PS publikon itinerarin e protestës, Rama do mbajë fjalim përpara kryeministrisë

18 Shkurt 2011, 10:50Politika TEMA

Partia Socialiste ka publikuar itinerarin e protestës së sotme. Në këtë protestë pritet të ketë fjalime që do mbahen përpara kryeministrisë. Mediat e huaja i kanë kushtuar sërish vëmendje kësaj proteste.

Itinerari i protestës

Në orën 15.30 do të fillojë grumbullimi në 4 pika qendrore që janë:

–   Nga Zogu i Zi do marshohet drejt rrugës së Durrësit

–   Stacioni i trenit, për të marshuar më pas në bulevardin “ Zogu I”

–   Para Fakultetit Filologjik, për të marshuar më pas në rrugën e Elbasanit

–   Pranë 21 dhjetorit, për të marshuar më pas drejt rrugës së Kavajës.

Këto marshime do të bashkohen në sheshin “Skënderbej”, për të vazhduar më pas në bulevardin “ Dëshmorët e Kombit”. Pika e përfundimit të marshimit do të jetë para kryeministrisë, ku do të mbahen dhe fjalimet përkatëse. Fjalimi përmbyllës do të jetë i kryetarit të PS, Edi Rama, në emër të Opozitës së Bashkuar.

1 komente në “PS publikon itinerarin e protestës, Rama do mbajë fjalim përpara kryeministrisë”

  1. nicolla disha says:

    Mos deshtoni me protesten e sotme. Protesta e sotme do te tregoje te arrdhmen tuaj. Edhe pse jam large juash, Une do te monituroje dhe tju mbeshtes kete proteste qe do ti jape funde rregjimit shtazore te Berishes.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje