Shovinizëm i një marke të qëmotshme

19 Shkurt 2011, 11:43Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

Gazeta e sotme Shekulli na bën me dije, se konsulli grek i sapolarguar nga Korça, Economou (ka zënë të identifikohet këtejpari me nofkën ‘njeriu me xhup’), ka dhënë një intervistë për website-in www.noiazomai.net. Atë e kanë hequr nga Korça (s’mund ta mbanin), por s’ka lajme që të jetë hequr nga shërbimi diplomatik. Me siguri, duhet të ketë dhe diplomatë të tjerë grekë të kësaj prerjeje “muzeale”, ashtu siç ka dhe deputetë e dinjitarë të tjerë shtetërorë. Gazetat tona po flasin për trakte, broshura e harta që shpërndahen në jug të Shqipërisë, të cilat evokojnë fillimin e shekullit të kaluar, kur medemek jugu i Shqipërisë ishte i mbushur dingas me grekë. Edhe vetë ish-konsulli përmend vitin 1914, apo protokollin e Korfuzit. Të gjitha këto provokime duhet ta kenë një sponsorizim të mirë nga qarqe me pushtet.

Le ta themi troç: e gjithë kjo që po ndodh është një shenjë e keqe; është dhe shenjë, që tregon se diplomacia greke vuan ende tek-tuk prej simptomash të një shovinizmi të papërpunuar e vulgar që bartet i paprekur prej kohëve të qëmotshme. Herë pas here ky shovinizëm bëhet agresiv. E di, ka shovinizëm edhe këtj nga anët tona; madje, ky i yni është edhe më i papërpunuar. Por ka dy tipare që e dallojnë “për mirë” këtë tonin. Së pari, shovinizmi shqiptar është, si të thuash, difensiv; është difensiv, dhe kjo është një “zgjedhje” prej pafuqisë, e jo një qasje kulturoro-politike; Greqia është një vend më i fuqishëm në të gjitha pikëpamjet, dhe është bash ky fakt që “e shpëton” shovinizmin tonë. Së dyti, ky i yni është një shovinizëm që nuk bartet prej qarqesh zyrtare. S’mund të përfytyrohet një konsull shqiptar në Selanik që t’i japë gojës “në mënyrë antigreke”; s’mund të përfytyrohet një ish-konsull shqiptar që të flasë si Economou. Ja se çfarë ka thënë mes të tjerash në site-in e përmendur në krye të shkrimit:

1. Unë bëra detyrën time. Asgjë më shumë. Dhe nuk do të heq asgjë për ato që thashë mbi grekët dhe Epirin e Veriut.! Për këtë arsye, më tërhoqën në Athinë. Unë isha në misionin tim. Unë isha në Epirin e Veriut. Nëse do ta isha në Canberra të Australisë, ose ndokund tjetër, do të punoja sipas rrethanave. Por unë isha në Epirin e Veriut.

2. Pse duhet të braktisim çështjet tona kombëtare dhe ligjet tona ndërkombëtare? A kemi luftuar kudo, në çdo kohë? Të lidhur bashkë dhe të bashkuar të gjithë grekët për të gjitha rreziqet dhe sfidat!

3. Dhe unë jam i lumtur se fjalët e mia zunë vend në Korçë dhe ata vrapuan masivisht të deklaronin se ishin grekë dhe të përfshiheshin te Omonia! Për mua ky ishte synimi! Dhe shumica e grekëve të Korçës, 80 për qind flasin gjuhën vllahe. Kështu që ju mund të shihni se sa i rëndësishëm është ky synim, që në veçanti shqetësoi shqiptarët, që u ankuan duke më tërhequr mua në Athinë.

Hë, ç’mund të themi përballë një të këtilli? Sikur të dilte dikush e të më thosh se 30 a 40 përqind e grekëve i shohin këto punë si ky, gjendja do të ishte për t’u vajtuar. Por nuk duket se është kështu. Ose duhet të lutemi që të mos jetë kështu.

29 komente në “Shovinizëm i një marke të qëmotshme”

  1. ...question says:

    … ah more Much, por nuk e kupton se jugu eshte shitur fillimisht nga ne shqiptaret, ç’pret nga konsulli me xhup qe kishte ardhur me mision te qarte ne Korçe.
    Kush e miratoi ardhjen e kryepeshkopit grek kunder vullnetit te othodokseve shqiptare ne krye te kishes sone autoqefale te shqiperise? kush?
    Kush e miratoi marreveshjen e turpshme te percaktimit e kufirit detar me greqine ne 2009? kush?
    Kush i miratoj “piramidat e reja kufitare” alias varret e ushatreve grek ne shqiperi? kush?
    Kush i miratoj festimim e dites kombetare te Greqise ne Shqiperi çdo vit?! kush?
    Kush e miratoj dhe cilesoj si arritje rregjistrimin e popullsise ? kush ?!

    Perhere ne pushtet ka qene Sali Berisha. Si eshte e mundur?!

  2. hajri says:

    z.Mustafa nga dita ne dite po me zhgenjen me teori boshe. Me plot gojen po na hap barkun .

    1. vangjush says:

      Hajri sic duket do ta kesh ndruar fene dhe kombesine ne greke prandaj flet keshtu.Kam lindur e rritur ne Korce (40 vjet) dhe dhe per hir te profesionit tim kam punuar me shume nga keta arumunet qe konsulli i quan vllehe.Ne ne Korce deri ne 1991 i quanim Cobane.Asnjehere nuk kam degjuar qe ndonje ta quante veten Grek dhe si nuk di asnje familje qe te jete Greke(e kam fjalen komplet nga te dy prinderit se di disa qe kishin nga nje antar dhe ata te ardhur ne pas Luftes .

      1. hajri says:

        O vangjo e kupto shqipen ti????? Po artikullin a e lexon me vemendje? Une pranoj te behem harixhi por grek kurre. Or vangjo une jam ÇAM.

        1. rrapi-i-treshit says:

          Per ty eshte kollaj me siguri ti je ne pune shteti ose ke marre ndonje koncension hidrocentrali prandaj Po ne jug situata eshte e renduar pensioniste qe marrin 50000 lek te vjetra nuk u dalin as per ilace
          Eshte turp te nderrosh kombesine se ajo eshte e shenjte po me e shenjte per njeriun eshte te mbroje veten e familjen Kur perfiton nga regjimi eshte e kollaj ti biesh kembanes se patriotizmit po kur je ne kufirin e mbijeteses nuk pyet se cfare thone ca qe i thone vetes patriote dhe e rrjepin atdheun duke i detyruar te tjeret te ikin nga syte kembet Ne jug te shqiperise i dashur HAJRI per pleqte e HIMARES e me poshte deri ne konispol me teper lek e ilace jep qeveria e huaj se e jotja kjo eshte shume me teper TURP

          1. rrapi-i-treshit says:

            Dhe ai dobici BOLLANO ka 2 mandate me koalicionin PBDNJ-PD qe ka fituar kunder kandidateve socialiste se PD nuk ve kandidat qe te fitoje BOLLANO
            Informohu me mire se je ne anen e kundert te llogores kot me kot. SALI BERISHA mbi pushtetin nuk ve asnje gje as camet as shqiperine e as kombin Kete nuk ka njeri qe se kupton thjeshte nuk u vjen mire qe ta pranojne

          2. hajri says:

            Ne radhe te pare o rrapi mos bej fantazira se nuk punoj ne shtet.
            Mbaje mend mire qe vetem dy gjera NUK SHITEN : 1 -NDERI I FAMILJES dhe 2 – NDERI I KOMBIT.
            Une kam qene dhe jam per shqiperin etnike nga preveza e deri ne nish. Jam dakort me mendimin tend qe berisha mbi pushtetin dhe interesat e tija nuk ve asgje .
            TUNG

        2. vangjush says:

          Atij ashtu i takon te thote Hajro.Nuk ka faj Mustafaj, ai hapset e kashtes ka.C’tju besh atyre qe vertet kane pushtet dhe qe mund te bejne ndonje gje dhe sidomos per problemin cam meqe e kemi fjalen per greket.Personalisht(sic duket edhe nga emri)une kam prejardhje i krishtere ortodoks(se vete ka kohe qe nuk besoj ne fe)dhe ne qytetin e Korces jane shumica te tille por sic e thashe dhe me pare nuk ka greke ne Korce.

          1. hajri says:

            Jo ai nuk ka hapsen e kashtes se idete dhe fjalet e Muçit zen shume vend ne popull , prandaj nuk i takon Muçit te flas ne kete menyre dhe sidomos ne kete periudhe te nxehte. Ti thua jam ortodoks, per mua ka rendesi qe njerezit te besojne ne zot, jemi SHQIPTARE NE RADHE TE PARE.
            Ortodoksit e korçes kane qene nder me partiotet e ketij vendi dhe tani eshte koha qe ti tregojne pisanjoseve grek vendin .

  3. LORA says:

    Jemi ne per tu vajtuar,i nderuar Muci.Si puna e ketij konsulli jane te tjere nen menget e dr.Tyryry-se
    per tu ndersyer sa here qe ky ka hesape te renda me shqiptaret.Si ka mundesi qe keta fare konsujsh te shpalosin agresivitet shovinist ne sinkron te plote me krimet monstruoze te Tyryry-se?????A ka,Muc vellai,shovinist me te urryer se ky pengmarresi i fatit tone ne keto 20 vjet??? Une jam e bindur qe nuk ka .

  4. ...question says:

    …Saliu si politikan tribal, kerkon qe t’ia leshoje jugun si coftinë gjahu Grekeve dhe Serbeve,
    -Merrni! – beni çfare te doni! – perdhosini si te doni! sepse ai ka hak per te marre, ka komplekset e inferioritetit si malok qe eshte ndaj iluminizmit te jugoreve!
    Po shkelyhet nga te kater anet edhe me Serbet, duke i krijuar parajsen financiare ne shqiperi, klani i tij personalisht i ka drejtuar invetimet e ketyre te fundit ne blerjen e tokave te jugut ne menyre qe tia dorezoje shqiperine klaneve me antishqiptare, atyre sllavo-greke.

  5. arsen says:

    Sa budallenj qe jemi?
    I fryjme kacekut, pa pasur sebep.
    Edhe Perandoia Austro-Hungareze, e madhe ishte, por u nda ne Gjermane, Austriake dhe Hungareze.
    Greket e kane provuar kushedi sa here dhe sja kane dale…Perse mereni me keto kakofonira?
    Shihni brenda Shqiperise. Shihni sesi po qeverisemi!
    Greqia eshte vendi i dyte nga ku importojme mallra dhe bejme tregeti.
    Lerini te lehin se kot e kane!

  6. england says:

    Kjo qe ndodh me te ashtu quajturin Vorio Epir thjesht ka vetem nje pergjegjes qe eshte Sali Berisha!Kur nje kryeminister toleron,ose me mire fal hapesira tokesore dhe
    detare,ne presim qe greket te mos e shfrytezojne kete tradheti qe vete nje shqiptar ja ben kombit te tij!!!
    Mendoni per nje moment ky turp te ndodhe ne kosove,une jam i bindur se kosovaret
    do ngriheshin te gjithe ne kembe kunder inisiativave te tilla,Kjo eshte nje arsye me teper
    per ta larguar kete serbo grek nga pushteti,dhe me tej nga ky vend,tradhtaret nuk
    kane vend ne shqiperine e shqipetareve…

  7. Dajti says:

    Ne nuk kemi cfare ti bejme gomarit dhe i bjeme samarit.Ne mbajme ne krye te qeverise antishqitarin me
    te terbuar te te gjitha koherave qe ka bere e ben pazare per ta shperbere Shqiperin. Ne fakt kufiri jugor
    eshte spostuar ne favor te Greqise dhe varret e ushtareve grekte vrare ne luften Italo -Greke jane pirami
    dat e reja…e.c.t…..-

  8. raimondi says:

    Shume qesharak ky Mustafai
    Ky sikur nuk jeton ne Ballkan—————Greket jane 100 % si ai qelbesira Konsulli grek, dhe eshte plotesisht normale ne Ballkan ku cdo shtet qe na rethon ne kane te gjithe te njejtin mentalitet.

    Ndersa ne kemi keto 20 vjet qe na bejne lavazh truri Mustafate dhe na thone :…. Patriotizmi eshte strehe e maskarenjve ……. Kjo vetem per ne shqiptaret,sepse fqinjet tane jane krenare te jene maskarenj te ketij lloji
    Ndaj dhe ne i kemi mbushur Partite me spiune te grekut , dhe e kemi nxjerre si mode dhe politike shume e holle dhe inteligjente te kemi ne partite tona sa me shume Spiune te grekut qe gjithe diten dhe naten vetem sabotojne shtetin shqiptar…..
    Na doli boja fare me kete lloj politike dhe menyre te sjelluri karshi Greqise e cila vetem mundohet me te gjitha forcat te SHKATEROJE SHQIPERINE –Ky eshte motivi kryesor i politikes greke ,dhe te gjithe kete Aktivitet kriminal Greqia e justifikon si mbrojtje e te drejtave te njeriut dhe si nje kusht qe ne te hyjme ne Europe ..???? loooooooooooooooooooooooooooooooool

    Eshte fyese menyra se si greket justifikojne politken e tyre mesjetare kundrejt nesh, sepse ka nivel shume primitiv , te peshtirosur se si e arsyetojne aktivitetin e tyre armiqesor kunder vendit tone spiunet e grekut qe i kemi ne Qeveri, ne Opozite —–

    ———-Por fatkeqsia me e madhe eshte MEDIA e cila nuk e ngre fare ceshtjen e ketyre njerezve spiune te grekut ne gjirin e Qeverise shqiptare qe cdo ore e cdo cast punojne per shkaterrimin e kombit shqiptar …….ndersa paguhen me parate Shqiptareve,
    Media na ben propagande kundra patriotike edhe ne rastet kur del dikush dhe thote dicka pro patriotizmit
    Keta duket qe jane gazetare Kafenesh , dhe qe nuk marin mundimin te vene dhe te intervistojne fqinjet dhe t emesojne se cfare mednojne ata per ne, sidomos ne Greqi
    Shkoni, shkoni dhe do shikoni se jeni shume mbrapa dhe po i beni varrin Shqiperise me shkrimet tuaja as mish as peshk….

    Ndaj , Turp tju vije ketyre Mustafave te medias ,sidomos medias opozitare qe nuk flet me force jo vetme kunder nje palaco si puna e ketij Konsullit , por kunder atyre qeveritareve qe jane totalisht Sherbetore te sherbimve sekrete greke ….

  9. albaniac says:

    Historikisht greqerit dhe shqipot kane pasur nje histori urrejtje ndaj njeri tjetrit dhe te predikosh se fajin per kete e ka x apo y eshte nje idiotsi.Kete urrejtje qe ka nje progresion gjeometrik ne rrijte, personazhe te ndryshem, ne kohe si kjo qe po kalojme tani jane munduar dhe po mundohen qe ta shfrytezojne dhe fatkeqsisht po ia arrin qellimit.Fakti, qe duke cilesuar x dhe y, sigurisht dhe duke i share, nuk perben asnje zgjidhje perkundrazi i hedh benxine kesaj urrejtje qe skuq syte dhe nuk shikon drejt.
    Mendoj se financiarisht graqiret e kane pushtuar teresisht jugun e shqiperise dhe batakcinjte qe drejtojne komunat e rretheve me gjithe strukturat ligjvenese te jugut jane blere dhe te vjen keq se jane blere “cheap”.Qe ketu e shikon se qeveria barjaktare e shqiperise nuk kerkon te “investoje” per veten e vet ne jug sepse jugu eshte treg i shitur tashme dhe maloku me fisin e tij e dine sh.mire kete.Prandaj keta batakcinj perdorin forma si ajo e korces per te provokuar se sa i forte eshte “pushtimi grek” ne jug si eshte psh bastioni i rradhes ne korce, dhe se cfare taktike duhet per te marre korcen (dhe krahinen) per vete.Ju kujtoj se maloku akoma nuk ka filluar te bej explorim ne ate krahine per te vetmin fakt se O Demokleous i rri me shpate ne koke .A do me duhet tu kujtoj se sa pregatitje i bene korces korrofillaket me ca varre fantazem dhe me sa zell i sherbyen batakcinjte e dragobise….apo udhetimet e zv/min te jashtem ne jugun tone 2-3 here ne jave?Graqiret kane nje politike shumevjecare te aprovuar dhe buxhetuar nga qeveria e tyre pikerisht per jugun e shqiperise dhe te vish e te me thuash se duke luftuar termin Vorio Epir ke bere detyren patriotike per mua personalisht eshte mendjeshkurtesi dhe nje imaturi klasike.Mos harroni se graqiret tani qe ne shkruajme keto artikuj/komente vazhdojne dhe vrasin ne kufijt tane sic kane bere me perpara, po shumfishojne theksin antishqiptar ne cdo lobim nderkombetar, po financojne cdo lloj krimineli dhe politikani qe te kalojne siper shkumbinit…..dhe ti po me thua se termi vorio epir nuk duhet te permendet dhe me pas jemi ne rregull….
    Te mos ishte ai ,qe per mua eshte heroi modern i Shqiperise, z.Pashaj, bashke me detin cfare tjeter ishte ne axhenden e malokut per tu dhene duke u zgerrdhire neper ekranet tv.
    Mendoj se ka ardhur koha qe ne duhet te “take side”.ne gjendjen aktuale qe jemi dhe me keta batakcinj qe kemi ne qeveri une e shoh te pamundur qe horrdhite greke te ikin mbrapsh,ndaj nevojitet nje “side” aleat i cili shikon se ka nje interes te caktuar ne shqiperi.Na duhet nnje Wilson i Dyte me nje llaf….

  10. beso says:

    Popuj te vegjel,historira te vogla.Veriu i Greqise mbeshtet keto lloj segmentesh shoviniste,se eshte kollaj te marresh nje harte te kohes se Luftes se Trojes,ku sipas greqeve qenka Epir i Veriut Jugu shqiptar.Ne fakt ata kane dashur me Megali Idene te ndanin Shqiperine me Mbreterine serbe,ne Shkumbin,shyqyr qe i paskan ulur tirot deri ne Korçe.Greket jane krenare per origjinen e tyre,dhe mire bejne;tek e fundit shohin qe tek ne ka plasur kosi,dhe u mjafton te nxjerrin luget.Diçka do arrijne,se ata kane loby te forte ne SHBA,dhe ne Evrope,dhe eshte evidente qe kerkohet nje rikonfigurim i Ballkanit.Shume po i ndihmojne shqipot vete;une kam nja 30 miq te mi ne Facebook,qe rrine ne Greqi,dhe te gjithe i kane bere emrat me kadence greke.Eshte turp,pohajde tua tregosh turpin.Muçi,iku ai me xhup,do vije nje tjeter me triko te leshte,nuk vene burra te mire greket ne konsullata,per te miren tone,po per hesapet e tyre!Po ty bravo qe shkruan!

  11. lira says:

    Perrrallat me kucedra nuk kane dale kot. T’i pritet koka ketij shpellari serb dhe Economuset e grekofonet futen ne vrime te miut.Mire eshte ti bejme punet ne paqe dhe mirekuptim, po ka dhe ndryshe: dhjete leber e vlonjate grekeve dhe bejne çiçin ne breke.
    Nje keshille Hajri-Hajrillaqisit: mos e hapi barkun se do vije ere.

    1. hajri says:

      e ti meri ere….bile nuk e ke mjaftushem,po me vone bejme shtesa.

      1. rrapi-i-treshit says:

        SHPETIM IDRIZI dhe ai cami tjeter votuan per ti dhene detin GREQISE para 15 muajsh , Mos na hap barkun me se camet per kocka vajten me BERISHEN

        1. hajri says:

          O rrap shpetimi dhe dashi votuan kundra marreveshjes.Ne nuk vajtem per kocka por kishim nje marreveshje parazgjedhore me PD.
          Behu pak me i zgjuar kur genjen, ngjaji pak xhaxhit never o rrap

          1. rrapi-i-treshit says:

            ne fakt shpetimi nuk ishte fare se opozita se kishte marre mandatin akoma kurse dashi votoi pro
            Ti me siguri e ngaterron me votimin per varrezat e ushtareve se aty votuan kunder Ligji i marreveshjes me greqine per detin mori 71 vota pro asnje kunder asnje abstenim Ne ate kohe opinioni nuk e dinte qe i falnim 11 km det grekut
            Sa per marreveshjen parazgjedhore e kishte vetem MUHEDINI kurse SHPETIM IDRIZ NANO vajti si gjithmone pas lekut

        2. hajri says:

          LEXO PAK ME SHUME O RRAPI. TE KISHE 1/1000 E NACIONALIZMIT ÇAM DUHET TE NDIHESH I NDERUAR.
          TUNG

          1. rrapi-i-treshit says:

            ti je i pari qe degjoj qe kerkesat e cameve jane nacionaliste dhe patriotike Ti me sa duket je pak i lexuar Kufijte nuk ndryshohen me o HAJRI dhe camet duan te njihen si pronare te ligjshem ose te kompensihen ne lek per pronat matane kufirit Pra jane kerkesa ekonomike ndryshe nga kosovaret qe ishin ende ne tokat e tyre e me pashaporte jugosllave camet duhet te behen greke qe te njihen si pronare Pra gjithcka behet per PRONAT se harroje ti qe te ndryshosh kufirin me grekun se ndryshe nga KOSOVA nuk ke ku gjen mbeshtetje te askush ne bote per kete pike
            Sa per SHQIPERINE ETNIKE ate e duan te gjithe shqiptaret po per fat te keq do ngelet nje enderr
            E ardhmja do ti bashkoje te gjithe shqiptaret serbet greket nen 1 flamur ate te EUROPES deri atehere te gjithe kombet e ballkanit duhet te bejne shume ne drejtim te ekzistences se perbashket Po per ate duhet te kerkojme falje dhe te dime te falim te tjeret Nuk ka asnje rruge tjeter duket si e lehte por eshte me veshtire se lufta dhe nacionalizmat

        3. hajri says:

          O rrapi je i keq informuar une(ne) nuk dua(m) kompensim ne vlere monetare une(ne) dua(m) tokat e mia(tonat) dhe pike. Kjo eshte histori e gjate dhe une nuk dua te zgjatem por per tu informuar me mire pyet ndonje Çam kur ta takosh.
          Hajt Tung

  12. nicolla disha says:

    Greket endrrojne kot per Jugun e Shqiperise. Shqiptaret nuk jane te shqetesuar se qfare flasin Greket e piste. Nuk ka zog Grekut qe copton Shqiperine. Ky eshte comenti i pare qe Une bej per Greket e piste.
    Edhe Une personalishte si Qytetare i Kombit Shqiptare qe e kam per ndere te jem Shqiptare nuk shqetesohem per marrinat e Grekeve. Ju them me plote goje qe Greket e piste mundohen kote me endrrat e tyre.

  13. bbb says:

    TEORIA E VORIO EPIRIT U HARTUA NE FILLIM TE VITVE 1900, U RIHARTUA NE VITIN 1946, NE AFERSI KOHORE TE KONFERENCES SE PAQES NE PARIS, DHE PO RINGJALLET TANI PERSERI PAS TENTATIVE TE BERISHES PER TE SHITUR DETIN GREKVE. DOMOSDO, QE KJO TENTATIV E RE GREKE PER VIROI EPIRIN, VJEN NGA FAKTI SE QEVERIA GREKE E KA KUPTUA R SE NE SKEMI SHTET

  14. hajri says:

    NJE LAJM I MIRE . NESER( TE HENEN) ABROGOHET( SHTYHET) LIGJI PER NUMERIMIN E POPULLSISE.NJE GJYSEM FITORE BESOJ SE E KEMI ARRITUR. TA ÇOJME DERI NE FUND VELLEZER. NJE PER TE GJITHE E TE GJITHE PER NJE SHQIPERI ETNIKE

  15. rrapi-i-treshit says:

    Jam dakord me PROF PELLUMB XHUFIN qe kerkoi si ne gjithe EUROPEN e qyteteruar perkatesia etnike te behet ne baze dokumentash dhe regjistrash dhe jo me vetdeklarim si aksi i famshem BRISHA-DULE-NANO-GAXOJANIS
    Te shpresojme qe te ndihet me shume shoqeria civile se ndryshe SALA nuk pyet per asgje dhe per mbeshtetjen nderkombetare te grekeve ai ben gjithcka ti kerkojne

Comments are closed.

Lini një Përgjigje