Prokuroria kërkon burg të përjetshëm për Aldo Baren

16 Shkurt 2011, 10:00Politika TEMA

Aldo Bare, i njohur si kreu i asaj që quhet “Banda e Lushnjës, rrezikon që ta kalojë pjesën e mbetur të jetës pas hekurave. Kjo, pas kërkesës së prokurorisë, e cila, duke paraqitur konkluzionit përfundimtare të hetimit, ka kërkuar dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Aldo Bare akuzohet për 20 vepra penale si, krijim organizate kriminale, vrasje, plagosje, etj. Ai u ekstradua drejt Shqipërisë në nëntor të vitit 2009, pas tri vitesh qëndrimi në qelitë e burgjeve turke.

Ai ka qenë një ndër njerëzit më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, për shkak të krimeve që akuzohet se ka kryer pas trazirave të vitit 1997. Krimi më i frikshëm që rëndon mbi të është vrasja e Arturë Dajës, të cilin e bënte përgjegjës për vrasjen e të vëllait dhe shëtitja e kokës së tij të prerë në qytetin e Lushnjës.

Aldo Bare, emri i vërtetë i të cilit është Alfred Shkurti, ka qenë oficer policie, para se të kthehej në një prej njerëzve më të kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Lini një Përgjigje