UPDATE- Mediat e huaja kanë bërë të ditur se mercenarë nga Rusia e ish- vendet sovjetike kanë mbërritur në Libi e po luftojnë protestuesit libianë. Mediat thonë se janë mercenarë që kanë marrë secili nga 18 mijë sterlina për të luftuar protestuesit gjithmonë në rritje. Ndërkohë rrugët e Tripolit janë të mbushur me viktima. Vetë Gadafi ka dalë në TV pasi ishte menduar se ishte larguar, duke thënë: “Mos u besoni qenve, nuk jam në Venezuelë”. Flitet për rreth 450 të vdekur. Banorët janë paralajmëruar që të mos dalin jashtë sepse do qëllohen.
Një ekspert i njohur afrikan, Francis Ghiles ka thënë se ekziston mundësia që bombardimet në Tripoli të jenë kryer nga avionë ushtarakë serbë. Ai i tha BBC se Gadafi e ka bërë një gjë të tillë edhe më parë me avionë serbë, mund ta ketë bërë edhe tani. Ghiles tha se Gadafi nuk u beson forcave të tij ushtarake. “Ka shumë serbë në Tripoli dhe ata janë shumë besnikë ndaj Gadafit,” ka thënë Ghiles. Por ministria e Mbrojtjes e Serbisë e ka përgënjeshtruar një gjë të tillë duke e quajtur budallallëk.
Comments are closed.
Zhdukeni kete beduinin e qelbur qe vret per pushtet por ka vellain ne Shqiperi qe me te njejten gjuhe urrejteje flet…….
Ne nje “grusht shteti” mund te vriten 0, 3, 300, 3000
..1 korrigjim i vogel “libiane” dhe jo libanezë”..
po te pakten Gaedafi paska etike nuk vret vellai vellane po te pakten i vrasin mercenaret, ky qe kemi ketu as kaq nuk beri !!!!!!
Sipas teje vellai im, po te doje te me vrase do paguaj nai grek…eee??
Ca thu mer burre?!
Vrasesi duhet varur me koke poshte dhe i duhet bere mishi thela-thela! …qofte edhe vellai
Ne Shqiperi mercenaret e fjales kane njezet vjet qe vrasin popullin me endrra e kurora lavdie qe i thurin klases politike shqiptare. Mercenaret e medias nuk kane arritur ende me ndershmerine e tyre t’i qepin kostumin demokratik mendimit te lire e te ndershem. Edhe ne jetojme mes keture mercenareve. Dikush me pushtet politik, dikush me pushtet parlamentar, nje tjeter me pushtet televiziv e qindra gazetare me pushtet fjalesh ne mercenare te vegjel qe nuk dime se ku e bejne pazarin. Per popullin sigurisht jo.
Kujdes se do dalin edhe gardist te sales duke mbrojtur Gedafin
A doni te dini se si do shkoje historia e Gadafit dhe nese avjonet kane qene ruse apo serbe
JU a them une:
Pyesni pacollin.
Gedafi mbaroi,dhe ndoshta s’do vonoje te veje Nato te”ruaje”paqen nja tridhjete vjet,gjersa te”rruaje”dhe naften dhe gazin.Hesap i bere evro-amerikan;une kam Lindjen e Mesme,ti merr Libine.Por populli ben mire te kerkoje ndryshim,sepse lezeti i jetes eshte shumellojshmeria.