Sot në mëngjes, para ndërtesës së KLD-së, janë mbledhur disa dhjetra vetë “në mënyrë spontane” në mbështetje të zv.kryetarit të KLD-së, i cili ka marrë kohët e fundit, fare i vetëm, rolin e një tribuni “në mbrojtje të interesit nacional”. E doni copë mendimin tim? Një tubim i kësaj natyre ta hap barkun. Nuk merret vesh se kundër kujt protestojnë. E kanë me gjyqtarët, që u janë përgjigjur me “po” në séanca gjyqësore, në kundërshtim me ligjin, kërkesave të një numri shqiptarësh për të ndërruar kombësinë? Nëse e kanë me gjyqtarët, zv.kryetari i KLD-së do bënte mirë që, në vend të organizonte këto manifestime të shpifura, në të cilat ai gjen sebep të marrë rolin e një tribuni populist, të provokonte një mbledhje të KLD-së për këtë çështje, dhe aty të propozonte marrjen e masave kundër gjyqtarëve që kanë shkelur (apo nuk kanë respektuar) ligjin mbi ndërrimin e kombësisë. Nëse e kanë me vetë ligjin, mund të bëjë një diskutim (në KLD, në intitucione të tjera, apo edhe publikisht), dhe tok me të tjerë të vënë pikat mbi “i”, të zbulojnë shkaqet e kësaj dukurie e të gjejnë mënyrat për t’u përballur me të. Ligji mund të mbrohet vetëm në institucione në rrethanat kur dhunohet; e mund të ndryshohet nga institucionet në rrethanat, kur nuk i përgjigjet interesit nacional apo kur koha sugjeron e imponon këtë ndryshim. Veçse në këtë rastin e fundit duhen pasur parasysh mbi të gjitha të drejtat e njeriut dhe praktikat e vendeve më të përparuara, të cilave duam t’u ngjajmë.
Nuk dua t’i hyj thellë këtij problemi të ndërrimit të kombësisë, pasi nuk e njoh në detaje; mund të thellohesha në mënyrë gazetareske me këtë rast, por nuk është ky qëllimi i këtij shkrimi që po e bëj në të nxehtë. Nuk po shkruaj për problemin, i cili duhet diskutuar (nëse biem dakord që kemi një problem në këtë mes); po shkruaj për reagimet institucionale e “popullore”, të cilat po bëhen në stil populist e nacionalist mú sikur të ishim në Iran. Në Iran, e në vende të tjera të ngjashme me të, është e udhës dhe e kuptueshme një nakatosje e tillë e botës institucionale, politike, civile e religjioze; atje ndodh që imamët të flasin për drejtësinë, e që krerët e institucioneve jo politike të bëjnë diplomaci e të bëjnë politikë të jashtme.
Ka dhe një gjë tjetër. Ai tubimi i sotshëm i dhjetëra atdhetarëve “me porosi” përpara ndërtesës së KLD-së m’i solli zorrët tek goja po aq sa tubimi i atyre dhjetrave djemve e burrave namuzqarë të Lezhës, që dolën para ca muajsh nëpër rrugët e qytetit të tyre. Të parët ngrihen sot kundër atyre që medemek nuk e duan këtë vend dhe ndërrojnë kombësinë, të dytët u ngritën kundër gay-ve që medemek po na marrin erzin si komb. A u shkon ndonjëherë në mendje këtyre protestuesve vallë, se secili prej nesh ka të drejtë ta dojë e ta urrejë vendin e vet (ja, fjala vjen, unë personalisht këtë lloj Shqipërie që përfaqësojnë e mbrojnë këta protestues, unë s’e shoh dot me sy)? A u shkon ndonjëherë në mend, se praktikisht këtë vendin tonë nuk e duan ata që e plaçkisin, e jo ata që e braktisin? A u shkon në mendje, se ata që po kërkojnë ta braktisin kombësinë, e bëjnë këtë gjë në radhë të parë për shkak të atyre që po e plaçkisin vendin? A u shkon ndonjëherë në mendje, se në këtë vend nuk është turp të jesh gay, por është turp të jesh kryeministër e të vrasësh katër vetë, ngaqë janë opozitarë? A u shkon ndonjëherë në mendje se, ndërsa kombet e tjerë po ngrihen kundër korrupsionit e kundër regjimeve autokratike, këtu ngrihen kundër atyre që duan ta braktisin këtë komb, ngaqë kombi vet ka rënë dakord të bjerë në gjunjë përballë bandave me pushtet që s’po lënë gjë pa bërë mbi kurrizin tonë? Me kë e kanë më shumë këta protestues qyqarë: me një njeri që abuzon me pushtetin, apo me një shqiptar që do të ikë nga sytë këmbët prej këtij vendi, ku njerëzit jo vetëm abuzojnë me pushtetin, por edhe rrethohen me mbështetje bash për këtë fakt?
respublica.al
Comments are closed.
O Nano po ti e do copë mendimin tim? Boll me teorit e tua prej “liberali”,boll se na hape barkun.
Ti problemin nuk e njeh ne detaje? Atehere pse llomotit apo do qe grekerit me teorine e kalit te trojes te behen maxhorance ne SHQIPERI?
Po kur Saliu desh i fali 200 km katror det e nendet, ku ishe ti?
Vetem per kete Nano ka shume te drejte.
Sapo marin vesh (neper kalime kufitare) qe je shqipetar??? Ti e din vete si ndjehesh… kur zgurdullojne syte dhe ta kontrollojne Pasaporten ne cdo faqe.
Po ta duam njeri-tjetrin, greket skane cna bejne fare. Ata perfitojne sepse ketu vret vellai-vellane per nje vije uji….
Arsen kur sala tentoi te bente ate veprim per detin une ketu isha dhe e kundershtova i pari bile nuk i lashe qen e mace pa i sha .Me vone i pavdekshmi z.PASHAJ e çoi deri ne fund. Kush eshte kunder interesave kombetare ne jemi gjithmone kunder.
Ketej nga shqiperia e mesme kane nje shprehje qe thote : Do shkoj haka tek i zoti , prandaj i dashur Arsen greku dhe kushqo qe vepron kunder kombit tone ka per te na e marre te keqen . Tung
Mustaf ta kuptoj zemerimin dhe 1kohesisht ambicjen.As1 fenomen ne natyre dhe shoqeri nuk eshte vije e drejte te pakten Darwin nuk e ka zbuluar akoma,dhe deri sa te zbulohet cdo gje ka zigzag dhe o Mustaf mos prit ti qe zv/kry.i kld te dali hapur ne 1 mbledhje dhe te denoje gjyqtaret. Cdo njeri mbulon bythen e vet kur vjen puna per dalje direkte por me vjen mire qe ti aludon per 1 institucion tjeter qe duhet te marri keto vendime, te dyja duart lajne fytyren.
Sa per hemoragjine kombetare qe po ndodh ne shqiperi tashme mendoj se eshte vone per ta ndaluar sido qe ti o Mustaf ti vish verdalle prape ai qe do te behet Jorgo do te behet Jorgo per sa kohe qe ti e une e ndo1 tjeter te ulurase ne gazeta dhe komente.Asgje nuk e ndryshon kete fakt derisa prona te shkoje tek i zoti,qe mendoj se eshte kushti themeltar per te percaktuar nje kombesi te qendrueshme dhe lere me vone mbrojtjen e kesaj prone qe po ta them me termin qe te pelqen ty o Mustaf,patriotizem.Nuk dua te stresoj faktin se cfare demi permanent i beri maloku ketij vendi kur i detyroje te gjithe intelektualet dhe njerzit e shkences te largoheshin nga ky vend.
Por nuk duhet te heshtim per vendime te tilla ashtu sic i denoncon ti dhe e vlersoj shume kete qe po ben.Kam deshire te shikoj me shume shkrime te tilla o Mustaf.
keep up with the good work
Ike thene te tera Z.Mustafa por…kujt ja thua?.Z.Spahiu nuk eka shtyse nga vetja se dhemb Shqiperia
por eka urdher nga Sala qe te terheq vemendjen nga situata e krijuar,qe tu jap kohe hajduteve te mble
dhin ne qetesi prene e tyre.
Ke shume te drejte I nderuar Z. Nano. Ke gjetur tamam shprehjen e duhur per keto tubime gjoja patriotike – “te hapin barkun”.
Ky i Z.Mustafa Nano eshte nje kendveshtrim teper interesant.
Kush eshte realisht personi me i interesuar per te shmangur diku tjeter vemendjen e Shqiptareve?
Ai ka vetem 1 emer Sali Berisha.
Kjo çorbe e gatuar ne kryeministri dhe e servirur teknikisht ne forme formulari regjistrimi per popullsine nga eunuku profesionist prej 21 vjetesh me emer Genc Pollo; vret me nje gur 2 zogj:
1. Terheq vemendjen e shqiptareve ne nje moment qe eshte i tmerrshem per pushtetin e Sali Berishes, i cili mezi pret lloj-lloj festatsh e pseudo-festash si Shen valentin, Karnavalet e Brazilit, Pavaresia e Kosoves, Festa e Grave, Dita e veres etj. Nuk eshte hera e pare qe ai ben akrobacira te tilla; i ka metode pune sa here qe ka probleme te brendshme apo te jashtme.
2. i thote grekeve: ja po bejme ekzakt ato qe na kerkoni prandaj mos na bllokoni ne proceset e integrimit europian; se me detin qe ua fala, na e prishi pazarin opozita qe e çoi ne gjykate kushtetuese. Nuk deshen t’u japin detin, atehere merrni toke sa te doni; Korça, Pogradeci,Erseka, Permeti, Gjirokastra, Saranda dhe Himara deri ne Llogora jane tuajat se kane shumice absolute greke. Ketu del ky muhabet 1 vit pasi te behet nje rgjistrim i tille vullnetar. Do kerkojne shpalljen e autonomise se Vorio-Epirit, perseri pas 100 vjetesh nga tentativa e pare.
Problemi i ndrysjimit te kombesise duhet te kapet ne origjine: kush qendron pas ndryshimit te ligjit ne vitin 2002 qe u ka hapur nje shteg ligjor gjykatesve te korruptuar? Me siguri qe eshte filogreku i deklaruar Fatos Nano, ne kohen kur merrte bakshishet shume milione euro nga kompanite celulare greke (AMC + Vodafone)etj. Natyrisht qe greket nuk te falin para kot, por te blejne per te arritur qellimet e tyre te ndyra. Kali i Trojes vonoi disa vite, por tani po e nxjerr koken.
O Nano me na lodhe me gjith keto pyetje qe bere ne fund, ti a ben sikur apo vertet nuk e kupton rendesine e ketyre budallalleqeve qe po flet. Ti po flet per shqiptar qe ikin nga Shqiperia dhe po i mbron, ok dakort ne kete vend me zor jetohet. Por ata mund te ikin por mbeten shqipetar. Mos me mbro shqipetaret qe nderrojne KOMBESI. Ti o Zoti Nano a e kupton qe megjithese ato pyetje qe ben ne fund jane shum kuptimplote jane te gjitha probleme tonat te mbrendshme dhe qe veq ne shqiptaret do vije koha qe do i zgjidhim. Por gjithsesi sado te medha qe jane keto qe parashtron zoteria juaj, nuk mund te besh as ma te voglin krahasim me rendesine qe ka nderhyrja e vendeve “fqinje” ne problemet tona te mbrendshme. Ti shum mire e di qe keto nderhyrje jane te gjithanshme dhe problemet e shumta qe kemi me keto vende spo i rikujtojme. Sepse i nderuar zoti Nano ndoshta nje dite problemet tona politike do i zgjidhim, por ti si intelektual nuk duhet te lejosh qe kur keta probleme te jene zgjidhur te kemi halle shum me te medha mbi shpine… per nga 300 euro apo probleme momentale varferie, jetese, merzie me politiken siq e thua dhe ti, te na dale 20% e popullsise me kombesi Greke, te kete marre Greqia nje pjese te detit tone, pastaj me historine e tyre te vorreve greke dhe popullsise te madhe me kombesi greke te asimiloje dhe shqipeine e jugut, siq dhe po ndodh. Ti o zoti Nano je intelektual dhe duhet ta kuptosh qe politika Greke eshte shume afatgjate dhe rrezuku qe vjen nga kjo politike eshte shum i madh, sepse hallet tona ne dikur do i zgjidhim, por derisa kjo te ndodhe persona intelektual dhe publik si puna juaj duhet qe te mos i lejojne keto situata shume me te rrezikshme te ndodhin. Ti duhet te jesh aty i pari ne mbeshtetje te ketyre njerezbe qe me porosi, apo pa porosi jane aty per nje qeshtje te drejte dhe qe perfshin gjith kombin shqiptar. Shyqyr te pakten qe kete here nuk dolen as per Saliun e as per Ramen se ke te drejte qe gjith politika jone e korruptuar eshte per turp. Ti si te gjithe intelektualet e tjere duhet te jeni te paret qe te qoni zerin per qeshtje me interes kombetar dhe sduhet te beheni dhe ju vegla te politikes sa ne njeren ane apo ne tjetren. dhe te komentoni apo hiperbolizoni tubimet maskarade te partve mafia. Eshte koha qe intelektualet te degjohen, dhe situata si keto te mediatizohen dhe hiperbolizohen ne maksimum sepse sido je te jete historia e ketij populli kaq te rrenuar, ky eshte nje popull atdhedashes dhe ka nevoj per persona si puna juaj qe ta udheheqe per vetevlersim, dhe jo ta dekurajoje. Me sa di un disa nga keto organizata qe moren pjese ne kete tubim, si Tifozat Kuq e Zi, nga Kosova etj nuk kane lidhje me politiken dhe jane vertete atdhedashese. Ty mund ta hapin barkun sepse nuk dine qfare kerkojne, OK atehere duhen persona ma intelektual si puna juaj qe ti udheheqe keto shoqata qe ti shprehin me mire kerkesat e tyre. Por shume gabim qe keto tubime te vetmet me interes kombetar dhe jo personale politikanesh te dekurajohen. Gjithsesi zoti Nano shpresoj ta lexoni kete koment te gjate dhe ndoshta jo te shprehur shum qarte por besoj kuptueshem, ne menyre qe te ndryshoni mendimin tuaj ne lidhje me ate qe keni shkruar dhe ne menyre qe ju si shum intelektuale te tjere te jeni pararoje per interesat tone.
BRAVO , ME MIRE SE KAQ PRISHET.
o ermal,jam dakord me ty ne ca gjera po dhe me MUCIN jam shume dakord.ka shume njerez qe u ka ardhe kaq ne maje te hundes,sa vec te dalin nga gropa me emrin shqiperi,se cdo gje e bejen,kujtoj veten ne vitin 1990-91,me aq shume peripecira vajtem ne emigrim,u beme kosovar qe te fitonim azil,kur na ballafaquan me ”vellaznit” kosovar,ata na nxorren lakrat,na hoqen letrat,mendoje veten,me shkolle,pa pune,pa te ardhme,ne ate vend,kredi per te paguar,jashte nuk shkon dot,(shkon,po pa letra eshte veshtire,ta fillosh nga zero)atehere ben nje gjyq 400 mije leke te vjetra,behesh grek,merr letra greke automatikisht,dhe brenda EU mund te jetosh,prinderit pensioniste marrin nga 200 euro pension automatikisht,fillon e rregullon jeten,,,,,,,,,,,prandaj o pseudo-patriota si ty dhe hajriu,po ju them MUCI, ka te drejte,I HATE THIS FUCKING COUNTRY WE ARE BORN,ne rralle te pare vjen stomaku,pastaj flamuri i dashur,kur te vdes femija se e le vetem,e te sofikohet nga tymi,a te (me nder)pjerdh me per kombesine?e per ca?per ket kombesi KU VELLAI VRET VELLANE PER NJE RREKE UJI,KY QEVERIA JOTE TE VRET,KU BASHKEKOMBESIT E TU,TE THERRASIN KOKE ZHELE,SE DEL E PROTESTON?prandaj kuptoje MUSTAFA NANON se e ka shume te drejte,te lutem,ver trurin pak ne pune,ta bejme shqiperine per se mbari,dhe te gjithe me mbyrrje do thone JAM SHQIPTAR.
sa keq qe ky shkrim eshte bere ne nje gjendje te alkolizuar te mucit
Ne te shumten e rradheve ti je i lezetshem per tu lexuar po kete rradhe ja fute kot o Muçi. Ne qe kemi marre rrugen e kurbetit nga halli dhe durojme per dite ne kurriz ksenofobine nuk do te thote se nuk e duam atdheun tone i cili eshte dhe duhet te jete per çdo shqiptar si nje pjese perberese dhe e pandashme e trupit dhe shpirtit te tij. Jam dakord me ty qe kjo qe ben Kreshniku eshte publiçitet, dakord plotesisht edhe me rruget qe ti i sugjeron. Jam gjithashtu dakord sot Shqiperia,atdheu yne i dashur, kjo pjese e trupit tone, eshte pothuajse plotesisht i PARALIZUAR nga krimi e korrupsioni. Po si analist me vlere qe je a mundet miqesisht te mi pergjigjesh kesaj pyetjeje? çfare bejme kur na PARALIZOHET nje pjese e trupit tone (le te themi nje kembe apo nje krah), e presim dhe e hedhim apo bejme te pamunduren me terapi e me masazhe qe ta sherojme e ta riaftesojme?
Po pate kohe e po nuk e pate bezdi mu pergjigj me nje artikull qofte edhe fare te shkurter, ne menyre gjenerike dhe me thuaj cila eshte rruga qe duhet te zgjedhim?
Nano te gjithe ketu te kane dhene mendimin e tyre te pushosh se foluri se ja ke fut kot. Une nuk ta lexova shkrimin se nuk desha ta ul inteligjencen time duke ti lexuar marrezite e tua. Po nga komentet e kuptoj qe edhe nje here si gjithmon ja paske fut kot. Nuk e marr vesh kush te paguan ty per te shkruajtur? ai qe te paguan duhet me pas lek me shumice se per zotin me trute qe ke as 10 lek nuk ti jap. DO TJU LUTESHA KOMENTUESAVE TE MOS I LEXONIN ME ARTIKUJT E NANOS SE KY TRANGULL ESHTE I LAJTHITUR FARE DHE JU HUMB KOHE NGA JETA JUAJ DUKE E LEXUAR.
Muç i dashur “I thua,o thua, po kujt i thua”!