane 4 te pafajshmit kane justifikimin dhe faljen e Arvizut, nenteksti kuptohet, mesazh per prokurorine.

  7. andi says:

    I dashur Ened ne rradhe te pare te shkuara dhe shyqyr qe ke shpetuar nga bishat e politizuara.Z.Ambasador po perpiqet te vendosi rregull por ne menyre dipllomatike.Atij i vjen shume keq qe programi ICITAP per policine e shtetit eshte sabotuar nga militante ne rradhet e policise…Ne qofte se e vure re dosjen qe i la ne dore drejtorit te pergjithshem te policise ajo ishte raport-kritike per policine.Zoti Burgaj le ta bej publik po te doje raportin dhe do shohim …Amerikanet nuk na ndihmojne dot me shume se kaq.Si paranteze po marr ceshtjen e Kosoves,ne 1998 raportet dipllomatike amerikane e cilesonin terroriste UCK,por me vone ato ndryshuan rrenjesisht ne 1999..prandaj demokracia nuk importohet,fitohet me shume sakrifica……

  8. nicolla disha says:

    Shqiptaret nuk duhet qe te presin nga ky Ambasador.

  9. plaku says:

    Andi mor vella, ke shume te drejte kur thua se “Demokracia nuk importohet, fitohet me shume sakrifica”.
    Populli yne thote nje proverbe shume te bukur : ” I zoti e nxjerr gomarrin nga balta”.
    Sot ne televizionin gjerman pashe disa gra te reja egjyptiane qe kishin punuar ne televizionin shteteror egjyptian dhe qe po benin demostrate ne rruget e Kairos. Ato thoshin me lote ne sy : ” Nuk eshte e vertete per fjalet qe kemi thene per te rinjte demostrues ne Kairo se ata mendojne vetem per seks, jane agjente te huaj, ….etj.
    Ata ishin dhe jane per ne HERONJ te koherave te reja qe po vine ne Egjypt.
    Kur do vije ajo dite edhe ne Shqiperi kur punonjesit e televizioneve qeveritare ne Shqiperi te thone te verteten dhe te mos transmetojne theniet e turpeshme te ambasadorit amerikan, i cili pak ma pare tha se problemi i korupsionit nuk eshte prblem qeveritar por problem i shqipetareve.
    Po ta kishte thene ai kete per popujt e tjere europiane do ishte thirur menjehere nga qeveria perkatese dhe dhene ultimatum per te mos thene perseri poshtersira te tilla. Ai vazhdon dhe do vazhdoje te thote poshtersi te tilla sepse e di se kush eshte Sale maloku.

    Ato thoshin

  10. lira says:

    Shkrim shume i mire. mbeshtes xenilirise por nuk jam dakord me raxhin qe te mos mereme me Ambasadorin A.. Sa per sqarimet nuk ka nevoje se ata e dine me mire se sa ne si eshte e verteta. Atyre iu leverdis nje Shqiperi rrumpalle se e lyejne shume me kollaj rroten ketu se ne cdo vend tjeter. Ne duhet ti tregojme atij dhe te tjereve ne Europe qe ka shkuar koha qe popullin Shqiptar mund ta terheqin per hunde. Kujtojme RILINDASIT : nuk ka vdekur djelmeria shqiptare

  11. don2you says:

    Mr Arvizu ur new career finished since started. You are shame for america diplomacy. if you dont belive me just make a survey and you gonna find out that you are an undesired person in albania. Amerika keshtu e ka nga njera ane mbeshtet protestat ne Egjipt dhe Iran nga ana tjeter i ka mbyllur te 2 syte per te mos pare 4 njerez te pafajshem te vrare jashte kryeministrise. Ndersa Evropes i interesojne qe gjerat te zvarriten sa me shume per te pasur nje arsye te forte per ti mbyllur deren shqiptareve sa me gjate te jete e mundur. Amerika dhe Evropa do ndyshojne qendrim me shpejt nga ilir kokpalari’ fshatari i pangopur kur tha qe sali gerdeci te mos masturbohet me votat e vjedhura dhe te nesermen u fshiu masturbimin me bythe. E vetmja menyre eshte qe populli te marre ne dore frenat dhe te filloje protesta te pandalshme dite – nate si ne egjipt dhe do te shikoni qe asnje shtet nuk do ti jape azil sali benalise dhe familjes se tij qe pine gjake shqiptari cdo dite…..

  12. lilolabja says:

    KUR AMB;AMERIKANE DO TE BEHET ME AMBASADOR!
    Z.komentues! Lexoj me vemendje komentet ne drejtin te shkrimit qe lavderon punen e policise diten e 21 Janarit dhe pyes vehten e perse jo edhe Juve :Kur ambasada Amer.do te behet me abmasadore!Perpara rreth trevjetesh ne shtetin fqinje Greqi ndodhi nje ngjarje qe beri shum buje!Nje drejtues emisioni heret ne mengjes (tv.Alafa)ne mos gabohem Ikonomeja rreth ores 5 e 30 min.dha i pari lajmin se rreth Athines kishte rene nje termet e per pasoje kerkonte i pari te merrte konfirmimin nga stacioni sizmiologjik duke u lidhur live me te!Personeli qe i doli pasi nuk iu prezantua i tha qe po punohet dhe rreth ores 8 te mengjezit do te jepej edhe ekzaktesisht “shkalla rrihter e termetit”!pasi kaloi per rreth 2 ore e 30 min.prog.duke i meshuar vazhdimisht lekundjeve te ketij termeti pasi te dhenat paraprake qe mori edhe nga ky punonjes ishin rreth 6.4 balle ;u rilidh perseri me stacionin sizmiologjik e duke u riprezantuar rishtas i ripyeti per epiqendren e fortesine e ketij termeti!Nje profesor i nderuar iu pergjigj se behej fjale per nje termet epiqender ne “kefaliona” dhe me shkalle fortesie 6.7 rihter.Kur i tha qe mora nje njoftim paraprak edhe ne oren 5.30 min nga personeli ai duke qeshur i tha:Se ne ate ore nuk ka sherbim me personel dhe se ka folur me rrojen e ketij Institucioni.Befas ky gazetar e ripyeti edhe nje here se nga e kishte marre lajmin dhe i ofenduar la trasmetimin live.Keshtu eshte edhe puna Jone te dashur komentues,ky qe ka ardhur nuk eshte diplomat e per pasoje edhe intervistat i jep ne linjen e vet.Se drejtojne Avizet sot ndaj dhe bota eshte katandisur ne kete derexhe!Ndaj pyesni vehten se kur ambasada Amerikane do te behet me ambasadore!

  13. LORA says:

    Mendoj se zoti Ambasador i shba-se e paska ndare mendjen ta ndaje fatin e tij me ate te dr.Tyryryse,per sa qe ligjerimi i tij eshte njesoj me ate te zedhenesve te qeverise se tij.
    I besoj gjithe cfare shkruan gazetari Ened Janina,nje pjese te dhunes se policise e kam pare vete ne shesh.Fjalet e Arvizut jane dhune e ricikluar per demostruesit e 21 Janarit qe synojne te largojne shqiptaret nga ushtrimi i te drejtave te tyre,por qe jam e sigurt do te marrin pergjigjen e duhur duke filluar nga 18 shkurti e deri sa ta kemi bere def qeverine kriminale te Arvizut.Detyra jone si shtetas shqiptare eshte ti veme thonjte ne fyt ketij pushteti te vjedhur qe garanton cdo dite vetem hajnine e krimin sepse kjo mbahet ligjerisht me taksat tona dhe tu mbyllim gojen e cthurur nahijes se Arvizve qe fryhen de facto me xhepin tone.

  14. bllokman says:

    Jo per rracizem po bashkfshataret meksikan te zotit arvizu ne amerike merren me Pune goxha te rendomta dhe sa here degjoj kte majmunin e kuptoj pse.kti do ti bente mire te jetonte ca dite jashte mureve te ambasades

  15. Atdhetari says:

    Ky po qe e filloi mandatin keq fare. Me duket se aluçinacionet e sal rom berit qekan ngjitese.

  16. libertas says:

    shoku mao nuk e di akoma se esht ne mes te europes o mao ti nuk ke faj se kto sjelljet e policis nuk jan asgje para atyre torturave qe ke mesuar ti ne shkoll. shoku MAO duhet ta njohi salen qe ne femijri me sa duket ky duhet tja jepte ato gjelperat shokut sali per te myt shokun enver… ehhh o mao car tu besh ketyre medjave qe nuk te bojkotojn ty edhe ate tjetrin.. ej o MAO SI E KA PAS PSEUDONIMIN SALA BRENDA RRETHIT TUAJ,,,??? HIK O MAO NGA KE ARDHUR SE JE DUKE U INFILRUAR VETE…

  17. 21Janari says:

    Nderhyrjet pa vend te Mr. Ambasador , nuk jane te rastit , por mendoj se duhen pare ne kete optike te zhvillimit te ngjarjeve:
    Prokuroroja “e pavarur” shqiptare e asistuar nga specialiste dhe hetues amerikane do te dale ne konkluzionet se :
    disa nga vrasjet e 21 Janarit NUK jane kryer nga Garda republikane. Vetem Ziver Veizi, i cili u pa boterisht se u masakrua nga Garda, eshte goditur nga plumb rikoshete, se gardistit “i shkau dora”. Se Ilir Meta edhe mund te mos kete bere korrupsion, (Ju popull jeni vete te korruptuar sipas Mr. Ambasador) , se i korruptari i vertete eshte ai “Aktivi” , pra Dritani. Dhe kjo eshte e padiskutueshme sepse mban vulen “Made in USA”.
    Shkurt: as te mos e mendoni se klasa politike ne pushtet mund te denohet ndonjehere dhe kjo eshte definitive sepse mban vulen “Made in USA”.
    Eshte e tepert te thuash se kjo “strategji” eshte perpunuar ne bashkepunim me Qeverine Shqiptare…

  18. asper says:

    Une mendoj se ka diçka qe nuk shkon. Nuk ka mundesi qe pasqyra e SHBA-ve ne Shqiperi te jete nje shemtim i tille si Arvizu. Nje ambasador qe merr nen sqetull kriminelet, vrasesit, te çmendurit, korupsionin e perdale, s’mund te konsiderohet ndryshe perveç se enigmatik, i perçudnuar, diplomatikisht i perdale, per te mos thene i mbrujtur me qellime te erreta e te rezikshme. Mendoj gjithashtu se oposita duhet te ndermerre nje aksion dinjitoz e te guzimshem me qeverine e SHBA-e per te qartesuar kete qendrim imoral te Arvizut. Nese na ka mbetur nje therime dinjitet, duhet ta mbrojme me mish e me shpirt, per te mos u kualifikuar si HALABAKE TE PERJETSHEM. Mendimi i pare i oposites duhet te jene demonstratat per largimin nga Shqiperia te ambasadorit qe vetem ambasador nuk eshte. Po qe se shqiptaret do te pajtohen me te pa moralshmen do te jene pellgu i ujit te qelbur. Personalisht jam gati te ekspozohem kunder kesaj te keqeje qe megjithate nuk jam ne gjendje ta spiegoj nga dhe si vjen.

  19. Elza says:

    Kur e perjeton ngjarjen dhe shkrimet dalin mjaft te qarta e te goditura.
    çfare mund te themi per kete fare ambasadori,duket qarte se Sala nuk e ka patur te veshtire ta korruptonte kete ashtu si dhe shume nderkombetare te tjere.

  20. Falcon says:

    e bukur qe kur policia i binte dhe policeve civile haaha

Comments are closed.

Lini një Përgjigje