Gjykata lë të lirë një prej kërcënuesve të Edi Ramës

16 Shkurt 2011, 09:44Politika TEMA

Një prej personave që akuzohet se ka kërcënuar kreun e Partisë Socialiste, Afrim Kica, është lënë i lirë. Vendimi është marrë nga ana e Gjykatës së Apelit.

Afrim Kica, Luan Rami dhe Fatos Rami u arrestuan nga policia në 30 janar, pasi sipas policisë, kanë tentuar t`i bëjnë atentat kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

Gjatë arrestimit të tre të dyshuarve, policia deklaroi se ata i kishin dërguar mesazhe kërcënuese kreut të opozitës. Kjo, duke qenë se gjatë demonstratës së 21 janarit, të arrestuarit Luan Rami ju dogj makina dhe për këtë arsye, sipas policisë, ai kërkonte dëmshpërblim pikërisht nga Rama.

Lini një Përgjigje