“Po t’i kishte ndodhur Berishës dhe Topallit kjo fatkeqësi, nuk do të kisha qeshur me të vdekurit”

16 Shkurt 2011, 21:03Politika TEMA
“Po t’i kishte ndodhur Berishës dhe Topallit kjo

Aleks Nika me gruan e tij përpara shtëpisë

Intervistë me Mark Nikën, xhaxhain e Aleks Nikës, vrarë më 21 janar 2011

Marku ngjan si një statujë e mbushur me dhimbje, nga e cila duket se s’do nxjerrësh asnjë fjalë. I heshtur dhe i vrarë nga çfarë ka ndodhur më 21 janar dhe pas tij, e ka të vështirë të bindet nëse duhet të flasë fort, apo duhet të jetë i matur për të respektuar më shumë kujtimin e nipit të tij, djalit të vetëm që ka lënë në shtëpi katër motra dhe dy vajza. Ka disa brenga, të cilat kërkon t’i sqarojë. Ato kanë të bëjnë me Aleksin, me familjen Nika, me Sali Berishën dhe njerëzit e tij që po rivrasin sipas tij Aleksin me mungesën e respektit për ikjen e tij.  Mark Nika pranoi të flas ekskluzivisht për gazetën Shekulli rreth këtyre përjetimeve.

A e dinit ku ishte Aleksi më 21 janar?

S’kam pasë nevojë të pyes. E dija pa më thënë as ai vetë se do ishte në bulevard. Aleksi ishte një socialist. Një socialist që nuk mendohej dy herë kur ishte fjala për të protestuar kundër qeverisë. Nuk ka pasë nevojë të më thoshte ku ishte. E dija që ishte në bulevard. Nuk e dija që nuk do të kthehej më gjallë. Dhe kjo më bën të ndjehem se jetoj kot, pa asnjë motiv nëse drejtësia nuk vihet në vend.

Si mësuat për vdekjen e tij?

Si gjithë të tjerët. Fillimisht nga televizioni, që ishte plagosur. Pastaj pashë Preç Zogaj në televizion që bëri thirrje për ndihmë në Spitalin Ushtarak. Duke qenë se është një mik i familjes sonë, u prekëm dyfish kur dikush tentoi të shpifë dhe për apelin  e tij të dhimbshëm nga Spitali Ushtarak. Më tej si gjithë të tjerët jetuam me shpresën e pakët se Aleksi do t’ia dilte mbanë. Por nuk mundi siç e patë.

Duket që e përjetoni shumë rëndë ikjen e tij. A do ta këshillonit të mos vinte në protestë më 21 janar?

Aleksi nuk ishte djalë që mund ta ndalje për të shkuar në një protestë. Ajo ishte një protestë e ligjshme, ishte një demonstratë e ligjshme dhe kushtetuese. Askush nuk ka tejkaluar të drejtën që t’i merrej jeta. Gjithçka që ka ndodhur me katër qytetarët e vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur është antikushtetuese dhe duhet të marrë dënimin kapital. Askush të mos mendojë se gjaku i tyre do bëhet ujë. Unë jam vetë jurist dhe kam punuar në administratën e lartë të shtetit shqiptar. Ashtu si unë, dhjetëra e qindra juristë në këtë vend e dinë mirë kur mund të përdoret arma dhe po aq mirë se nuk mund të merret jeta e një njeriu të pafajshëm në bulevard për arsye politike. Pikërisht duke ditur se jetojmë në një shoqëri të lirë dhe demokratike, duke ditur të drejtat tona qytetare, nuk do të kisha këshilluar të mos shkonte, pasi nuk shikoja asnjë rrezik nga një demonstratë e qytetarëve kundër qeverisë, pasi kanë parë me sytë e tyre se si zëvendëskryeministri i vendit bën pazare për miliona euro kur në shtëpitë e tyre shqiptarët nuk kanë bukë të hanë. Do të më dukej krim ta kisha këshilluar të ndalej, duke e ditur që jemi shoqëri demokratike dhe më duket krim i shumëfishtë tani përdhosja e vdekjes së tij nga ata që e vranë.

A njihej Aleksi si socialist në Lezhë?

Po. Gjithkush që e njihte, e dinte që ishte dhe socialist. Ishte një qytetar normal. Kishte një shtëpi të mrekullueshme, të ndërtuar me punë të ndershme dhe një biznes të vogël të qëndrueshëm ku kish punësuar motrat dhe familjen e vet. Nuk ishte njeri që vuante për bukën e gojës. Nuk kishe nevojë të paguhej për të ardhë në miting siç kërkon ta përdhosë kujtimin e tij Lulëzim Basha. Nuk kishte nevojë për asgjë, përveç drejtësisë për të cilën doli në rrugë.

A mendoni se është vrarë aksidentalisht apo ka pas goditje selektive ndaj tij?

Nuk e them dot me plot gojën pa përfunduar çdo hetim dhe gjykim. Por di të them se vrasja e Aleksit ndryshon paksa nga tri vrasjet e tjera. Skaneri të krijon dyshime se është qëlluar me snajper me një goditje selektive. Unë nuk mund të them se dikush porositi vrasjen e tij, por po pres me shpirt në dhëmbë të mbarojë hetimi dhe çështja t’i kalojë gjykatës. Kam një dyshim se segmente të caktuara në Lezhë,  të lidhura me pushtetin, nëse e kanë identifikuar në bulevard mund ta kenë seleksionuar për ta vrarë. Por kjo është e gjitha dyshim i imi. Po presim drejtësinë.

Ka pas probleme në Lezhë Aleksi?

Jo. Aleksi nuk ka pasur asnjë problem. Ai ishte një djalë që e respektonte gjithë Lezha dhe ata që e njihnin. Por të tjerë, bile nga ata që kanë hapë zjarr nga brenda gardhit të kryeministrisë kanë pasë disa probleme në Lezhë, kanë pas disa interesa financiare në zaptime tokash dhe përdorim të pushtetit. Lus Zotin të mos bashkohen këto gjëra, pasi do të ishte një krim i mafies politike.

Kur flisni për vrasjen e Aleksit në familje, flisni për një vrasje aksidentale apo politike?

Është një vrasje për arsye politike, e urdhëruar nga njerëzit më të fuqishëm të pushtetit. Në zyrë ka qenë kryeministri Sali Berisha dhe Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha. Unë e njoh Komandantin e Gardës, Ndrea Prendin dhe kam besim se ai e di mirë që njeriu nuk vritet me duar në xhepa në bulevard. Ai duhet të ruajë autoritetin e tij dhe të Gardës, jo duke fshehur gardistët, por duke dëshmuar para drejtësisë kush i urdhëroi. Garda, por dhe çdo formacion tjetër ushtarak e ka të ndaluar të përdorë armën në publik. Ne pamë në kamera policë që gjuanin tek piramida jashtë kryeministrisë. Ne pamë policë që qëllonin drejt mbi turmën. Ligji për përdorimin e armëve u shkel publikisht para syve të miliona shqiptarëve. Dhe kjo për një arsye të thjeshtë. Disa nga ata që kanë vrarë shihet qartë që janë militantë që mbrojnë pasuritë dhe pushtetin e tyre të dyshimtë. Ndaj ne duam të dimë kush dha urdhër. Ne e duam këtë përgjigje. Po presim në qetësi, por jo aq të qetë. Po presim në gjakftohtësi, por jo aq të ftohtë. Po presim një fjalë nga drejtësia. Po presim një shenjë. Diçka duhet të na thonë. Lus Zotin të mos vazhdojnë më disa fytyra të urryera politike të vazhdojnë e të thonë se ishin rrugaçë, kokëpalarë dhe banditë. Lus Zotin për fëmijët e tyre, jo për ata të Aleksit se ata ngelën pa babë. Të gjithë duhet ta kuptojnë se ne nuk mund të lëmë të rivrasin ata që i vranë. Një herë i vranë tinëzisht me plumb dhe tash po i vrasin përditë me fjalë. Duhet ta dijnë se jemi gjallë.

E keni fjalën për fjalorin e kryeministrit?

Edhe për fjalët e tij. Unë e njoh atë. Kam jetuar vite të tëra komshi me të. Ai po na e vret djalin për së dyti. Unë besoj se ai më njeh. Nëse do t’i kishte ndodhur ajo që i ndodhi Aleksit, djalit të tij, ne nuk do silleshim ashtu si po sillet ai me djalin tonë. Nuk do ta fyenim, nuk do ta përdhosnim, por do ta respektonim dhe do ta ngushëllonim. Ai po thotë gjëra të rënda. Po thotë se vramë 3 apo 4, por mund të vrisnim dhe 300 se ishte puç. Pastaj tërhiqet nga fjala puç. Pastaj fyen përsëri të vdekurit. Ka një kufi. Nuk ka vetëm ai fëmijë, ka pasë dhe Aleksi. Nuk ka vetëm ai mbesa, kam dhe unë që tani i kam jetime për shkak të tij. Ai s’mund të na përdhosë dhe të vdekur. Është mirë t’i hapë rrugë drejtësisë, pasi e drejta vonon, por nuk harron. Dikush do ta vendos atë. Ne duam ta vendosin gjykatat e lira. Nëse Berisha kërkon rrugë të tjera, keq për atë. Desha tu them dy fjalë dhe atyre të tjerëve rrotull tij. Nëse do tu kishte ndodhë atyre kjo fatkeqësi, edhe sikur viktima të kish faj, ne do të shkonim t’i ngushëllonim dhe nuk do të qeshnim si Jozefina, nuk do fyenim gjakun e tyre. Ajo nuk di të sillet as si nënë, as si motër, as si femër. Desha t’i them Sokol Olldashit, se Aleksi nuk kish nevoje të punësohej ne polici bashkiake, se kishte biznesin e tij, ku mund të merrte dhe Olldashin polic kur të ikë nga pushteti, me kusht që të mos pinte më. Ata u sollën si shtazë me vdekjen e  Aleksit. Tentuan të prishnin me lidhjet e tyre të pista dhe funeralin e Aleksit. Kësaj nuk ja arritën, por tradhtuan veten se kanë gishtë tek kjo plagë që na kanë hapë.

Kanë tentuar tu prishin funeralin?

Po. Kanë manipuluar me një njeri të tyre të sjellë aty me kamerë amatore për të inskenuar diçka të turpshme. Nuk ja arritën. Ne e falënderojmë nga zemra Edi Ramën dhe deputetët e PS që respektuan kujtimin e Aleksit. Motrat e Aleksit dhe babai i tij kanë shprehur falënderimet publikisht të nesërmen e varrimit. Ata që sajuan skenën u fshehën si minj dhe mbyllën telefonat që atë ditë. Por ne na kanë rëndu, pasi kane dashë të na përdorin dhe pasi na vranë. Edi Rama do të jetë pjesë e familjes sonë, pasi respektoi atë që bëri Aleksi. Nga të tjerët pres drejtësi. Pres të mos pengojnë zbardhjen e krimit.

Meqë hytë në politikë, a shikoni rrezik që politika dhe diplomacia të ndërhyjë në hetim.

Po shikoj që ka presione. Ka disa herë dhe deklarata që të bëjnë pesimistë. Pashë dhe ambasadorin amerikan në krah të një kryepolici që ka vrarë katër njerëz duke e lavdëruar për profesionalizëm. Unë nuk e di ç’profesionalizëm ishte ai, por di të them se ata shkelën çdo ligj dhe vranë katër njerëz të pafajshëm. Ai është kryepolici, që nuk dorëzonte gardistët dhe unë di që SHBA e kanë të shenjtë ligjin. As deklaratat e tij për të barazuar dhunën e demonstruesve me gjakun e derdhur nga pushteti, nuk më duken normale, por kjo është punë e tij. Nuk mund të vihet në plan të parë shkelja e ligjit mbi tubimin dhe të lihet në harresë terrori shtetëror që derdhi gjak. Por thashë, kjo është punë e tij. Në fund të fundit, djalin tonë nuk e vrau ai, por pushteti im dhe unë ja kërkoj qeverisë shqiptare drejtësinë ose gjakun.

Gjakun e Aleksit as e falim dhe as nuk do ta lëmë të humbasë. Ne ja kërkojmë shtetit tonë.  Ne presim që atë ta zbardhë prokuroria dhe i kërkojmë asaj t’i rezistojë presioneve të PD dhe kryeministrit. Frika e atyre që kanë vrarë, nuk e mund dot drejtësinë dhe as që na frikëson dot ne që kemi mbetur gjallë. Dikush do ta vërë në vend drejtësinë.

11 komente në ““Po t’i kishte ndodhur Berishës dhe Topallit kjo fatkeqësi, nuk do të kisha qeshur me të vdekurit””

  1. AlbinoBlackSheep says:

    Sado i paprekshem te ndjehet Berisha dhe zagaret e tij ne keto fjale shprehet nje histori e ardhshme:

    Gjakun e Aleksit as e falim dhe as nuk do ta lëmë të humbasë. Ne ja kërkojmë shtetit tonë. Ne presim që atë ta zbardhë prokuroria dhe i kërkojmë asaj t’i rezistojë presioneve të PD dhe kryeministrit. Frika e atyre që kanë vrarë, nuk e mund dot drejtësinë dhe as që na frikëson dot ne që kemi mbetur gjallë. Dikush do ta vërë në vend drejtësinë

  2. dymi says:

    Ja kush jane njerezit e ndershem e te matur qe nuk e leshojne fjalen kuturu. Te ishin keshtu politikanet tane. E kam fjalen ne pergjithesi se sa per Sal-iun e Nexhmije Topallin ata nuk jane njerez, por vemje te peshtira qe pa asnje dyshim do t’u kendohet kenga e turpit ne jete te jeteve duke ju lene nje njolle te pashlyshme femijve e niperve te tyre.

  3. MEMEDHETARI says:

    Qendro i forte sic deri me sot,i dashur Mark.
    Nuk do ta leme te shkoje dem gjakun e Aleksit dhe te tre te tjereve qe Sali Berisha i perdori per tabele qitje dhe qe tani perpiqet edhe te shpetoje,i frikesuar ne palce nga ajo qe beri…
    Nuk do te shpetoje kete here krimineli …
    Stuhia e protestave nuk ka per te pushuar jo vetem derisa ai te jape doreheqjen,por edhe deri sa te jape llogari para Drejtesise…

  4. labi 100 says:

