Makina është bllokuar si e trafikuar në 14 tetor 2010. Ka targën CY 520 CW me numër shasie WP1ZZZ9PZ6LA54164. Kreu i Gardës, jo vetëm lëviz me të, por i ka mbivendosur edhe target e një BMW-je, duke konsumuar veprën penale të falsifikimit të dokumentave. “Shekulli” e ka ndjekur dhe fotografuar kreun e Gardës gjatë lëvizjeve të tij me këtë makinë në Tiranë.
Kreu i Gardës së Republikës, lëviz me një makinë të vjedhur. Madje, jo vetëm kaq, por ka kryer edhe një falsifikim, duke i mbivendosur kësaj makine një palë targa Tirane që nuk janë të sajat.
E vështirë të kuptosh pse i duhet një Komandanti Garde një makinë luksoze Porche Cayene, si ato që mbajnë “çunat e Bllokut”. Ndoshta zyrtari i lartë ushtarak, është ndikuar nga “moda e ministrave” që kanë thuajse të gjithë vetëm makina luksi në përdorim, por kjo nuk është kryesorja.
Kjo makinë që shihni në foto (fotografia eshte bere ndersa z.Prendi dilte me të nga territori i Gardes, ngjitur me Pallatin e Brogadave) është bllokuar në 14 tetor 2010 nga ana e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe u shoqërua në Drejtorinë e Policisë. Porschi në fjalë ka targën CY 520 CW me numër shasie WP1ZZZ9PZ6LA54164. Mjeti është dyshuar si i trafikuar dhe është bërë vendimi për kryerjen e ekspertimit teknik të shasisë. Pas kontrollit është konstatuar se mjeti kishte ndërhyrje në numrin e shasisë.
Megjithëse duhej të qëndronte në Rezervat e Shtetit, derisa pronarit, ti jepej vendim përfundimtar mbi dyshimet për makinën, mjeti është marrë prej aty fillimisht nga shefi i kabinetit te Ministrit të Brendshem dhe me pas nga Komandanti i Gardes i cili u ka shkuar edhe me thellë shkeljeve.. I ka vendosur në vend të targave të huaja, targa te nje makine BMW të Gardes, duke konsumuar edhe veprën penale të falsifikimit të dokumentave zyrtare.
Ironike është që me këtë makinë z.Prendi është paraqitur edhe në Prokurori kur u egzekutua urdhër-ndalimi për vrasjet e 21 janarit. Sfida ndaj ligjit, ka vijuar edhe me refuzimin e një kërkese të prokurorisë për ta dorëzuar makinën.
“Shekulli” e ka ndjekur dhe fotografuar kreun e Gardës gjatë lëvizjeve të tij me këtë makinë në Tiranë. Z.Prendi jo vetëm e ka marrë këtë makinë, jo vetëm refuzon ta ridorëzojë, por i ka mbivendosur targën në shihni në fotografi. Kjo targë i përket një tjetër mjeti. Pas verifikimeve të Shekullit, rezulton se targa në fjalë është e një mjeti BMW.
Comments are closed.
…ka marre shperblimin per vrasjen e 4 shqiptareve te pafajshem, Ndrea do te vjelle shume shpejt jo vetem Porche-in por edhe leket qe i la dhene Saliu. Gjaku nuk behet uje !!
Ky eshte ne artikull teper I forte dhe trekon se cfare vlere te madhe shtypi i lire mund te kete ne nje demokraci.
Z …question me interesone te kuptoje se cfare do te thaush me “Gjaku nuk behet uje!!”?
Nuk me habit aspak ky fakt. Te gjithe ata me karakter te piset i shkojne mbrapa te çmendurit Sali,
pikerisht per keto perfitime te ndryshme personale.
Veç te mos harrojne se nje dite keto perfitime do tu dalin prej hundesh.
Desha t’ju tregoj ketu nje histori te vertete. Para dy vjetesh mediat njoftuan se dashnorja e shefit te policise ( ai nuk ishte i martuar ) se Kanton Zug ( si te thuash rrethi i Zugut ) kishte pranuar si dhurate nje pelice lekure nga pronari grel i nje firme avjonash te vogel avjonash.
Mediat bene shume presion mbi shefin e policese qe dashnorja e tij te kthente prapsht pelicen dhe ai vete te jepte doreheqjen. Dashnonrja ktheu pelicen por ai nuk pranoi te jepte doreheqjen, por partia e tij e detyroi ate te jepte doreheqjen.
E tregova kete histori se si veprohet ketu ne Zvicer ne lidhje me rrezikun e korupsionit. Mos harrojme ketu se Zvicra eshte nje shtet mbi 600 vjecar. Prandaj mendoj se per te arritur ne nivelin e Zvicres neve na duhen edhe disa vjete te tjere. Me kete nuk dua te them se ne nuk duhet te shkruajme mendimet tona kunder korrupsionit ne kete Forum nga i cili une mesoj shume gjera. Kuptohet se jam dakord plotesisht me mendimet e mesiperme te “question”, “AdrianGj” dhe “Elza”.
Shqiperia nuk ka rruge tjeter vetem se te shkoje ne rrugen e aritjeve te niveleve demokratike ku eshte Europa sot.