Protesta në Libi është përshkallëzuar ndjeshëm. Sipas televizionit Al Arabya, protestuesit kanë djegur selinë e qeverisë, e cila ndodhet në qytetin e Tripolit. Para djegies së kryeministrisë, protestuesit bastisën televizionin publik, si dhe disa institucione të tjera.
Sipas një dëshmitari të Al Jazeera, protestuesit u kanë vënë zjarrin edhe disa ndërtesave të tjera qeveritare. Ndërkohë, deri më tani, mendohet se janë vrarë 61 protestues.
Këta të fundit kërkojnë largimin e Muammar Gheddafi, që gjendet në pushtet prej dekadash. Mediat ndërkombëtare thonë se ky i fundit ka braktisur vendin dhe është strehuar në Venezuelë. Djali i tij, gjatë një fjalimi në televizion, ka thënë ndërkohë se do të përdoren armët, nëse protestuesit nuk largohen nga rruga.
Protesta në Libi janë vazhdimi i atyre të nisura në Tunizi dhe Egjipt, të cilat sollën largimin e Ben Alisë dhe Mubarakut.
Comments are closed.
HENGE ATE QE GATOVE GEDAF. HAJT NE TE MILINGONES EDHE TY OR MASKARA.
TE GJITHE MASKAREJT KANE TE NJEJTIN FUND.
Diktaturat kane vetem nje fytyre. RRuga e vetme per t`i shkulur dhe rrezuar ato jane PROTESTAT e POPULLIT .
Te flasi Arvizu,(ose ndonje kongresmen or senator) te thote qe Usa e denon dhunen ne Libi,te qetesohet gjendja dhe Ghedafi te organizoje zgjedhjet kur ta kete caktuar ai,policia sipas njoftimee ka kryer detyren mire,Ghedafi eshte burre shteti.dhe palet te gjejne gjuhen e perbashket.