Rama: Zgjidhja e krizës politike bëhet vetëm me zgjedhje

16 Shkurt 2011, 16:31Politika TEMA

Kreu i PS-së, Edi Rama, ka deklaruar se kriza politike në vend zgjidhet vetëm me zgjedhje. Sipas tij, kërkesa për zgjedhje të reja është një kërkesë që fiton terren çdo ditë në Shqipëri.

“Jemi nën një regjim kusarie. Zgjedhjet nuk janë një opsion që mund të shprehen nga vendet dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, të cilët nuk kanë detyrën të bëjnë opozitën dhe të zgjidhin problemet e shqiptarëve. Në këtë pikë duhet të jemi të qartë. Zgjedhjet janë një kërkesë legjitime e shqiptarëve në Shqipëri, të cilat duan të qeverisen nga një qeveri e ndershme”, ka deklaruar Rama

Kreu i PS-së ndërkohë ka ftuar qytetarët shqiptarë të marrin pjesë në protestën e 18 shkurtit, e cila mbahet në orën 16:00. Rama ka përsëritur se opozita nuk ndalet në betejën e saj ndaj këtij regjimi dhe se do të përdorë çdo mjet demokratik për të larguar këtë qeveri të korruptuar.

4 komente në “Rama: Zgjidhja e krizës politike bëhet vetëm me zgjedhje”

  1. LORA says:

    Edhe oret po numeroj sa te mberrije dita e shenjteruar per jeten e nderin e Shqiperise.

  2. nicolla disha says:

    Shqiptaret nuk duhet te bejne nje turp duke pritur nga Evropa. Zgjidhjen e zgjidh vetem populli me protesta derin ne largimin e qeverise qe vret Shqiptaret per pushtet.
    Edi Rama po gabon shume rende duke shkuar si legen ne Evrope per te kerkuar mbeshtetjen Evropiane per protestat.
    Shqiptaret dhe opozita nuk kane nevoje qe shkojne dhe ti marrin leje Evropianeve per protestat. Eshte demokracia qe i lejone Shqiptaret te protestojene. Kurse Evropianet dhe Amerikanet nuk kane te drejte qe te bejne deklarata kunder protestave. Dialogu me i mire per Shqiptaret eshte protesta per te larguar qeverine e Berishes qe jeton ne kurrize te Shqiptareve me korrupsion. Populli i Egjiptit nuk i kerkoje ndihme Evropes dhe Amerikes per te protestuar. Ato protestuan pa u ndalur ne as nje dite per te larguar Mubarakun, dhe e larguan ate, dhe u mbeshteten nga Amerika dhe nga Evropa per protestat e forta qe ato i benen.

  3. AlbinoBlackSheep says:

    Mos prano zgjedhje lokale te organizuara nga ai qe vodhi votat.

  4. bbb says:

    Qe pas vrasjes se 4 veteve me 21 janar, opozita duhej fuqimisht te dilte ne protesta te fuqishme, te perditshme ne tere vendin. Vetem me protesta te fuqishme te perditshme mund te arrihet ndonje gje.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje