Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli me porosi të Ministrit të Mbrojtjes Arben Imami i është drejtuar repartit të trupave komando në Zall-Herr bashkë me trupën e shoqërimit të saj. Jozefina është futur me makinën e saj në komandë rreth orës 15:30. Sipas porosisë se ministrit, komandanti i repartit kishte lënë porosi tek oficerët e gatshëm që ishin në komandë që Jozefina të lejohej të bënte qitje në poligon pa u shqetësuar nga asgjë.
Armet dhe municioni i përdorur ishin marrë me vete nga Garda e Republikës. Jozefina Topalli ka bërë qitje në poligon pikërisht me automatik MP5. Nga ushtarët e shërbimit është dëgjuar të thotë: “E kam fiksim me gjujt një herë me këtë lloj arme”
Deklarata mund të ngjajë prej femre “hokatare”, por ajo merr nota tragjike nëse kihet parasysh që kjo ngjarje në poligon ka ndodhur në datë 13 shkurt 2011, pra disa ditë pas masakrës së 21 janarit në Bulevard dhe pas daljes së rezultateve të para të hetimit, ku u mor vesh nga publiku që mbi protestuesit e 21 janarit ishte qëlluar pikërisht me automatic MP5, armë e cila ka kryer edhe vrasjet, një prej të cilave tashmë e provuar.
Për rreth tre ore ka bere qitje Topalli me kete lloj arme edhe me pistolete (të truprojave).
Por ajo nuk është e vetmja. Të njëjtin fiksim kanë në përgjithësi ministrat e kësaj qeverie. Ky shkrim shoqërohet me një foto të ministrit Olldashi nxjerre në këtë poligon duke bere qitje me MP5. Që t’u kursejmë kohën e gënjeshtrave kundër dëshmive që po botojmë sot, po u kujtojmë që targa në sfond është TR 0132 Z, Benz në përdorim nga ministri Olldashi. Kjo është vetëm një nga fotot…
Olldashi duket se i ka pasion armët. Banorë të rrethinave të Gramshit kanë telefonuar dy muaj më parë në Shekulli, për të na dhënë një dëshmi lidhur me një incident në një lokal. Truproja e Olldashit ka hapur zjarr “për qejf” me armën e shtetit pas një dreke gazmore ku ministri ishte i pranishëm bashkë me të tjerë, duke terrorizuar banorët përreth lokalit. Thjesht sepse ministri kishte ardhur në qejf nga pija…
SHEKULLI
Comments are closed.
Po pune pushtash e pushtesh kjo pune,qeveri e pushtet i urryer.
Shperdorimi ka permasa te llahtarshme,te paimagjinueshme per nje vend evropian.
Dhe me e forta: evropa i di te gjitha dhe ben sehir
Bote e ndyre
Po jane parate e taksapaguesve mor te degjeneruar dhe keto fisheke qe harxhohen per sportin e Jozit.
Ky shqiptari eshte nje sistem i tere i korruptuar.
O Zot kur do te zgjohet njehere ky popull matuf qe te gjitha i di e nuk tundet nga vendi.
Eshte nje mesazh qe na drejtohet neve, pjeses ‘armike’ te pushtetit te tyre.
Per zotin keta jane perversa.Thjesht te vjen per te vjelle kur e mer vesh.
Pra neser pa u ndalur derin ne largimin e Berishes dhe atyre kriminelave qe bejne qitje, te protestohet dhe te bojkotohen zgjedhjet lokale, per te bere vetem nje zgjidhje me ato zgjedhje te parakoshme parlementare.
A e dini mor milet se ku shkojne taksat qe paguani juve (shyqyr zotit qe une nuk i jap asgje ketyre).Do ishte mire te thuesh rrush e kumblla por ka ndryshu tani motoja fisheke dhe karburant.
3 ore qitje qe dhe vete ushtaret e Zall herrit nuk kane bere ndo1here 3 ore qitje gjate gjithe historise se repartit.
“Ti varim shoke ti varim…” me kete shprehje ministri i mbrojtjes eshte bere artist i merituar ne fillimet e karrieres….
Taksat taksat po leje se cthemi ne…..
kane cuar xhozefinen me shrtrydh koqet kapterrat e zall-herrit.. ka qene ne qitje po thjesht si tabele ,malokja