Kryetarja e Gjykatës së Lartë: Jemi të vendosur për të fituar besimin e publikut

17 Shkurt 2011, 18:54Politika TEMA

Gjykata e Lartë është e vendosur në zbatimin e ligjit e Kushtetutës në dhënien e drejtësisë për të fituar besimin e publikut. Kështu është shprehur kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, gjatë një takimi me Fiona Mcllwham, ambasadore e Britanisë së  Madhe në Shqipëri dhe Sir Henry Brooke, një gjykatës i lartë britanik dhe drejtues i një projekti që mbështet Gjykatën e Lartë, financuar nga qeveria britanike. Beçaj i bëri me dije Ambasadores Mcllwham se “drejtësia sot përballet me probleme e vështirësi të shumta, të cilat nuk mund të kapërcehen pa strategji dhe politika të drejta e të qarta, që burojnë nga ndarja dhe pavarësia e pushteteve, nga parimi i depolitizimit të drejtësisë, dhe një reformë të ligjeve organike, që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e gjyqësorit dhe të institucioneve kushtetuese”.

Në duart e kësaj gjykate do të mbërrijë edhe dosja e ish-zv/kryeministrit Ilir Meta, i cili gjatë bisedës së regjistruar përmend edhe emrin e kryetares së Gjykatës së Lartë. Besimi tek kjo gjykatë është lëkundur pasi dy ministra që kanë shkuar në dyert e saj kanë shpëtuar pa asnjë ndëshkim ligjor.

16 komente në “Kryetarja e Gjykatës së Lartë: Jemi të vendosur për të fituar besimin e publikut”

  1. albaniac says:

    1 pytje per znj.kryetare te gjykates se larte:
    Lir Meten ta kesh tek kafazi perballe teje diten e gjyqit
    jam kurioz a do jesh ne gjendje te japesh sentence sic po mundohesh te genjesh veten dhe neve te gjithe?
    ke per ti dhene…?

  2. AlbinoBlackSheep says:

    Në duart e kësaj gjykate do të mbërrijë edhe dosja e ish-zv/kryeministrit Ilir Meta, i cili gjatë bisedës së regjistruar përmend edhe emrin e kryetares së Gjykatës së Lartë. Besimi tek kjo gjykatë është lëkundur pasi dy ministra që kanë shkuar në dyert e saj kanë shpëtuar pa asnjë ndëshkim ligjor.

    Ligjin e ben Maliqi. Eshte budallek te mendohet qe kryegjykatesja te shpalli veten fajtore dhe te perzier ne allishverishet e Metes.Meta thote shume qarte ne video qe me Shpresen e ka punen mire se i ka rregulluar vajzen ne ambasade ne Vjene.
    Por kjo eshte jeta ne regjimin Berishian.

  3. albaniac says:

    Dmth daj sam merr persiper prokurorine dhe god bless the queen merr gjykatat…

    Shpresa a ke ndo1 ide se ku kane vajtur gjith ato fonde per “specializim” te gjykatesve te tu se kur ke hedhur firmen tek ekspensat dhe shpenzimet e buxhetit ke justifikuar arsyen qe qe po i merr keto fonde dhe 1here taksat e miletit paguajne britaniket dhe amerikanet se gjykatesit e tu me 6muaj tek plepat e plazhit me duar ne xhepa duke ngrene fara luledielli dhe krrujtur koqet dhe shqip kur flasin duhet perkthyes ti marresh vesh…
    Dhe Ti kerkon besim tek masa…
    Surprise us…

  4. Dajti says:

    Z.Shpresa pa e di ti qe per te fituar besimin e publikut cmimi eshte shume i lart per ju e per ca langaraq
    te tjere?Qe te besh ate duhet te humbasesh besimin e Saliut dhe te vjellesh corben qe te ka dhene
    Ilir kokelopa.Pra e ke mision te pa mundur.

  5. Elza says:

    Teorine e keni shume te mire, por praktika le per te deshiruar.

  6. ben says:

    Kjo te mush menien.Si gjithmone dhe si gjithe te tjeret,lexo hartime.

  7. monarku says:

    TRAGJI-KOMEDI SHQIPTARE

    c’eshte ky skenim shekspirian, Gjyqtari do gjykoje nje ngjarje ku emri e vet esht i impliluar ne menyre te drejperdrejte??? Epo ky esht kulmi.
    Ateher ja pse ai kryehajduti vazhdone te berrtase qe video esht montazh edhe pasi ekspertet thane te kunderten, e une qe po e merrja per te cmendur me sjellje donkishotiane. Jo ai sqenka i cmendur, ai thjesht ka sigurine qe gjyktsja te ciles i ka bee nder, esht e detyruar tia ktheje (e kushedi sa ndere i kane bere njeritjetrit keta), edhe Meta prandaj do te gjykohet sa me shpejt se ka frike se mos gjejne nje zgjidhje qe te mos hetohet nga ajo.
    Por Opozita cfare dreqin po ben??

  8. nicolla disha says:

    Por kjo se ka punen te perjetshme, prandaj ka mundesi te madhe qe kjo ta zvarrise drejtesine. Une mendoje se gjykata me e larte eshte populli, kur them kete e kam fijalen edhe ne qofse Meta kerkone voten e popullit ne qfaredo zghedhje qe te jene ato, Meta nuk duhet qe te votohet nga populli. Prandaje thaq me larte se gjykata me e larte eshte populli.

  9. brace1 says:

    E kane te fituar besimin e bublikut,kjo gjykate i ka dhene provat e gjykimit ne shume raste,gjykimin e midiut,te lulit,ndajne parete me kta dhe gjykimi eshte i fituar,kjo eshte drejtesia e gjykatave shqiptare.

  10. Nabukodonosor says:

    Sa e vertete do te jete kjo do ta shohim kur perballe teje te jete Ilir Meta.

  11. Laurentius says:

    NUk merret vesh se si, dhe kush i organizon keto takime .Nje kryetare kreut te pushtetit gjyqesor, takohet dhe per me teper raporton nje nepunese shteti sic eshte rangu i ambasadores.Ambasadoret kane kredenciale vetem per ne M.P.te Jashteme dreqin .Te ishte ndonje kryetarke e Supreme Court ne UK hajde se eshte normale.Edhe cfare na tha te re kjo ambasadorja…A S G JE, konstatojne si zakonisht se ..”rakia e rrushit behet nga rrushi…” dhe qe …” e verdha e vezes ka ngjyre te verdhe..”..PO mjaft mo me keta te huajt laparake se na keni degjeneruar fare me dinjitet e me komb .TE shkoje ambasadori yne ne UK e te takohet me kreun e gjyqesorit atje …pffffffff….budallalleqe. Ne marredheniet nderkombetare parim i baze e ne mos me i rendesishmi eshte Parimi i RECIPROCITETIT.

  12. fule says:

    Nodsha kryetarja gjykates ben mire te flase edhe nje here me vajzen, se thone qe Ilir Meta nuk krenohet vetem se e futi ne pune, por edhe se…ja futi… (te sekondat qe mungojne)

  13. Ermal says:

    Po ku e keni gjetur kete foto te kryetares se sa here qe e shoh me kujton filmin aq te dashur per kalamaj “Furia”? Themelet e drejtesise jane renuar prej kohesh dhe nuk mund t’i sjell ne terezi me moral te krisur sikurse eshte kryetarja e gjykates se larte. Demagogjine e kemi pervetesuar shume mire dhe po te ishte ndonje lende ne shkolle pushtetaret tane do e kishin 10 te padiskutueshme noten.

  14. hajri says:

    E vetmja gje emire qe mund te thoje dhe te beje ishte te jepje doreheqje te tjerat jane veçse demagogji.

  15. huri says:

    He more Hasan Zyko Kamberi,300 vjete perpara bukur e ke thene:”Kadiu per parane,ters e vertit dynjane”.Sikur e ka thene kastile per keta horra gjykatesit tane,qe ligjin e kane bere llastik fare,qe zgjatet sa tu doje qejfi atyre.Pushteti gjyqesor,qe te jete me te verrtete i pavarur,duhet te jete i pavarur nga paraja,te pakten si gjithe bota demokratike perreth,ndryshe,nuk kemi gje ne vije me keto horra qe na qeverisin…

  16. fri says:

    un nuk besoj te gjykatat ne shqiperi. Jane te njejtet. Prekuroria i dergon dhe atje lirohen p.sh. te pandehurit e Gerdecit. Mediu, Basha e shume raste te tjera dhe kesaj radhe keshtu do ndodhe dhe me Meten sepse e pame dhe me gardistet.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje