Emërimet nepotike të Ministrisë së Jashtme

21 Shkurt 2011, 10:50Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

Dikush më ka dërguar një listë me emra të punësuar gjatë viteve të fundit në Ministrinë tonë të Punëve të jashtme. Janë emra njerëzish, “merita” e vetme e të cilëve është se janë të afërm të njerëzve me pushtet e me ndikim. Vini re: është një listë me pak emra, që ka lidhje vetëm me diplomacinë. Në dikastere të tjera ka ndodhur e njëjta gjë. Nuk kam një ide të dokumentuar të dukurisë, por ca e ca janë shumë më të infomuar se unë, dhe më thonë se gjetkë kemi të bëjmë me një fluks nepotik ku e ku më të madh. Më duhet të nënvizoj, që në listën e mëposhtme janë vetëm emërimet nepotike; mungojnë emërime të tjera të bëra me logjikë klienteliste e partiake. Ata që janë emëruar në këmbim të kontributit partiak, të militantizmit politik apo të shërbimit klientelist nuk kanë të numëruar.

Që dukuria është e përhapur, këtë e dinë të gjthë. Emërimet në sektorin e diplomacisë janë një pikë ujë në oqeanin e abuzimit të këtij lloji. Njerëzit e pushtetit, nëse duan, mund të na bindin kollaj që është e kundërta. Si? Shumë thjesht. Meqënëse jemi në një moment, kur diskutohet ende krimi shtetëror i 21 janarit, nuk do ishte keq që departamentet e personelit të Policisë e të Gardës së Republikës të publikonin emrat e të gjithë atyre që janë punësuar në radhët e tyre gjatë pesë viteve të fundit, dhe ne do kishim mundësinë të merrnim vesh se ç’janë e se nga vinë këta banditë që qëllojnë mbi mish njeriu. Madje, e dini çfarë? Unë e sfidoj ministrin e rendit, duke i thënë: nëse e publikoni listën që po ju kërkoj (nuk është fare sekret), unë do të votoj për ju tash e tutje; ju jap fjalën për këtë. Hë, ju mjafton kjo dorezë sfide që të na bëni të shohim se kush janë ata që po mbrojnë medemek rendin kushtetues?

Por deri sa ta bëni ju këtë (e di, s’keni për ta bërë kurrë, sepse ka për të dalë në shesh një logjikë e viçidolizuar e rekrutimeve), unë po publikoj listën “time” të Ministrisë së Jashtme; përsëris, është fjala për rekrutime nepotike të bëra kohët e fundit në kundërshtim me ligjin (listën po e publikoj siç më ka ardhur):

1. Lorena Gjana, vajza e Jemin Gjanës, është emëruar në Ambasadën tonë në Prishtinë.

2. Rumina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit, është punësuar në Ministrinë e Jashtme, Tiranë.

3. Albjon Bogdani, i vëllai i Gerti Bogdanit, i atij që kish detyrën për të numëruar manifestuesit e djeshëm në sheshin Nënë Tereza e për t’i nxjerrë 300 mijë, është punësuar në Ministrinë e Jashtme në Tiranë.

4. Gjon Çoba, i vëllai i Jozefina Topallit (kam përshtypjen se ky emër do të na fanepset prapë), është emëruar në konsullatën shqiptare në Milano.

5. Nausika Spahia, vajza e Ali Spahisë, është emëruar konsulle e përgjithshme në Milano.

6. Sokol Beja, djali i Fatos Bejës, është emëruar në Ministrinë e Punëve të jashtme, Tiranë.

7. Motra e Aleksandër Frangajt është emëruar në Ambasadën tonë të Vatikanit.

8. Djali i avokatit të Lulzim Bashës është emëruar në ministrinë e Punëve të jashtme, Tiranë.

9. Vajza e kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, është emëruar në Ambasadën tonë në Austri (këtë e morëm vesh; na e tha Ilir Meta në bisedën e përgjuar me Priftin në zyrën e këtij të fundit).

10. Djali i Neritan Cekës është emëruar në Ambasadën tonë në Vjenë.

11. Dhëndëri i Jozefina Topallit (hë, ju thashë që do ta na fanitet prapë ky emër?) është emëruar në Ambasadën tonë në Paris. Por për këtë gjë është folur e stërfolur. E ka çuar atje që të jetë afër vajzës së saj. E kuptoni? Unë, ti, ju, ne, paguajmë që vajza e Topallit të mos mërzitet në Paris.

12. Ilda Zhulali, gruaja e Aldo Bumçit dhe vajza e Safet Zhulalit, është emëruar në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

13. Gruaja e Bujar Leskajt është emëruar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Tiranë.

14. Vajza e Ismail Kadaresë është emëruar në Ambasadën tonë në Paris.

Kjo është lista që më ka ardhur. Është lista e njerëzve të emëruar pa konkurs, e në kundërshtim me ligjin. Këtë pretendon ai që ma ka dërguar. Nëse ka ndonjë pasaktësi, do ta mirëprisja saktësimin nga ana e të interesuarve dhe do ta publikoja në vend të kryeartikullit të website-it. Do të ishte një mënyrë për të kërkuar falje. Por nuk di pse mendoj, se s’ka për të ardhur asnjë saktësim.

7 komente në “Emërimet nepotike të Ministrisë së Jashtme”

  1. jani says:

    duhet te kete akoma me shume!!!!!!

  2. england says:

    I nderuar Mustafa që lista eshte edhe më e gjate kjo nuk diskutohet!Kam bindjen se cdo kush qe di dicka më shume do na ofroje emra te tjere ne keto komente,fundja ta mesojme te gjithe se ku shkojne parate e taksave qe paguajme,kjo eshte nje arsye me teper per ta dyfishuar numrin në protasta,kunder kesaj lukunie hijenash,pra do lutesha kush ka emra te tjere ti publikoje ne komentin qe ben…

  3. odi says:

    Po kunatin e Ministrit te Drejtesise ku e late?

  4. Elza says:

    Nuk me habit fakti per emerimet ne Ministrine e jashtme nga te afermit e anetareve te PD.
    Ne u fakt u binda se edhe pse me vonese edhe Ismail Kadare , shkroi nje artikull mbi Shqiperine.Ne ate shkrim z.Kadare nuk ishte as mish e as peshk, nuk mbajti nje qendrim te prere per dhunen e ushtruar me 21 janar dhe per 4 te vraret e pafajshem
    Eh…interesi personal mbi te gjitha.

  5. luckthestrike says:

    shum e sakte zoti Nano, per kte liste, e cila esht vetem maja e iceberg-ut. Viola Kaloshi e bija e Bujar Kaloshit esht nje tjeter emerim me “merit”. Un jam per vete nje student qe po studjoj Maredhenie Nderkombetare dhe Diplomaci dhe ne ne asnje vend nuk po gjej info per provimet hyrese qe duhet te behen neper ministri. Madje haptazi disa prej ktyre njerzve qe ti i ke listuar dhe qe un i njoh (ose kam takuar) me pohojne qe nuk ka provime fare por futesh vetem me mik. Nje tjeter gje qe dua te bej te ditur esht sesi kjo dukuri nuk ndalet vetem ketu, por vazhdon deri aty sa Qeveria Shqiptare (nga taksat e qytetarve te thjeshte) i paguan ketyre njerzve studimet master apo kualifikimet e ndryshme qe ju duhen jasht shtetit. Disa prej emrave qe ke permendur me lart, kane studjuar, dhe kane bere kualifikimet e duhura (qe nuk i kane pasur kur kane filluar pune ne kete ministri) jashte shqiperise dhe disa ketu ku studjoj une. Kjo esht nje tjeter paturpesi, qe studentet qe vertet mund te meritojne te marrin bursa per jashte shtetit, thjesht ju mohoet.

  6. bbb says:

    Bllokmenet e rinj po luezojne.

  7. mark zaho says:

    shto dhe dash dervishin ne selanik, eshte kusho i ilir metes

Comments are closed.

Lini një Përgjigje