Kukan: Është në lojë perspektiva evropiane e Shqipërisë

17 Shkurt 2011, 13:00Politika TEMA

Eduard Kukan, kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian për Europën Jug-Lindore në intervistë për DË shprehet se mosarritja e një zgjidhjeje të shpejtë politike vë në rrezik perspektivën europiane të vendit.

DW: Parlamenti Europian i kushtoi këtë javë një seancë të posaçme debati situatës politike në Shqipëri. Çfarë u ofrohet drejtuesve politikë të Tiranës për të dalë nga kriza politike dhe ecur drejt rrugës europiane?

Eduard Kukan: Për të vazhduar rrugën e saj europiane Shqipëria duhet të gjejë një zgjidhje politike për të dalë nga kriza, nga ajo që ne e shohim si një bllokim politik. Parlamenti Europian në debatin e tij, në mbrëmjen e pardjeshme, më 15 shkurt, i bëri thirrje elitës politike të Shqipërisë të ketë parasysh interesat e qytetarëve shqiptarë dhe të mos rrezikojë perspektivën e anëtarësimit në BE. Komisioneri i Zgjerimit Stefan Fuele, në fjalën e tij në PE, paraqiti hapat që duhet të ndërmerren nga politikanët shqiptarë për t’ iu rikthyer kësaj perspektive. Mendoj se ky debat në PE ishte pozitiv, konstruktiv, pasi të gjithë europarlamentarët shprehën mbështetje të plotë për  veprimet e Komisionit Europian. Shkurt, mund të them që debati në PE tregoi interesin e europarlamentarëve për të ndihmuar partitë politike në Shqipëri për të gjetur një zgjidhje politike të krizës.

Por në të njëjtën kohë është e nevojshme që drejtuesit politikë të Shqipërisë të gjejnë mënyrën sesi të veprojnë. Në krye tani qëndrojnë zgjedhjet e ardhshme lokale të 8 majit, organizimi dhe zhvillimi i tyre në atë mënyrë që ato të plotësojnë kriteret demokratike europiane për zgjedhje të lira dhe të ndershme, që rezultati i tyre të mos vihet në dyshim. Prandaj është e domosdoshme që në Kodin Elektoral të Shqipërisë të plotësohen të gjitha sugjerimet, gjithsej 31, të OSBE/ ODIHR-it. Nisur nga koha e shkurtër që ka mbetur, duhet punuar shpejt për t’ i realizuar ato brenda afatit kohor për datën e caktuar të zgjedhjeve  lokale  me 8 maj.

DW: Z. Kukan, ju përmendët citoj ”veprime të duhura” nga drejtuesit politikë te Tiranës. A mund të thoni, ju lutem, se cilat janë ato? Çfarë garancish jep PE dhe KE për realizimin e tyre?

Eduard Kukan: Komisioneri Füle paraqiti në Parlamentin Europian hapat e nevojshme konkrete që duhet të ndërmerren nga kryeministri Berisha dhe lideri i opozitës, z. Rama. Është fjala për një program masash që Komisioni Europian kërkon të negociojë me drejtuesit politikë të Tiranës. Kryesoret: funksionimi i institucioneve demokratike, hetimi i pavarur për ngjarjet e 21 janarit dhe zgjedhje të ndershme dhe të lira lokale. PE po e mbështet plotësisht KE në këtë ndërmarrje. Ky është një moment i ri, kur institucionet europiane po veprojnë të bashkuara, flasin të njëjtën gjuhë, dërgojnë të njëjtin mesazh politik. Mendoj se kjo është garancia për daljen nga kriza politike.

Ndërkohë që kemi vënë në përdorim edhe një instrument tjetër: Drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv për Marrëdhëniet me Jashtë në Komisionin Europian, Z. Lajcak, i cili në negociatat me drejtuesit politikë të Tiranës, ka një mandat shumë të fortë nga Baronesha Catherine Ashton dhe po kështu edhe nga PE. Mendoj se situata në Shqipëri është krejt e veçantë, e re dhe prandaj edhe përgjigja e institucioneve europiane është shumë, shumë më e fuqishme ndaj saj. Drejtuesit politikë të Shqipërisë duhet ta kuptojnë mesazhin tonë: Shqipërinë e duam në BE por tensionet dhe konfliktet nuk i shërbejnë këtij qëllimi. Nëse drejtuesit politikë të Tiranës duan që Shqipëria të bëhet anëtare e BE atëhere ata duhet të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe në interes të vendit.

DW: Z. Kukan, nesër opozita e bashkuar e drejtuar nga PS do të rifillojë demostratat përballë Kryeministrisë. Ndërkohë që puna për përgatitjen e zgjedhjeve lokale duket  e bllokuar, opozita nuk dërgon emrat e komisionerëve të saj për komisionet zgjedhore, afatet kanë skaduar prej kohësh. Komenti juaj?

Eduard Kukan: Dialogu politik duhet të zhvillohet në institucione, që janë të zgjedhura në mënyrë demokratike, pra në Parlament dhe jo në rrugë apo në vende të tjera. Kjo është tepër e rëndësishme. Sa për zgjedhjet lokale, lideri i opozitës Rama është shprehur në Strasburg se është i gatshëm të marrë pjesë në to. Le të shohin sesi do të zhvillohet situata pasi vërtet ka afate që duhen respektuar në përputhje me Kodin Elektoral. Por po theksoj përsëri: mënyra sesi do të organizohen dhe zhvillohen zgjedhjet lokale është një tregues shumë i rëndësishëm për progresin e Shqipërisë drejt perspektivës europiane.

DW: Pse mendoni që tani drejtuesit politikë të Tiranës do ta realizojnë zgjidhjen e munguar politike që prej dy vitesh, gjatë të cilave kriza ka ardhur duke u thelluar? Çfarë presioni mund të bëjë PE apo KE?

Eduard Kukan: Ata, politikanët, janë të vetmit që duhet të arrijnë një zgjidhje politike të krizës, as PE as KE. Nëse ata nuk e arrijnë këtë kjo do të jetë shumë keq për vendin. Mesazhi ynë është: Politikanë të Shqipërisë mendoni më shumë për vendin dhe popullin dhe jo për interesat personale. Ky është prioriteti kryesor, më i fuqishëm dhe i rëndësishëm se çdo lloj prioriteti që ata mund të kenë. Ky mesazh do të vijë duke u forcuar nga institucionet europiane që janë të unifikuara në qëllimin e tyre.

15 komente në “Kukan: Është në lojë perspektiva evropiane e Shqipërisë”

  1. albaniac says:

    A di ndo1ri per kete Kukan te kete zgjidhur ndonje konflikt ne te gjithe lifetime te tij si negociator i PE? qofte dhe ndo1 studim sociologjik te rrangut akademik per te tilla fenomene sic eshte rasti i shqiperise? apo akoma eshte ne stadin dont know wtf is going on?

    1. Nabukodonosor says:

      Kukani e ha buken kot shoku.

    2. dorand says:

      ti or mik po nuk e shau sali berishen dikush nuk te duket njeri kompetent. Po ate e ka vene evropa mer grup but since u speak english i see here is something about him

      Kukan graduated from The Moscow State Institute of International Relations in 1964, where he has also gained an excellent command of the Swahili language. After graduation he received a Doctorate in Law from the Faculty of Law of the Charles University in Prague.

      Since then his employments have included:

      Ministry of Foreign Affairs of Czechoslovakia in Prague (began on 1 August 1964)
      Headquarters in the Department of Sub-Saharan Africa (1964–1968)
      Secretariat of the Minister (1973–1977)
      Director of the Department of Sub-Saharan Africa (1981–1985)
      Director of the Department of Latin America (1988–1990)
      Czechoslovak Embassy in Lusaka (1968–1973)
      Czechoslovak Embassy in Washington from as Minister-Counsellor and Deputy Ambassador (1977–1981)
      Czechoslovak Embassy in Addis Ababa from as Ambassador (1985–1988)
      Permanent Representative of Czechoslovakia to the United Nations in New York (1991)
      Permanent Representative of Slovakia to the UN (1993)
      UN Chairman of the Committee for Social, Humanitarian, and Cultural Affairs
      Special Envoy for the Balkans (1991–2001)
      Minister of Foreign Affairs of Slovakia (March 1994-December 1994)
      Minister of Foreign Affairs of Slovakia (October 1998-2006)
      Special Envoy for the Balkans (1991–2001)

      Kjo ishte biografia e tij pak a shume. Tani vjen ti nga shqipria e thua qe jo, ky eshte kot une jam 1sh.

      1. albaniac says:

        o grup fakti qe ke vene biografine e ketij te fundit nuk e impono dot qe ky eshte skenderbeu II i shqiperise.duhet te kujtojme se ska qen ky ustai jot qe e futi shqip ne nato se te ishte per kete tipin gardh me tela me gjemba do i bente shqiperise.Sma merr menja se du me u mor me kete ex-komunist po meqe po thu se e ka vene evropa i bi qe dhe ky ti fusi i birr ke krokodili/hardhuca restorant dhe ti thote sales tat vazhdo as mos e rruj fare …..

        1. albaniac says:

          edhe i gjo tjeter
          po e shajte malokun i ke bo 1 ner te modh kti mileti..

      2. ben says:

        Komunist na paska qene edhe Kukani,nga ato te ajkes.

      3. Nabukodonosor says:

        Ai mund te jete edhe laureat i cmimit Nobel,por problemi eshte se nuk ka kuptauar asgje se si funksionojne gjerat ne Shqiperi.Me poshte ke nje koment nga hysni dajaku lexoje eshte e njejta me ate lart.

    3. eddy says:

      more kukan te protestoshe eshte forem democratice nga mbiemri dukesh sikur je nga europa lindore dhe juve andej te demostrosh ju duket sikur perbyset pushteti me dhune

  2. nicolla disha says:

    Evropa te mos tallet me popullin Shqiptare duke deklaruar se gjoja e arrdhmija e Shqiperse eshte ne rrezike. Evropa nuk ka te drejte te ndajoje protestat e Shqiptarve.

    Populli Shqiptare ka te drejten per te kerkuar ndryshimn e qeverise vetem me zgjedhje te parakoshme, sepse qeveria e Berishes eshte zhytur me krime.

  3. hysni dajaku says:

    te lumte o Dorand se e ke sqaruar shume mire,,me gjith keta tituj qe paska ky shoku jot i jashtem nga parlamneti europian duhet besuar e degjuar se ne shqiptaret pa tituj te tille kot qe marrin fryme ne faqe te dheut,,pse duhen ven ne dyshim figura te tilla madhore xhanem!!
    ja psh
    Sali Berisha,graduated from Tirana University(c’fare viti nuk e di se nuk me pellcet ta mesoj) me titullin Mjek
    ne vitin 1967 merr titiullin komunist
    ne vitin X merr titullin assistent
    ne vitin Y merr titullin dokoti shkencave
    ne vitin Z merr titullin professor
    ne vitin XYZ bente xhiro me vark
    ne vitin 1990 kryetar i partis demokratike
    ne vitin 1992 president i shqiperise,kryeminister,minister i jashtem,minister i brendshem,minister i kultures,minister i bujqesise,kryeprokuror,etj,etj
    ne vitin 1997 president i shqiperise perseri,kryeminstrer,minister i brendshem,,perfshi edhe gjith postet e tjera
    ne vitin1998 kryetar i partis dhe forcave te armatosura demokratike
    ne vitin 2005 kryeminsiter i shqiperis,minister i mbroities,minister i brendshem e me radh me perjashtim,te presidentit,dhe kryeprokuorit deri sa i hoqi
    ne viin 2009 kryeminster i shqiperise,dhe gjith postt e tjera perfshi,president,kryeprokuror deri me 21 janar,ku pas nje sherri parimor,presidenti dhe kryeprokuroria dolen me vehte

    kjo ishte biografia pak a shum edhe del ky nga europa edhe na shet mend neve nga shqiperia
    nuk e ka njeri me titujt e Kukanit,por njerzit nuk jan budallenj aq sa mendon ti dhe Kukani qe nuk dallon dot kashten nga jonxha,,
    Jan vrare kater shqiptar,o Dorand!
    jan vrare nga shteti,kur po rrinin me duar ne xhepajan vrare per ti then popullit qe po protestuat perseri plumbin do hani
    se nuk besoj se je aq idiot edh ti sa Kukani qe ata kater veta,apo 4o mije veta do merrnin kryeministrine ne krah do e conin me ndonje ferre edhe do benin Edi Ramen kryeminister

    1. Nabukodonosor says:

      Tamam shoku nuk eshte halli e shau apo jo Berishen po po te degjosh me vemendje cfare thote Kukani po kuptove gje hajde te diskutojme.

  4. nicolla disha says:

    Dorand ti qe mbeshtete Berishen nuk ben keq. Por e keqja eshte se Berishes nuk i behet vone per mbeshtetjen qe i jep. Berishes nuk i interreson se a je gjalle a po jo ore Dorand. me gjithate ti mbeshtete Berishen. Ti ndoshta je Emigrante dhe nuk e shikon fukarallekun qe eshte ne popull. Ti akoma se kupton se Berisha te nxorri ty si Emigrant nga Shqipria sepse ishe papune prandaje je jashte. Po te ishte Shqiperia me nje economi te mire, dhe me nje politike per te miren e popullit ti nuk do te ishe Emigrante. Politika e Berishes nuk eshte e mire per nje popull qe eshte Emigrante. Ti ndoshta len kocat duke punuar si emigrant i lodhur jashte, kurse Berisha nuk don te dije se qfare ben ti. Berishes i interreson pushteteti ore Dorand.

  5. fule says:

    A ja perkthen njeri ketyre Burrave te Shtetit Evropiane diskutimet ne parlamentit shqiptar?
    Them se jo. Le te shikoj se si zhvillohet Dialogu politik në kete institucionin tone ky dhe te tjere, perpara se te flasin.

  6. Elza says:

    Bla-bla-bla keta europarlamentaret,asnje gje nuk zgjidhin.I zoti e di se ku i pikon çatia.
    Salen nuk na e heqin ata , por jemi ne te zotet e ketij vendi.Te ngrihemi te gjithe e te shkojme ne protesta.Me hir o me pahir kjo qeveri duhet te permbyset.

  7. ...question says:

    Bunguri nga Brukseli shruan….
    ….ka dhe ca të fshehta për veshët e popullit si telefonata jargavitëse e Jozefina Topallit me Jerzhi Buzek, Presidentin e PEsë, i cili më 21 janar nga zyra e tij ja kthente prerë: “Jozefina mos qaj, nuk e mbështes dot Berishën”. Kësaj mund t’i shtojmë alergjinë e paparë që shkakton në duart, sytë e buzët e pjesës dërrmuese të eurodeputetëve bezdisja me telefonata pa fund e pa thelb nga kryetarja e Kuvendit. Rrëfejnë se kjo më së shumti ndodh me Eduard Kukan, kryetari i delegacionit për Ballkanin në PE, i cili duhet të jetë bërë shumë pishman që s’hapi gojë kur Jozefina e pyeste në duhet apo jo të jepte dorëheqjen pas kritikave të opinionit të Komisionit Evropian për të.

    Xhozenfinella ben 0900 me Kukan ….

Comments are closed.

Lini një Përgjigje