A ka pasur një grusht shteti në datën 21 janar në Tiranë? Ish-zv.kryeministri dhe deputeti demokrat Gazmend Oketa na këshillon të dëgjojmë përgjigjen e zv.ndihmës sekretarit të Shtetit Kauntrimen. Në këtë intervistë për Mapo, zoti Oketa flet për hijen e rëndë që kjo ngjarje do të hedhë mbi të ardhmen e politikës shqiptare dhe rrezikun që përfaqëson për mbajtjen e zgjedhjeve të 8 majit. Lidhur me “sëmundjet” aktuale të PD, ai thotë se forumet e partisë ndodhen në shkelje të hapur statusore.
Bisedoi: Skënder Minxhozi, MAPO
Zoti Oketa, keni qenë në fokusin e vëmendjes publike gjatë kësaj jave, pasi jeni i vetmi anëtar i Këshillit Kombëtar që keni votuar pro memorandumit të zotit Besnik Mustafaj. Çfarë ju shtyu drejt këtij gjesti publik, kaq të veçantë dhe të veçuar, për një mjedis si ai i PD?
Së pari ju siguroj se nuk ka qenë aspak arsyeja për të qenë në fokus të vëmendjes publike, por një vendim i imi për të mbështetur një dokument, përmbajtja e të cilit mu duk mjaft realiste dhe mjaft dashamirëse përkundrejt problemeve të brendshme të Partisë Demokratike. Unë do përgëzoja z. Mustafaj si për angazhimin e tij në paraqitjen e këtij memorandumi, dhe po ashtu dhe për fisnikërinë në parashtrimin e tij. Me aq dijeni sa unë kam, z. Mustafaj kish depozituar disa minuta para fillimit të mbledhjes këtë memorandum dhe besoj se pothuaj të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar jemi njohur me përmbajtjen e tij vetëm gjatë leximit që z. Mustafaj i bëri para Këshillit. Kam ndjekur me vëmendje problematikat që ngriheshin në të dhe propozimet përkatëse dhe e gjeta me vend të mbështesja një iniciativë të tillë. Nga ana tjetër ju kujtoj se një pjesë të atyre shqetësimeve, unë i kam ngritur në prononcime apo intervista të mia të mëparshme. Ishte një memorandum i cili në ndjesinë time nuk u prit keq dhe nga anëtarësia e Këshillit, pavarësisht votimit, i cili gjykoj se ishte i parëndësishëm.
Unë nuk e di se cili është perceptimi juaj për mjedisin brenda PD, por besoj se është një perceptim jo fort i saktë. Me gjithë problematikën që mund të ketë, personalisht sa herë kam gjykuar se duhet të shpreh mendimin tim, e kam bërë, ashtu siç dhe kam mbështetur vendimet politike edhe kur mund të mos kem qenë plotësisht dakord to. Këto janë rregullat që duhet të funksionojnë në një forcë politike.
Nga ana tjetër, të kërkosh më të mirën apo më shumë për familjen tënde politike, nuk më duket aspak mëkat. Kur për shkak të rotacionit normal demokratik një ditë PD nuk do të jetë më në pushtet, të jeni të sigurt se zërat “ndryshe” do shtohen, disa dhe do ta lënë PD-në. Por unë nuk dua aspak të bëjë pjesë në ato zëra ndryshe, as në ato zëra që belbëzojnë vetëm kafeneve. Unë jam anëtar i PD-së prej 20 vitesh, jam vlerësuar maksimalisht prej saj, por besoj se dhe e kam justifikuar këtë vlerësim. Pikërisht për këto arsye dua ta shoh forcën time politike, si një forcë e cila respekton statutin, e duke respektuar statutin respekton anëtarësinë. Dua ta shoh forcën time politike vërtetë një forcë evropiane, jo thjesht nga kollaret tona, por nga sjellja, mendimet dhe opinionet tona. Unë kam hyrë në politikë për t’i shërbyer vendit tim, interesat e të cilit i kam primare. Unë e dua Partinë Demokratike të fortë, jo se ka përballë një opozitë të dobët, apo pothuaj inekzistente, por të fortë e të aftë për të përballuar çdo sfidë me standardet europiane dhe jo me nivelin e kundërshtarit.
Dokumenti në fjalë propozon në thelb hapjen dhe demokratizimin e një force të madhe politike, si Partia Demokratike. Cili do të ishte përshkrimi juaj i shkurtër për “sëmundjet” që kalon sot partia ku bëni pjesë?
Shkurtimisht, pikat kryesore të këtij dokumenti kërkonin funksionimin e Partisë sipas statutit, duke filluar që nga konstituimi i Këshillit Kombëtar, zgjedhja e Kryesisë së re dhe sekretarëve, pasi aktualëve i ka mbaruar mandati. Kërkonte reformimin apo rigjallërimin e Partisë Demokratike me synimin e ngjitjes së saj në nivelin e Partive Popullore Europiane. Siç u shpreha dhe më lart, ndjesia ime është se ne parim ky dokument nuk u prit keq. Në gjykimin tim pika e cila kërkon zgjedhjen e strukturave drejtuese bëri që ky memorandum të diskutohet shkurt në këtë mbledhje dhe besoj më gjatë në mbledhjen tjetër të Këshillit pas zgjedhjeve. Normalisht, së paku prej kësaj pike memorandumi mund të kish marrë më shumë mbështetje, pasi duket paradoksale që anëtarë të Këshillit nuk aspirojnë pozicionet e nënkryetarit, apo sekretariatet e ndryshme.
Ju kërkoni një përshkrim të shkurtër të “sëmundjes” që kalon sot PD? Nuk di të them nëse fjala “sëmundje” është e duhura, por nuk besoj se është kështu. Kur thua “sëmundje”, krijohet ideja se mund dhe të mos shërohet. Unë besoj se fjala problem mund të jetë më e përshtatshme. Memorandumi i z. Mustafaj besoj se adreson fare qartë problemet kryesore. Unë do theksoja faktin se nga pikëpamja statutore, d.m.th e kushtetutshmërisë së partisë, jemi në shkelje të saj. Mosmbledhja e Këshillit Kombëtar në afatet që cakton statuti dhe moszgjedhja e strukturave drejtuese, mund të mos përbëjë një problem praktik për drejtimin e Partisë në qendër, por ky model merret fare lehtë dhe kopjohet dhe në degët lokale të PD, duke bërë që dhe vetë anëtarësia e PD-së të ndjehet e neglizhuar. Problematikë tjetër unë do quaja, një farë ndroje që ndjehet dhe tek anëtarësia për të diskutuar dhe publikisht çështje të tilla, si p.sh. dhe vetë memorandumin e z. Mustafaj.
Ne nuk duhet të harrojmë se PD është një vlerë për të gjithë shoqërinë shqiptare, nuk duhet të harrojmë se votuesit e PD-së janë disa herë më të shumtë në numër se vetë anëtarësia e PD-së. Prandaj pikërisht për këto arsye, besoj se dhe opinioni apo sugjerimet e mbështetësve të PD-së, të cilët nuk janë anëtarë të saj, duhen marrë në konsideratë. Personalisht nëse nuk do të besoja se PD është vërtet forca politike që mund të drejtojë më mirë vendin, se PD është forca politike që i ka të gjitha mundësitë të jetë një forcë europiane, nuk do t’i ngrija fare këto probleme, do të heshtja ose do isha duke bërë inxhinierin. Nuk ka nevojë vetëm anëtarësia e saj, për një PD më të fortë dhe më europiane, por besoj se më shumë nevojë ka Shqipëria.
Sa e vështirë është të jesh një zë i pavarur në Partinë e sotme Demokratike?
Në rast se ke respekt për veten, për njerëzit që të kanë votuar dhe mbështetur, ju siguroj se nuk është aspak e vështirë. Unë më tepër se zë i pavarur, do ta thosha një nga zërat ndryshe, pasi nuk jam as i pari dhe as i fundit. Unë besoj se kështu kontribuoj më mirë për forcën time politike dhe është gjithmonë koha ajo që i vërteton ose jo gjërat.
Situata politike në vend vijon të sillet rreth ngjarjeve të 21 janarit. Si e shihni ju këtë ngjarje, në distancën e pothuajse tre javëve?
E shoh si një ngjarje, e cila fatkeqësisht ka shkaktuar një traumë të fortë shoqërore dhe politike, krejtësisht të panevojshme dhe plotësisht të shmangshme. E shoh si një ngjarje, e cila do jetë në qendër të debateve politike për një kohë shumë të gjatë, dhe si një ngjarje e cila ka dëmtuar shumë besimin reciprok dhe mundësinë për rivendosjen e dialogut ndërmjet mazhorancës dhe opozitës. Nëse opozita do kishte treguar minimumin e përgjegjshmërisë, ju siguroj se ajo ngjarje e shëmtuar nuk do të kish ndodhur.
Të thërrasësh një demonstratë, dhe mos të qëndrosh në krye të saj, është krejtësisht e pajustifikueshme. Të shikosh policët shqiptar, të masakrohen me gurë për orë të tëra dhe të mos dalësh në krye të atyre, të cilët i ke thirrur për të demonstruar, është e patolerueshme. Të shikosh flamurin kombëtar të përdhoset nga demonstruesit e tu e të mos dalësh në krye të tyre është e papranueshme. Të rrish në pritje, deri sa të humbin jetë demonstruesish e më pas të dalësh dhe të japësh konferenca është e dënueshme. Katër jetë shqiptarësh, katër bijë nënash, katër bashkëshortë e prindër humbën jetën. Për cilën arsye? Për arsyen se dikush është i pazot të bëjë politikë aty ku duhet, është i paaftë të bëjë politikë brenda institucioneve, brenda sallës së parlamentit. Fatkeqësisht 21 Janari do të zbehë çdo datë dhe zhvillim pozitiv që mund të ketë vendi gjatë gjithë vitit 2011-të.
A ka pasur, sipas jush, grusht shteti më 21 janar?
Politikisht, atë që ndodhi me datë 21 janar mund ta emërtosh në mënyra nga më të ndryshmet. Por gjithmonë mbetet një përcaktim politik. Juridikisht duhet të jenë organet e pavarura kushtetuese të cilat duhet të zbardhin të vërtetën deri në fund dhe të sqarojnë të gjithë opinionin se çfarë emri ka ngjarja e 21 Janarit 2011.
Ajo që mund të them unë personalisht nisur nga sa kam ndjekur nga media dhe disa deklarata të cilave do t’i referohem më poshtë është kjo. Më 21 janar, në gjykimin tim, ka pasur një përpjekje të dhunshme për të pushtuar institucionin e Këshillit të Ministrave. Pamjet filmike e dëshmojnë këtë. Ka pasur një dhunë krejtësisht të pajustifikueshme e të papranueshme mbi forcat e rendit. Ka pasur fatkeqësisht dhe katër viktima e disa të plagosur, si nga protestuesit ashtu dhe nga forcat e rendit. Unë nuk kam informacione apo dokumente të tjera, të cilat të më ndihmojnë për t’i vendosur një emër kësaj demonstrate të dhunshme.
Në rast se i referohemi deklaratës së z. Countryman lidhur me këtë pyetje, përgjigja ishte një “jo” e prerë. Dhe kjo “jo” e prerë nuk besoj se ka dalë nga një analizë politike që z. Countryman apo ndihmësit e tij kanë bërë, por besoj se ka dalë nga informacionet që agjencitë e specializuara amerikane i kanë përcjellë Ambasadës Amerikane dhe Departamentit të Shtetit. Ju referova z. Countryman, si përfaqësues të një vendi mik dhe si një zyrtar besoj ekuidistant ndërmjet dy palëve. Ju referova dhe për faktin se deklarimet e tij janë mirëpritur dhe janë gjykuar si deklarime në mbështetje të interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve, pothuaj nga të gjitha palët, pavarësisht mënyrës sesi i lexon secila prej tyre.
Aktualisht duket e qartë ekzistenca e një krize të thellë institucionale, që shoqëron atë politike. Kryeministri ka formuluar akuza të hapura ndaj kreut të shtetit, kryeprokurorit dhe shefit të shërbimeve sekrete. Cilat janë sipas jush, pasojat e kësaj krize dhe si mund të dilet prej saj?
Kriza institucionale mendoj se e përkeqëson akoma më shumë situatën, e cila dhe pa të ishte goxha e rënduar, për shkak të krizës politike. Si mund të dilet prej saj? Personalisht nuk di rrugë tjetër demokratike përveç asaj të dialogut dhe respektimit të pavarësisë së institucioneve. Rivendosja e dialogut politik, që për hir të së vërtetës, tani nuk është një gjë e lehtë, duhet të jetë hapi i parë.
Opozita mund të ketë të drejtën e saj të shprehë çdo kërkesë, por mjetet duhet të jenë demokratike. I vetmi vend ku duhet zhvilluar beteja politike duhet të jetë Kuvendi i Shqipërisë, çdo përpjekje për ta kaluar debatin politik në rrugë nuk ndihmon aspak zgjidhjen e krizës politike.
Nga ana tjetër, qetësimi i toneve të komunikimit ndërmjet institucioneve, heqja dorë nga akuzat politike ndaj institucioneve të pavarura, jo vetëm që do ndihmonte në zgjidhjen dhe kapërcimin e krizës, por do ndihmonte në konsolidimin e shtetit shqiptar në tërësi. Është për të ardhur vërtet keq, kur mendon se na ndan pak më shumë se një vit nga 100 vjetori i pavarësisë dhe shteti shqiptar gjendet në mes të një debati të tillë.
Cila është prognoza juaj për zgjedhjet lokale të majit? Sa e pengon klima e ndezur politike, kryerjen e reformës elektorale dhe ndërtimin e një besimi të ndërsjellë minimal mes palëve, në mënyrë që të kemi zgjedhje të pranueshme?
Kjo është një pyetje të cilës është shumë e vështirë që ti përgjigjesh dhe të parashikosh zhvillimet. Sigurisht që klima dhe retorika e ndezur nuk krijon kushte për një rivendosje të dialogut politik dhe besimit reciprok. Por megjithatë, mbi të gjitha këto, mendoj se është jetike për vendin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë që zgjedhjet e 8 Majit të zhvillohen. Dhe që këto zgjedhje të zhvillohen duhet që pa humbur as edhe një ditë më shumë opozita të deklarohet se do të marrë pjesë në to dhe të fillojë punën së paku duke dërguar përfaqësuesit e saj në KQZ.
Personalisht mendoj se mbajtja e zgjedhjeve të 8 Majit, mbajtja e tyre konform të gjitha standardeve europiane, është më e rëndësishme se e ardhmja politike e cilitdo individ. Ulja e toneve dhe akuzave të ndërsjella është domosdoshmëri, pasi hyrja në fushatë me një klimë të acaruar dhe pa besim reciprok në rrezikon që zgjedhjet në vend që të shënojnë hapa përpara, të bëjnë të kundërtën. Unë mendoj se na takon të gjithëve, deputetë e përfaqësues politikë, të japim ndihmesën tonë në zbutjen e kësaj klime tejet të acaruar dhe tensionuar. Po ashtu mendoj se dhe media mund të ndihmojë në zbutjen e toneve dhe klimës së ndezur. Është në të mirë të vendit, të qytetarëve dhe institucioneve që të gjithë t’i rikthehemi dialogut dhe hap pas hapi të rivendosim besimin dhe respektin reciprok, i cili për momentin është pothuaj inekzistent.
Ditët e fundit, pas disa deklaratave të konsullit grek në Korçë, ju z. Oketa në komisionin Parlamentar te Jashtëm kërkuat shpalljen “non grata” të tij. A mendoni se ky veprim është i përshtatshëm diplomatikisht dhe si mund të ndikoje në marrëdhëniet mes dy vendeve?
Së pari dua t’ju siguroj se kjo deklaratë e imja është bërë pa asnjë lloj nxitimi apo mungese informacioni. Një ditë para deklaratës sime, kam kërkuar thirrjen e një mbledhje të komisionit të Jashtëm Parlamentar ku Ministri i Jashtëm, apo përfaqësues të tij, të na njihnin me reagimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme. Vetëm pasi kam marrë informacionin e duhur, jam njohur zyrtarisht me përmbajtjen e deklaratës së konsullit grek në Korçë, me reagimin zyrtar të ministrisë sonë të jashtme, kam formuluar një kërkesë të tillë, pikërisht me shqetësimin e moscenimit të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve tona.
Qeveritë e të dy vendeve tona kanë vite që punojnë pikërisht në forcimin e marrëdhënieve, të cilat janë vërtet në nivele shumë të mira. Nuk duhet të harrojmë se jemi dy vende anëtare të NATO-s dhe personalisht nuk mund të pranoj që një konsull i cilitdo shteti të deklarojë se për regjistrimin e popullsisë duhet “kurajë dhe betejë”. Ju siguroj se kërkesa ime për ta shpallur konsullin si një person të padëshirueshëm, është një kërkesë e cila qëndron fare mirë në gojën e një deputeti, dhe sigurisht për shkaqe diplomatike nuk mund të qëndrojë në gojën e një ministri. Po ashtu jam i sigurt se nuk cenon aspak marrëdhëniet mes dy vendeve, për sa kohë ne i kemi ndërtuar këto marrëdhënie mbi bazën e respektit reciprok.
Comments are closed.
Ishalla i realizofsh ,keto qe po thua zotni,Por kam frike se Sali Ram Berisha,mashtruesi i Vucidolit do te te haje pa pjek,ashtu si ka hanger te tjeret para teje….Qe ia mos e hash,mos rri shume ne mbrojtje.por edhe sulmo,por ne loje me top e jo per spektakel…Hajer ishalla,te dhasht zoti mend e kuvet…
Une,si antar po aq i vjeter ni Partise Demokratike sa dhe zoti Oketa,apo sa edhe zoti Sali Ram Berisha,mashtruesi ni Vucidolit,te jap nje urim:Te pafsha ishalla kryeminister apo qofte edhe Kryetar te PD,ne vend te Saliut qe po na e heq petllen fare…
Nje fare respekti e kam per ty Zoti Oketa, se te pakten nuk sheh aluçinacione si njeriu qe ju drejton. Por ajo qe nuk kuptoj eshte se ju flisni per istitucione si salla e parlamentit (pra tempulli i demokracise) dhe ne te njejten kohe pranoni qe brenda partise suaj nuk ka demokraci. Gjithashtu mbroni tezen e sulmit ndaj policise per nje tjeter istitucion si Keshilli i Ministrave dhe ne te njejten kohe pame qe ky istitucion kaq i rendesishem u ruajt nga 300 polica te veshur per me shume edhe me uniforma te jashteligjshme. Me duket sikur nuk thoni vertet ate qe mendoni Zoti Oketa ose te pakten genjeni vetvehten.
Une e shikoje kete Gazmend Oketen vetm si nje legen te Berishes. Tani Berisha nuk i dha nje post ne qeveri dhe po del si kur mendon ndryshe. Nuk ka popull qe e ha sapunin per dijathe. Oketa mendon se populli eshte nje kope delesh te lodhura. Nuk po bej me koment per kete legen te Berishes.
Zoti Nicolla, te siguroj, ashtu si thote edhe zoti Ilirian ne komentin me poshte qe zoti Gazmend Oketa eshte nje figurat e ndritura te PD, sepse edhe une vete e njoh ate personalisht dhe kam patur rastin edhe te punoj me te. Kjo figure, se bashku me Eduart Selamin, Besnik Mustafajn dhe Bamir Topin do benin tamam Rilindjen e partise demokratike nese kjo gje do u mundesohej dhe nese do gjenin vertet mbeshtetjen e duhur brenda PD. Per mua, nese PD do perfaqesohej nga keto figura (duke theksuar ketu qe Berisha te zhdukej njehere e mire nga skena politike shqiptare), une do behesha nje mbeshtetes i flakte i PD (aktualisht nuk jam me asnje krah dhe nuk perkrah asnje politikan, sepse e shoh qe secili mendon per karrigen dhe xhepin e tij). Ta garantoj edhe njehere besueshmerine e zotit Gazmend Oketa
Gazmend Oketa eshte me te vertete njeri i mrekullueshme dhe shume njerezor , kete e shpreh , sepse e kam njohur personalisht dhe ja di vlerat, por jo per faj te tij, ai eshte i rrethuar nga shume kusar dhe mashtruesa ne partine e berishes, qe eshte ”VETE ALI DHE VETE KADI” Uroj sinqerisht qe Gazi te jete ne kryesine e asaj partie fame keqe per deri sa te drejtohet nga saliu dhe lepiresit e tij ! Shpresoj qe me njerez si Gazmend Oketa te futet nje fryme e re dhe PD te marri vendin qe i takon.
Kurre nuk u bene ndonjehere dy tre njerez me aresye ne te njejten kohe ne PD qe te mund t’i dalin perpara Tutorit te PD. Keshtu nje nga nje ai i ha te gjalle me nje kafshate ata.
uroj mos te mbushet mendja te dalesh vetem per gjueti ,Oketa
..Si gjthnje fajin e ka lopa qe vajti pas hajdutit dhe jo hajduti .A nuk vini re Z.Oketa qe opozita nuk ka
asnje hapsire e asnje mundesi tjeter vec protestes ne rruge? A keni ju ndonje rast te vetem qe opozita
te kete hyr ne sallen e parlamentit pa u perballur me sharje e fyerje nga me me rrugaceroret qe nga
fyhreri juaj,Jozefina e langaraqet e tjere te grupit tuaj parlamentar? Prandaj Ju dhe ndonje tjeter qe keni
respekt per vehte dhe per idealin demokratik u bie barra ta shpetoni Partin demokratike nga banditi qe
e ka privatizuar dhe qe po u sundon edhe ju.