Itali, përplasje me armë mes shqiptarëve

19 Shkurt 2011, 10:50Politika TEMA

Shqiptarët edhe një herë kanë zënë vend në mediat italiane për një ngjarje negative. Gjatë mbrëmjes së djeshme, tre shtetas shqiptarë kanë qëlluar një tjetër, duke e lënë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në kryeqytetitn italian, në lokalin “Vox Maris”, kur tre shqiptarë të armatosur kanë hyrë pa maska dhe kanë qëlluar në drejtim të një tjetër shqiptari. Fatmirësisht, këtë të fundit e ka zënë vetëm një plumb dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tre personat që kanë qëlluar me armë janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia nuk ka bërë të ditur identitetin e personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Lini një Përgjigje