Presion administratës me firma, kush nuk merr pjesë në koncert, humb punën

19 Shkurt 2011, 15:40Politika TEMA

Shefat e Kuadrit në ministri, drejtori apo institucione të tjera i bëjnë presion administratës që të marrë pjesë në mitingun e nesërm festiv që organizon Partia Demokratike me rastin e 20 shkurtit, rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.

Pasi u kanë bërë mbledhje vartësve ditën e premte, shumë prej tyre i kanë detyruar të firmosin formularët e pjesëmarrjes në këtë koncert festiv. Nëse nuk do të jenë prezent, atëherë do të humbasin vendin e punës ditën e hënë. Mësohet se çdo qark do të përbëjë shtabin përkatës, ku përfshihen simpatizantët dhe administrata. Çdo prefekt, kryetar bashkie, drejtor shkolle apo institucioni, do të udhëheq vartësit në udhëtimin drejt Tiranës në orët e para të mëngjesit. Në shesh do të jenë po të grupuar dhe para se të nisen në udhëtim do të bëhet paraqitja e forcës, listprezenca dhe apeli.

Nuk pranohen justifikimet dhe është këshilluar që të marrin me vete të afërm, fëmijët dhe deri tek nxënësit e shkollave. I njëjti organizim edhe në Tiranë, në institucionet e rëndësishme, ku shefat e kuadrit kanë nxjerrë listat e të punësuarve në dikastere, duke u kërkuar që të jenë prezent në koncert, pasi penalizmi do të ishte maksimal në rast mospjesëmarrjeje. Përveç firmosje së formularit, ku secili zotohet se do të thërrasë të paktën 2-3 familjarë, do të bëhen edhe fotografi të ndryshme me celularë për të konfirmuar këtë prezencë./ama-news.al/

13 komente në “Presion administratës me firma, kush nuk merr pjesë në koncert, humb punën”

  1. patriot says:

    Mjaft genjeve Mero

  2. arsen says:

    Popull frikacak!
    Administrate pabukse!
    Shefa qe do denohen “per te mos gjetur me vend pune ne shtet sa kohe te ekzistoje PD-ja”!
    AUTOKRACI FASHISTE BERISHISTE!
    Fundi i kesaj PD-je eshte afer. Populli do i zere me gure, gjithe ata qe i nenshtrohen diktatit fashist.
    Koncerti do deshtoje me sukses!
    Kjo eshte TE MBILDHEMI NE DITEN E URREJTJES PER OPOZITEN! Si ne Iran. Turp!
    Mjere ata pabuksa !
    Gjynah! Neser mund tju kerkojne edhe TE JAPIN JETEN

    1. dorand says:

      Mjere ata pabuksa !
      Gjynah! Neser mund tju kerkojne edhe TE JAPIN JETEN
      keto qe thua ti mund ti beje neser pd per nuk eshte e njejta gje qe e ka bere PS? a nuk tha ngjela qe ne jemi gati edhe 13000 te vdesim? a nuk eshte kjo ajo qe po ben PS?

  3. nicolla disha says:

    Ato qe mbrojne PD-ne jane me te vertete frikacake, jane zvarraniket. dhe turpi i Berishes. Ky popull qe mbron Berishen po tregon shpirtin e keq qe kane, dhe qe nuk mendojne per nje popull qe kerkon nje te arrdhme te mire.
    Keto Berishjanet qe mbeshtesin Berishen jane me kriminela dhe legena se sa Berisha. O. Mburracake dhe frikacake qe nuk mendoni per vllezerit Shqiptare vazhdoni te beheni leva e Berishes me turpin qe keni.

  4. bbb says:

    I ngjan me shume mitingjeve te te Hitlerit se sa mitingjeve te Ramis Alise

  5. Falcon says:

    dhe Lirine ka per ta nda po nuk mori pjese ne miting salushja..eshte e kote o Sali felliqsira ..i ke marre rruget e M..tani.prandaj bej gati valixhet

  6. r.m says:

    Sa turp per ata artiste qe do kendojne perpara nje publiku te thirrur ne apel me listprezence.

    1. rrapi-i-treshit says:

      do dale dhe CIC-LJETA XHILAGA

  7. Tan_Tironci says:

    “Patriot”…. qeke bo me fiksime si Sala, kur i dilte ne gjume Nano-ja, lol…. per cdo shkrim, fajin e ka Mero, bir nona, ke te qaje me pare nga Ju….

    1. rrapi-i-treshit says:

      patriot kodres i ka ngel ora ne 90-92 kur kokepalaret e vertet i vinin zjarrin cfare tu dilte perpara

  8. Tan_Tironci says:

    Si thote plehra Sali? “te dalin tere ata , kush mendon se pushteti merret me vote”…. pra, ky gomar Viçidoli, feston nje ngjarje, qe 20 vite me pare, ishte e dhunshme, sme plas shume per Enverin e bustin e tij, por ky kerrma, perdori Dhune, per te rrezuar nje Sistem, ishte apo jo komunist, prape sme plas, them me plot gojen…. qe ky plehra, ska se si te ftoje njerezit, ti vene pas, qe ju vodhi endrrat e demokracise se vertet….do zoti, bashke me ata ne shesh, del na nji pinjoll Rustem…. tja cjae ballin ktij Zagari.

    1. dorand says:

      o tani mos i thuj vetes tironc se na flliqe se ne tironcit e hudhem ate qen enveri mos na dil ti me teori qe e morem me dhune. pse mer mik si do e hudhje pushtetin komunist ti me lule? Simas teje tashi ne nuk duhet me e festu diten he e hudhem qenin sepse e hudhem me dhune? tironcat ishin ta qe dolen ne rruge dhe i dhane shkelmin e fillimit e te fundit qenerve. tironcat e hudhen bustin tironcat e sollen demokracine. ishim ne ata qe per dite me rradhe luftuam me policet e ushtrine. Tano harroje ate muhabet enveristet me gramoz rucnat e skender gjinushnat e me edi ramat nuk kane te ardhme ne shqipri. Mbaje mend po te huje ne zgjedhjet e 8 majit edi do pesoje disfaten me te madhe e pastaj ps do e heqi e do marri fryme lirisht me brezin e ri qe do vehet ne kryesi, ti lutemi zotin mos na vine gramoz rucnat prape ne kryesi.

  9. fule says:

    Me kujtohet kur punoja ne nje nga keta institucionet ne varsi te Ministrive deri para ca muajsh, e kam provuar vet. Une qe Salen pres ta shoh te ngordhur heret a vone, prezent te mitingu tij

Comments are closed.

Lini një Përgjigje