“The Economist”: Diktatorët, pleq! Berisha 67 vjeç, populli shqiptar 28 vjeç

16 Shkurt 2011, 19:06Politika TEMA

Gjerontokracia është një rend qeverisës ku mosha e liderit që udhëheq një vend është shumë më e madhe se sa mosha mesatare e popullsisë.

Një grafik i hartuar nga studiuesit sugjeron se hendeku është më i madh në vendet autokratike si Arabia Saudite, Jemeni, Algjeria, Kuba dhe Korea e Veriut, ku diktatori Kim Jong Il neser feston 70-vjetorin e lindjes.

Në të kundërtën, demokracitë duket se preferojnë udhëheqës më të rinj në moshë, ku Shtetet e Bashkuara dhe Britania përbëjnë rastet më tipike.

Përjashtim bën vetëm India dhe Italia me kryeministrin e saj 75-vjecar Silvio Berlusconi.

Në rastin e Shqipërisë, kryeministri 67-vjecar Sali Berisha udhëheq një popull me moshë mesatare 28 vjec.

Por a është e rëndësishme mosha e liderit? Një nga shkaqet më të diskutuara të atij që quhet “Revolucioni Jasmin” në botën arabe, është pikërisht diferenca e theksuar e moshës mes udhëheqësve dhe popullsisë.

Mosha mesatare e Egjiptit është 24 vjec, ndërsa presidenti Mubarak, i rrëzuar nga pushteti pak ditë më parë, ishte udhëheqësi i 5-të më i vjetër në botë, plot 82 vjec.

Në fakt, diferencat e theksuara në moshë mes udhëheqësve dhe popullit janë karakteristikë e sistemeve diktatoriale.

Mao Ce Dun ishte 82 vjec kur vdiq dhe la pushtetin. Enver Hoxha 76 vjec, ashtu si shumë udhëheqës të tjerë komunistë në Europën lindore.

Gjerontokracia ka si anën më të fortë të saj stabilitetin. Por në kushtet kur institucionet përballen me ndryshime të shpejta, udhëheqësit e moshuar shpesh herë shihen si pengesë.

1 komente në ““The Economist”: Diktatorët, pleq! Berisha 67 vjeç, populli shqiptar 28 vjeç”

  1. raimondi says:

    Kjo s’ka rendesi fare dhe per ne eshte mire qe ne krye te jete nje moshatar , sepse ka pjekurine e moshes dhe experiencen e jetes , dhe te dyja keto ndihmojne ne marjen e vendimeve te drejta
    –Mos shikoni se na ka rastisur nje Batakci si Berisha qe eshte nje njeri hakmares
    Dhe Berisha ka qene hakmares qe ne 1992 kur ishte ne moshe tamam, dhe ai ishte bastard fare , ku duke perdorur si justifikim ndryshimin e sistemit ai hoqi edhe pastrueset nga puna , nqs ato nuk ishin me PD-ne
    Ne nuk duhet te vendosim te rinj ne krye , sepse te rinjte kane mungese experience dhe t emarin ne qafe.Mos shikoni Obamen ju, se ketu ka nje jete te tille ku te rinjte jane street smart dhe book smart
    Te rinjte ketu jane inteligjente nga natyra , sepse eshte jeta e tille , radot, tv, japin shume infiormacione inteligjente ne menyren se si duhet te arsyetosh etj, edhe jeta ketu eshte e vecante , qe nga femijeria e deri sa riten …..
    E megjithate ketu ne USA eshte mendimi totalisht qe kur JE I RI JE BUDALLA , kur plakesh behesh i zgjuar
    Dhe ky parim eshte kudo. Pavaresisht se del tek tuk ndonje drejtues i ri inteligjent sic eshte Obama , kjo nuk do te thote se ai parim bije poshte perkundrazi Parimi behet edhe me i sakte kur dalin rastet e vecanta , sic thoshte dikur Aristoteli
    Dhe per ne eshte nje DETYRIM KATEGORIK qe drejtuesi te kete experience jete, sepse ne per shkak te kushteve te jeteses dhe demokracise fillestare , ne piqemi ngadale,
    Nuk vihen te rinjte ne krye se merr ne qafe vendin, sic ka bere Edi qe e ka mbush PS-ne me pionere dhe ata i genjen SALA i kerdis ,
    Absolutisht ai qe eshte ne krye duhet te jete moshe e madhe , jo rini—-Sepse sic thote populli yne –I RIU SI VERIU —–Hellooooo !!!

    Fjalet e urta popullore jane koncentracion mencurie dhe nuk mund ti hedhion dot poshte pese kalamaqer pse lidhin ne qafe nje gravate, apo qe lyejne nje pallat, sepse pastaj bejne gafa te atij lloji qe eshte turp tja thuash njeriu , sic ishte psh rasti kur votat te vidhen sot dhe protesten kmunder vjedhjes e ben pas 6 muajsh ——–KJo ishte SKANDAL !!!!
    Edhe mendja me injorante nuk do e bente kete gabim kaq trashanik , dhe kaq fatal ,–Te vjen turp tja thuash njeriu kete lloj veprimi kur te vidhen votat sot dhe protesten e fillon pas te vjelave

    Te besh gabime te tilla , do te thote se ke mangesi skandaloze ne formimin tend , dhe ja tani ku jemi
    –Mendimi im eshte qe ne Shqiperi nuk duhet te vihet ne krye drejtues qe nuk ka mbushur moshen 50 vjec,
    Se ne kemi mangesi ne pjekuri si njerez,,
    Ato problemet ne Arabi jane te lidhura me mungesen e demokracise atje dhe me formimin e tyre extremist fetar–S’ka lidhje fare mosha .
    Une kam biseduar mete rinjte e tyre ketu dhe ata kane te gjithe nje mendje–Eshte teologjia islame qe ka nderhyre ne mendjet e tyre dhe i ka helmuar ata
    Ky artikull eshte muhabet koti
    —–Ne s’na i ka fajin mosha e Sales por mosha e Edit dhe e shokeve te tij pionere , te cilet Sala me experiencen e moshes se tij i ben sallate keta te PS-se sa here i do trapi, i gnejen ne menyrne me te trashe dhe keta s’e kane haberin fare ku qellon Sala

Comments are closed.

Lini një Përgjigje