Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, në 20 shkurt 1991, është padyshim një ndër ngjarjet më të spikatura që ndikuan në rënien totale të regjimit komunist në Shqipëri. Sot mbushen plot 20 vjet nga ajo ditë. Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, ndodhi në një situatë të rënduar politike në vend. Kishte vetëm dy muaj është themeluar Partia Demokratike, dhe ishte shpallur dita e zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri, në 31 mars 91. Mes shumë vështirësive, Partia Demokratike e sapo formuar, po bënte përpjekje për tu organizuar për tu përballur me PPSH në të parat zgjedhje pluraliste në Shqipëri. Partia e Punës së Shqipërisë, gjithashtu po përgatitej për të hyrë në të parën garë elektorale që kishte provuar ndonjëherë. Revolta popullore kishte nisur qysh me protestat e studentëve më fund të dhjetorit, për tu shpërndarë më pas në çdo qytet të vendit. Rrëzimi i busteve të diktatorëve komunistë kishte nisur në Shkodër me rrëzimin e bustit të Stalinit dhe po shpërndahej me shpejtësi gjithë vendin, me rrëzimin e busteve të Enver Hoxhës. Një natë para shembjes së bustit në qendër të Tiranës, një grup i madh studentësh vendosën të hyjnë në grevë urie, duke përcaktuar një sërë kushtesh drejtuar qeverisë së PPSH, ndër të cilat edhe heqjen e emrit Enver Hoxha universitetit të Tiranës. Ditën e 20 shkurtit në sheshin Skënderbej, në një protestë madhështore u rrëzua busti iI diktatorit Enver Hoxha, duke tundur kështu nën themele rrënjët e Partisë së Punës të Shqipërisë, e cila kishte qeverisur vendin për 45 vite. Në studimin për historinë e ndryshimit të PPSH në PS, “Partia Socialiste midis transformimeve dhe vazhdimësisë”, (autor Luljeta Progni) pasqyrohet situata në të cilën u rrëzuan bustet dhe se si vendosi Komiteti Qendror i PPSH të mbrojë bustet e diktatorit duke i cilësuar monumente kulture që ruhen nga shteti. Edi Rama, atëherë profesor në institutin e lartë të arteve, sot kryetar i PS, kundërshtoi fort dekretin e kuvendit popullor për dënimin e atyre që prekin bustet e Enver Hoxhës, nëpërmjet një artikulli në gazetën “Rilindja Demokratike”, e cila kishte pak javë që ishte në treg. i menjëhershëm ishte reagimi i PPSH kundër Ramës, nëpërmjet një artikulli në gazetën e partisë, “Zëri i Popullit”. Më poshtë botohen pjesë nga studimi për historinë e PS-së, si dhe artikulli i Edi Ramës në gazetën Rilindja Demokratike, e datës 26 janar 1991 si dhe përgjigja ndaj tij e botuar në gazetën “Zëri i popullit”.
Historia e rrëzimit të busteve të diktatorëve në Shqipëri
Nëse në Berlin duhej të rrëzohej muri për të prekur ëndrrën, nëse në Rumani duhej djegur pallati i Çausheskut për të prekur ëndrrën, në Shqipëri duhet të ndodhte e njëjta gjë me këta buste diktatorësh. Shqiptarët e kuptuan këtë dhe me litarët që kishin në duar akoma nga robëria 45 vjeçare, vendosën t’i rrëzonin bustet… . Por pas rrëzimit të busteve dhe simbolikës së tyre, mbetej një bust tjetër për t’u rrëzuar, një bust që ndoshta s’ishte prej bronxi, por shumë më i vështirë për tu rrëzuar: PPSH. Byroja e PPSH e kuptoi menjëherë situatën dhe nxitoi të parandalonte zhvillimet, të cilat dukej qartë se ku po drejtoheshin. Filluan antimitingjet e PPSH-së kundër rrëzimit të busteve. Fillimisht ato u organizuan në zonat rurale, nëpër fshatra, aty, ku në të vërtetë nuk kishte buste. Në disa raste bustet e rrëzuara nga qendrat e qyteteve u vendosën në disa fshatra të vogla, që vazhdonin të derdhnin lot për vdekjen e Enverit, madje edhe atë të Stalinit. Në fakt u krijua një situatë e polarizuar, dhe shqetësimi për kaos u kthye në realitet brenda pak ditësh. “Në Bajram Curri, mitingu i PD-së u shoqërua me antimiting” . Një dekret i kuvendit popullor i datës 23 janar 1991, parashikon respektimin dhe mbrotjen e monumenteve që lidhen me historinë kombëtare dhe simboleve shtetërore, ku përfshihej busti i Enver Hoxhës. Sipas dekretit dënohej me 6 muaj deri në tre vjet burg ai shtetas që dhunon monumente kulture, siç janë bustet e figurave të shquara, nga Skënderbeu e deri te Enver Hoxha.
Dekret
Për respektimin dhe mbrotjen e munumenteve që lidhen me historinë kombëtare dhe simboleve shtetërore..
Ndër tjera: Dënohem ne 6 muaj deri në tre vjet burg ata shtetas që dhunojnë monumente kulture sic janë bustet e figurave të shquara qysh tek Skënderbeu e deri të Enver Hoxha.Dekreti parashikon se bustet janë monumente kulture ruhen nga shteti
Menjëherë pas këtij dekreti, më 1 shkurt 1991, ndodhën disa ndryshime të rëndësishme në këshillin e minisrave. U bënë shkarkime në disa dikastere të rëndësishme, dhe në vend të ë shkarkuare, u emëruan një grup intelektualësh të fushave të ndryshme. Fatos Nano u lirua nga detyra e sekretarit të përgjithshëm të këshillit të ministrave dhe u emërua zëvendëskryetar i këshillit të ministrave. Shkëlqim Cani u emërua zëvendëskryetar i këshillit të ministrave. Ahmet Kamberi u lirua nga detyra e ministrit të shëndetësisë. Sabit Brokaj u emërua Ministër i Shëndetësisë, Alfred Uçi u shkarkua nga detyra e kryetarit të komitetit të kulturës dhe të arteve. Moikom Zeqo u emërua kryetar i komitetit të kulturës dhe arteve. Aleks Luarasi u emërua sekretar i përgjithshëm i këshillit të ministrave. Ndërkohë fushata elektorale e dy partive, PPSH e PD po vazhdonte intensivisht. Fushata e PPSH, sigurisht më e organizuar se partitë e tjera u bazua mbi slloganin “Atdheu mbi gjithçka” dhe u shoqërua nga ana grafike me postera të mëdhenj të Ramiz Alisë dhe Enver Hoxhës. Në media gjithashtu dukej qartë propaganda për ruajtjen e kooperativave bujqësore. Një debat mbi hapjen e dosjeve të komunizmit u fanit menjëherë. Partitë rivale, sidomos PD, e cila ishte partia më e madhe që pretendonte të arrinte shumicën në parlamentin e ri, mund të shfrytëzonin vetëm gazetat e tyre për të realizuar objektivat e fushatës. Në gazetën zyrtare të PD-së,“Rilindja Demokratike”, të datës 26 janar 1991, pedagogu i pikturës në akadaminë e arteve, i njohur si një ndër figurat antikomuniste më radikale të fillim viteve ’90, Edi Rama, shkroi një artikull kundër dekretit të kuvendit popullor, sipas të cilit dënoheshin me burg ata që dhunonin përmendoret e heronjve, ku bashkë me Skënderbeun përfshiheshin edhe bustet e diktatorit Hoxha. Rama shkruan: “Nuk dija ndonjë rast, që populli të sulmojë përmendoret e heronjve të tij”.
Artikulli i Ramës në RD (26 janar 1991)
Edi Rama: Dje, Sot, Nesër.
Dje vdiq një njeri.
Dje vdiq një njeri. Një njeri si shumë të tjerë. Një shqiptar. Një komunist i ndershëm. I pëlqente të bisedonte me çunat siç i quante ai të rinjtë. Kështu, prej kohësh ishin miq të mirë, edhe pse me diferencë të madhe moshe. Kohët e fundit pothuajse nuk fliste. Dilte nga shtëpia vetëm për të kryer ritualin monoton të radhëve të gjata. Kur takoheshim s’më jepte më këshilla si dikur. Një ditë i kishte thënë gruas: u ndamë me çunat. Erdhi puna që u ndamë me të vërtet me të, edhe fizikisht, në varrimin më të trishtuar që kam parë në jetën time. Autobusët atë ditë ishin në grevë dhe njerëzit që kishin ardhur për ta përcjellë për në banesën e fundit, pak kohë patën që të mendonin për të vdekurin. Mund të thuash që e harruan. Tymi i duhanit mbi fytyrën e zbrazët të mikut tim pa jetë, kujtimi i freskët i preshve me baltë në torbën heroike, një kokë legjendare prej allçie e futur në raft, interferenca e politikomanisë që rrinte pezull mbi kokat tona pa përfillur as vdekjen- të gjitha këto me ndihmonin që të bindesha se pas një diktaturë të egër gjysmë shekullore, demokracisë mund ti afrohesh me llafe, po aq sa mund ti afrohesh vijës së horizontit me vrap.Të gjithë e duam demokracinë, të gjithë flasim për të, të gjithë do ta presim tek dera me 31 mars. S’na mbetet gjë tjetër veçse të zgjedhim midis programeve të partive, zatëm idealen , të hedhim diku një firmë që i nënshtrohemi pa kushte partisë që disponon programin e parapëlqyer dhe të shkojmë në punë për të fituar bukën e përditshme deri në ditën e zgjedhjeve. Ditë shpëtimi, që mbase duhet të shpallet festë zyrtare përpara se të zyrtarizohen vetë krishtlindjet. Por, po të ngurosh të bindesh për një çast, e sheh menjëherë se lumi i fjalëve, përveç një deponimi civil e të pafuqishëm të së drejtës, kthehet në një vorbull kritikash demagogjike, ku fati më i mirë është të mbytesh pa u vënë re. Në dhomë kishin mbetur të afërmit, unë dhe një oficer në pension, me të cilin njëherë ishim grindur për demokracinë. Para se të mbyllej arkivoli i dhamë lamtumirën e fundit mikut tonë, oficeri i pari e pas tij unë. Edhe kur në ato çaste njeriu nuk ka kohë të mendojë, çuditërisht m’u ngulit në mend që të dy bëmë të njëjtin gjest: unë jokomunisti dhe ai komunisti, e puthëm të vdekurin. Kur erdhi momenti për të ngritur arkivolin e kuq, si për të më thënë diçka, rastësia na vendosi të dyve krah për krah, me peshën e mikut të përbashkët, mbi supe. Natyrisht që me të ishim lidhur në mënyra dhe për arsye të ndryshme, megjithatë, po bënim diçka të njëjtë dhe ndjenjat tona ishin shumë ta afërta. Imazhi i thjeshtë dhe njerëzor i zbritjes së shkallëve me barrën mbi supet tona, më solli krejtësisht vizionin e varrimit të sistemit. I tillë duhet të jetë ai, paqësor, pa asnjë iluzion përpara realitetit të vdekjes së tij.
Sot lindi një dekret.
Mbrëmë lexova vonë “Të pesë anarkitë” e Nolit. Megjithëse fjalët e Nolit janë një terapi e vlerë antidemagogjike, sot në mëngjes mezi u zgjova nga një gjumë me ëndrra rraskapitëse. Pa hapur mirë sytë, si zakonisht, kreva lëvizjen instiktive që më çon çdo mëngjes te dera e shtëpisë për të marrë “Zërin e Popullit”. Menjëherë sytë e lodhur më vanë te dekreti i ri që mbron nga keqbërësit përmendoret, bustet dhe memorialet e Skënderbeut, vëllezërve Frashëri, Ismail Qemalit, Fan Nolit. Hapa sytë mirë. Fan Noli! Nga dëshira që të ulërija se ai nuk ka përmendore, gjë që nuk e bëra nga frika se mos zgjoja të tjerët, për pak e harrova që personaliteti i shënuar i luftës për demokraci, siç thuhet në dekret, e ka një kokë në allçi, e cila nuk e di se ku ka përfunduar, pasi ka vite që nuk e kam parë më. E lashë gazetën dhe fillova të rrëmoj nëpër rrëmujën e librave të mi, sepse diku e kisha fotografinë e skulpturës së Fan Nolit, të cilën e pat realizuar për një ekspozitë me iniciativën e tij personale, Thoma Thomai. Kisha një shpresë të vakët, se mos ishte shënuar nën të vendin se ku ndodhej. E gjeta më në fund, por nuk pashë asnjë shënim poshtë, përveç konfirmimit të panevojshëm për mua që ishte në gips. Vetëtimthi m’u ngatërrua me fjalët e Nolit mendimi se në qindra mijëra tonelata bronz që janë harxhuar për të hyjnizuar këtu, “idealet e errëta, të shtrembra e të mumifikuara të Fanarit e të Buhares që përfyten e përleshen në një luftë për vdekje me idealet më të gjalla, elegante, e të ndritshme të Perëndimit”, nuk pati as dëshirë dhe as zjarr për të shkrirë pak bronz për kokën e tij. Gjithsesi ajo që më mundonte më shumë ishte pikëpyetja se për ç’nevojë shqetësohej kaq shumë shteti për të mbrojtur me ligj përmendoret e këtyre njerëzve të ndritur që populli i do sepse e deshën, i respekton sepse e respektuan dhe i mbron vetë, sepse e mbrojtën. Ndërsa e bëja këtë pyetje, një zë nga dekreti më pyet mua: “Po armikun e brendshëm që mezi ç’pret rastin të fyejë ndërgjegjen kombëtare duke kundërshtuar unitetin dhe normat morale të popullit, e harrove?”. “Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi; këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha”. Kjo përgjigje e Nolit m’u duk e mirë, por e pasigurt për të dialoguar me nenin e dekretit, kështu që i thashë se çuditesha pasi nuk dija ndonjë rast që populli të sulmonte përmendoret e heronjve të tij. Lexova më poshtë se dekreti i ri ruante edhe përmendoren e Enver Hoxhës. M’u duk e çuditshme që pushteti popullor për të cilin ai është njeriu më i shquar i kësaj epoke, udhëheqësi i shquar i Luftës Nacionalçlirimtare, dhe themeluesi i shtetit të ri shqiptar, të kishte nevojë për ndihmën e ligjit që ta mbronte përmendoren e tij. Mos vallë kjo është një ndjesia ime personale?
“Na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve, po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagë”. Befasia ime qe e plotë, kur midis rreshtave të dekretit njoha stilin e vjetër të ligjeve me mundësira të pakufishme dënimi për njeriun, në frazën “çdo fyerje ose veprim që poshtëron figurën e personaliteteve të tilla dënohet me heqje të lirisë”. Që kjo frazë e shkëputur nga dekreti i përkiste posaçërisht tendencës për të ndaluar gojët e njerëzve të kritikonin Enver Hoxhën, kjo është jashtë çdo dyshimi; që çdo njeri që fyen simbolet e shenjta të gjakut dhe djersës së derdhur për liri e pavarësi duhet ndëshkuar, dhe kjo është jashtë çdo dyshimi, por fatkeqësia e re që e gjeti të gjithë opozitën nga ky dekret është se kush i ka në dorë ligjet dhe policinë sot në Shqipëri, është jo vetëm i pamësuar me demokracinë, por dhe aq i mësuar të mos dëgjojë të tjerët, saqë edhe toni i të folurit i duket fyerje, apo edhe një pakënaqësi të shfaqur haptas e quan veprim poshtërues ndaj figurës së Enver Hoxhës. Zoti na ruajt nga kjo “anarki patriotike”. E vura fotografinë e Nolit në vend dhe vendosa të shkruaj, ashtu siç ishte, gjithë përjetimin e këtij mëngjesi, që edhe pse zgjati pak, ishte i mjaftë për t’i shtuar shijes së keqe të një nate të shqetësuar dhe një ëndërr me sy të hapur në Botën e Demagogjisë.
Po nesër?
Dje vdiq një njeri, sot lindi një dekret, po nesër ç’do të ndodhë? Hëpërhë s’mbete gjë tjetër veçse të këndojmë dy vargjet e këngës shumë të njohur: Për nesër, kushedi/Por për këtë arsye/Jeta ime nuk mbaron tani.
Përgjigja e ZP për Edi Ramën
Në numrin e datës 27 janar 1991, “Zëri i Popullit” botoi një përgjigje për Edi Ramën të titulluar “Pse çuditet Edi Rama?!”
“Dje”
Zotit Edi Rama duke lexuar gazetën Zëri i Popullit i paska bërë shumë përshtypje dekreti i presidiumit të kuvendit popullor që mbron përmendoret dhe bustet e personaliteteve të shquara të historisë së popullit tonë. i ka bërë aq përshtypje, sa që është çuditur, pasi në numrin e RD së ditës së djeshme, shkruan në shkrimin “Dje, sot, nesër”, “nuk dija ndonjë rast, që populli të sulmojë përmendoret e heronjve të tij”. Së pari ai s’ka përse çuditet, sepse ligje të tilla kanë edhe vendet e tjera të botës, e ai, po të interesohej, edhe mund ta mësonte këtë që të mos çuditej. Po të interesohej, ai si pedagog që është, do të mësonte gjithashtu se ligje të tilla nuk dalin për t’i mbrojtur monumentet nga populli, por nga keqbërësit, nga ata që nuk kanë asnjë kredo tjetër përveç asaj të dhunës.
“Sot”
Por, mesa duket ai e ka hallin gjetkë. Ai çuditet që ka lexuar në dekret emrin e Enver Hoxhës, çuditet që pushteti popullor, për të cilin ai është njeriu më i shquar, pra Enver Hoxha, udhëheqësi i shquar i LANÇ dhe themeluesi i shtetit të ri shqiptar, të kishte nevojë për ndihmën e ligjit, që ta mbronte përmendoren e tij. Ai çuditet se ndoshta do tu shërbejë atyre forcave destruktive, që duan të fshijnë me dhunë gjithçka ka arritur populli me punë e sakrifica në këto dekada me në krye PPSH. Por ai nuk duhet të harrojë se edhe ndonjë nga liderët e PD-së ka deklaruar që nën drejtimin e shokur Enver Hoxha, Shqipëria pati arritje në shumë fusha. Askush nuk e ndalon Edi Ramën për të shprehur pikëpamjet e tij, për çfarë të dëshirojë. Kjo tashmë është mundësuar në shtypin e opozitës, por është krejt e natyrshme që aktet e dhunës dhe fyerjet publike, shteti t’i ndalojë me ligj. Sepse ato nuk i shërbejnë demokracisë, madje e frenojnë atë. Zoti Edi Rama, që i lutet Zotit ta ruajë nga “anarkia patriotike” do t’i thoshim se më e ndershme do të ishte të shfaqte hapur ndjesitë e tij personale, dhe t’i përgjigjej pyetjes: mos vallë ti je përkrahës i atyre që duan t’i shembin monumentet. Nëse je, thuaje troç dhe populli pastaj, do të gjykojë më saktë se kush i shërben anarkisë patriotike, ti apo ligjet e shtetit, e ata që i zbatojnë ato.