    Ngushullime i dashur Mark.Keni dhimbje te madhe ndaj keni dhe te dret cka thoni.Kur shteti i shkel vet ligjet mos prit drejtesi,aqmeteper kur nje ambasador i nje vedi qe rezatonte demokraci pozon per te dale ne fotografi me vrasesit.Cfar do presesh.Sali Berisha vrasjet i beri vet me qellim qe te akuzonte opoziten per puc,Saliu eshte i pa fytyre,beri 1997,Gerdecin,vrau K>Trebicen dhe e mbulloi me nje ekspert pa emer a-me-ri-kan,Saliu po vjedh cdo dite popullin e vet dhe pasurin kombetare,nuk ndalet ,PER KETE AI TE VRET,ndaj do dhe PUSHTETIN, per tu mbrojtur me mburojen Demokraci,Popull,Atdhe te cilin e ka nxjere ne ankand ,prandaj po e mbroin keta psudo demokrat amerikan dhe evropjaj per te perfituar dhe vet, shih vetem ligjin per regjistrimin e popullsise,faljen (shitjen)e bregdetit ne menyre te fshehte
    Populli duhet ti bojkotoi zgjdhjet pasi Saliu me Meten i vjedhin.Saliu ka implikuar dhe koruptuar dhe institucjon ,si policine , ushtrine ,gjykatat dhe nje pjese te mire te prokuroris.Ndaj as mos te shkoi mendja i dashur Mark ne drejtesi sa te jete Saliu ne kryje.Kur te largohet Saliu ateher shpresoni ,Ju dhe gjith populli.

  5. Dino USA says:

    Me gufon nje urrejtje per vrasesit,ata qe kane drejtuar pushken direkt mbi njerez,per ata qe urdheruan vrasjet…me vjen te uleras kur shikoj kete djale,kete fytyre fisnike dhe kaq te bukur,qe qente qeveritar e fusin ne turmen e “koke palareve”kur shikoj kete trim te bukur qe qente i moren jeten..Oh sikur te kishte drejtesi..te vareshin fajtoret atje, mbi varrin e tij,mbi varrin e Aleksit!!!!!

  6. raimondi says:

    –Gjynah i shkreti .Alamet djali .I preu jeten ne mes Sala me ata qelbesirat e gardes …… Bastardet e felliqur godasin njeriun shqiptar
    Kjo eshte skandal or vella .– Berisha ishte i pregatitur per te perdorur armet.
    Ketu duhet te ndalet opozita
    -Ti lere te gjitha , te shikoje vetem vrasjen —
    Pse i vrave qen i ndyre, ti thone Sales , se jeta iken dhe nuk vjen me.
    Ne vendet e tjera te Europes demonstruesit kane djegur dhe kane hedhur bomba dhe policia europiane nuk i prek fare demonstruesit e saj, e jo me te perdori plumba LUFTARAK —

    Opozita duhet te hapi padi penale kunder SALES direkt dhe ta coje ne gjykaten e HAGES –Ta diskretitojme qenin
    Ta trajtojme si kriminel Lufte—Opozita te coje gjithe provat dhe filmimet qe ka per vrasjet ne gjykaten e Hages
    Te hapi gjyq kunder Berishes atje….Te premten te dalin ne proteste me parrullat : Berisha -Vrases

  7. Nabukodonosor says:

    Ngushellime zoteri dhe shpresoj qe nje dite drejtesia e njerezve apo e zotit ti godase ata qe e vrane.

  8. sociologu says:

    O memedhetare!
    Fjala jote ne vesh te Perendise!

    Nuk do vdese e qete ajo nene biri, pa u cuar para gjyqit te popullit Saliu e kriminelet e tij.

  9. Dajti says:

    Kurajo zoti Mark dhe ngushellime.Nuk jeni vetem ne fatkeqesine tuaj te madhe.Gjaku i ALEKSIT nuk
    do shkoje kot,ai tani eshte pishtari i tere popullit ne betejen per liri e demokraci.Shqiperia e shqip –
    tareve ,vdekje dhe perbuzje zagareve.

  10. beso says:

    Vriten prinder dhe burra shtepie,dhe kryezagari tregon pallavra.Kush do ti rrise femijet e viktimave,ose dhe nese dikush do kujdeset,si gjykohet qe femijet s’do kene babane e tyre tu jape mbeshtetje ne jete,vetem sepse KryeQeni i Gardhit na u qenka trembur se do i merrnin karriken?

  11. fule says:

    Per aq sa mund te vleje do keni gjithmone mbeshtetjen e popullit te thjeshte, ne cilendo kerekese apo rruge tuajen per te vendosur drejtesi.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje