Berisha: Institucionet e pavarura duhet të krijojnë besim në zbatimin e ligjit

18 Shkurt 2011, 11:26Politika TEMA

Kryeministri Berisha priti në një takim Luca Volonte, President i Grupit Popullor Kristian – Demokrat në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe anëtar i Komitetit Presidencial të kësaj Asambleje.

Në një njoftim të kryeministrisë thuhet se Berisha u shpreh se institucionet e pavarura duhet të krijojnë besim në zbatimin korrekt të ligjit. “Kryeministri nënvizoi rëndësinë themelore për hetim të plotë, profesional dhe të balancuar të të gjithë përgjegjësve të 21 janarit si kusht themelor për zgjidhjen dhe normalizimin e situatës në vend. Kryeministri Berisha mbështeti plotësisht rolin e institucioneve të pavarura në zgjidhjen e situatës por theksoi që pavarësia e këtyre institucioneve nuk është një aspekt formal por bazohet në veprimet dhe besimin që ato institucione krijojnë në zbatimin korrekt dhe të paanshëm të ligjit,” thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Kurse Volonte tha se Rama i kishte mbyllur dyert zgjidhjes. “Zoti Volonte vuri në dukje qëndrimin intransigjent dhe të përshkallëzuar të zotit Rama drejt krijimit të krizës që nga vizita e Komitetit Presidencial të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në fillimin e vitit 2010. Ai theksoi që ndërkohë që kryeministri Berisha i pranoi propozimet e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të KE-së, zoti Rama i kishte refuzuar në mënyrë insistuese ato, duke mbyllur qëllimisht rrugët për një zgjidhje institucionale të ngërcit të krijuar nga opozita,” thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

5 komente në “Berisha: Institucionet e pavarura duhet të krijojnë besim në zbatimin e ligjit”

  1. Atdhetari says:

    Ik mor kthehu andej nga erdhe

  2. albaniac says:

    Kryeministri Berisha priti në një takim Luca Volonte, President i Grupit Popullor Kristian – Demokrat në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe anëtar i Komitetit Presidencial të kësaj Asambleje.

    who the fcuk is this guy?

  3. plaku says:

    Albaniac, jam plotesisht dokord me juve ne lidhje me mendimin qe keni per zotin Luca Volante.
    Mendoj se neve ketu ne forum duket te ngrejme ne nje nivel me te larte menyren e “shprehjes” se mendimeve tona.
    Ne duhet te kuptojme qe ne Asamblene Parlamentare te Keshilit te Evropes ka rryma te cdo spektri politik te Europes. Duke filluar nga socjalistet e deri te e djathta ekstreme. Zoti Volante ishte si te thuash perfaqesuesi i mendimit te rrymes qe ai perfaqeson ne kete Parlament.
    Edhe nje here dua te them se edhe une personalisht nuk jam aspakt dakord me mendimet e shprehura nga zoti Volante. Jam i sigurte se une dhe ju “albaniac” jemi per demokraci, dhe demokraci d.m.th. te degjosh mendimin e tjetrit dhe ta kundershtosh ate, por ama pa fyerje.
    Edhe nje here une kam mendimin tim, ne se kam te drejte apo jo nuk e di.

  4. Dajti says:

    Hopa,erdhi edhe nje tjeter per te marre zarfin .Gjithe Shqiperia po behet rrush e kumbulla per te pasuruar
    horrat si Saliu e Iliri dhe per te shperblyer emisaret qe dergon kurva plake qe nga Doris Pach e deri tek ky i fundit Luka Valonte a cfar e ndjellin ….Turp,turp….turp.

  5. bllokman says:

    Shife shife si I qeka Bo hunda kti rrumpalles tone. Prite kur ti futet ne goje. Sales spo I vjen mo Doris pack dhe ka fillu me ftu kto çerrat e parlamentit europian qe sa kan dale nga shkolla…spo ja varin mo plakut mere

Comments are closed.

Lini një Përgjigje