“Po nesër?!”
I shkreti! E gënjen mendja se historia i ka hapur portat për të, se piedestalin e ka gati dhe… mjafton që të ngjitet mbi të. Por lavdia nuk është si gripi, që ti ngjitet kujtdo.”
Comments are closed.
EDI RAMA I DUHET VENDIT KUSH KA MEND NE KOKE DHE SY NE BALLE REAGON
Shikonje Berishen qe ka qene komoniste, dhe qeverise me te njejten tone. Jo me shume koment sepse komnizmi ka vdekur me kohe. Do ta shikoja si prapambetije po te merresh me te kaluaren e ndryshkur. Te shikohet e sotmia dhe e arrdhmia e Shqiperise pa Berishen. Thank you!
Edi ka qene antikomunisti i pare shqiptar ne kuptimin e mirefillte te Fjales dhe ai ka qene antikomunist ne menyre Moderne dhe Intelektuale
Jo si Sala me shoke qe ulerijne Poshte komunsitat ….. Privatizimi ,privatizimi….
Shkirmet e Edit atehere ishin te shkelqyera , Brilante , full of beautiful metafores , pikante ne aspektin e pershkrimit te jetes sone
-Dhe nqs Edi do ishte ne krye te te djathtes qe atehere , Shqiperia sot do ishte nje shtet modern…
Ne fakt duke pasur nje mentalitet te djathte ne aspektin ekonomik , pikerisht kjo eshte e meta e Edit
Sepse Edi ka mentalitet te djathte edhe ne ekonomi
,megjithse kam pershtypjen se ai ka ndryshuar duke pasur parasysh gjithe kete experience skandaloze e Deshtimit 20 vjecar te reformave ekonomike ne Shqiperi
te cilat kishin vetem nje qellim
–Privatizim ku te pasuroheshin ish t e persekutuarit dhe shumcia e shqiptareve te hidheshin ne ruge ,
ndersa Shqiperia kthehej ne nje vapor qe po mbytej ku njerezit iknin, e iknin .. dhe akoma ikin….. ne nje ikje PA -KTHIM……………qe nje zot e din se kur do mabroje kjo hemoragji
———-Pasi ne keto 20 vjet mentaliteti steril i djathte ne reformimin e ekonomise dhe mungesa totale e [poltikave sociale ne ekonomi sic i kane Anglia,Franca,Suedia , etj na mori ne qafe , shkateroi ekonomine e Shqiperise e coi Shqiperine nga nje vend Industriao -Agrar sic thote Enciklopedia Britanike ne nje …………………Toke te djegur, me ekonomi ZEROOOOOOOOOO
Tani si do i behet hallit???????
Megjithate nuk vihet ne dyshim se Edi esht njeriu me i pergaqtitur tani per tani per te bere nje kthese ne Ekonomine shqiptare,
vecse e ka te veshtire ne opozite pasi ai nuk po i shfrytezon si duhet dhe me agresivitet te gjitha te metat dhe krimet qe po ben Berisha
——–Edit i duhet te punoje me shume si nje Team –si ekip ne drejtimin e mitingjeve opozitare , njehre te dale ai ne krye dhe here tjeter , Ngjela, pastaj Brace, apo Balla,
–
-Kur them te punoje ne ekip , pjese e ekipit nuk duhet te jete Vangjel Dule , se ai percan elektoratin shqiptar
Ai le te rije atje ne hije–Kur te vije Edi ne pushtet ti hedhi nje kocke,Por tani ne asnje menyre te mos dali ne tribune me te, se edhe une qe jam me PS-ne, nuk ja jap voten ,po doli me ate idiotin Dule
RD-ja i boton keto shkrime te Edit dhe haron nje regull eternal qe :………….Njerezit e shquar ne drejtimin e shteteve kane nje Periudhe Glorifikimi, pastaj vjedn Periudha e Denigrimit dhe ne fund ….Periudha e Rivleresimit ……….-
…………….Tani ne jemi ne periudhen e Rivleresimit dhe shofim se ne 20 vjet demokraci esht endertuar ZEROOOOOOOOOOOOOOOOO
Ndersa ne 20 vitet e para te Enverit u Ndertu GJITHSHKA nga e para dhe ishte edhe ne lufte me Fqinjet qe kerkonin te gllaberonin tokat e Shqiperise
cdo gje qe ka thene Enver Hoxha eshte me se e vertete , Ne Historine e tij ndaj Shqiperise ne 50 vjet komunizem
dhe luftes Nacional Clirimtare Enveri nuk ka genjyer aspak –
Ne te njejten menyre sic flet historiografia e Komunizmti ne Shqiperi per ate periudhe biles pakez me shume flet edhe Enciklopedia Britanike, dhe ajo Amerikane
, dhe nisur edhe nga faktet e sotme te politikes europiane kunder nesh, ku u vrane 12000 vet ene Kosove dhe Europa as qe donte tja dinte fare por shyqyr qe ishte Madalen Olbright, dhe nga ajo armiqesi qe shoqeron gjithe shtypin europian kunder elemntit shqiptar ne Shqiperi dhe Kosove
une mendoj se busti i Enverit duhet cuar tek vendi
dhe atje te vihen keto fjale
:….Nuk kam ardhur ketu per te dhene llogari,— por per te kerkuar llogari….
Sa shume ngjan pergjigja e Zerit te Popullit te asaj kohe me pergjigjet dhe akuzat e Berishes dhe koneve te tij sot.
Do te doja te beja nje korigjim ne shkrimin e mesiperm. Artikulli eshte shkruar me 26 Shkurt dhe jo me 26 Janar. Dekreti per mbrojtjen e monumenteve doli kur monumentet e EH i rrezuan ne Tirane , Durres e Korce me 20 Shkurt. Edi Rama pati kurajon qe te shkruante tek RD per kete problem.
Kjo eshte fatkeqsia e vendit e popullit tone,qe ne vuajme per demokracine e vertete,se ne drejtimin e saje jane ngaterruar udheheqsit e partive.sekretari i byrose me jozin (dizinjatoren) duhej te ishin ne drejtim te partise tyre,ate te komunistve e spiujve,te bllokeqenve te sotem.A ZOTI EDI RAMA duhej te ishte drejtuesi i denje i PARTISE DEMOKRATIKE,keshtu atehere c”do gje do te ishte ne vendin e vete,demokracia,e zhvillimi i vendit do te ecte normal si ne vendet tjera,te zhvidhuara.
Personalisht Edi Ramen e gjykoj sot si negativ ne politiken shqiptare!
Tani, per hir te se vertetes duhet te dime te gjithe se shkrimin ne “Zerin e Popullit” e pat shkruar nje gazetar i shquar per devotshmeri dhe besnikeri ne organin kryesor te shtypit komunist, nje fare Fahri Balliu. Cuditerisht, ai sot e ka ringjallur ZP dhe vazhdon te derdhe helm me te njejtin mllef.
Jo e ka shkruajtur Namik Dokle,pastaj pse e gjykon negativ vetem se mund te mos jete pjese e asaj qe simpatizon ti.Sot per sot ai eshte me i pershtatshmi,neser nuk e di .
Edi Rama ti debatoje ndjenjat e tij per enverin dhe partine me Gramoz Rucin se e ka dhe mik te ngushte.
Te ishte kaq perkundra komunizmit nuk e bente Rucin krahun e tij te djathte.