Ministri gjerman i Mbrojtjes, Karl- Theodor zu Guttenberg deklaroi në një konferencë për shtyp se heq dorë nga dokturatura, por në mënyrë të përkohshme. Ministri ishte akuzuar për plagjiaturë në punimin e doktoraturës. Ai i hedh poshtë këto akuza. Guttenberg tha se heq dorë nga dokturatura derisa të hetohet plotësisht kjo çështje. 39 vjeçari karizmatik ka qenë në presion të fortë këto ditë. Kancelaria gjermane ka shprehur mbështetjen e saj për ministrin kurse mediat kanë nisur që t’i ngjisin emra.
Televizioni ZDF e quan “zu Copyberg”, Financial Times Deutschland e quan “Baroni Cut-and-Paste” dhe e përditshmja berlineze Tageszeitung i ka vënë këtë nickname “zu Googleberg”. Der Spiegel thotë se në punimin e doktoraturës, ministri ka përdorur edhe një paragraf nga faqja në internet e ambasadës amerikane, por pa e cituar ku e ka marrë.
Comments are closed.
Kjo eshte demokraci dhe jo si tek ne ku Komandanti i Gardes se Republikes se Shqiperise bredh me makine te vjedhur, te ciles i ka nderruar me pa te drejte targat dhe Prokuroria nuk ben asgje.
Edhe nje here une personalisht kam nje simpati te vecante per kryeprokuroren Rama, por si thote populli yne “Me nje dallandyshe nuk vjen pranvera”.