Kuvendi i heq imunitetin Ilir Metës

16 Shkurt 2011, 12:57Politika TEMA

Kuvendi ka vendosur gjatë seancës së sotme plenare, të heqë imunitetin e kreut të LSI-së, Ilir Meta, që akuzohet për afera korruptive. 128 deputetë kanë votuar pro heqjes së imunitetit të Metës, ndërsa dy kanë votuar kundër.

Në fjalën që Meta ka mbajtur në seancë, ka thënë se është i hapur ndaj hetimeve, por sërish ka sulmuar prokurorinë, duke thënë se video është e montuar. Sipas Metës, video ka pasur manipulime në titrat dhe në zë.

Meta tha se video ishte një montazh i pastër nga ana e opozitës, që kishte si qëllim dhunën që do të ushtrohej më 21 janar.

“Ka më shumë se një muaj që e kërkoj Prokurorinë dhe bashkëpunimin me të, për të hetuar mbi akuzat e ngritura ndaj meje. Jo thjesht për të treguar pafajësinë time, por për të treguar se kush janë frymëzuesit e vërtetë të dhunës. Ajo video ishte një montazh që kishte si qëllim të justifikonte dhunën në ndodhi më 21 janar”, tha Meta.

7 komente në “Kuvendi i heq imunitetin Ilir Metës”

  1. dymi says:

    Nuk mund te shpetosh per shume kohe. Tani i ngjan lavires qe bertet:”jam e ndershme te tjerat jene lavire.” Po kush e beson?

  2. rrapi says:

    ku ka ze zdel pa gje…

  3. astrit cerma says:

    E pastaj??!!…Pastaj?!…Nuk shduken mushkonjat(Ne se???)pa u zhdukur keneta…

  4. albaniac says:

    E hongre qafen e pates si duke u tallur.Puna eshte se maloku ka per te bere shembull qe te degjojne te tjeret ose shqipce koke turku ne tepsi ka per tja cuar rames ne Prok.
    Qe te shpetosh ate bythen, fillo dhe na thuaj 1 cike si e vodhi thesarin e shtetit ai katundari me gomar….

  5. brace1 says:

    Tani mbase dordolecit,koke lopes se lsi hajdutit NR 2,ortaku me 20% i sekretarit byrose e ka radhen kryetari i hajdutve te bllokeqenve,te partise komuniste te drejtuar nga vete komunisti plake,prokororia duhet te jete e guximshme,te largoje kta kriminele nga pushteti,i korruptuar e vrases,tu japin vendin e merituar burgun,ktyre anti shqiptarve,te rrezikshem per vendin e kombin.

  6. Falcon says:

    Thuaj ,,qafsha Moniken qe te te besojme…

  7. Dino USA says:

    Kur te te hedhin ndonje dite hekurat atehere do zgjohesh nga endrrat e 1001 neteve o Ilir i Skraparit!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje