ATHINE- Sipas disa mediave ne Greqi, që i referohen ministrisë së jashtme, kjo e fundit ka terhequr Konsullin e Përgjithshëm grek në Korçë Theodor Economou. Kjo terheqje nga detyra bëhet disa muaj para përfundimit të mandatit të tij në krye të konsullatës greke në Korcë.
Sipas këtyre mediave, shkaku i largimit të tij nga detyra, janë deklaratat e tij në funksion të regjistrimit të popullsisë në Shqipëri mbi baza etnike. Sipas mediave ne fjale, Konsulli i Përgjithshëm është thirrur në Athinë për të raportuar.
Deklaratat e diplomatit grek dhe termi “Epiri Verior” i përmendur shumë herë në fjalën e tij, përhapën shqetësim dhe debat në Shqipëri.
Në këtë kuadër edhe ministri i Jashtëm shqiptar thirri për shpjegime ambasadorin e përgjithshëm grek në Tiranë.
Fjalët, të cilat u bënë objekt shqetësimi dhe debate ishin:
“Në Korçë grekët nuk duhet të tremben nga regjistrimi i ardhshëm duhet të tregojnë se çfarë janë. Gjyshërit e tyre ketu kanë qenë grekë, këtu janë bërë betejat e lavdishme greke, populli grek kanë qenë gjithmonë i pranishëm këtu. Shkoni tek varret e etërve tuaj që shkruajnë greqisht dhe veproni si t’ju thotë ndërgjegja.”
(balkanWeb)
Comments are closed.
hajt ne te milingones edhe ty
Deti pastrohet vete nga bota bimore e shtazore e mbeturinat i nxierr ne bregun e thate.Te tille si konsulli Economi ka jo pak.Te gjithe do mbeten si peshku pa uje.Mos kujtojne se shiptaret jane sic i perfytyrojne konsujt apo ndonje tjeter si ky debil primitiv.
Oh sa turp per ne shqiptaret!
Por si nuk ja thyem nja dy tre brinje se paku?!!!
Si ore iku ky pa ja thyer kokallat?