Një gjykatë në Sofie ka shpallur fajtor ish- presidentin Petar Stojanov për shkak se ka goditur me shpullë një gazetar dhe e ka dënuar me 250 euro gjobë.
Gjykatësit thanë se dhanë një dënim të lehtë për shkak se Stojanov ka një dosje të pastër. Padia u ngrit nga Petar Zhekov, gazetar i televizionit nacionalist SKAT TV. Gazetari tha se ish- presidenti e kishte goditur ndërsa po filmonte një ceremoni në nderim të viktimave të komunizmit.
Zhekov iu afrua ish- presidentit gjatë ceremonisë dhe e pyeti se ku ndjehej më rehat – mes viktimave të komunizmit apo në godinat komuniste, duke ngrënë e pirë në tavolinat e vrasësve të popullit bullgar. Stojanov nuk u përgjigj dhe vazhdoi të ecte. Gazetari e pyeti sërish nëse do e “çlironte” atë ceremoni nga prania e tij. Pas kësaj Stojanov i ra me shpullë gazetarit.
Comments are closed.
Akoma me keta komuniste….
cfare rrace e qelbur paska qene