Mediat gjermane thonë se Ministri i Mbrojtjes, Karl- Theodor zu Guttenberg ka vjedhur pasazhe të tëra në punimin e tij të diktoraturës. Zbuluesi i këtij skandali thotë se kjo është një plagjiaturë e ndyrë. Guttenberg ka marrë pjesë të tëra nga punimet e dikujt tjetër dhe i ka futur në dizertacionin e tij, pa cituar askund nga janë marrë, por i ka paraqitur si punë të tijën.
Comments are closed.
Eshte nje nga ministrat me te mire qe ka qeveria gjermane. Ka bere reforma per se mbari, hoqi sherbimin ushtarak, ka sjelljet dhe retoriken te kuptueshme nga te gjithe, nuk ben lojera fjalesh dhe teorira boshe dhe mbi te gjitha nuk ka dale nga ndonje klase politikanesh ” me eksperience” qe te lodhin koken kur flasin. Ka te gjitha mundesite te behet kancelar dhe kjo nuk shihet me sy te mire nga opozita dhe disa politikane te majte a te djathte. Sa per doktoraturen, ne 450 faqe disertacion do te kesh fjali te njejta me x ose y-nin autor te nje libri, po te kerkosh eshte e pamundur te mos gjesh. Nuk mund te ndryshosh dot Njutonin me te famshmem F=m*a qe te mos thote dikush qe eshte e vjedhur, apo duhet ti marre leje Njutonit ta botoje kete formule? Kur i jane qepur me buke ne traste ketij ministri, po Berishes tone c`fare ti bejme kur merr komplet fjalimet e Hoxhes dhe i paraqet si te vetat?
.. shume e vertete,Karl- Theodor zu Guttenberg ka shume popullaritet si politikan, por kjo nuk e ka penguar te beje pak plagjature!
Ne Shqiperi kjo ndodh cdo dite. Rasti ne fjale flet per disa rrjeshta te mare nga autore te tjere por une di raste qe Prof. Dr. vetem sa i kane ndryshuar emrin botimit te dikujt tjeter dhe e kane botuar ne emrin e tyre ose Dr. qe nuk dine kush ua ka shkruar doktoraturen por vetem sa e kane laxuar per te mbrojtur “titullin”.Keta te fundit i kini deputete ne rradhet e PD.