Ç’plan ke zoti Rama?

21 Shkurt 2011, 15:46Politika TEMA

Nga Skender Minxhozi

Kishte shumë njerëz në bulevard të premten. Ndoshta më shumë se ç’mund të pritej, pasi demonstratat e opozitës po nisin t’i ngjajnë një rituali. Dhe siç dihet, ritualet janë për më besnikët, jo për masën e madhe të njerëzve që tërhiqen nga momenti dhe nga efekti i çastit. Opozita ia arriti të tregojë edhe një herë se mund të mbledhë shumë njerëz, e kjo është një shenjë se momenti i saj vazhdon.

Deri këtu është një histori e ditur. Qeveria ndodhet në vështirësi, mandati i saj i dytë është një dramë më vete dhe trenit të maxhorancës po i bien patavrat rrugës. Puna nuk është, pra, të provohet që qeverisësit ndodhen në vështirësi, por që opozita mund ta kthejë këtë rrethanë, në një aset konkret për rrëzimin e kundërshtarëve para viti 2013. Kjo është sfida e vërtetë, kalaja që PS synon të marrë prej dy vjetësh, e që akoma, mesa janë gjasat, do vazhdojë të mos bjerë.

Shumë është shkruar, pas qershorit 2009, për faktorët që çuan në rezultatin elektoral që e dinë të gjithë. Ka një pikë konvergjence, edhe ndër ata komentatorë, analistë, profesionistë apo njerëz çfarëdo që merren me politikën shqiptare, që ka të bëjë me faktin që opozita shkoi e papërgatitur në atë takim. Sado larg të duket tashmë ai çast, kur nën urat e Lanës ka rrjedhur goxha ujë dhe kur situata nuk është më si në verën e 2009, mund të thuhet me një farë sigurie se ai “kaos i qetë”, siç e quan bukur regjisori italian Nani Moreti, që sabotoi asokohe opozitën, vijon të mbete në fuqi i pashqetësuar edhe sot, rreth dy vjet më pas.

Prej 19 muajsh opozita kërkon transparencë për zgjedhjet e 28 qershorit. Ka qenë një aksion politik ku kjo parti e madhe, me gjysmën e votuesve nga pas, ka investuar gjithçka; imazhin e saj, peshën politike dhe njerëzore dhe të ardhmen e afërt. Një pjesë e mirë e 1730 protestave, që Berisha pretendon se ka zhvilluar opozita që nga viti 2005, kanë pasur si kryefjalë të vetme hetimin e zgjedhjeve të fundit parlamentare. Kur kthen kokën pas, s’mund të mos shohësh sesi krerët e PS, më i pari kryetari i saj, kanë deklaruar me dhjetëra, në mos qindra herë, se standardi i transparencës është i panegociueshëm, se pa parë çfarë ka brenda kutive të 28 qershorit, s’do të pranohej asnjë proces tjetër zgjedhor. Të shohim çfarë ndodhi, që të kuptojmë dhe të pranojmë atë që do ndodhë – ky ka qenë parimi bazë i kësaj strategjie, e cila nxori në shesh qindra mijë njerëz, që bëri të shtriheshin në bulevard për tre javë deputetët e opozitës, që motivoi opozicionin në parlament dhe që ushqeu kontaktet e panumërta me të huajt.

Kjo kauzë ka absorbuar të gjithë energjitë e brendshme të opozitës, por sot duket e lënë mënjanë. Pas debateve të ndezura të fund-vitit, kur qeveria sabotoi komisionin hetimor për zgjedhjet, u bë e qartë se opozita duhej të merrte një vendim për këtë angazhim që dukej solemn dhe i patjetërsueshëm. Themi dukej, sepse në fakt kërkesa dyvjeçare për hetimin e 28 qershorit duket sikur është një objekt arkeologjik në fjalorin e përditshëm të opozitës. S’kanë kaluar më shumë se dy muaj qëkurse e majta betohej se s’do të shkonte në zgjedhje të reja, pa verifikuar të vjetrat. E megjithatë 21 janari, me zhurmën dhe tragjizmin e tij, por edhe afrimi i 8 majit, duket se kanë bërë punën e vet. Tani opozita e pranon nën zë se zhvillimet kanë hyrë në një fazë të re, dhe se asaj i duhet strategji e re. Ah, pikërisht, strategjia! Cila është ajo, pyet me të drejtë një ndjekës i kujdesshëm i politikës në këtë vend. Të gjithë, në momentin aktual, përveç opozitës, duket se e kanë një strategji: Berisha kërkon të mbarojë mandatin qeverisës, Meta kërkon të dalë i palagur nga hetimi i videos me Priftin, Dule kërkon që regjistrimi etnik t’i shtojë radhët e minoritetit. Po Rama çfarë strategjie ka?!

Ja një pyetje ku dilema dhe paqartësia ndjehen si në shtëpinë e tyre. Kjo duket të jetë çështja e madhe në këtë moment për opozitën anti-Berisha: që s’ka një strategji konkrete. Të paktën deri në momentin kur po hidhen këto rreshta. Se ndoshta javën e ardhshme, kur në Tiranë të zbresë numri tre i Departamentit të Shtetit dhe zonja Ashton, diçka mund të lëvizë nga vendi. Të paktën në këtë moment, në vitrinën opozitare është e vështirë të gjejmë një listë kushtesh, një axhendë, një qëndrim logjik në formë piketash sado të përgjithshme, një roadmap sado rudimentar, siç e quajnë amerikanët. Ku po shkon opozita? Në zgjedhje lokale, apo drejt betejës për zgjedhje të përgjithshme? Nëse shkon në zgjedhjet lokale, cilat janë kërkesat konkrete të saj, që këto zgjedhje të mos prodhojnë një “28 qershor” të dytë? Do të mbahen këto zgjedhje në 8 maj apo do të ketë një kërkesë që ato të shtyhen? Po nëse nuk shkohet në zgjedhje, drejt cilit objektiv politik po shkohet? Dhe nëse braktisen zgjedhjet, sa siguri ka që objektivi në fjalë të japë rezultat, pa dëmtuar fatalisht vetë opozitën?

Këto pyetje përmbledhin në fakt kalendarin politik të opozitës për javët në vazhdim. Duhet një plan, jo më vetëm retorikë. Një plan që do të duhej të ishte publik, të paktën në pikat e tij bazë. Nëse opozita do të dëshirojë, siç tingëllon më se normale, që të ketë garanci të mjaftueshme për zgjedhjet lokale, këto garanci kërkojnë hapa institucionale, reforma apo mini-reforma, konsensuse dhe kompromise jo fort të lehta. Berisha përsërit çdo ditë se është i gatshëm që të plotësojë çdo kërkesë të opozitës, në kuadër të zgjedhjeve. Por nga votimet e fundit dimë se ai i bëri koncesionet vetëm pasi Rama i dha në sini të argjendtë (sa term makabër ky), “kokën” e presidentit të ardhshëm dhe pasi blindoi pozitën e kryeministrit në parlament. Krehja e listave, dyshimet për kartat e identitetit, mohimi i KQZ, media publike, vëzhguesit dhe komisionerët, apo përdorimi i shtetit në fushatë – secili prej këtyre elementeve mund të përfaqësojë një kurth në zgjedhjet e ardhshme. Si arrihet konsensusi mes palëve për këto dhe të tjera aspekte të procesit zgjedhor? Një enigmë, sepse para uljes në tryezë dhe arritjes së kompromisit, duhet një listë. E cila mund të egzistojë sot diku në bisedimet me të huajt që vijnë për të ndërmjetësuar për krizën, por që s’ka ende një formë publike dhe formale, për të gjithë opinionin publik që ngre supet kur vjen fjala për qëndrimin e opozitës.

Nga ana tjetër, nëse opozita do të pretendojë që hyrja në zgjedhje të kushtëzohej me ndonjë kusht apo rrethanë të caktuar që do të zbulohej në funksion të rezultatit të 8 majit, edhe kjo duhet negociuar. Dhe negociatori përballë dihet se është i vështirë në çdo rrethanë. Deri tani asgjë nga këto s’po ndodh. Rama vijon të thotë se do rrëzojë Berishën, ndërkohë që përgatitet, mesa duket, të shkojë në zgjedhje për të rinovuar mandatin e tij në krye të bashkisë. Mospërputhja e anës verbale me atë faktike, prodhon jo pak habi e mosbesim tek një elektorat që është ftuar nja dhjetë herë të rrëzojë qeverinë, e që në fund të mitingut është kthyer në shtëpi me të njëjtën qeveri mbi krye. S’është aspak fjala që ai milet duhej përdorur për t’i vënë zjarrin godinës së kryeministrit, por thjesht që ajo turmë e stërmadhe nuk duhet iluduar më me teza të paqena.

Në fund të 19 muajve lufte opozitare për të rrëzuar qeverinë, mesa duket opozita duhet të punojë edhe një herë brenda sistemit për të arritur fitoren politike që nuk e arriti në 28 qershor. Dhe të punosh brenda sistemit, do të thotë të përgatitesh për zgjedhje. Ose më së paku, nëse ato nuk shihen si opsioni më i mirë të përgatitesh për opsionin tjetër. E vetmja gjë që tingëllon e pavend sot, është hallakatja nëpër kallamishte, siç thotë batuta e njohur, pa kurs dhe pa instrumente lundrimi.

Opozita thotë se është e vetmja shpresë që i ka mbetur këtij vendi. E thënë kështu, kjo tingëllon mëse e vërtetë. Por shpresa nuk mjafton. Nga premisa, duhet kaluar në ndërtimin e një projekti solid drejt pushtetit. I cili sot, fatkeqësisht për opozitën, vijon të jetë një skicë, e jo një plan konkret i mirëfilltë. Rama tha pardje se demonstratat nuk do të ndalen “deri në fitoren tonë”. Ai shtoi se “nuk kërkojmë pushtetin, por vetëm zgjedhje të lira”. Një pyetje e thjeshtë për kreun e opozitës, vjen nga votuesit e tij potencialë, teksa shohin këto deklarata: për cilën fitore e keni fjalën zoti kryetar dhe për cilat zgjedhje flisni?! Kaq e meritojnë ta dinë. Apo jo?!

Revista Mapo

39 komente në “Ç’plan ke zoti Rama?”

  1. AdrianGJ says:

    Ndoshta nje nga artikujt me me vlere, ne lidhje me situaten politike, qe kame lexuar keto kohete e fundit.
    Nuk eshte faji vetem i pozites (dhe Saliut) por eshte faji edhe i opozites tone e cila eshte teper e dobte, nuk ka nje strategji te mirfillte dhe me e rendesishemja ka njerez po aq te korruptuar ne radhete e saj….

    Nje gje eshte sigurt se Saliut i ka ardhur fundi – mund te shckoje nje vite, nje muaj sepse vete ne partine domakratike kane fidhuar inisiativa per kete gje. Por te mos shkaterrojme shqiperine veten per te hjekur Salen sot… Sic thote populli “per nje pleshte nuk digjet jorgani”.

  2. raimondi says:

    Problemi eshte se edhe Sala kishte njerez ne miting
    Pra cfare do beje opozita qe te pakesoje elektoratin e Pushtetit ????? –Kjo ka rendesi jetile per opoziten qe te mos ngelet gjithmone opozite
    Sepse kur te vijne zgjedhjet Sala duket qe i ka nja 35% pro tij, por edhe disa perqindje i mer nga aleatet Came dhe LSI,———Atehere Sala i afrohet 45 % .
    Mirpo duke qene ne pushtet duhet pasur parasysh edhe vjedhja e votes qe e ben cdo parti qe eshte ne pushtet, ndersa Sala e ben ate pune 5 fish—dhe del Sala fitues edhe ne zgjedhjet e Ardhshme

    Ndaj per opoziten ka shume rendesi se cfare duhet te beje te pakesoje elektorain e Pushtetit, ndryshe me ket elektorat qe Sala ka , ai do i fitoje prape zgjedhjet

    E vetmja zgjidhje qe opozita te krijoje nje elektorat maximalisht me te shumte se pushteti, me nje shumice Dermuese ne zgjedhjet qe vijne
    eshte vetem duke rrembyer flamurin e PATRIOTIZMIT ———-Ndryshe opozita me kete emndje qe ka i fiton zgjedhjet me 36 gusht
    jo per gje por atehere eshte dita kur Sala jep doreheqjen i detyrum nga protestat

    Vetem ceshtja e Patriotizmit e le Salen si peshku pa uje
    Por Sala eshte qen, ai e di qe keta nuk e bejne kete ——— Hajde opozite hajde qe vepron sikur nuk e voton populli shqiptar por…..

    1. fule says:

      Po cfare njerzish aman. Ne mitingjet e fundit te Sales kam qene dhe une qe modestisht me thone ekstremist i majte. Se kshu eshte katandisur administrata sot.
      Po mos kishte mbushje kutish me vota njerzish qe nuk votojne ato % merri me -10 minimalisht.

  3. bbb says:

    Opozita jone eshte jo veteme dobet, por edhe e pa organizau, e pa qarte ne ide. Qeveria e korruptuar e Sali Boillekut, duhet te binte qe pas tragjedise se Gerdecit. Pra 3 vjet me pare. Mosrenia e qeverise qe pas skandalit Gerdec, tregon se opozita eshte teper e pafuqishme, e paafte.

  4. arsen says:

    Z. Minxhozi!
    Ky artikull flet per dicka me serioze, por jo per Ramen…. POR PER JU ANALISTET!
    EDHE JUVE U JANE MBARUAR ARGUMENTAT DHE RRUGEZGJIDHJET.
    Nuk e ka ne dore Rama gjithcka. E KA POPULLI. E KA SOVRANI!
    Nese “sovranit” i ka mare koka ere??? LE TE RIJE NEN THUNDREN E SALIUT!
    NESE SOVRANI KA NDJERE DICKA “PERBRENDA” (thene troc…po i dhem by…)LE TE ZGJEDHE!
    Ta zhduke kete maxhorance ne 8 maj dhe pas 1 muaji te kerkoje Zgjedhje te Pergjitheshme.
    Natyrisht….BUDALLAIT GJITHMONE I KUSHTOJNE GJERAT E THJESHTA ME SHTRENJTE!
    Me nje pale kuti, mund te behshih dy zgjedhje.
    Tashme Saliu edhe te duash, nuk ka kohe as te beje dorzimet, e jo te ike para 8 Majit

    1. bbb says:

      SI KUJTON TI ZOTNI, SE ME 8 mAJ DO LEJOJE SALIU ZGJEDHJE TE NDERSHME???

    2. red m. says:

      arsen, ta siguroj un qe nuk ka popull ne bote, qofte dhe ato me kulture proteste qe do ngrihej ne nje moment ne nje sinkronizim perfekt me forcen e telepatise, e jo me populi jone qe nuk ka piken e kultures per proteste… duhet gjithmone nje force qofte dh eper organizimin me minimal… ne kte rast forca eshte,,,eshte ajo force qe pretendon te vije ne pushtet,,eshte nje person qe pretendon te behet kryeminister apo mbret kur kjo te ndodhe,,,ama, mungon organizimi,,,nuk e di se cmendon rama realisht por di qe pasi dola ne bulevard te premte per te premte,,,kete te fundit nuk dola,,e nuk do dal me,,sepse dalja ime nuk do te thote asgje,,nje ecje e cregullt, nje fjalim i sterdegjuar, dhe nje mirupafshim te premten tjeter,,,keto gjera jo vetem qe nuk cenojne poziten dhe sali sovranin,,po i heqin cdo shprese popullit qe rama di dhe do beje dicka me mire,,, kshu qe populli, ‘sovrani’ i rrenuar pas gerdecit e ps vrasjeve me pagese te 21 janarit do rrije te strofka modeste, me ate buk e krypen duke thur bejte e fjal te urta si : bajraktari vetem me plumb zbret nga kali,,dhe ,,,shtati pyll e mendja fyll,,,

  5. VL says:

    Artikulli me i mire qe kam lexuar ktu. Rama thote bdryshe dhe vepron ndryshe. Me llafe ben namin ai. Ktej thote ne nuk bejme negociata e nuk futemi ne zgjedhje, po nga ana tjeter ka frike se e humbet ate karrigen e bashkise se Tiranes e do futet. E di sa leke vlen ajo karrige ???? Na merziten me kto demonstrata – te njejten gje thone. Luajne me popullin si Edi e si Saliu. Bravo kur gjejne bejne.

  6. petushi says:

    z.MINXHOZI:
    Besoj se z.Rama eshte akoma me teper ne pozite te veshtire kur dhe nga ju i shtrohet pyetja:c’plan ke z.Rama ?.
    Ne po shohim cdo dite e me teper ,terrorin shteteror dhe mediatik mbi opoziten.por me teper dua te flas per terrorin mediatik.Sot eshte nje numer i madh televizionesh e gazetash si tv klan,abc,etj,gazeta koha jone,standart etj te cilat 24 ore ne 24 ore bejne nje propogande te eger kunder z.Rama,nderkohe qe ne televizionet apo gazetat te ashtuqujtura” pro opozites” shohim nje anim te balancuar me disa pluse ne favor te opozites.Ne kete drejtim me ben pershtypje qendrimi i disa analisteve apo gazetareve si z.Minxhozi,te cilet ne fakt me sa kam ndjekur zhvillimet politike ne vend,jane te rreshtuar ne” frontin e luftes”,per ndryshime demokratike ,po gjithmone mbahet qendrimi :5 vrejtje per Pd =Sali Berisha dhe dy vrejtje per Edi Ramen=opozita.Kjo me kujton ritin fetar qe zhvillohet ne QABE ,nga haxhinjte myslimane,te cilet vijne verdalle QABES tre here duke u lutur dhe hedhin tre gure per te goditur SHEJTANIN.
    Mendoj se sot,ne momentet e rrezikshme per demokracine ne Shqiperi,analiste,gazetare intelektuale qe kane akses ne publik, duhet te dalin haptas ,pa ekuivoke ,kunder ketij regjimi shtypes e vrases,te perkrahin haptas publikisht opoziten e bashkuar sepse me vone do te jete teper vone.

    1. babiloni says:

      ore z. Petush po ke opozite duhet te perkrahin?
      opoziten tende apo opoziten e shqiptareve?
      apo opoziten e Rames, Rucit e Gjinushit?
      shto edhe Ngjelen, Priftin, Ndoken e Veliaj perversin?
      kete e quan opozite ti?
      ore po qenkeni qorruar fare e truri ju eshte mpire!
      mos te guxoje njeri te kritikoje Edin tend te dashur se me vrap na dilka kelysh i Saliut!
      i therrisni mendjes apo cfare?!?!
      po pse ore vetem Edi e Saliu jane ne kete bote?
      toka mos rrotullohet gje rretth ketyre dy krye-HAJDUTEVE te Shqiperise?
      tani na e nxorren dhe Minxhozin berishian!! ashtu sic Saliu e quajti Bazen kapter te Gramoz Rucit!
      nje mendje me Saliun paske dhe ti?
      se me Edin e morem vesh qe mendoke njesoj!
      moj kassolle ku na mblodhe!
      I VETMI PLAN QE RAMA KA NE MENDJE ESHTE PLANI URBANISTIK PER TE NDERTUAR PALLATET E TIJ!
      per planet e tjera zoti Minxhozi pyesni Petushin se i di mire!
      se kryetari i tij zbaton planin e saliut te 4 viteve me pare, se jane dy ane te se njejtes medalje. Berisha nga nje ane e Rama ne tjetren!

      1. red m. says:

        babiloni, jam shume dakort me ty,,,
        Petush, mos po pretendon gje qe tja servirim pushtetin rames,,,te dalim te vritemi per ramen,,,cpo ben rama nderkohe?? e vetmja gje qe me ben te dal te premteve eshte ikja e saliut, dhe ndergjegjsimi i popullit qe me demonstrate do i fluturoje koka te gjith salive te tjere qe do marrin postin derisa shqiptarve ti behet kulture e derisa politikanet tane te kene frike nga populli,,
        ndersa ti Petush enderroke nje popull qe derrmohet rrugve per ti servirur pushtetin rames, ne pjate ergjenti,,me shkop magjik,,, nuk jemi as delet e rames as te berishes,,kjo gje do filloje te ngulitet me ndryshimin e brezave,,,sa per mua,,sikur me shkop magjik te zhdukeshin te gjith kto mostrat,,mire do benin

  7. bbb says:

    Z. MINXHOZI. UNE DO TA SHIHJA PLANIN REAL TE ZOTIT RAMA, NE NJE PLAN TE NDRYSHEM…

    NQS PLANI I RAMES ESHTE VETEM ZBYTHJA NGA KARRIGIA E BERISHES & COMPANY, PER REALITETIN E SOTEM DO TE ISHTE DO ISHTE DICKA GJYSMAKE. REALITETI SOT ESHTE AQ I ZI SAQE KEMI PERPARA NJE SHTET TERESITH ILIGJITIM DHE TE KRIMINALZUAR. SE PARI, KE NJE PUSHTET GJYGJSOR TE KAPUR NGA KRIMI DHE PUSHTETI. GERDECI, ZJGDHJET E 28 QERSHORI, VRASJET E 21 JANARIT, VIJNE SI PASOJE SE KEMI NJE PUSHTET GJYGJSOR TE QELBUR. RAMA DHE OPOZITA, NE RRADHE TE PARE DUHET TE KENI NJE “PLAN’ PER TE PROTESTUAR, JO VETEM PERBALLE KRYEMINISTRISE, POR EDHE PROTESTA TE FUQISHME PRANE GJYKATAVE, PROKURORISE, GJYKATES SE LARTE ETJ. NE KETE MENYRE, OPOZITA DUHE TE TREGONTE SE ESHTE NDRYSHE NGA BERISHA.

    DIHET QE PROTESTAT TASHME JANE CESHTIJE E DOMOSDOSHME, DHE DUHET TE JEN TE PERDITSHME DHE TE FUQISHME, DMTH JO PROTESTA ME LULE E FJALIME “CAJUPIANE”. POR TE MOS HARROJME, SE NJE PJESE E DESHTIMIT, VJEN EDHE NGA QELBSIRLLEKU I FAKTORIN NDERKOMBTAR, VECANERISHT I AMBASADES KRIMINALE AMERIKANE, I CILI KA 20 VJET QE BEHET NJESH ME RKIMIN NE SHQIPERI. “PLANI” I RAMES DUHET TE PERFSHI EDHE NJE PROTESTE PARA MBASADES AMERIKANE, TASHME KUR ARVZIU DHE HORRAT E TJERE TE MABASADES, KANE DALE DE FACTO KUNDRA OPOZITES. PER FAT RE KEQ, ASNJE MEDIA APO GAZETE NE SHQIPRI NUK THOTE NJE LLAF KUNDRA MBASADES AMERIKANE…VALLE KAQ FRIKE KENI JU MEDIA? APO KENI FRIKE MOS E PESONI SI TREBICKA???

  8. 21Janari says:

    Po Ju zoti Minxhozi, si je perfqesues i “pushtetit te kartet” qe jeni, cfare planesh keni?
    Cfare planesh keni Ju, pasi pate 4 qytetare te pafajshem te ekzekutoheshin nga automatiket brenda Kryeminisrise ? A mundet ju, qe nen perkun e “objektivitetit se pushettit tuaj” te vazhdoni te silleni sikur dicka e rutine ndodhi?
    Ne se vrasjen e qytetareve nga pusheti ju e konsideroni vetem “pune te Prokurorise”, sic po perpiqen te na mbushin mendje nga brenda dhe nga jashte, atehere edhe pushteti juaj eshte nje hiç, eshte nje farse.

    1. red m. says:

      ore po ju sqenkeni ne terezi fare ee,,po ckeni me z. minxhozi more… pse more analistet e gazetaret do i zbardhin krimet, apo do ndryshojne pushtete…ore ka nje opozite qe duhet te luftoje per drejtesi, duke marre parasysh qe trofeu eshte pozita,,, ktu ska opozite,,ka vetem budallej qe shpresojne ne mrekulli dhe ja hedhin fajin popullit e gazetareve qe nuk hedhin dot saliun,,,rrace e keqe

  9. hajri says:

    POTHUAJSE TE GJITHE KETU PO BEJME HIPOKRITIN OSE SHOHIM INTERESA TE NGUSHTA PERSONALE. TE GJITHE E DIME SE NE ZGJEDHJET E 2009 U VODH NGA TE DY KRAHET DHE KETE NUK E LUAN AS TOPI. KUSH VODHI DHE KUSH U VODH ESHTE PYETJA?
    VODHI PS-ja dhe PD-ja DHE U VODHEN PARTITE E VOGLA. POR Ç’ESHTE ME E KEQJA SE TE DYJA KETO PARTI VODHEN ALEATET E TYRE. MUA( flas PDI) NUK ME VODHI PS-ja POR PD-ja DHE KETE E DI SI BUKA QE HA SE E PASHE ME SYTE E MI DHE BERA FJALE ME KOMISIONIN PER KETE PUNE. VOTAT E MIA JU DHAN CA PD-se dhe PJESA TJETER DERRMUESE JU DHA PR-se.ARSYEJA DIHET , MEDIU DUHEJ PATJETER TE DILTE DEPUTET SE ISHTE GERDECI NE MES . LIND PYETJA SI I BEHET QE NE TE VEMI NE ZGJEDHJE DHE TE JEMI POTHUAJSE 100% TE SIGURT QE NUK DO VIDHET ME , KUR RAMA NE INTERVISTEN TEK ILVA TARE THA QE SISTEMI ZGJEDHOR ESHTE SHUME I MIRE DHE NUK KA PSE NDRYSHON(dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjet i thone kesaj pune)!
    NDERSA JU TRUMPETONI ME TE MADHE TA HEQIM VIÇIDOLSIN DHE TE VIJME NE, KUR TE GJITHE E DINE PERFSHIRE EDHE PS-istat QE VODHEN NJESOJ TE DYJA PALET.
    PRANDAJ 1-PA NJE LIGJ KU KUTITE TE HAPEN KUR NDOKUSH E KERKON DHE 2- NJE KOD TE RI ZGJEDHOR KU NUMURUES TE MOS JENE ME MILITANTET POR NJEREZ PROFESIONIST DHE TE PAGUAR MIRE (dmth te mos korruptohen dhe ne ras korruptimi te denohen me ligj te posaçem) KJO GJENDJE NUK KA PER TE NDRYSHUAR.
    MENYRA SE SI PO VEPRON RAMA DO TE THOTE HIQ NJE HAJDUT DHE VE NJE SUPER HAJDUT, IK TI SE BOLL VODHE SE TANI DUA TE VJEDH UNE.
    KUR TE REALIZOHEN KETO NDRYSHIME DHE KUR VOTA DO SHKOJE TEK I ZOTI ATEHERE MUND TE THEMI SE NE SHQIPERI ERDHI DEMOKRACIA.
    TUNG

    1. bbb says:

      JAM DAKORTME TY, QE TE NDRYSHOHET SISTEMI ZGJEDHOR. POR KY PARLAMENT NUK MUND TA BEJE KETE. MENDOJ SE ME KETE DUHET TE MERRET NJE QEBERI TEKNIKE PA UHDEHEQJEN E PD DHE PS. SE DYTI ,NUK KA SHUME RENDESI SISTEMI ZGJEDHOR SESA MENYRA E NUMRIMIT. ZGJIDHJA DO ISHTE FUTJA E SISTEMIT ELEKTORNIK TE NUMRIMIT I CILI PER PAK ORE JEP REZULTAT TE SHPEJTE DHE TE SAKTE. PERNDRYSHE SKEMI GJE NE VIJE.

    2. babiloni says:

      100% te drejte Hajri!
      sot ne pozite dhe opozite kryesojne kryehajdutet e Shqiperise!
      ne i votojme ne cdo zgjedhje e pastaj behemi pishman!
      pastaj na e ka fajin amerika dhe ambasadori i saj!!!!!!!!
      kur na fut ne NATO pa merita amerika eshte e mire, kur na kritikon eshte e ndyre!
      ja cfare njerezish jemi!
      o njerez mendoni perpara se te shkruani dhe sidomos te votoni keta ndyresirat e politikes sone!
      hallall hajri!

    3. bllokman says:

      Bravo hajri po dhe mediu eshte gjysem çam me duket mua kshu qe votat tek pr sju kan vajtur dem madje ju duhet te perpiqeni qe mediun ta kaloni nga PDIU dhe pastaj I kerkoni saliut çte doni

      1. hajri says:

        SA PER SQRIM . MEDIU ESHTE KATUNAR KAVAJE ME BABE E NONE DHE MBIEMRIN E SAKT E KA MEDIHOXHA (fshati okshtun i kavajes) POR RRITUR NE FIER NE LAGJEN 1 MAJI KU PJESA DERRMUSE JANE ÇAM. PRA NUK ESHTE ÇAM POR NJE MIK I MIRE I ÇAMEVE . HAJT TUNG

  10. 21Janari says:

    Diktaturat permbysen ashtu siç edhe qendrojne, pra me dhune. Ne demokracite e zhvilluara kryhen zgjedhje te lira.
    Po ne “demokrature” apo ne sisteme hibride, siç eshte edhe rasti i Shqiperise, si veprohet per te ndryshuar pushtetin politik? Me “zgjedhje te vedhura” do te thote dikush!
    E pra, ky eshte edhe problemi aktual i opozites: gjetja e nje rruge te mesme ndermejt dhunes dhe zgjedhjeve te lira!
    A mendoni se mund te ndodhe qe Edi Rama te konsumohet aq shume ne largimin e Sali Beishes, sa qe te nevojitet nje lider tjeter “post Berisha” per te bere “paqen”? Une mendoj se me tipa si Saliu, kjo eshte ngjarje gati e sigurte. Edhe kjo eshte per tu evituar …

  11. beso says:

    z.Minxhozi,nese nje qeverisje e mire mund te rrezohej nga nje “strategji” e mire opozitare,do ishte per mua nje sakrilegj,dhe nese nje qeverisje e keqe nuk do rrezohej dot nga opozita sepse i mungon”strategjia”e mire,perseri do ishte sakrilegj,sepse nuk di sesi te justifikoj nje opozite qe patjeter duhet te kete strategji per te rrezuar qeverisjet;te me falesh,por une s’jam nga te shkollave politike.Opozitat,mesa kam kuptuar,fitojne pike kur pozita ben hapa fals,dhe nese pozita ben triplo,i shfrytezon me mocione votebesimi,nese ben hapa te shkalluar prapa,kerkon zgjedhje te parakohshme;pra ç’hyn strategjia ketu?Loja parlamentare eshte si bilardoja italiane;po godite numrin e gabuar piket i shkojne kundershtarit,dhe pozita humb kur ekuilibri anon ne krahun tjeter.Pra,ne nje Loje politike eque,opozita do kish arritur synimin e saj;zgjedhjet e parakohshme perpara 21 Janarit,date ne te cilen shteti ra dhe s’u ngrit me.Shikon gje Shtet verdalle z.Minxhozi?Presidenti komplotist,kryeprokurorja e etiketuar me nje fjalor gangsteri(ty do te vinte turp vetem ta degjoje si burre perpara familjes),apo opozita e etiketuar si kokepalare dhe drogmene…Por ne u shqyem se bertituri qe Berisha ka dale nga Loja politike dhe eshte ne det te hapur.Shqip fare,ai po mbijeton nga disa persona,qe s’dihet kush jane-dhe kjo eshte shume shqetesuese-por qe kane fuqi komunikuese me DASH,apo diçka me vendet e BE,qe s’po kuptojne se Berisha ka dale ne det se eshte i marre,apo eshte vertet viktime e nje dhune opozitare.Ata duan kohe te kuptojne zakonet ballkanike,ndaj besoj qe padurimi yne ia ve fajin levizjeve jo fort te forta te opozites.Une kuptoj diçka.Psh,moshyrja ne zgjedhjet lokale e bllokon Berishen ne lojen e kungulleshkes,dhe ose duhet te pranoje zgjedhje te parakohshme,ose duhet te shterngoje rradhet e fisit,se njerezit e PD do ti rreshqasin si ngjala,se u shtrenjtua pazari ne 21 janar.Rama duhet te bllokoje çdo proçes;kaq ka ne dore opozita-stilolapsat dhe çadrat i ndalohen nga ambasada amerikane.Ju pershendes Minxhozi!

  12. ffrash says:

    Vertete artikulli eshte i vlefshem, per situaten e sotme te politikes shqiptare, sepse nuk mjafton te thuhet se opozita ka te drejte ne kete apo ate veprim, kerkese etj. Tashme gabimet e saje po behen jo me te demshme por te denueshme, si ajo puna presidentit, ndryshimit te kushtetutes, “rrahja” e shpatullave pas ngjarjes se Gerdecit dhe shume te tjera, por sidomos mungesa e nje strategjie te mirefillte dhe te studiuar mire(nqs mund te ndertohet nje e tille kure njerezit e Saliut bejne politike nga foltoret e PS dhe me mbeshtetjen e saje deri diten kure u mbushet mendja se e bene detyren dhe te nesermen behen zv/ministra, n/kryetare parlamenti etj etj), Si duket lidershipi i PS harron shpesh se cilin ka perpara dhe shpejt vjen koha kure duhet te thote se Saliu me genjeu, apo u tregua i pabese, jo keto nuk u duhen shqitareve, ai eshte aty per tu mos u bere viktime e asgjeje sepse merr ne qafe shqiptaret e Shqiperine, nqs e ben te rrije ne te kundert ti lere vendin nje tjetri.

  13. mark zaho says:

    ky minxhozi eshte i vetmi analist qe merret 100% vetem me opoziten dhe me ramen, nuk ka as edhe 1 shkrim te vetem ku te merret me saliun. nese ndonjehere saliu do te iki, i vetmi njeri qe nuk kontriboi kurre per kete eshte ky person sehirxhi ekranesh e betejash…….mekat!!!!!!!

    1. AdrianGJ says:

      Zoteri gaboheni rende… nje analist thote ate gje mendon. Dhe mund te jete kundra sales apo edit… mos harroni se edi 2 vjet qe thote te njejten…lexoi pak komentet e misiperme…

      1. red m. says:

        zoti zaho, mbase gabimi duhet gjetur te vetja shume here,,nuik mendoni… tani ceshta e saliut eshte shume e qarte,,i dime te gjitha,,,atehere pse nuk po iken saliu?! mos eshte gje opozita e pafuqishme,,,kshu qe mendoj se sduhet te merremi me saliun pa gjetur gabimin te opozita e paafte…

  14. MEMEDHETARI says:

    E megjithate nje plan te detajuar duhet ta kete z.Edi Rama…
    Z,Minxhozi ka te drejte…
    Nuk mund te ecet “kuturu”…

  15. babiloni says:

    nese Minxhozi merret vetem me Ramen ose te tjere ajo eshte zgjedhja e tij.
    problemi eshte nese ka te drejte minxhozi apo jo, i nderuar Mark Zaho?
    Apo te djeg ndopak se ai paska te drejte?!
    ketu nuk eshte problemi se po mbrohet sali hajduti.
    ceshtja eshte diku tjeter: pse nuk ka nje alternative te vertete e TE BESUESHME ndaj Saliut, kete gje thote z. Minxhozi. perse Rama nuk u flet shqiptareve kjarte: do hyje ne zgjedhje ne 8 maj apo jo?
    e kerkon me numerimin e votave te 29 qershorit apo jo?
    do beje pakt me Saliun per te zgjidhur krizen dhe per ti dhene vendit nje kod zgjedhor te drejte apo jo?
    do shkoje te votoje reformat e heqjes se imunitetit te deputeteve apo jo?
    do e votoje ligjin mbi gjykaten administreative apo jo?
    do tju kerkoje ndonjehere falje shqiptareve zoti Rama per firmen qe hodhi me mbi marreveshjen e turpshme te prillit 2008 mbi kodin zgjedhor te felliqi demokracine shqiptare apo jo?
    nese nuk mundet zoti Rama tu jape pergjigje ketyre pyetjeve jepi ndonje ndihme qe te pergjigjet!
    per kategorine tende: nese nje analist kritikon Ramen atehere eshte me Berishen!!!!
    me duket se ju eshte mpire truri fare!
    hapsni syte e shikoni pertej Rames e Berishes!
    ata jane e keqja me e madhe e ketij vendi!
    ata nuk perfaqesojen shqiptaret e vertete!
    ata i vodhen se bashku votat e shqiptareve me 29 qershor!
    ata duan te djegin shqiperine per pushtet personal e klanor!
    mos u merrni me minxhozin por me ujqerit e democracise shqiptare ne keto momente: berisha e Meta!
    edhe mjaft me me tifozeri politike.
    me shume largpamesi kombetare per te pare pertej ketyre dy fajtoreve te tragjedise shqiptare te diteve te sotme!
    Bravo Minxhozi dhe po munde kritikoje ndonjehere dhe saliun se keta militantet politike behen keq po u shave vetem Edin e dashur! shaj nje here Ramene e nje here saliun qe edhe ti kuptojen edhe disa shkrimet e tua!
    zoti te ndihmofte ne te ardhmen!

  16. babiloni says:

    mos u merrni me minxhozin por me ujqerit e democracise shqiptare ne keto momente: berisha e rama!
    edhe mjaft me me tifozeri politike.

  17. bbb says:

    Te nderuar Miq.
    Duhet te sqarojme se Shqipria ndodhet ne nje neodiktature te eger te mafiies Berisha&Co. Keshtu qe ne na duhet te bejme rithemelimin e shtetit shqiptar demkoratik. Hapi i pare imediat do te ishte zhdukja e pushtetit te Berishes, dmth shporrja tij me sorollop dhe e dyta rindertimi i shtetit nga zero, ku futet pikespari rindertimi i sistemi gjygjesor( i votuar nga populli), instucionit te votimit te lire, presidentit( i votuar nga populli) dhe ridimensionimi i pushteteve te pavaruara te tjera( prokuroria, media) qe sot nuk i kemi te tilla.
    Por mos mendoni se keto do ti beje Rama i vetem, ne versionin e HERKULIT kunder tiranve te BABILONISE. Ky eshte nje proces qe kerkon shume aktore, si nga politika ashtu edhe nga shoqeria civile.

  18. veterineri says:

    shkrim konstatues, pa asnje ide. na lodhen keta megallomane.

  19. Dino USA says:

    Shpesh here Rama akuzohet se nuk ka strategji,se nuk qendron aty ku ngulet ,se leshon pe,se nuk eshte i vendosur ti coj protestat deri ne permbysjen e Berishes..etj.etj. etj.Eshte nje politikan ne bote qe mund te krahasohet me Berishen:KADAFI..Cfare prisni te bej Rama ato qe ben Kadafi?Ka ndonje shqiptar qe nuk njeh marrezite e Berishes?Apo ka ndonje tjeter politikan,pervec Rames qe ka nje strategji te mirefillte per te permbysur Berishen!!!!Ai u permbys me lufte civile ne vitin 1997..dhe vetem per nje cast..se u ringrit i eger i pa cipe,me sherrexhi nga me pare dhe solli nje grusht shteti ne vitin 1998…dhe perseri pa u clodhur qofte dhe nje dite doli per vite te tera neper rruge me britmat Nano ik!Meta ik!Pandi ik!,dhe kushdo te ishte ik..!se donte te kthehesh ai ne pushtet sic dhe u kthye per te mos ikur kurre…..!Ja pse Rama nuk e ka te lehte budallalekun qe u be opozitar i Sales!!!

  20. velo says:

    z.Minxhozi.Ju jap plotesisht te drejte per kostatimet tuaja.Bashke me miq te mij kam qene pjesmares ne te gjitha protestat e opozites dhe shpesh here jemi kthyer ne shtepite tona te zhgenjyer. Edhe ne protesten e fundit po ashtu sepse te gjithe prisnim qe te nguleshim ne shesh e te mos largoheshim deri ne rrezimin e qeverise. Po ne fund te fjalimit nje faleminderit dhe ne shtepi. Ç’fare zhgenjimi. Kujdes z.Rama per hapat qe hedh per largimin e kesaj qeverie vrastare dhe hajdute.

  21. mark zaho says:

    Ikja e sali marrezise kerkon ti kundervihen te gjithe marrezise, sigurisht qe rama duhet te beje rolin e vet qe po e ben bash mire . po te besh analiza e te mos analizosh saline sot e te kerkosh te pamunduren nga rama eshte vecse te besh poshtersisht sehir . Cfare plani tjeter kerkon ky nga rama vec protestave pa ndalim, cfare mund te beje tjeter nje opozite ne demokraci, cfare do ky qe kur te tjeret jane ne shesh ky ben djalin bukuran qe paguhet nga ekrani ne ekran?! po ik ore minxhoz bashke me te tjeret si ty se nuk i duhesh kujt ne keto kohra te mjerimit migjenian

  22. Gramozi says:

    –Ooore Minxhozi e di me cilin ke te besh apo jo!–saliu eshte VRASES dhe i ETUR per gjak…Ai ka kenaqesi kur djemte vriten me njeri-tjetrin per te…Ti Ti c’do te besh?!–se z.RAMA edhe aq sa po ben une e quaj FAT per SHQIPERINE…saliu eshte perbindesh!-Ai nuk u largua me lufte civile ne 97…e ti pyet RAMEN per planin!eeeej…..Se ne kemi edhe nje problem tjeter—ATE TE TRADHETAREVE DHE SERVILAVE qe u intereson vetem xhepi i tyre dhe i shkojne nga prapa gjakpiresit—PRANDAJ E VETMJA ZGJIDHJE>>>>LUFTE MALEVE SI ME 1943-shin….

    1. red m. says:

      ore po juve ju paska qerruar rama komplet more,,,po si more thoni qe shume eshte dhe kjo qe po ben,,, sa fat i keq te rrethohesh nga njerez qe sdo ngrene kurr koken…

  23. Dajti says:

    Eshte koha qe te gjithe ata ,te cilet mendojne dhe jane te bindur se ne shqiperi nuk funksjonon asnje
    element qe ky vend te quhet qofte edhe demokraci hibride,nuk duhet te merren me me terrti e verrti,

    por te bashkojne mendjet dhe forcat per te shpetuar vendin nga nje regjim qe nuk ka te krahasuar me
    lloje qeverisje ne rruzullin tokesor.Me duket se ju Z.Minxhozi me disa analiste te tjere ,qe arrini ti evi-
    dentoni sakte problemet e opozites ne aksjonin e saj,zbrisni ne frontin konkret te luftes dhe merrni drejtimin dhe udheheqjen e saj.Mos keni asnje merak se ngelet ndonje boshllek ne sferen analitike.
    Une mendoj se opozita nuk duhet te shkoje ne asnje pale zgjedhje me Berishen kryeminister dhe
    se Edi Rama nuk duhet te rikanditoje per Bashkine e Tiranes per sa kohe ka marre persiper drejtimin

    e P.S.

  24. eli says:

    Z.Minxhozi!
    Kam respekt per mendimet e tua dhe personalisht mendoj se ju beni pjese ne ate sere analistesh,qe kane si parim te tyre objektivitetin.
    Besoj se e ke pare dhe degjuar intervisten e dhene para nja dy javesh,nga akademiku(per mua me)i shquar Rexhep Qosja.Kushdo qe e ka ndjekur,panvaresisht nivelit te tij kulturor,e ka kuptuar dhe ka qene plotesisht dakord me ato qe ai ka transmetuar.Per kete nuk kam asnje dyshim sepse e kam testuar tek ata qe merren dhe s’merren me politike.Z Qosja ishte i cuditur jo me opoziten shqiptare,jo me Edi Ramen,por me shtresen e intelektualeve shqiptare dhe per mua ka shume te drejte.Nje pjese e atyre qe kane akses te konsiderueshem ne popull jane strukur dhe rrine e shijojne ne qetesi frutat qe ju servir ky korrupsosistem.Te tjere rrine te ndrojtur e te frikesuar dhe presin nga te tjeret nje zgjidje te deshirueshme.Sigurisht qe ju Z.Minxhozi nuk beni pjese as tek te paret e as tek te dytet,por perseri ju nuk po e beni ate qe duhet te beni!Jua them kete sepse duhet ta dini qe jeni nje nga figurat me te pelqyera te analizeberjes ne shqiperi!Po po e them me bindje kete gje dhe do te doja me gjithe shpirt qe te te shikoja me te vendosur ne betejen qe kane shqiptaret me kete regjim.Me te vendosur Skender,sepse fjala jote ka peshe.Disa miq e kolege te tu te kane kaluar ne kete drejtim.Nje fjale e vjeter thote”do hosten bualli,jo pickime pleshti”.Jo se dua ti dal ne mbrojtje,por realisht opozita shqiptare dhe Edi Rama,jane realisht shpresa e fundit e shqiptareve.Perse duhet te rrime vetem me nje shprese?Pse nuk duhet angazhuar gjithkush,me mundesite qe ka?!Edi Rama do ta kishte me te lehte te heshtte,te bashkpunonte ne qetesi me kete kryeminister,te pergatiste me qetesi zgjedhjet e ardhshme duke u premtuar para e placke nje grupi hijenash dhe mos nje here heren tjeter do te fitonte e do vazhdonte keshtu marsianizimin e shqiperise sic po ben ky i sotmi dhe sic ka bere dhe ai i meparshmi ne PS,te cilin Rama e ka zevendesuar.C’fare duhet te beje PS-ja Z Minxhozi?Te lutem jep dhe ti nje mendim sepse une nuk mundem dot!Duhet te hyje ne zgjedhje?Po aman or burre hyhet ne zgjedhje me Saliun kryeminister.Ti e di shume mire qe do vidhen perseri votat.Pas rivjedhjes do te kerkohet perseri menjehere largimi i Rames,sepse hienat brenda PS-po presin te plagoset luani.Mos hyje ne zgjedhje?!Tani na jane fanitur edhe nderkombetaret!Histori e bukur kjo e ketyre.Nuk do e besoja po mos kishte ndodhur kjo qe po ndodh!Me ne fund u poqen kushtet qe ne te kerkojme te krijojme nje shtet demokratik,me baze voten e lire dhe gjendemi para perendimoreve qe na thone se kjo ka vlere vetem ne vendet e tyre,ndersa tek ne jo.E pra si te veproje Rama, Z Skender?Une vetem nje gje kam kuptuar :Edi Rama dhe PS(pjesa e ndershme e saj)ka nevoje per ndihme!!!Me shume se nga te tjeret,nga ju Skender.Kete tha edhe Rexhep Qosja.Duke ndihmuar Ramen,kryesisht ju do ndihmoni popullin qe pret nje drite,sigurisht edhe veten tuaj sepse ju jeni pjese e tij!

  25. Blini says:

    Gazeta “Tema” është zhvendosur prej misionit të saj dhe është xhveshur prej profesionizmit gazetaresk. Ajo po shndërrohet me shpejtësi në shërbëtore të verbër të opozitës. Po ti pyesësh z. Baze me kompani se c`alternativë i ofron popullit shqiptar kasta aktuale e PS -s që cirret e ngjizet zëri në emër të ndershmërisë për qeverisje zor se do të mund të përgjigjeshin ose edhe po ta bënin ate zor se do të mund të bindnin njeri se kjo opozitë me këta misionarë meritojnë besimin e atyre që vërtetë duan ndryshime në Shqiperi.
    Në shumë raste z. Baze psh ka qenë i zellshëm në denoncimin e allishverisheve qeveritare por kur lejon që ndjenja të ta mundë arsyen atëhere pushon së qeni edhe misioni i gazetarit , profesionizmi brehet prej ndjenjës hakmarrëse dhe për pasojë vjen “shuarja” e të dyjave.
    Do të doja ta shikoja z. Baze jo si zëdhënës të Edit as si vegël qorre të opozitës por sic ishte dikur: maskëcjerrës i fenomeneve të dëmshme politike e shoqërore në vend.
    Unë e kuptoj z. Baze që ka përjetuar shumë personalisht, madje jo vetëm prej këtij pushteti por edhe prej të mëparshëmve, por këtu është zotësia e gazetarit të devotshëm – mbajtja në barazpeshë e ndjenjës ndaj arsyes, privates ndaj shoqërores, profesionales ndaj joprofesionales.

  26. england says:

    Eshte shume e thjeshte te kritikosh,dhe per me teper per gazetaret,qe ne kete vend jane si tifozet e futbollit(rreshtohen ose majtas,ose djathtas)rendom kete e shohim cdo dite,dhe nuk mund te fajesojme as ambasadorin qe pa mbushur muajin ne detyre na beri ndarjen edhe te ekraneve,ne te majte,e te djathte!Ne se ka nje njeri qe po lufton kundra shume te tjereve,ky eshte Edi Rama,kujtojme se cfare thoshin per njeri tjetrin treshja Meta Nano Berisha(mafioze,kriminele,hajdute,e cilsonin njeri tjetrin)sot te tre jane bashke kundra nje personi te vetem,Ed Rama pervec se duhet ti beje balle ketyre hajnave,duhet ti u pergjigjet dhe analisteve si Minxhozi,apo ndonje tjetri!Ne se Skenderi ka ndonje ide ben mire te na e thote,fundja edhe ai sikur dhe Rama buken e hane ne te njejtin vend,pamvaresisht se njeri analist,dhe tjetri kryetar bashkie,kur behet fjale per ti sherbyer vendit,seshte i rendesishem posti,por deshira te zgjidhesh problemet.Ne se me te vertete kerkoni zgjidhjen e kesaj krize bashkojuni dhe ju te nderuar analiste,e gazetare protestave,per nje shqiperi ndryshe pa trshen qe kane zhytur shqiperine ne kete llum!Perndryshe beni sehirxhiun sic dini ju ta beni nga frika per te humbur vendin e punes.Ky vend do i hedhe ne kosh te plehrave gazetare si Henri Cili apo Blendi Fevziu qe hane te njejten corbe qe gatuhet ne guzhinen e ndyre te Fahri Balliut

Comments are closed.

Lini një Përgjigje